Edvin Sllaku, bashkëshorti i vajzës së argjendarit të vrarë, shprehet se kësaj here dëmi ka qenë më i madh se në dy rastet e mëparshme që biznesi i tij është sulmuar nga grabitësit.
Ai rrëfen se e shoqja e cila mbeti e plagosur gjatë përleshjes me grabitësit është më mirë.
“Po me aq sa llogarita unë, me inventarin që bëra, rezulton që mungojnë 2,5 kilogramë flori. Me vlerën që e blej unë kur bëj furnizimin, që është 4 mijë lekë grami, i bie që vlera e dëmit shkon rreth 10 milionë lekë të rinj”, tregon ai për gazetën “Panorama”.
Ndonëse, kësaj here dëmi ka qenë më i madh, Shllaku shprehet se ky është biznesi me të cilin jetojnë , ndaj kurrsesi nuk mendojnë ta mbyllin.
“Realisht është koincidencë e frikshme kjo që na ndodhi, por unë nuk besoj në gjëra të tilla. Mund t’i kishte ndodhur kujtdo. Pastaj, kjo është puna jonë, është një biznes familjar dhe nuk e kemi menuar ta mbyllim, apo ta shvendosim”, shprehet ai.
floririn e vjedhur hajdutet e cojne te ndonje parti politike.
Te dorehiqet Tahiri… Pse nuk e kapi polici?
Po kapet hajduti i shtepise ndonjehere?!
Nderro biznes i nderuar,eshte e disata here qe te vjedhin,te jane qepur.