FAKSIMILET/ Bashkia nuk e do semaforin për nxënësit e shkollës, por për ... pallatin e Irfanit

14 Gusht 2014, 17:40Politika TEMA
FAKSIMILET/ Bashkia nuk e do semaforin për nxënësit e

Mediat e Irfan Hysenbelliut raportuan të parat se punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë marrë peng nga Policia e Tiranës, pasi u penguan që të vendosin një semafor pranë shkollës “Harry Fultz”.

Gazetarët e televizionit privat, por edhe gazetave, raportuan se semafori po vendoset në një segment problematik për shkak të numrit të aksidenteve.

Por Policia e Tiranës sqaroi se leja ishte e parregullt, ndërsa punonjësit e Bashkisë po prisnin pemë dhe po prishin trotuaret.

Megjithatë, një shkresë e siguruar nga Tema tregon se në fakt semafori nuk po vendoset aty se Bashkisë së Tiranës i dhimbsen nxënësit, por sepse një kërkesë e tillë është bërë nga një sipërmarrje private, në pronësi të Irfan Hysenbelliut.

Në dokument shihet se si kërkesa është bërë nga një grup qytetarësh dhe biznesesh të kompleksit “Erjoni”, në rrugën Panorama.

Kërkesa është shqyrtuar dhe miratuar me shpejtësi dhe më pas kanë nisur punimet.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë një tjetër sqarim, ku thuhet se semafori nuk ka lidhje me shkollën.

“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është duke ndjekur me rigorozitet të plotë procedurat hetimore lidhur me punimet e kryera në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se punimet janë të paligjshme dhe bëhen për interesa private të disa individëve. Semafori në fjalë nuk do të vendoset përpara shkollës së mesme “Harri Fultz”, siç pretendohet nga Bashkia, por rreth 30-40 metra me larg, në kryqëzimin pranë një biznesi privat.

Ky semafor është ndërtim i paligjshëm dhe pengon qarkullimin e mjeteve për të cilat është një semafor në kryqëzimin që ndodhet vetëm 10 metra më larg, vetëm për komoditetin e një individi dhe ndërtimeve të tij.

Nisur nga shkeljet e konstatuara deri tani Policia e Tiranës ka bërë kallëzim penal për drejtuesit e bashkisë dhe punetorët, të cilët nuk kanë respektuar urdhërat e policisë për të ndërprerë punimet si dhe kanë prerë pemët dekorative dhe kanë dëmtuar trotuarin e rrugës,” thuhet në njoftim.

19 komente në “FAKSIMILET/ Bashkia nuk e do semaforin për nxënësit e shkollës, por për … pallatin e Irfanit”

  1. kingcobra says:

    Na mbyti shpellaria.

  2. Qytetari says:

    Per pallatin qe i dha leje Rama ne 2008 ne kundershtim me te gjitha ligjet e shtetit deshe te thoje Mero….

    1. @Qytetari nga Vicidoli says:

      Mos e ke gje fjalen per germadhen qe la Albert Brojka I PDse?

  3. Prof says:

    A ka mundesi te coni nje gazetar dhe te verifikon i sa Kate shtese pa leje ka kompleksiteti i irfanit

  4. Anonimous says:

    Cpun ka policia te merret me semaforet nuk e kuptoj.. Policia ka detyra te tjera

    1. Ouuu says:

      Po pse mo bubush,me c’merret policia rrugore? Apo me shitje zaezavatesh!!!

  5. ??????? says:

    Jepini shqiptare shqyejni njeri jatrin jepini , per budallalleqe sidomos , dhe prandaj fullani e fullanet e tjere na ekane gjetur koken e na rrjepin perdite .

  6. anonimm says:

    Pssssssssss lufte maskarenjsh. Secila pale po lufton per interesat e saja meskine. VAJMEDETPOPULLI

  7. elinor ' says:

    Hahaha, nje semafor ketu e nje tjeter 10 m me larg! Rrumpallhane! Qe nga ky moment, cdo qytetar shqiptar ka te drejten e vendosjes se nje (1) semafori ku t’i doje e bardha zemer!

  8. Biz says:

    E mer Lul Basha mer Lul Basha. Ta nxorri bojen kunati. Sa me shpejt te dalesh nga kthetrat e atij bythqiri qe ke per kunat, aq me mire do jete per ty.

  9. Ladi says:

    Kush me thote se: kush eshte populli; qe ja qajne te gjithe hallin ketu..! Eshte bashkia e tinzareve – eshte qeveria e te paturpshve – jane partite e degjeneruara – eshte biznesi privat i korruptuar – eshte policia e intrigave – eshte shoqeria civile qe lepin ate qe ngelet – konsumatori qe nuk di se ceshte – shiku bastard, bankat e pangopura, shkolla analfabete, politika e dallkaukeve, feja e sharlataneve.., apo te gjithe capaculet qe shfrytezojne poziten, zyrat, komunat, te fortet dhe horrat perreth.., apo mos jane punetoret dhe fshataret e thjeshte qe gjithe diten dhunojne grate, motrat femijet qe rrine mejhaneve duke tymosur dhe trullosur mendjen me raki..??? Ka dhe me shume se kaq – por gjithsesi ma shpjegoni se plasa..

    1. Eheeeee says:

      Populli je ti o tu mbyllte!!! ?

  10. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Si shpesh e kam degjuar emrin e ketij Irfanit kohet te fundit. Heren e pare kur u vra drejtori I Bankes Credins, heren e dyte kur ne konfidence me thane se eshte pikerisht Irfani qe I eshte perveshur Fullanit dhe po paguan per “revolten popullore”. Kjo eshte hera e trete. Te jete kaq I rrezikshem Irfani? Apo po ecen ne shembullin e Koco Kokedhimes duke u perpjekur te behet princ I shqiperise se mesme? Le te shohim…

    1. EKSTREMISTI I MAJTE says:

      Irfani eshte dashnori i Lulushes!

  11. dritani says:

    Katundarizimi i Kryeqytetit.

  12. Qytetari says:

    Jo e kisha fjalen per Shkollen e Mesme Teknike ose thene ndryshe qe ske nga ta dish ti Politeknikum dhe qe Brojka skishte lidhje fare.

  13. EKSTREMISTI I MAJTE says:

    Irfani eshte dashnori i Lulushes!

  14. neritan says:

    Gazeta Tema…
    Jeni bere si dikur mediat e Berishes. Ne forme e permbajtje ska ndryshuar asgje, vetem perbaltje.. Tamam si dikur. Te shoqerosh 5 gjynafqare ne Polici, te cilet jane vetem punetore, me sulmu me spond Lul Bashen, eshte loje e ulur dhe e poshter. Per cilindo ta bej l.Basha Semaforin, ske pse arreston punonjesit qe po punojne aty.
    Maskaralleku vazhdon, vetem se kete rradhe e quani Rilindje.

  15. neziri says:

    Po ne konferencen per shtyp,policia tha qe ska asnje leje per vendosjen e semaforit, tani shihet nga datat e shkresave qe lejet qenkan bere qe ne muajin maj qershor. A mban kush pergjegjesi per keto dalje ne media dhe mashtrime te pa skrupullta nga ana e policise,apo do vazhdojme si ne kohen e Berishes?
    Dmth qe ato fakirat qe po germonin e paskan ngrene nje dru per tekat e ndonje bythqiri, qe ka paturpesine dhe arrogancen dhe del e thote qe u arrestuan se skishin leje per te kryer punimet.
    Perfundimisht sbehet ky vend,mut njeri e kak tjetri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje