PD: Rama, urdhërues dhe frymëzues i akteve të dhunës ndaj opozitës

16 Gusht 2014, 12:27Politika TEMA

Partia Demokratike vijon të akuzojë Kryeministrin Edi Rama si urdhëruesin dhe përgjegjësin për dhunën dhe kërcënimet ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të kësaj partie.

“Edi Rama ka hyrë në ditën e 37 të heshtjes, duke treguar me kryeneçësi se dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës, se inkriminimi i parlamentit, janë për të normalitet. Për Edi Ramën nuk është arsye e mjaftueshme të reagojë kur instrumentat e tij të dhunës detyrojnë Partinë Demokratike të ndërpresin marrdhëniet me parlamentin”’, theksoi në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së Roland Keta.

Në vijim ai shtoi se “nuk është arsye për Edi Ramën për të reaguar, as kur mësohet botërisht se ai i ka dhënë mandatin dhe imunitetin e parlamentarit, Arben Ndokës, të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi”.

“Edi Rama është vetë autori i këtyre dy akteve të rënda në historinë e Kuvendit tonë, por gjithësesi, qytetarët presin që një kryeministër i një vendi që aspiron Bashkimin Europian, të thotë të paktën një fjalë.

Megjithë faktet tronditëse, Edi Rama që cicëron për shumëçka, ka 37 ditë që hesht.

Kryeministri nuk lahet dot nga kjo mosllogaridhënie dhe mbrojtja që i bën krimit, sado të përpiqet të krijojë vatra mjegulle me paradat e tij propagandistike”, tha Keta.

4 komente në “PD: Rama, urdhërues dhe frymëzues i akteve të dhunës ndaj opozitës”

  1. Laberia says:

    Eshte me te vertet idjotizem ky ze i pakuptimtë i PD. Se pari ngjarja ndodhi në parlament dhe deputeti, pavarsisht përkatësisë partiake, është tashmë një përfaqësues i popullit. Se dyti, ditën e ngjarjes, Edi Rama e dënoi aktin dhe e konsideroi të turpshëm ngado që vinte. Së treti vet Kryesia e Kuvendit dha disa masa disiplinore për ngjarjen. Çfarë kërkojnë këta cuba që i nxirrnin deputetët e opozitës së dikurshme jashtë Kuvendit “prej zhelesh”?

  2. vlonjati says:

    i bini legenit.

  3. ceni says:

    iu lumte qe e arrestuan kete manjakun seksual te kocos
    a eshte e vertete
    http://dielli.al/lajme.php?id=75494&k=71

  4. Shqiptar says:

    Ky xhaxhoja ne Sarande duhet te kete qene duke pergatitur CV per zgjedhjet e ardhshme si rilindas i vertete. Standardi i Rames ky eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje