Universitetet/Pollo: Rama ka marrë në mbrojtje fallsifikatorët

16 Gusht 2014, 12:52Politika TEMA

Partia Demokratike, përmes deputetit Genc Pollo, akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka marrë në mbrojtje Kryeinspektoren e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit për diplomën false për ti paraprirë falsifikimeve të tjera.

“Ndërkohë që shpresonjësit e rralluar të Neorilindjes së xhenetit do të kishin dashur që një kryeinspektore, e  cila çan përpara me diplomë fallco në dorë, të ishte shkarkuar nga qeveria që e emëroi aty, ndodhi ajo që tifozët nuk e dëshironin e kundërshtarët nuk e prisnin.

Jo Ministria e Arsimit por vetë kryeministri Edi Rama i doli në krah dhe ju bë mburojë fallsifikatores donatore. Nuk besoj se i ka detyrime personale asaj. Më shumë prirem të mendoj se zoti Rama me këtë gjest vendosi digën e mbrojtjes edhe për anëtarë të qeverisë që mund të dalin me diploma fallco e probleme të ngjashme. Pasi në Evropën ku duam të integrohemi, siç thotë shpesh z.Rama qeveritarët japin dorëheqje edhe për shkak të plagjiaturës në punimet e tyre”, tha Pollo.

Duke iu përgjigjur akuzave të një dite më parë të zv ministrit të Arsimit Arbjon Mazniku, Pollo theksoi se “zv.minstri pa CV, ju kujtohet apo jo që sapo plasi skandali i kryeinspektores donatore e fallsifikatore, e hoqi  me nxitim CV e tij nga ëebsiti i ministrisë, do të thoja që virusi i zhdukjes se CV-ve po prek edhe ëebsite qeveritare të tjera”.

“Sa për reformat në arsim e akuzat ndaj meje qeveria e sotme do të dilte e nderuar po të bënte edhe 10% të ndryshimeve pozitive të asaj kohe, do të dilte e nderuar edhe vetëm po të konsolidonte atë që u arrit.

Sa për universitetet private le ti kthehemi shifrave të qeverisë:

Janë mbyllur nga qeveria 39% e universiteteve private, janë lejuar të vazhdojnë punën 61% syresh.

Në universitetet private të mbyllura ishin 40% e studentëve; në ato që vazhdojnë janë 60% e studentëve.

Ta zemë për një çast se në rastet e universiteteve që u mbyllën nuk kishte probleme me kryeinspektoren, me inkompetencën, me partishmërinë, me favoritizmin, me rryshfetin e xhenetin. Megjithëse ministria ende mban të fshehur raportin me gjetjet e shkeljet individuale për cdo universitet.

Si e shpjegon qeveria e xhenem/xhenetit që shumicën e universiteteve private edhe i gjeti vetë në rregull edhe vazhdon ti quajë piramida?

Si e shpjegon qeveria e xhenem/xhenetit që shumicës së studentëve në universitetet private edhe u dha viston ligjore për të vazhduar normalisht edhe ua quan shkollën e diplomën piramidale?”, theksoi Pollo.

 

 

5 komente në “Universitetet/Pollo: Rama ka marrë në mbrojtje fallsifikatorët”

  1. Studenti Vitrines says:

    Te lumte o Edi Rama, e ke hallall voten tone me ate qe kreve ndaj piramides Vitrina.

    Behet fjale per nje shkolle-bajge e drejtuar nga nje fshatar sharlatan qe para disa kohesh synonte te behej deputet me particken e tij te mjere. Kjo shkolle ua merr shpirtin studenteve te saj me gjoba te panumerta. Nese nuk paguan gjoben, ha dajak nga truprojat-shpellare qe ndodhen aty. Kjo hale-shkolle duhej mbyllur me patjeter sepse ka marre ne qafe qindra familje te varfera me diplomat qe leshon (te cilat nuk vlejne as si leter higjenike)…..

    Themeluesi i kesaj shkolle, nje injorant-safi eshte nje b****lepires i pashoq. Deri pak kohesh e quante Erdoganin “Baba”, dhe jepte shpirtin per te. Madje kur Erdogani shtypte protestuesit ne Stamboll, ky palaco organizoi nje tubim “Pro Erdoganit” ne Tirane. Me heret cilesonte si miq vehabistet saudite, aq sa i merrte te shkolla e tij prej llamarine.

    Papritmas, kur Erdogani nuk po e furnizonte me me fonde kete felliqesire, ky na doli si proizraeliti me i madh ne planet, duke e mbeshtetur ne krimet e tij ne Palestine. Kjo fundrrine e pashembullt arrin deri aty sa te mbaje ne zyre foton e Netanyahut, kur as vete cifutet nuk e mbajne…

    Po ku fline lepuri per kete ndryshim te befte te Vlashit? Mesa duket, duke ditur qe Rama ka marrdhenie te aferta me izraelitet , ky hale kishte shpresase Izraeli do i shpetonte Barraken e tij nga heqja e licences. Por kjo gje nuk ndodhi, dhe tashme katundari po perpiqet te ushtroje presion me fletushka neper Tirane (si ne kohen e komisarit te vrare). Sic thote dhe vete. ka njoftuar Obamen. Merkelin, Putinin, Netanyahun etj per faktin se Nevojtorja e tij eshte mbyllur…….

    Them se tani lufta ne Ukraine do perfundoje , porr edhe lufta ne Palestine do perfundoje sepse te gjithe lideret boterore jane te angazhuar te shpetojne kiosken-nevojtore te tij nga mbyllja. Madje parashikohet edhe nje mbledhjee G7 ne menyre qe te procedohet problemi i ketij bajge

  2. Jozi says:

    SA MILJARDA KE FSHEHUR NEPER BOT?? MOR HAJDUT MOR KRIMINEL

  3. Agron says:

    O pollo si duket ty do te te shkoje karriera me kerkime faljesh se ske asnjehere nje burim te sigurt.

  4. Fori says:

    Epo kur flet edhe ky themeluesi i piramidave universitare,por i lumte deri sa nuk i ka hyre gjem ne kembe deri tani.

  5. Zani T. says:

    O kuqo: Edhe femija qe ka pare deri me tani vetem 10 minuta futboll, e di maksimen e njohur, se ‘MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI”. Vazhdo te zbatohesh urdherat e kryestelarit tend te katit 14-t edhe per ca dite, po dije se nje popull i tere dje, sot dhe neser (me siguri, do te kete nje Nurenberg) per demat e PALLOGARITSHME, qe ke shkaktuar, jo vetem te ben pjese e pergjegjesise historike, po te do aty te vendi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje