Zgjedhjet në PD/ Prapaskenat e procesit që thelloi ndarjen. Variantet për ndryshimet statutore

9 Gusht 2014, 11:27Politika TEMA

Tashmë procesi zgjedhor në Partinë Demokratike pritet të hyjë në një fazë të re, atë të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, më pas Kryesisë si dhe miratimit të ndryshimeve statutore që do të çojnë në një organizim krejt tjetër të partisë më të madhe opozitare.

E ndërsa Kuvendi Kombëtar, nga ku pritet të miratohen ndryshimet statutore dhe Këshilli kombëtar pritet të mbahet në vjeshtë, PD ka përmbyllur mes polemikash dhe kontestimesh të shumta zgjedhjen e Kryetarëve të degëve të saj.

Megjithëse kreu demokrat Lulzim Basha është munduar të përcjellë anën pozitive të procesit, duke vënë në qendër të tij faktin se për herë të parë anëtarësia e PD me votën e saj përcaktoi drejtuesit e rinj, ajo që bie në sy në përfundim të kësaj faze të parë është thellimi i hendekut mes emrave që konsiderohen si “senatorët” e PD dhe të rinjve në këtë forcë politike, një pjesë e të cilëve konsiderohen si mbështetës të kreut demokrat.

Përplasjet

Problemet që kanë shoqëruar pothuajse çdo proces zgjedhor në Partinë Demokratike janë të njëjta. Deputetët në bazë të një udhëzimi nuk u lejuan të përfshiheshin në fushatën e brendshme, ndërsa situatat e krijuara detyruan Bashën që herë pas here të nxirrte udhëzime qoftë përsa i takon kritereve që duhej të përmbushnin kandidatët për postet e drejtuesve të degëve, ashtu edhe përsa i takon koordinatorëve që do të përgatisnin dhe monitoronin procesin zgjedhor.

Problemi i parë i cili u evidentua kishte të bënte me përjashtimin e anëtarëve nga e drejta e votës. Pothuajse me të njëjtën skemë sikundër u zhvillua procesi për kreun e PD-së pas dorëheqjes së Sali Berishës nga ky post, edhe në rastin e zgjedhjeve për drejtuesit e degëve pati një ndërhyrje në listat e anëtarëve me të drejtë vote.

Në shumë nga degët ekësaj partie nuk u lejuan që anëtarët e vjetër, madje themelues të kësaj partie të votonin, ndërsa herë pas here u raportuan ndërhyrje në listat e delegatëve nga Forumet Rinore apo Lidhja Demokratike e Gruas.

Po kështu gara u karakterizua nga tërheqja e kandidatëve, të cilët ose viheshin nën presion për të marrë një vendim të tillë, ose përjashtoheshin apriori duke mos u përfshirë në listën e kandidatëve në momentet e fundit.

Burime nga PD theksojnë se në rreth 55 % të degëve kandidatë janë tërhequr nga gara për shkak të presioneve ose janë përjashtuar prej saj për shkak të “mosplotësimit të kritereve” që përcaktoheshin në udhëzimet e njëpasnjëshme që nxirrte kreu demokrat Basha.

Rasti më flagrant përmendet ai në njësinë nr 10 në Tiranë, ku vetëm pak orë përpara zhvillimit të procesit u largua nga gara pa shpjegime një prej kandidatëve, i cili konsiderohej edhe si më i mundshmi për fitimin e zgjedhjeve. Referuar raportimeve degët ku janë evidentuar më tepër përplasje, duke detyruar kreun demokrat Basha të shtyjë edhe procesin e zgjedhjeve, ishte Shkodra, Gjirokastra, Vlora, Korça, Durrësi, të cilët përbëjnë edhe degët kryesore të kësaj partie.

Përplasjet e evidentuara, detyruan Bashën që në një deklaratë publike të paralajmëronte tolerancë zero ndaj kujdo që do të tentonte përcarjen e partisë më të madhe opozitare. Deklarata vinte pasi për disa herë me rradhë forumet drejtuese të PD në Shkodër nuk pranononin të deleguarit nga qendra për organizimin e procesit zgjedhor.

Në Gjirokastër, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, dy nga drejtuesit e forumeve të PD në këtë degë u dorëhoqën, ndërsa e argumentuan këtë fakt me presionet dhe parregullsitë gjatë zgjedhjeve.

Në Vlorë dhe Durrës kandidatë për postin e drejtuesve të degëve u tërhoqën nga gara duke paralajmëruar parregullsitë dhe manipulimet në procesin zgjedhor. Në Durrës po kështu pati një tërheqje të kandidatëve fillestarë nga gara, ndërsa në Korçë u zgjodh në krye të degës një kandidat i paracaktuar, duke vendosur pikëpyteje të shumta mbi procesin.

Ndryshimet statutore

Ndryshimet statutore pritet të jenë një tjetër pikë e nxehtë në Partinë Demokratike. Burime nga PD konfirmojnë për TemA se janë dy variante në diskutim për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të drejtimit të kësaj partie.

Varianti i parë është ai ekzistues, ku PD do të ketë postet e Nënkryetarëve dhe Sekretariatin. Nëse ky variant do të mbetet ekzistues atëherë Nënkryetarët e PD do të jenë kreu i Grupit Parlamentar dhe Nënkryetari i Kuvendit, ndërsa postet e Sekretarëve do të zgjidhen nga Këshilli i ri Kombëtar që pritet të dalë nga votimi në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Kjo skemë është e njëjtë me atë të funksionimit të PD gjatë 8 viteve të opozitës së saj të parë (1997-2005).

Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi Kombëtar, me votim të fshehtë Sekretarin e Përgjithshëm; Nënkryetarët e partisë; sekretarët funksionalë; kryetarin e bordit financiar të partisë; komisionin qendror të apelimit. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar vendos për rregulloren e brendshme, me propozim të Kryesisë së partisë, ndërmerr gjithë dispozitivin e nevojshme për zbatimin e statutit dhe për mbarëvajtjen e partisë.

Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë votash. Praktikisht ky forum më i lartë vendimmarrës, nga ku buron gjithë kupola drejtuese e PD-së është jashtë funksionit, për shkak se shumë nga anëtarët e këtij forumi, që kuotohen për shkak se janë deputetë, në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk u mandatuan si të tillë.

Skema e dytë, e cila është në diskutim përcakton shkrirjen e posteve të Sekretarëve dhe shtimin e Nënkryetarëve. Kjo skemë parashikon organizimin me 5 ose 7 Nënkryetarëve të cilët, tē cilēt bashkē me Kryetarin do tē pērbējnē edhe atē qē konsiderohet si kryesia e vogēl e PD-sē.

Pēr tē realizuar kētē ndryshim, Kuvendit Kombētar do ti propozohen ndryshimet statutore, nē tē cilat parashikohet shkrirja e posteve tē Sekretarēve. Burimet shprehen se projektin Basha pēr riorganizimin e PD-sē nēnkryetarēt do tē mbulojnē fusha tē ndryshme, duke nisur nga ai pēr organizimin, marrēdhēniet ndērkombētare, cēshtjet e sigurisē, ekonomia etj.

Duket se ky organizim i ri do tē shmangē pērplasjet e mundshme nē Kuvendin Kombētar tē Partisē Demokratike, ndērsa nē pozicionet e Nēnkryetarēve pritet tē pērfaqēsohen tē gjitha grupimet brenda partisē mē tē madhe opozitare.

Kēshtu nē bazē tē kētij organizimi, Kēshilli Kombētar i dalē nga Kuvendi Kombētar do tē zgjedhē Kryesinē e PD-sē si dhe Nēnkryetarēt, numri i saktē i tē cilēve pritet tē pērcakëtohet nē prag tē zhvillimit tē Kuvendit zgjedhor.

Kjo skemë organizimi mbështet nga kreu demokrat Basha, por nuk dihet nëse në të do të respektohet udhëzimi për ndarjen e posteve në parti. Nëse do të respektohet ky udhëzim, atëherë drejtuesit më të lartë do të duhet të zgjedhin mes të qenit deputet apo të zgjedhur vendorë dhe një pozicioni në kupolën më të lartë drejtuese të Partisë Demokratike.

Kryetarët e rinj të PD

Një vit pas zgjedhjes së Bashës në postin e kreut të PD-së, forca më e madhe në opozitë arriti të përmbyllë procesin e zgjedhjeve të drejtuesve të saj në degë, nga ku u zgjodhën 53 drejtuesit e rinj.

Dega                                         Kryetari
1-Berat                                     Gazmend Azizi
2-Bulqizë                                 Durim Balla
3-Delvinë                                 Hari Imeri
4-Devoll                                   Arben Miza
5-Dibër                                     Rahim Kaleci
6-Durrës                                   Osman Stafa
7-Elbasan                                 Aurel Bylykbashi
8-Fier                                        Luan Baçi
9-Gramsh                                 Elmaz Haruni
10-Gjirokastër                         Roland Bejko
11-Has Krumë                          Miftar Dauti
12-Kavajë                                  Engjëll Cara
13-Kolonjë                                 Viktor Duro
14-Korçë                                     Andrea Mano
15- Krujë                                    Dragush Vogli
16-F.Krujë                                 Sabri Karaj
17-Kukës                                    Arif Rexhmati
18-Kuçovë                                  Vehbi Luzi
19-Kurbin                                   Altin Gjoni
20-Lezhë                                    Paulin Marku
21-Librazhd                                Bujar Vreto
22-Lushnje                                 Myslym Murrizi
23-Mallakastër                           Arjan Llanaj
24-Mat                                        Alfred Ahmetcenaj
25-M.Madhe                              Pjerin Spathari
26-Mirditë                                  Bardhok Filopati
27-Patos                                       Luan Mustafaj
28-Peqin                                      Diell Çela
29-Përmet                                    Arben Dosti
30-Pukë                                       Prel Gjoni
31-Pogradec                                 Renato Preza
32-Sarandë                                  Hariz Mëma
33-Skrapar                                   Hajredin Bakiasi
34-Shkodër                                  Ramiz Çobaj
35-Shijak                                      Rezart Tushaj
36-Tepelenë                                 Veip Çela
37-Tropojë                                    Xhevet Hoxha
38-Vlorë                                        Moisi Meminaj
Dega                                                   Kryetari

40. 1-Tiranë                                     Dilaver Laçi

41. 2-Tiranë                                     Albert Faruku
42. 3-Tiranë                                     Uran Metko
43. 4-Tiranë                                      Ervin Goxhaj
44. 5-Tiranë                                      Çim Babasi
45. 6-Tiranë                                      Astrit Xake
46. 7-Tiranë                                      Lefter Kostenja
47. 8- Tiranë                                       Ervis Xhako
48. 9- Tiranë                                    Saimir Mulgeci
49. 10-Tiranë                                   Eduart Kelmendi
50. 11-Tiranë                                      Florian Lila
51. 12-Tiranë                                     Arben Shazo
52. 13-Tiranë                                     Lulzim Vrana
53- Kamëz                                          Xhelal Mziu
54- Paskuqan                                     Anton Pjetërnikaj

 

3 komente në “Zgjedhjet në PD/ Prapaskenat e procesit që thelloi ndarjen. Variantet për ndryshimet statutore”

  1. anonimm says:

    Poshte PD si fillim, se po te mos e them do me thone Berishist keta rilindasit! Ai i gjati meqe ra llafi i duket vetja jurist, se sigurisht lideri i di te gjitha, dhe merr guximin dhe interpreton Statutin e PS sikur ja do qejfi qe te mos beje zgjedhje per kryetar. Ca i duket vetja atij, mos i duket si ai qe iku, qe bente ca ja donte qejfi.

  2. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SI KA MUNDESI QE NGA MENGJEZI NE DARKE FLASIN PER SHTET LIGJOR ,,, NE NJE KOHE QE KY
    (DHENRRI ) I SALIUT KA KRYER KRIME TE MEDHA ,,, VJEDHJE ,,,,ETC ETC ,,,,, KY ESHTE PER NE BURG ,,,,,
    DEL DHE I PRRALLIS SHQIPETAREVE ,,, I THOTE UNE DO TU (SHPETOJ ) ME KETE (PARTICKEN TIME )

  3. Did you send me a Friend request on Facebook?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje