Regjistrimi IMEI/ PD: Argumentet e Qeverisë, qesharake. Qytetarët të mos dorëzojnë numrin

14 Gusht 2014, 11:54Politika TEMA

Partia Demokratike i konsideron si qesharake argumentet e Qeverisë në lidhje me regjistrimin e numrit IMEI të aparateve celularë.

Në një deklaratë për mediat, Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, theksoi se shoqëria civile tek ne, ekspertët ndërkombëtarë, Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut, shprehen absolutisht kundër marries nga qeveria të IMEI-T, pra kodit unik personal të telefonit të cdo abonenti.

“IMEI është një nga rrugët më të sigurta, të gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të bisedave e mesazheve. Dhe nëse dikush zotëron kodin tënd të IMEI, jeta jotë kthehet në një libër të hapur. Megjithatë Kryeministri Rama, ministrja kushërirë, kanë dalë kundër gjithë botës, dhe duan patjetër të përgjojnë, të hyjnë brenda privatësisë së cdo shqiptari, një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë”, theksoi Bardhi.

Ai gjithashtu akuzoi edhe Komisionerin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, për qëndrimin e mbajtur ndaj vendimit të qeverisë për regjistrimin e IMEI.

“Eshtë bërë objekt barsaletash së fundmi, edhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk ndërhyjmë thotë ai, po nëse dikujt, të dhënat personale do ti keqpërdoren, atëherë ne do të reagojmë. Pra sipas besnikut të qeverisë, dhe jo besnikut të të dhënave personale, pasi ti jetë shkatërruar jeta dikujt, atëherë ai do të ndërhyjë”, tha Bardhi.

Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje qytetarëve të lirë të vendit, të mos dorëzojnë kodin IMEI, sepse privatësia është e shenjtë dhe e garantuar me ligj.

“I bëjmë thirrje kompanive të telefonisë, të mos ia dorëzojnë qeverisë të dhënat personale të abonentave, ndryshe do të përballen me pasojat ligjore dhe me bojkotin masiv të shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e Këshilltarit Ligjor të Grupit Parlamentar demokrat.

8 komente në “Regjistrimi IMEI/ PD: Argumentet e Qeverisë, qesharake. Qytetarët të mos dorëzojnë numrin”

  1. pipo says:

    IMEIn e kane te gjitha kompanite celulare. ku qendron e keqja nese e regjistron me emrin tend? me ane te nr qe ke kompania gjen edhe imein.meqe kompania ka dhe nr tone te celularit. pse ate duhet ta regjistrojme me emer?

    1. andromeda says:

      Ngelet duke na çarë trapin. Ne na përgjon e gjithë bota edhe pa e pasur IMEI-n. Vetë Berisha instaloi paisje të sofistikuara për të përgjuar këdo deri dhe ambasadorët e huaj dhe pa IMEI. Ju jeni maskarenj të gjithë dhe doni si e si ti leni shteg krimit në Shqipëri.Ju s’e doni këtë vend, ju doni pushtetin me çdo kusht që ta drejtoni me injorancën tuaj dhe ta zhvasni sa më shumë. Racë e ndyrë që jeni.

  2. Aty says:

    Sado qe e kuptoj elementin spekulativ te politikes opozitare qe po na e shpall pergjimin si dicka te pandodhur e te padegjuar, bindja juridike dhe qytetare me thote se problemi eshte delikat. Sot gjithkush ka te drejte te thote se “E dua partine, por me shume dua privatesine”, pra “veten time”. VKM-ja ne vetvete nuk shkel, por krijon premisen per te shkelur privatesine, e cila eshte nje e drejte natyrore dhe si e tille vetem se mund te garantohet me shume me te drejten pozitive (ligj, VKM), por jo te kufizohet. I vetmi kufizim mund te behet me ligj dhe per aq kohe sa ky kufizim imponohet nga nje qellim dhe situate e caktuar, pra eshte i perkohshem. Shkurt, mendoj se qeveria do te dije te terhiqet duke deshmuar maturi, ose ceshtja do te atakohet ne Gjykaten Kushtetuese. Per mendimin tim, kjo eshte e verteta, te cilen bashke me kolege te tjere e kemi promovuar publikisht prej vitesh me ze e me figure… Mgjt, Fullani or mik Fullani, kjo eshte ceshtja e dites sot. Keni nderruar ndonje mendje ju te opozites?

    1. Aty says:

      … vec kesaj, z. Dervishi nuk ka deklaruar asgje me ndryshe se sa paraardhesja e tij, zj. Cabej. Keshtu qe mos e ngaterroni ceshtjen kot me “besniku i qeverise”, i cili eshte shprehur ne te njejten linje me “besniken e partise” tuaj, dje ne pushtet, sot ne opozite,

  3. Fori says:

    E gjitha kjo eshte nje tymese per te shpetuar Son Full-hanin.Nuk po ndodh asgje e cuditshme dhe e ndaluar.

  4. nazmija says:

    eshte normale ne nje vend qe eshte kandida per neBE qe te pershtatet ne cdo pikpamje kujt nuk i peqen vetem atyre qe u shkon mendja per prapsi pse kan kaq shum frike valle

  5. Pëllumb zaimi says:

    N.q.s për mosregjistrimin e imeit e thotë pd-ja unë bëj të kundertën e asaj qe thotë? Eshtë parti dhe opozitë krejtesisht e pabesueshme!? E përbërë nga banditë politikë dhe ekonomikë,sjellës të fatkeqësive té medha per popullin shqiptar? Tung!

  6. Gjaton Toroveci says:

    Vete Europa u ngrit kunder pergjimeve. Gjermania u trondit kur ne funksione te rendesishme zbuloi nje spiun amerikan qe do te thote se kur vellai i madh spiunon vellain me te vogel vaj halli si do veje puna tone qe nuk kemi vellezer. Aq e shetesuar eshte Gjermania, njeri prej kryesuesve te BE ne kete drejtim sa u detyrua te prodhoje telefona te painterceptueshem qe jane shume te kushtueshem, por vetem per veten e zyrat e saj. Me keto masa ajo siguron nje veprimtari normale te organeve te shtetit te saj. Ndersa keta pergjuesit qe jane injorante nga veriu qe nuk kuptojne ate qe flet toskerisht e kur jane super injorante jugore nuk kuptojne gegerisht. Sa fillon biseden merren vesh qe kur hap telefonin. Here degjohen te gerhitura e here te kollitura se nuk durojne shume llafe pervec se kane vjedhur leket e i kane blere paisjet per se liri, keshtu qe nuk mbetet asnje sekret ne Shqiperi, asnje! Nje vend qe s’ka e s’ruan sekrete shpejt a vone do ta marre lumi. Frika tjeter eshte se biseden qe ben ti ia veshin nje tjetri e biseden e atij ta veshin ty. Prandaj te kundershtojme me force kete nderhyrje te shemtuar ne te drejtat e individit. Asnje shfajesim nuk duhet te pranohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje