INTERVISTA/ Fullani: Qëndrimi im si Guvernator është tregues përgjegjshmërie

14 Gusht 2014, 09:40Politika TEMA

Guvernatori Ardian Fullani shprehet gjerësisht rreth skandalit të vjedhjes së thesarit në Bankën e Shqipërisë. Ai argumenton se përse nuk dorëhiqet nga ky post.

Zoti Fullani, tre javë pas publikimit të lajmit për vjedhjen e 7 milionë dollarëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë, ju nuk keni dalë personalisht të sqaroni rrethanat, përgjegjësitë tuaja dhe pasojat e ngjarjes. Pse kjo heshtje, kur opinioni publik e ka temën e ditës vjedhjen e Bankës Qendrore?

Duke ju falenderuar për mundësinë që më keni krijuar, dëshiroj të saktësoj se: Ngjarja është njoftuar dhe denoncuar nga Banka e Shqipërisë, dhe unë personalisht kam dalë në konferencë shtypi për të informuar publikun për të dhe masat emergjente që u morën që ditën e parë. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës po ashtu janë shprehur në media. Pa numëruar këtu deklaratat për shtyp. Duhet të keni parasysh që Posti i Guvernatorit është i tillë që ai flet me deklarata dhe komunikata shtypi. Së dyti, dëshiroj të theksoj se çështja është në hetim dhe është një çështje mjaft delikate. Çdo deklaratë që mund të shuajë kuriozitetin publik, mund të dëmtojë rëndë hetimin dhe zbardhjen ligjore të ngjarjes. Kam preferuar që hetimi të mos dëmtohet, edhe duke u dëmtuar unë personalisht, me mjaft akuza të pavërteta që qarkullojnë. Pas kontakteve me Prokurorinë, jemi angazhuar për të krijuar të gjithë kushtet për një hetim të shpejtë, profesional, të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent. Kjo mënyrë, i shërben publikut më shumë se sa show mediatik i një Guvernatori. Nëse ju mendoni ndryshe, mund t’ju kuptoj, por për mua si Guvernator, hetimi, sekreti i tij dhe dalja e përgjegjësisë, është më e rëndësishme se sa përgjigja ndaj akuzave që më kanë hedhur mbi shpinë.

Një pjesë e opinionit publik, por edhe politikanë kërkojnë dorëheqjen tuaj si akt i marrjes së përgjegjësisë për dëmin financiar të ndodhur. Cili është reagimi juaj, a keni menduar gjatë këtyre ditëve dorëheqjen dhe çfarë ju ka penguar?

Përgjegjësitë dhe detyrat e Guvernatorit janë të përcaktuara me ligj, dhe gjenden lehtësisht. Guvernatori nxjerr urdhra dhe udhëzime, të cilat, në rastin konkret kanë qenë të mirëpërcaktuara. Moszbatimi ose neglizhimi i tyre nga personat përgjegjës, është shkelje ligjore dhe si e tillë dënohet. Unë e shoh përgjegjësinë administrative të Guvernatorit kryesisht në garantimin e stabilitetit dhe të pavarësisë të bankës. Një gjë të tillë po e dëshmon i gjithë spektri politik me deklaratat e tij zyrtare, që adresojnë këtë problem delikat. Pra interesi i bankës, ka dominuar mbi të gjithë. Në këtë kuptim, përkundrazi, vijimi im si Guvernator i Bankës është tregues përgjegjshmërie në raport me rolin që ka ky post në garantimin e sistemit bankar dhe sigurimit të pavarësisë së bankës qendrore.

Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar deri më tani se Ardian Bitraj është ndihmuar në këtë vjedhje nga një sërë faktorësh; kanë munguar kontrollet periodike në arkën stok dhe atë në veprim nga përgjegjësit, nuk janë zbatuar protokollet e sigurisë për mbajtjen e çelësave të kasafortës dhe personi që duhej të mbikëqyrte kamerat, nuk ka dhënë asnjë sinjal për atë që ka ndodhur. Në analizën tuaj, pse nuk kanë funksionuar gjithë këto hallka?

Ju thashë edhe më sipër, çështja është në hetim. Përveç informacionit që kemi bërë publik, nuk mund t’ju jap detaje të tjera, por ju siguroj se lajmet që qarkullojnë çdo ditë kanë pasaktësi dhe të pavërteta. Ajo që rezulton nga analizat e kryra, është se nuk janë zbatuar rregullat proceduriale të përcaktuara si në aktet e Këshillit Mbikëqyrës, ashtu edhe në ato të miratuara nga Administratorët. Ndërkohë, ne po kryejmë me përgjegjësi të plotë rishikimin e gjithë procedurave tona që kanë lidhje me administrimin dhe kontrollin e vlerave monetare. Dua të theksoj se Banka e Shqipërisë, me asistencën edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, ka marrë, dhe po merr të gjitha masat që garantojnë mospërsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ngjarje që kanë ndodhur edhe në banka të tjera qendrore të mëdha si në Angli, Irlandë apo Australi.

A ka ceduar auditi i brendshëm dhe i jashtëm i Bankës? A kanë ata përgjegjësi ligjore në këtë rast?

Të gjitha kontrollet e auditit janë kryer, çdo vit, konform planeve të miratuara. Jam i bindur që hetimi i nisur do të ndajë përgjegjësitë për të gjithë hallkat e përfshira në këtë proces. Auditi është vetëm një pjesë e zinxhirit të mekanizmit operacional dhe atij kontrollues të Bankës së Shqipërisë. Duhet të sqaroj se auditi i brendshëm (Inspektori i Përgjithshëm – Drejtuesi i Departamentit të Kontrollit) i Bankës së Shqipërisë caktohet nga Parlamenti me një mandat pesëvjeçar. Auditi i jashtëm përzgjidhet me një procedurë prokurimi ku ftohen të marrin pjesë, shoqëritë audituese më të njohura në botë. Dëshiroj të theksoj se auditi i jashtëm i Bankës së Shqipërisë, prej së paku 15 vitesh realizohet nga shoqëri ndërkombëtare të mirënjohura auditimi.

A keni pasur ju sinjale për profilin e autorit të vjedhjes; një person aspak i besueshëm, i varur nga kumari dhe lojërat e fatit, që punon në një nga degët më të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë? Nëse jo, kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë neglizhencë?

Personi në fjalë është në punë në sistemin bankar që prej viti 1993. Në Bankën e Shqipërisë punon prej vitit 2005. Nga dokumentacioni në përmbajtje të dosjes së tij personale në lidhje me punësimin e mëparshëm, nuk ka rezultuar asnjë sinjalizim apo indicie rreth sjelljes apo ndonjë shkelje të mundshme të parimeve të kodit të etikës për punonjësin në Bankën e Shqipërisë. Për shkak të pozicionit specifik të punës, është çertifikuar nga organet e specializuara për nivelin më të lartë të sigurisë që në vitin 2011. Por ne po rishikojmë të gjithë procedurat e “verifikimit të pastërtisë” të gjithë personelit dhe veçanërisht atyre në pozicione të caktuara.

Posti juaj si Guvernator ka shumë kompetenca ekzekutive. Emërimet janë njëra prej tyre. Në kushtet kur 9 punonjës të Bankës ndodhen tashmë të arrestuar, a ndjeheni ju përgjegjës për përzgjedhjen apo emërimin e tyre?

Përveç Bitraj, të gjithë punonjësit nën hetim kanë punuar në Bankën e Shqipërisë, për një kohë të gjatë prej 10 – 15 viteve. 8 persona janë punësuar në Bankë para se të nisja punën si guvernator më 2004.

Politika është ndarë këto ditë në reagime, ku disa kërkojnë dorëheqjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe disa të tjerë, të drejtuesve ekzekutivë si ju dhe Zv.guvernatori. Në të vërtetë, cilat janë përgjegjësitë tuaja dhe cilat i takojnë Këshillit Mbikëqyrës për situatën e krijuar. Pra, nga kush duhej të ishte diktuar në kohë kjo vjedhje?

Unë nuk e kam parë politikën të ndarë, por siç ju thashë edhe më lart, ajo ka qenë mjaft e qartë në deklaratat e saj zyrtare. Ka përçuar maturi. Deklaratat individuale, janë e drejtë e cilitdo. Nga ana tjetër, Banka Qendrore është një institucion i pavarur, i përgjegjshëm dhe llogaridhënës, që njeh dhe respekton vetëm qëndrimet zyrtare. Unë si Guvernator, Këshilli Mbikëqyrës dhe gjithë stafi i Bankës, jemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar funksionimin normal të institucionit, në përputhje të plotë me ligjet e vendit.

Ka pasur aludime në media për një mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës, ku Ermelinda Meksi ka kërkuar dorëheqjen tuaj. Si qëndron e vërteta dhe a keni ju ende besimin e Bordit të Këshillit Mbikëqyrës?

Ju thashë edhe më lart, ka patur shumë të pavërteta në media këto kohë. Kjo është njëra prej tyre. S’ka asgjë të vërtetë në këtë lajm.

Zoti Fullani, ju njiheni si mik i politikanëve dhe kjo ka shkaktuar një dozë më të madhe reaksioni. Por si janë raportet tuaja sot me Ramën, Berishën dhe Metën?

Në pyetjet tuaja, ju pyesni për marrëdhëniet me kryeministrin, ish-kryeministrin, dhe kryetarin e Parlamentit. Mandati i Guvernatorit është specifik që tejkalon atë të qeverive. Objektivat e Bankës Qendrore – garantimi i stabilitetit makro-ekonomik dhe tij financiar shkon përtej programeve politike afatshkurtra të qeverive. Një Bankë Qendrore që nuk është e pavarur nuk e përmbush dot misionin e saj. Kjo nuk do të thotë detyrimisht që Banka Qendrore duhet të “përplaset” me qeverinë e radhës dhe kur kjo ndodh, jo detyrimisht kjo ndodh publikisht dhe shpesh nuk vihet re nga publiku. Çelësi i suksesit i bankës qendrore qëndron në respektin dhe mirëkuptimin reciprok dhe çka është më e rëndësishme, në harmonizimin e politikave. Kam patur dhe kam kënaqësinë të punoj me 3 presidentë, 3 kryeministra, 3 kryetarë parlamenti. Detyrat e mia institucionale kërkojnë që të ndërtoj marrëdhënie pune dhe besimi reciprok, por pa cënuar në asnjë rast pavarësinë institucionale që qëndron në themel të përmbushjes me sukses të objektivave të Bankës.

Jehona mediatike e vjedhjes në Bankë mori përmasa të tjera, kur media publikoi fotot e ditëlindjes së djalit tuaj, por edhe koleksionin e tij të shtrenjtë të orëve apo makinave. Cili është komenti juaj për këtë? Si do t’i përgjigjeshit gjykimit të opinionit publik, që hedh dyshime mbi burimin e pasurisë së familjes tuaj?

Insistoj edhe një herë. Në këto ditë dhe javë kanë qarkulluar shumë të pavërteta. Të pavërteta që më kanë prekur mua, familjen time, fëmijët e mi. Kam preferuar të mos përgjigjem dhe të mos hyj në këtë debat, sepse kam gjykuar që emergjenca në bankë pas ngjarjes së rëndë ka qenë më e rëndësishme se sa beteja ime personale. Me shpifjet, ju siguroj se do të përballem për të ruajtur dinjitetin tim dhe atë të familjes sime. Të ardhurat dhe pasuria e familjes sime është prej më se një dekade subjekt i vetëdeklarimit dhe kontrollit nga institucionet përkatëse. Çdo pasuri dhe pronë e familjes është lehtësisht e verifikueshme dhe vërtetueshme. Por në ndonjë rast, spekulimet, janë më interesante se sa e vërteta. Unë punoj prej 40 vitesh dhe në këto 4 dekada kam pasur mjaft pozicione të rëndësishme, në sektorin publik dhe atë privat, të cilat jo rrallë më kanë vendosur në qendër të vëmendjes mediatike. Karriera ime nuk fillon dhe as nuk mbaron në Bankën e Shqipërisë. Ju siguroj, që s’do të lejoj asnjë spekulant të njollosë emrin tim.

Zoti Fullani, çfarë pasojash ka sjellë ky skandal për Bankën e Shqipërisë, por edhe për sistemin bankar në vend? Çfarë garancish jepni ju që paratë e shqiptarëve janë në duar të sigurta?

Ngjarja e ndodhur, edhe pse e rëndë, nuk ka prekur asnjë nga treguesit e sistemit bankar. Veprimet monetare në arka dhe sportele janë në parametra normalë. Sistemi bankar funksionon në parametra optimalë, duke i ofruar ekonomisë shqiptare të gjitha shërbimet. Publiku ka ditur të bëj dallimin mes një ngjarje të izoluar dhe sistemit.

*Marrë nga gazeta Mapo

40 komente në “INTERVISTA/ Fullani: Qëndrimi im si Guvernator është tregues përgjegjshmërie”

  1. Besniku says:

    Qenie e peshtire.
    Aq i paburre sa qe mjafton te besh para dhe asgje tjeter nuk ka rendesi.
    Me vjen me te vertete ndot te merrem me komente per ty dhe soin tend te qelbur.
    I paafte, i paburre, i paskrupull, i paturp, i pangopur, i peshtire.
    Perseri dhe me kaq, portreti yt eshte me ngjyra te zbehta.

    1. Aty says:

      Nga sa thote, deshmon se e ka situaten teresisht nen kontroll. Me shume se veten, synon te siguroje klientet e vet te medhenj. Largimin do ta beje kur ti teket. Ju milet mos me cani b…! Nje bravo e madhe! Zoti e shpetofte kete popull!

    2. saliu,edi ,meta says:

      Pse e lavderon ti ?

      1. Aty says:

        Une e lavderoj?????

  2. As says:

    Mediokriteti mendjemadh e ka emrin A.Fullani. E di ky koqja qe po te vdes Fullani sot ne shqiptareve si dhe bankes as i plas fare.
    E di ky trashaluq qe per vjedhjen e ndodhur aty ku drejton dhe paguhet duhet ta demshperbleje me pasurine e vet deri ne qindarken e fundit.
    Qe te besohet pergjegjshmeria e pretenduar e Fullanit ai me keshillin mbikqyres dhe gjithe punonjesit e tjere te bankes , per syleshllekun e vet dhe te tyre, duhet te deklaronte se vinte ne dispozicion te bankes gjithe pasurine qe zoterojne sot.
    Pergjegjshmeria tregohet dhe provohet me vepra dhe jo fjale

    1. ILIRI says:

      PERFUNDIMISHT JEMI POPULLI ME VARI LESHT NE BOTE …NGELEM DUKE LEHUR NE FB .NDERSA KJO FARE QENI VAZHDON TE TALLI SUMEN ME NEVE ..NUK E DI PO KU ESHTE KY KARAGJOZI KRYEMINISTER I RILINDJES QE DO BENTE NAMIN E DO BENTE SHTET ???

  3. roni says:

    ARDIDOS FULLHENTES,PART TIME GUVERNATOR DHE FULL TIME BANDIDO,BANK ROBBERY…JEP DORHEQIEN O NJERI BANAL…

  4. ARUSHA says:

    hipopotami zvarre me gjithe familje

  5. al_man says:

    te ngelshin ne fyt e ilace tu bofshin

  6. Berlin says:

    Nga gjakdhjeret nuk pret gje tjeter !!!

  7. Goni says:

    Ka punuar 40 vjet “thote”, Cfare vlere ka ky njeri dhe ku ka shkelqyer? Kudo ku ka qene ka lene gjurme te nje personi te neveritshem. Nuk ka asnje homolog “guvernator” te ngjashem ne bote. Mbahet mend vetem per daljet e peshtira ne konferenca shtypi ku deklaronte uljen e perqindjes se interesit, kaq dhe ate ja shkruanin e ai aktronte para kamerave. Duhet te jape llogari per mosverpimet dhe veprimet e tij. O tani o kurre. Mbledhja e sotme e kshillit mbikqyres qe analizon punen e tij te pakten nje mesazh duhet ta jape. “Nuk vazhdohet me keshtu” Era ndryshim ne cdo qelize te punes e Bankes Qendore.

  8. anila says:

    Ermelinda Meksi tha zyrtarisht se e ka kerkuar doreheqjen e tij, Fullani thote JO. Heeeee tani ke te besojme?!…. Kete intervisten ia paska marre adashi I tij Adrian Civici qe pervecse anetar I Keshillit Mbikqyres eshte edhe rektor I Henri Cilit te U ET… Tani gjykojeni vete sa sinqeritet ka kjo interviste me porosi.

  9. Ina says:

    Jep dorheqjen dhe nenshtroju hetimit ! Me ose pa dashje je pjese e krimit!!!!ky popull ste ka asnje borxh!Ti laji borxhet!!!!

  10. Kryetari keshillit mbikqyres eshte fullani says:

    O zot i madh sa i peshtire qe eshte ! po arvizu ca kari donte atje apo ishte presion mbi keshillin mbikqyres?kush qeka ky fullani????

    Ca eshte banka shqiperise pronje e ketij dhe zamir manes and CO??

    Ermelinda Meksit i mohojne cdo gje o zot si mund te punosh me kete kafshen.

  11. diamond says:

    Po e thua vete mor shkerdhat;Guvernatori nxjerr urdhera dhe udhezime….
    kur ato nuk zbatohen nga vartesit e tu c’mut roli luan ti;vetem per te marr rrogen?
    Je i pa afte ose je keqdashes…ne te dyja rastet duhet te qerohesh nga ai vend.
    Je nje plehre abuzues si shume maskerenje ne ate vend.

  12. Mazllëmi says:

    Se sa injorant e i pafytyrë, është ky “cop dhjami me dy sy”, e tregojnë thëniet e tij…!

  13. partia socialiste says:

    te mblidhemi te gjithe dhe ta nxjerrim me dhune nga zyra, bashke me baldosen tjeter,Arjana Fullanin

  14. Zacja says:

    Po ky “gazetari” qe e ka intervistuar pse nuk e ka pyetur si e ka vendosur drejtor thesari burrin e mbeses?! Qofte dhe per kaq gje duhet te japi doreheqjen ky HAJDUT i ndyre dhe i pangopur. Si mundet te vesh drejtor te thesarit familjarin tend dhe keshilli mbikqyres nuk ka thene asnje fjale?! Keta duhet te shkarkohen te gjithe dhe ky kryehajduti Fullan duhet te futet ne burg se aty e ka vendin. Por ketu nuk ka shtet dhe keto nuk ndodhin. Ketu kemi nje Piktor qe eshte i tredhur dhe as shurren nuk ben dot po nuk i dha leje Meta dhe Berisha qe jane dhe realisht pronaret e Shqiperise. Muhabet kot. Te presim kur te vriten mes tyre sic vrane Santon.

  15. neim says:

    ti je nje KARAGJOZ , ju jeni Karagjoza qe kujtoni se njerezit jane budallenj . Zoti vente dore mbi ju , por edhe zoti eshte i pafuqishem kur behet fjale per njerez si ju . Mos e ke te babait kete banke . Eshte Banka e shqiptareve dhe shqiptaret nuk duan qe ti ruash me parate e tyre . Per ju pergjegjshmeria , tende , eshte baraz me palacollekun .

  16. temja i temës says:

    Ka fol tamam si ekonomist kooperative.

  17. Trendi007 says:

    Je i paafte, Aq i paafte dhe i papergjegjshem je saqe po fut nje vend te tere ne nje krize mosbesimi me institucionet financiare ne vend.
    Ben mire te ikesh para se te te heqin

  18. Trendi007 says:

    O Fullan tu mbyt anija dhe ti po kerkon gomone shpetimi. Shqiptaret nuk jane ata te 20 viteve me pare. Koker me koker do i kthesh parate qe ke vjedhur

  19. fukarai says:

    jeni te gjith hajduta,nuk kemi besim tek as nji,na keni plackitur 23 vjet rrjesht,shqiptaret vuajn per buken e gojes kurse ju fshihni djerset me 500 euro

  20. en..........no bolja i bashkise says:

    o zot,ne cfare terexheje jemi katandisur.ti jo vetem qe je nje hajdut ordiner dhe qelbesire,por je dhe budalla.qysh nga surrati dukesh qe je nje debil,nje ordiner.per ty nuk eshte problem burgu,se ate e ke te hapur,por duhet konfisskuar gjithe pasuria jote dhe e zagareve te tjere,qe ke mbajtur rreth vehtes dhe qe sot po te qendrojne besnike.ketu behet fjale per vjedhje dche abuzime marramendese e ti na flet per suksese te panumurta.ketu eshte bere nje vjedhje e centralizuar dhe ti je epiqendra e kesaj katrahure.dhe mbahesh akoma ne kembe.eh,cfare funderrine!

  21. gega says:

    Cop trapi.debil.hajvan

  22. Fotaq says:

    Guvernatori eshte Rrapush Xhaferi i vitit 2014.Hetimin nuk mund ta bej muzhiku kryprokuror.E para nuk ka aftesi profesionale dhe se dyti ka te punesuar ne B.Sh.-se pjestar te familjes.As e majta dhe as e djathta nuk mund ta heqin nga puna.36 familjar te te dy kraheve jane te punesuar ne banke,duke filluar nga e shoqja e Presidentit te Republikes.Turp.1000 here turp.Vetem media dhe shoqeria civile mund dhe duhet ta shporrin kete Sanco Panco me frak e papion.

  23. Qytetari says:

    Gazeta MAPO ka botuar nje interviste ku Fullani eshte edhe gazetar dhe guvernator. Interviste vanitoze.

  24. Keti says:

    PLEHRE !!! PO TI I NJOLLOSUR JE NGA KOKA TEK KEMBET DHE KETE E KE BERE VETE. NE NJE VEND IDEAL TY DO TE TE KONFISKOHEJ E GJITHE PASURIA DHE DO TE JETOJE PAS HEKURAVE PER VITET E MJERA QE TE KANE MBETUR.

    KUSH JEN TI MORE QE TE DALESH KAQ I PERLYER SA JE DHE TE GUXOSH TE BESH KARSHILLIK AKOMA ME DOKKRAT QE THUA LART ? APO MQSE FUNKSIONOI ME METEN PO E PERDOR DHE TI SKENARIN E VIKTIMIZIMIT (NDERKOHE QE PAS SKENAVE ZHDUKEN TE GJITHE MATERIALET INKRIMINUESE DIREKT)

  25. O zot çfare interviste nga njeriu me i peshtire katundari Henri Çili,nje nder varrmihesit e gazetarise shqiptare.Pyetje te porositura, pra autointerviste.Ja pra o Henri i degjeneruar.Ja kjo eshte aresyeja qe shtypi eshte ne falimentim se e drejton nje person si ty nje mize kali qe ndron bythen e kalit, sapo ai te ngordhe. Turp per gazetarin.Pse nuk e pyet per rekrutimet ne banke qe jane te gjithe te kastes dhe shume pyetje tjera. Autointerviste e peshtire dhe asgje me shume.

  26. mirel says:

    Vazhdon gallata.

  27. Qeveri mafiozesh says:

    Politikanet e leshit kane aprovuar ligje qe mbrojne hajdutin .
    Dmth qe Guvernatori te vjedhi sa don ai ,se ndryshe nuk ke se si te
    behesh kaq i pasur,dhe pergjeqeshmerine ja keni lene drejtuese te tjere.
    Ata duhet te futen ne burg .

  28. teli says:

    Civici,eshte njeriu me i korruptuar.pa personalitet as nje here nuk ka permendur qe ka mbaruar Insitutin Bujqesor.nejse ka gruan me pozite dhe te shkathhet.
    Civici,eshte nr.2 i BSHqiperise,njeriu me i afrte i Fullanit lidhje e dyshimte e shume aferave korruptive ne UET etj…

  29. ardian fullani says:

    Vellezer komentues te irrituar qetesohuni un hengra ha dhe do te ha prape nga paret tuaja sepse ata qe keni votuar ju ne parlament hajne me shume se mua dhe un i di te gjitha prandaj pini ndonje tas camomil qe te qetesoheni se un po i fus nje drek me ostrike e shampanje .ja gezuar popull dele.

  30. neim says:

    KUSH DO TE NA THOTE SE PERSE U DISKUTUA NE MBLEDHJE ? pERSERI FULLANI!!!!!!

  31. coli says:

    Bitraj sinjalizoj vete per kete vjedhje,tani ka rezik te jete dhe I pa pergjegjshem! Dhe ky skandal si te tjeret!
    Mjer populli…

  32. Ferit says:

    Je pergjegjesi direkt per kete super vjedhje qe ka ndodhur dhe qe eshte ideur prej teje. Ti nuk e meriton te jesh ne krye te benkes…. ti meriton qe te kalosh pjesen tjeter te jetes ne qeli. Nuk je gje tjeter vec se nje poshtersire. Njerezit nuk kane buke te hane ndersa ti shkon dhe vjedh miliarda leke. Ishalla te denon zoti se keta te drejtesise jane fund e krye te korruptuar.

  33. Baca says:

    Fullhani ka pr grua motren e Nishanit prandaj ndjehet I fort.

  34. Mentari says:

    zoti Fullani jane dy gjera qe nuk shkojne ne ate Banke; Njera eshte neopotizmi I juaj ne ate banke qe ke pranuar qe ne ate banke te jen njerezit e lidhur me familjen tende dhe te jen ne detyren kyce te asaj banke dhe tjetra eshte se ti personalisht nuk ke dhene shpjegime bindese per ate skandalin e saj banke.Mos u fsheh me termin hetim dhe nuk besoj se shpjegimet e tuaja te kujdesshme do te nderhynin ne punet e hetimeve.Nuk te akuzoj ty direct per vjedhje sepse nuk kemi fakte por kerkojme nga ju ti shpjegoni ketij populli qe pse ne ate banke nuk ka discipline une,disipline teknike dhe pergjegjesi per vjedhjen dhe abuzimet me thesarin e ketij populli te varfer,kete te kerkojme dhe mos u fshih me fjalen hetim.Behu burre dhe merr pergjegjesi se ndryshe nuk mund ta e justifikosh qendrimin e tend ne ate detyre.Po presim pergjigje

  35. A says:

    A keni ndigjuar ndonje here ne historine boterore se paska hajdut si ARDIAN FULLANI, qe e paraqt veten te ndergjegjshem dhe me pergjegjesi te larte. Vetem me kete popull shqiptar ndigjohen dhe lejohen keto brockulla dhe mashtrime. Maskara ARDIAN FULLANI, horra dhe vagabonda ata qe e mbeshtesin dhe njerez debila qe pranojne veprimet e ketij te paftyri. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje