Dhuna në Kuvend/ PD: Nuk do të lejojmë vendosjen e standardeve të Edi Ramës

15 Gusht 2014, 11:29Politika TEMA

“Përpjekja për t’i mbyllur gojën opozitës me dhunë dhe me kërcënime për jetën, është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë tonë. i tillë ishte akti banditesk në parlament 36 ditë më parë. Edi Rama tenton ta relativizojë e minimozojë këtë zhvillim, duke heshtur”, thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike, e cila cdo ditë i kërkon Kreut të Qeverisë të reagojë mbi incidentin e ndodhur në Kuvend mes deputetit Genti Strazimiri dhe socialistit Arben Ndoka.

Në vijim PD thekson se Edi Rama hesht edhe kur publikisht mësohet se deputeti i tij, instrumenti i dhunës që ai përdor në parlament, rezulton me fakte e dokumenta, si i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.

“Por sa më shumë hesht Rama për dhunën ndaj opozitës, dhe për provat e inkriminimit të parlamentit, aq më shumë rriten përmasat e  këtij skandali.

Edhe më skandaloze bëhen këto përmasa, kur dihet se Kryeministri ishte porositësi i dhunës, dhe Kryeministri bëri cdo gjë që ta pasur në parlament Arben Ndokën.

Partia Demokratike nuk do të lejojë vendosjen e këtij regjimi, ku sipas Edi Ramës është normale që të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi të bëhen deputetë.

Ne nuk do të lejojmë që të instalohet standardi i Edi Ramës, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale.

Qytetarët duan reagim dhe transparencë. Ndaj ne do të denoncojmë cdo ditë, kriminalizimin që Edi Rama po i bën zyrave të shtetit dhe Parlamentit”, theksohet në deklaratën e PD.

2 komente në “Dhuna në Kuvend/ PD: Nuk do të lejojmë vendosjen e standardeve të Edi Ramës”

  1. veterani says:

    QYTETARET NUK DUAN TRANSPARENCE SE ATE E SHIKOJNE ME QENDRIMIN QE MBANI JU TE PD PER LIGJET QE DISKUTOHEN NE PARLAMENT. POR AJO QE DUAM NE SI QYTETARE ESHTE QE JUVE TE JU JAPIN DRU PARA SEANCE DHE MBAS SEANCE.

  2. agron says:

    KUR FLISNI JU PER DHUNE:)))! TA THEMI QARTE, STRAZZOO E KISHTE HAK DRURIN POR NUK JA DHA ASNJERI!
    PO JU QE PRETENDONI QE RAMA PO MINIMIZON RASTIN NE FJALE A JENI PO ATA QE MAKSIMIZONI DHE BENI QIMEN TRA KUR JU INTERESON? APO E HARRUAT KOMISIONIN E VESHIT!!!
    AMAN SE NA E PESHTIROSET. SI MUND TE FLISNI PER DHUNE JU QE ARKIVOLIN E AZEM HAJDARIT E PERDORET PER TE THYER PORTEN E KRYEMINISTRISE!!!DHE QE I DREJTUAT TANKUN RTSH-SE DHE KESHILLIT TE MINISTRAVE!
    CECENE TE NDYRE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje