“Drejtësia duhet ta kishte thënë më parë fjalën e saj, duhet ta kishte dhënë më parë vendimin.Por, këto janë punët e drejtësisë.Asnjë vendim gjykate nuk na e kthen djalin, por të paktën ndihemi mirë që gjykata ka dhënë burg të përjetshëm hde vendim më të lartë se ky nuk kishte çfarë të jepte”.
Kur janë mbushur plot pesë vjet nga masakra e gushtit të vitit 2009, ku mbetën të vrarë katër efektivë policie, “GSH” ka kontaktuar me Idriz Dizdarin, babain e efektivit Altin Dizdari, i vrarë në qytetin e Durrësit bashkë me tre kolegët e tij gjatë një operacioni policor.
“Ajo ditë ka qenë shumë e tmerrshme për të gjithë ne. Na u vra djali në kulmin e rinisë, kishte krijuar familjen e tij, esi mund ta kujtojmë atë ditë ne?Ajo ditë ka qenë tmerr për ne, për gruan e tij, nuk na besohej se kishte ndodhur një kasaphanë e tillë.Por, të paktën ngushëllohemi që djemtë tanë ranë në krye të detyrës”, teksa thekson se,
“Edhe sot jemi në lot për atë ngjarje. Mos i ndodhtë askujt!”.
Në 7 gusht të vitit 2009 mbetën të vrarë efektivët Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj. Për vrasjen e tyre akuzohet Dritan Dajti, i cili u dënua pak kohë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 4 burgime të përjetshme.
Ngushellimet e mia dhe per ata qe u vrane dhe per ate qe i vrau.Jane raste te vecanta,per te ardhur keq per te gjitha palet.Duhet goditur “Burimi”i ketyre fenomeneve.