Inkursion ushtarak rus/ Ukraina shkatërron një autokolonë të blinduar

15 Gusht 2014, 19:23Politika TEMA

Ukraina thotë se ka shkatërruar pjesërisht një autokolonë të blinduar, që vinte nga Rusia.

NATO tha se kolona ishte një inkursion ushtarak rus, duke nxitur Britaninë e Madhe që të thërrasë ambasadorin rus në një raportim.

Ndërkohë, rojet kufitare ukrainase kanë mbërritur për të inspektuar një karvan ndihmash ruse, që ka për qëllim që të ndihmojë banorët në zonat në konflikt.

Karvani me ndihma humanitare është akoma në kufi.

Sipas BBC, inkursioni i mjeteve ushtarake ruse drejt Ukrainës është dëshmuar edhe nga dy reporterë britanikë.

Korrespondenti i BBC në Moskë tha se një incident i tillë është tregues i shkallës në të cilën Kremlini ka mbështetur rebelimin në lindje të Ukrainës.

Nuk dihet nëse trupat që lëviznin me mjete ushtarake ishin ruse apo separatistë pro- rusë.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se e ka diskutuar incidentin me kryeministrin britanik David Cameron.

Ai tha se informacioni është i besueshëm dhe i konfirmuar sepse shumica e makinave janë shkatërruar nga artileria ukrainase përgjatë natës.

12 komente në “Inkursion ushtarak rus/ Ukraina shkatërron një autokolonë të blinduar”

  1. Lulja says:

    Si eshte e mundur qe vellai i vogel te ngrej dore knder vellait te mmadh.Iku dhe Ivani rus, mori kum tek bova.Putini nuk ka kohe te meret me keto gjera sepse stervitet ne palester dhe shkon me ruskaja krasavicat.Bravo Putini.

    1. Ilir Hoti says:

      ‘lule’ Po ku eshte ‘gonxxh-ja’..Po kufijte …pse Presheva Metvegja Bujanovci,Plave e Guxi Hot e Grude TUZ E ULQIN.Kumanove Tetove MANASTIR Selanik Janine PRVEZE….eetj..ku jane”ku jane autokolonat…DITA E MADHE PO VJEN>>>

    2. v0st0k says:

      E prisja qe lajmi te jepej tek tema – pasi gazetat 5 lekshe neper bote , publikojne gjithmone llumin e lajmeve ne te tilla raste. Mjafton nje lexim per te kuptuar se nuk jepet asnje prove pervec deklaratave.

      Thane ne fillim se armet vinin me kamionet e ndihmave (kishte plas gallata me fotot ne web). Mirpo i kontrollonte Kryqi i Kuq dhe….vetem ndihma gjente.

      Tani mendoni nje autokolone ruse qe ecen brenda Ukraines, kur dihet qe satelitet e SHBA shqyjne syte aty. Cuditerisht eshte dhe e pa-mbrojtur dhe nuk e paska ditur se ku ndodhet artileria e Ukrainasve. Mercenaret e Kievit kane 5 muaj qe nuk mposhtin dot nje grusht rebelesh te keq-armatosur, tani rrejne miletin se shkaterrojne autokolona Ruse.

      Por meqe autokolona qenka shkaterruar brenda territorit Ukrainas, gjurmet do jene evidente. Cuditerisht keta reporteret Britanik qe e paskan pikasur vete, nuk shkrepen nje foto.

      Nderkohe ne lajme japin autokolone ushtarake Ruse qe leviz brenda territorit Rus. Pastaj thone kjo u fut ne Ukraine dhe u shkaterrua ?

  2. mikanoki says:

    Nqs do ishte autokolone ruse, tani do do kishin kercitur fishekzjarret!

    1. serqozi says:

      autokolone ruse ? si ka bythet aq te medha pordhoshenkoja qe te kruhet me ariun rus

  3. milo koka says:

    Vazhdojme emisionin e perrallave nga transmentuesi i NATOs

  4. Rasputini says:

    hehehe keshtu ju pelqen e ,a xhihadista taliban po te ndodhte keshtu ushtria e kuqe do e ngrinte flamurin ne Kievo per 24 ore.

  5. Adrian says:

    Aty ri ti te ushtia e kuqe qe per shtate vjet nuk pushtoj dot as Afganistanin qe Amerikanet e pushtuan per dy jave.

    1. v0st0k says:

      Pirxh o palle pirxh. Afganistani u pushtua dhe rezistenca do shuhej sikur SHBA mos fuste hundet si gjithmone.

      Pasta ke konfliktin sot ku ka 10 vjet qe SHBA nuk mposht dote Talebanet – megjithse diferenca ne armatime eshte stratosferike.

      Ne Irak rezistenca e shporri SHBA-ne prej sumesh, pa pasur mbeshtetjen e asnje fuqie te huaj.

  6. Erasmus says:

    Parralla me mbret, tashme Ukrainasit kane filluar nga dizinformimi qe tju ngrene motralin ca atyre ushtareve barkthate . Asnje nuk mund ta konstatoje kete ngjarje keshtu qe ngelet ne rangun e gojdhenave. Poroshenko nuk ka dhene asnje prove per ket shkruan Washington Post.

  7. tani says:

    Ore nese bota ben ndonje derman duke rrebeluar popullin brenda rusis ,sic ka bere dhe here te tjera,se po te jete per lufte ,zhvendosin globin nga orbita ,jane popull i lindur per lufte.

  8. Mazllëmi says:

    “Përrallat” bajate të Perëndimit dhe këlyshëve të tij ukrainas, të cilat nuk i besojnë as foshnjat…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje