Dy pasagjerë kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së premtes në fshatin Kir të Dukagjinit, tek “Guri i Maxhës”, pasi makina me të cilën ata udhëtonin në orët e vona ka rënë në greminë, 150 m poshtë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 22.00, të së premtes së 8 gushtit 2014. Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe rrugës tejet të amortizuar, automjeti Tip Foristradë “Range Rover”, me targa AA 592 AL, ku udhëtonin gjashtë persona ka dalë nga rruga, duke rënë rreth 80 m në humnerë. Automjeti drejtohej nga shtetasin Fatjon Pjetri 28 vjeç, raporton Ora News.
Nga disa rrokullisje radhazi si dhe nga përplasja e fuqishme që automjeti ka patur në fund të humnerës, kanë humbur jetën menjëherë shtetasi Italian 67- vjeçari Giorgio Faraggiano, ndërsa gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë edhe 35 vjeçari Pellumb Muri nga fshati Nicaj i Shoshit.
Ndërkohë të plagosur nga ky aksident mbeten shtetasit Fatjon Pjetri drejtuesi mjetit, pasagjerët Kristjan Gjini 23 vjeç, Fran Deda 34 vjeç dhe Erald Papleka 22 vjeç.
Gjashtë të aksidentuarit po udhëtonin nga Dukagjini në drejtim të Shkodrës, dhe në momentin që kanë qënë pranë vendit të quajtur “Guri i Mashit”, drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin dhe për pasojë fuoristrada ka rënë në humnerë.
Kanë qënë disa banorë të zonës që kanë parë automjetin duke rënë në humnerë dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa kanë nisur t’i vijnë në ndihmë vetë të aksidentuarve. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Afro 45 minuta është dashur për shkak të terrenit të vështirë të nxirren trupat nga humnera për tu sjellë në spitalin e Shkodrës.
Sipas bluzave të bardha gjendja e të mbijetuarve është e rëndë për shkak të plagëve të marra, ku në orët e para të mengjesit të sotëm 28 vjecari Pjetri është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.
BAKTI NGA SHLLAKU KY SHOFERI MA BAKTI PRONARI I MAKINES
Je ma bageti ti qe s’din ku bjen Shllaku e as Kiri.
si ne gaza-ketu dy atje tre me makina te vrare.pardje dy te vrare me plumba,tredy te mbytur ne dete-tjetri e rrafe gruan dhe i jep fototoksine-kjo eshte rilindje qe deshet.rilindje qelbesirash-te gjith shkojne te vjedhin me maska,tjeret te dehen per lumturin qe po ju jep riqelbsirosja.popull i marre fund.vidhen argjendari para syve te policve te droguar te tahirit dhe vrasesit Didi.