Partia Demokratike ka kërkuar lirimin nga burgu të kreut të komunës së Rashbullit, Hysen Gashi.
Deputeti Oerd Bylykbashi ka thënë në një deklaratë për shtyp, se Rama po ndikon mbi drejtësinë.
Sipas tij, gjykata ka burgosur Gashin dhe ka lënë të lirë Shpëtim Gjikën, edhe pse akuzohen për të njëjtën vepër.
Bylykbashi thotë se Rama tashmë ka filluar të marrë në telefon gjyqtarët, për t’i urdhëruar për vendimet që duhet të marrin.
“Kapja e drejtësisë nga Edi Rama ka filluar të japë produktet, në kurriz të standarteve dhe ligjshmërisë.
Prej një muaji, mbahet me arrest në burg, kryetari i Komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi, i cili akuzohet nga prokuroria për të njëjtat shkelje që akuzohet kryetari i Bashkisë së Vlorës, por ky i fundit është cdo ditë i lirë.
Aplikimi i dy standarteve nga gjykatat, masën më të fortë për të zgjedhurin demokrat, dhe masën më të butë për të zgjedhurin socialist, është një këmbanë alarmi për drejtësinë në vend, dhe për gjunjëzimin e saj para presioneve të paprecedenta të Edi Ramës.
Kryeministri ka arritur deri aty sa të marrë drejtpërdrejt në telefon gjykatësit për cështje të ndryshme, por me ligjin që kaloi së fundmi në parlament, të gjithë togat e zeza janë të kërcënuara dhe të orientuara për të dhënë drejtësinë që do Edi Rama.
Në rastin e kryetarit të Komunës së Rrashbullit, është aplikuar masa më e ashpër e mundshme, edhe pse ai nuk është në rrethanat e ikjes nga vendi, apo të prishjes së provave, duke qënë se provat tashmë janë administruar nga prokuroria.
Gjithashtu, Gashi ka një gjendje të rënduar shëndetësore, rrethanë që gjykata e mban parasysh kur jep masën e sigurisë.
Për të zgjedhurin demokrat, drejtësia jep masën e sigurisë që duhet të aplikohet ndaj kriminelëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ndërkohë që për fatin e keq të vendit dhe të demokracisë, kriminelët me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë tashmë edhe në parlament, dhe janë ata që do të vendosin për gjyqtarët.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe gjyqtarëve që të garantojnë parimin e barazisë para ligjit për cdo shtetas të Republikës dhe të të drejtave të tyre procedurale, në respekt të një procesi te drejtë ligjor”, tha deputeti demokrat.
E njejta gje ka ndodhur me gjyakten edhe ne rastin e Florenc Hoxhes dhe Zyhdi Dajtit. Te akuazuar per te njejtat vepra penale njeri u arrestua nga policia dhe tjetri jo e me pas njeri u la arrest me burg ndersa tjetri ne gjendje te lire. Sigurisht qe Rama nuk doli te shante me liber shtepi gjyqtarin qe dha kete mase pasi pervec qokes qe i beri, para se te vishje gjyqtar kishte qene perfaqesues i Rames ne KQZ
Me liber shpie di te shaje vetem “profesori” yt Sali Taliban Rrumpalla.
Dobicat e Sales jetojne ne denial, dhe kane arritur qe ti besojne edhe genjeshtrave te veta. Truri I tyre I vockel nuk ka kapacitet te mjaftueshem per te dalluar realitetin nga enderra.
Relatiteti eshte qe mbasi humbet pushtetin, gradulaisht do humbni Presidentin dhe mutrat e tjere qe la pas Saluci juaj. Drejtesia vonon por nuk harron.
Mund te duket absurde po kur rri full hajni jashte qe ka bere namin , ky qyqari me leje abuzive ka bere vetem detyren ka zbatuar urdhrat qe i kane ardhur nga lart
Po mire o ka avokat ky gashi apo pd eshte bere dhe zyre avokatie tani?
Ca coincidence,sa hyjne ne burge dalin me semundje te renda,interesant?!
PD te mos kerkoje nxjerrjen e Gashit nga burgu, por te futet edhe Shpetim Gjika brenda per shkelje te ligjit.
O bylykbash ti nga pamja ke formen e debilit cte duhet politika ty
po mir mo salibylykbash-pse nuk interesoheni njehere dhe per njerezit e thjeshte por vetem per barkderrat??
O shoket e PDse po te thonit ndonje gje te hajrit,hajde de,po na thoni qe Rama ka mare ne telefon gjyqtaret per te mbajtur ne burg Gashin,kete se besojme.Po ku ka gjyqtar RAMA? gjyqtaret te tere i ka vene Sali Dhembe Krimburi,si na degjokan Ramen keta? opo sja u mban mender bytha se kane Sali Dhembe Krimburin neper kembe.
PD duke kerkuar te lirohet nje shkeles i ligjit s’ben gje tjeter vec nderhyn tek gjyqesori.Sipas kesaj llogjike Bylykbashi (PD) eshte ai qe
merr persiper mbrojtjen e ligjeshmerise.Ne keto 24 vjet te egzistences se saj PD ka mbrojtur shume kriminel ordiner e politik te cilet i kane shkaktuar deme vendit tone.
Po po le ta bejme me vota se kush do mbahet brenda dhe kush do te dale,e mjera shqiperi dhe popull shqipetar,njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit popull kot,merren me brockulla pa moral vetem te hutojne njerzit. Humbasin miljona dollar dhe asnje nuk e rrun se mendojne se si kane mare nga xhepi tyre dhe lene vetem ato protestues qe guxojne e dalin ne shesh.Po kujt ishin ato para dhe te tjera qe vidhen,apo vari lesht se cna duhet.
ketij HYSEN GASHIT duhet ti japin 100 vjet burg per masakren qe ka bo ne zonen plazhit por mos harroni ju militante legena se EDI RAMA dhe SALI BERISHA jan shum te ngjashem me njeri tjetrin.Po ashtu si maloku edhe ky kryeminstri i ri ka shoke qe ne nje vend pa militane legena si shqiptaret do ishin ne burg.Po ju jap vetem dy emra.VANGJUSH DAKO dhe SHPETIM GJIKA