Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se skamja, papunesia, mjerimi nga kriza ekonomike, reçesioni në thellim që ka pllakosur po shkakton rritjen galopante te vetëvrasjeve në Shqipëri.
“Vetem dje dy nena, njëra në Lezhe e tjetra në Fier, dhe nje prind tjetër në Berat, mbyllën tragjikisht jetën e tyre. Këta, në përgjithësi janë qytetarë që nuk përballojnë dot dhimbjet e egra të mjerimit, dhe të papunë e pa asnjë burim jetese, zgjedhin vetvrasjen si rrugëzgjidhje fatale”, thekson Berisha në rrjetin social.
Në vijim ai shkruan se “ky vit ka regjistruar një rritje prej 90% të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje krahasuar me një vit më parë dhe mjerisht numri i tyre vazhdon të rritet me shpejtësi. Kështu, korriku që kaloi regjistroi një rritje shume të madhe të tyre”.
“Gjatë muajit korrik pati 41 vetëvrasje kundrejt 19 që ishin në korrikun e vitit 2013 dhe kundrejt 31 që ishin qershorin që kaloi. Në korrik 2014 vetëvrasjet dhe tentativat për vetëvrasje arritën në 80 raste, kundrejt 61 rasteve që ishin në qershor, pra një rritje galopante me përmasa pothuaj epidemike. Vdekjet e të gjitha natyrave janë gjëja më e dhimbshme, por në mbretërinë e tyre, vetëvrasjet janë më të dhimbshmet. Shumica e këtyre viktimave mund të shpëtohen. Ata nuk do t’ ia dorëzonin jetën e tyre vdekjes në rast se dikush do ju lehtësonte dhimbjet e idhta të mjerimit”, shkruan Berisha.
Në vijim ai shton se “qeveria, që premtoi se do krijonte 300 mijë vende pune dhe do të zhdukte listat e gjata në dyqane, ka rritur papunësinë, sipas vetë statistikave të saj, nga 12.8 në 18.6, pra me rreth 34 mijë vetë. Listat e gjata në dyqane pothuajse i ka hequr, pasi shumica e shitësve nuk japin më me listë ushqimet sepse borxhlinjtë nuk paguajnë dot më, sepse paratë nga emigracioni kanë rënë në mënyrë dramatike. Qeveria, për këta fatkeqinj, ofron sot pushimet luksoze të ministrave të saj në jahte me 180 mijë euro në javë dhe tabelat në sheshet dhe rrugët e vendit me sukseset imagjinare të saj!”, përfundon komentin e tij ish-Kryeministri Berisha.
Gjate 8 vjeteve qe qeverisi Berish shpellari, poulli ne Shqiperi rronte ne bollek dhe mirqenie, kishte pune dhe njerzit ishin te pasur dhe per nga zhvillimi ekonomik vinim te dytet ne Evrop direkt mbas Gjermanise(prandaj dhe Mekeli nuk e ftonte Berishen per vizite se mos i zbulonte sekretet e suksesit). Me ta marre pushtetin Edi Rama Shqiperine e pllakosi skamja, papunsia,krime, vjedhej,vrasje dhe te gjitha te keqijat e kesaj bote.Po kujt po ja thua o ditzi keto brockulla. Ky popull te njeh tani rrenje e dhemballe dhe kot qe leh ham ham ham.