Rama: BB mbështeti marrëveshjen me CEZ, apo edhe ajo dëshmitare e rreme si FMN?

8 Gusht 2014, 19:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook mbi marrëveshjen e arritur mes bankës Botërore dhe Qeverisë shqiptare për një mbështetje me 150 milionë dollarë përsa i takon sistemit elektro-energjitik shqiptar.

“Banka Boterore bën publike mbështetjen e plotë dhe vlerësimin për marrëveshjen me CEZ! Apo edhe BB dëshmitare e rreme si FMN?”, shkruan Rama në rrjetin social, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë akuzave të Partisë Demokratike mbi atë që partia më e madhe opozitare e konsideron si mega-skandalin e ndodhur pas përfundimit me sukses të negociatave mes Qeverisë dhe CEZ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Banka Botërore e ka cilësuar zgjidhje të drejtë marrëveshjen e qeverisë me CEZ-in:

“Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të cojë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem.

Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme”.

7 komente në “Rama: BB mbështeti marrëveshjen me CEZ, apo edhe ajo dëshmitare e rreme si FMN?”

  1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Mbeshtesim qeverine qe po punon per shqiptaret dhe jo per PD-ne e Berishes.

  2. veterani says:

    FULL-HANI,FULL-HANI ZKryeminister.

  3. Lefteri says:

    zoti Rama c’kemi ndonje te re nga banka e shqiperise? cmendim ka BB dhe FMN, do gjenden leket ku jane, se kush i vodhi u mor vesh?

  4. LeSi says:

    Ik o Ed ,se nuk e dime ne qe ku hyn BB dhe FMN ai vend ka mbaruar,dhe Ti ishe ai qe i solle.Legen.

  5. Edvini says:

    Protesta e radhes duhet te jete te zyra e bankes boterore, edhe keta jane fullhajna dhe duhen shporrur qe ketej. Jo me pak faj kane dhe keta, qe nga privatizimet, CEZ, parate kredi qe shkojne ne xhepat e OJF-ve te pushtetareve, etj.
    Banka eshte bashkefajtore ne gjithe reformat e deshtuara, ne tere ato para te vajtura dem ne kurriz te ketij populli.

  6. Kris says:

    Neqoftese PD organizon nje proteste per largimin e bankes boterore se po e rrjep shqiperine megjithse jam i majte do te mirrja pjese ne te.

  7. GENI says:

    Zt.Rama nuk po tà degjojme zerin per vjedhjen ne Banke,dhe Guvernator Fullanin.
    C´far pret,pse nuk reagon,je i vonuar,ne pozicionim qe do te mbash duket pjekuria,kualiteti dhe potenciali yt si Kryeminister. Elektorati e populli ne pergjithesi pret shume me teper nga Ty te pakten ato qe premtove para zgjedhjeve. Nuk na duhen fodulleqet dhe vetekenaqesite e tua,duam guxim ne deklaratat e tua dhe propozimin per shkarkimin e Fullanit,dhe kete beje sa me shpejt se Elektorati po te pret,por derri kurre, derri kurre do te presim ne?…
    Me lejoni te dashur lexus te perdor nje shprehje banale popullore: Buzet me te kuq,bythen me mu….
    Leviz dhe reago shpejt Zt.Rama. Po presim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje