Auditi i vitit 2014 nuk e zbuloi vjedhjen/ Punonjësit e lotove rrëzojnë alibinë e Bitrajt: Nuk shpenzonte shumë

14 Gusht 2014, 09:20Politika TEMA

Auditi i fundit i kryer në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë nuk e ka zbuluar vjedhjen prej 7 milionë dollarë.

Auditi u krye në prill dhe maj të këtij viti, por në raport nuk përmendet skandali.

Prokuroria thotë se do të marrë në pyetje autorët e këtij kontrolli, pasi u ka shpëtuar boshatisja e arkave.

Ndërkohë punonjësit e pikave të basteve, në të cilat Adrian Bitraj pretendon se i ka shpenzuar paratë e vjedhura nga Banka e Shqipërisë, shprehen se Bitraj i frekuentonte vazhdimisht, mirëpo nuk linte shuma të mëdha.

“Vinte vazhdimisht dhe plotësonte skedina. Plotësonte skedina radhazi dhe në të shumtën e rasteve ulej dhe porosiste për të pirë”, mësohet të ketë thënë një prej punonjësve të basteve në rrugën “Fortuzi” në Prokurori.

Ato rrëzojnë pretendimin e Bitrajt se shumën e vjedhur në Bankën e Shqipërisë e ka lënë në baste.

“E mbajmë mend sepse vinte shpesh, por nuk na ka rënë në sy si person i veçantë që të ketë vendosur shuma të pazakonta në skedina”, citohet dëshmitari në gazetën Panorama.

10 komente në “Auditi i vitit 2014 nuk e zbuloi vjedhjen/ Punonjësit e lotove rrëzojnë alibinë e Bitrajt: Nuk shpenzonte shumë”

  1. fara says:

    opa opa do ti nxjerre leket se zben…

    1. You gotta be kidding!!! says:

      Leket i ka marre e duhet ti nxjerre dhenderi i Fullanit, drejtori i ketij Ardian trapit, bashke me Fullanin, o trap!

  2. nazmija says:

    nga merzia se kishte dy rruge o te vdiste ose kjo qe po klon thik me dy presa

  3. Kritiku says:

    Vajtja ne kazino ka qene pjese e lojes se vjedhjes. Kjo ishte alibia qe i duhej ne rast se zbuloheshe vjedhja dhe justifikimi do te ishte humbja e lekeve ne bixhoz. Por nuk i ka bere mire llogarite dhe e verteta do te dale(nese do te kete interse per kete).

  4. al_man says:

    ku se di per vete destinacionin ,vetem sa i ka nxjerre dikush i ka “lare”

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Ata qe vendosin shuma te medha ne skedina,raportohen tek pronari,per kalimin e skedines,ky veprim eshte ligj per punonjesit e basteve.Ne keto raste dyshohet per ndeshje te shitura .
    Si amator,Bitraj nuk e njeh kete fakt !
    Vetem arestimi i Fullanit,hap “kutin e Pandores” !
    Vjedhja eshte teper e organizuar,mbrapa saj mund te kete shume enigma te tjera.
    “Kontrollet” fiktive,ku lexohet vetem gjendja roze,jane veprime te kordinuara te eprorve,nen drejtimin e Fullanit.

  6. reforme e thelle says:

    Ky skandal financiar ne BSH ka bere qe edhe foshnjat te belbezojn e Fulani, fulani. Ne kete rast te paprecedente ka shume departamente te BSH fajtore, qe lidhen dhe ndervaren me njeri tjetrin.
    1- Auditi i brendshem i BSH, duhet shakarkuar urgjentisht.Ku eshte pare te kryhet audit ne vlera monetare dhe te mos kryhet inventarizimi fizik i tyre,ne cfaredo menyre qe te jete kryer ;a)me zgjedhje apo;b)nje per nje.
    2- Departamenti i Kontabilitetit dhe Finances,qe ne menyre periodike te pakten nje here ne fund te vitit ngre me urdher te Guvernatorit nje komision inventarizimi te vlerave materiale dhe monetare.(ekziston mundesia qe kartmonedhat te mos jene rregjistruar fare ne regjistrat e kontabilitetit).Nese do kryheshin inventari ne menyre te rregullt, te pakten nje here per keto kater vjet do te konstatohej vjedhja.
    3- Departamenti i Sigurimit , ku me tenderimet miljoneshe presupozohet te jete pasijur me teknike moderne te vezhgimit dhe regjistrimit. Te pakten ne regjistrimet ne kohen e kasetave , ato arshivoheshin sipas nje radhe dhe afati te caktuar .
    4- Pergjegjesia me madhe bie mbi Departamnetin e Emisionit .
    Perfundimisht punonjesit e BSH i ka zene rehatia , mbrojne njeri tjetrin se jane miq e krushq dhe ne krye kane babaxhanin dallkauk qe as vete nuk e di pse eshte ne krye te BSh

  7. Shqiperia says:

    Justifikimi se na kane shpetuar 2 arka bosh eshte teper qesharak.
    Kam punuar ekonomiste dhe nga pervoja ime e kontrolleve,keto jane te pabesueshme.
    Se pari ,grupi i kontrollit eshte shume i afte ne detyre kane pervoje te
    mire pune dhe veshtire se ju shpeton ndonje vogelsire.
    Ata dhe kur je ne rregull ,nuk dalin pa gjetur mangesira .
    Po supozojme sikur vertet keto arka nuk i kane pare (bosh ose plot )
    Si i ka rezultuar iventari ?????

  8. Mentari says:

    Cfar pune ben Shiku shqiptar qe nuk I ndjek kemba kembes keto punonjesit e thesarit te Bankes shqiptare? Pse shiku flen gjum,per cfar e duam ne kete institucion te papafte qe nuk ndjek punonjesit e shtetit qe punojne ne thesarin e ketij populli.Si shkonka ky Bitri neper kasino vazhdimisht dhe pa rene ne sy te Shikut?Shiku duhet pastruar komplet per moskompetence.Shko e meso sesi FBI i ndjek ne Amerike te gjith njerezit jo vetem ato qe punojne ne thesarin e atij shteti por edhe ato bankat private qe i japing nejrezve Kesh me shum se 7000 dollar.Institucionet shqiptare jane institucione te korruptuar qysh ne themel dhe duhet nje revolucion i madh Kulturor qe ti shkaterroj.Si shkonka ky Bitri neper kasino dhe asnje si banka ashtu edhe Shiku nuk kane pasur informacion? haram e pacit lekun e ketij Populli dhe ju dalt nga hundet familjeve tuaja qe shperdoroni besimin e ketij populli duke jetuar me parate e ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje