Krimi/PD: Është rritur pasiguria, Policia e Shtetit është angazhuar në urdhëra politikë

15 Gusht 2014, 13:58Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi sot se Policia e Shtetit është e angazhuar në urdhëra politikë për interesa private, në një kohë që po rritet pasiguria për qytetarët.

Reagimi i partisë më të madhe opozitare vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik në dy prej plazheve më të frekuentuara në vend, si në Velipojë e Dhërmi, të cilat  janë dëshmitë e pasigurisë në rritje dhe ankthit të krijuar tek pushuesit e tek qytetarët.

Koordinatori Salianji, denoncoi përfshirjen e policisë në cështje të interesave private, me urdhëra politike të Kryeministrit, dhe dështimin në detyrën e saj prioritare, që është garantimi i sigurisë për qytetarët.

“Në kulmin e sezonit turistik, në dy prej plazheve më të frekuentuara të vendit, kanë ndodhur dje dy ngjarje të rënda kriminale. Në Velipojë, përplasja me armë mes bandave, ka shkaktuar plagosjen e një turisteje Çeke duke sjellë panik mes pushuesve. Në Dhërmi, vrasja e një të riu, gjetja e trupit të një të riu, ka sjellë ankth dhe pasiguri tek pushuesit e zonës.

Ndërkohë që ngjarjet kriminale kanë pushtuar Shqipërinë, Policia e Shtetit, me urdhër politik dhe për interesa private, ndalon punët publike në Tiranë për interesa të Kryeministrit.  Aty ku ka forca të shumta policie, për të ndaluar këto punë publike, sot, në mes të ditës, në mes të Tiranës, grabitet me dhunë një grua.

Kryeministri të mos ndalë pushimet për ti bërë opozitë Opozitës në Facebook sepse ky nuk është shqetësim për të përfituar kapital politik por është shqetësim i banorëve, i qytetarëve, i gjithë shqiptarëve për të patur më shumë rend dhe siguri publike në vend”, tha Salianji.

 

3 komente në “Krimi/PD: Është rritur pasiguria, Policia e Shtetit është angazhuar në urdhëra politikë”

  1. muhamet demaj says:

    polic ne qarkun tiran emer ivertet muhamet demaj eshte shum evertet se policia tashme eshte kthyer ne polici partjake dhe komisonjeresh por duhet mecdo cmim sepolicia tikthehet popullit pere tepasur rend dhe qetsi eshte largue nga policia cdo profesjonist qe kaqen dhe eshte kthyer ne polici komisonjeret dhe militantet e rilindjes vetem polici shteti smundet titherraskushme ministri jon sajmir mit tahiri dhe komisonjer didi kan shpartallue policin dhe ekane kthyer nenje koprativ bujqesore dhe perkete menyr edhe krimi ka mposhtur rruget dhe rrugicat dhe akoma se eshte akoma shum shejt cfar keni pertepar

  2. limo says:

    Ju Lulushet e Salushet cdo dite e cdo ore po mbillni pasiguri e frike me te qena e te paqena .
    Ore pse nuk flisni qofte edhe me gjysem zeri per nje sukses …….-
    Na lini te qete , Ju mos intrigoni e smadhoni problemet qe i lat vete .

  3. . says:

    ***********************************************************************

    Z.Rama,

    Shqiperia nuk mund te vazhdoje me Institucionet e pushtuara
    nga krimineli Sali Bisha.

    Nese nuk shkarkon njerezit e tij,

    -Presidentin
    -Prokurorin
    -Kushtetusen
    -KLD-ne
    -SHISHi-n …

    Shqiperia do vazhdoje te vuaj pasojat e rregjimit kanunor-verior te Sali Bishes.

    ***********************************************************************

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje