“RD” manipulon shkrimin e gazetarit francez

14 Gusht 2014, 15:05Politika TEMA

Gazeta “Rilindja Demokratike” ka manipuluar një shkrim të gazetarit francez, Alexandre Levy.

Sipas “RD-së”, ky i fundit ka shkruar se në Shqipëri janë rikthyer bandat.

Jo vetëm kaq, por “RD” ka manipuluar edhe fjalët e këshilltarit të Ilir Metës, Ralf Gjoni.

Kjo ka sjellë reagimin e gazetarit francez.

Pas nje artikulli te shkruar nga une, botuar ne ‘Le Temps de Geneve’ te dates 6 gusht 2014 te titulluar “Vrasja e nje bankieri shqeteson shqiptaret” – mesova se ai eshte perdorur per arsye politike, vecanerisht per te sulmuar keshilltarin e politikes se Jashtme te kryetarit te Parlamentit Ilir Meta.

Pata kenaqesine te kem nje bisede jashtezakonisht te hapur dhe miqesore me z. Gjoni, i cili, ne gjykimin tim pati kurajën e vecante per te shprehur shqetesimin e tij lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo, shqetesim qe ndahet nga shume shqiptare.

Sulmet kunder tij jane te padrejta dhe keqdashese.

Ralf Gjoni eshte pjese e atij brezi shqiptaresh te rinj qe jane kthyer ne Shqiperi per te ndihmuar ne zhvillimin e vendit te tyre, pas studimeve dhe nje te ardhmeje te sigurt jashte vendit.

Per te ilustruar shqetesimin e tij, ai perdori menyren figurative e te shprehurit: “jam gati te marr valixhet, sepse nuk dihet kurre c’do ndodhe me pas”.

Duke e njohur Ralf Gjonin dhe angazhimin e tij per te ardhmen e vendit te tij, eshte e qarte qe kjo do ishte gjeja e fundit qe ai do bente!

Ata qe largohen nga vendi i tyre, nuk bejne deklarata te tilla, por largohen ne menyre diskrete – ju kete e dini kete me mire se mua.

Perkundrazi, pothuajse e gjithe biseda jone u perqendrua ne angazhimin e tij – si te gjithe ata shqiptare te brezit te tij – per te ardhmen evropiane te Shqiperise. Te kesh kurajën te shprehesh shqetesimin perpara nje gazetari per nje episod te erret dhe te dhimbshem nuk e ndryshon kete angazhim, perkundrazi, eshte prove e gjalle e tij.

Nga ana tjeter, ne asnje moment, z. Gjoni nuk ka kritikuar punen e Ministrise se Brendshme dhe jam jashtezakonisht i habitur qe media shqiptare i atribuojne deklarata qe ai nuk i ka bere kurre.

Se fundmi, me vjen keq qe artikulli im eshte perdorur kunder atyre qe paten kurajën te shprehin bindjet dhe angazhimin e tyre evropian”, shkruan gazetari francez.

9 komente në ““RD” manipulon shkrimin e gazetarit francez”

  1. anonimm says:

    TEMA sulmon RD. Ky eshte binom real.

    1. Tuc maku says:

      Hahahahaaa, su faj as TemA e asnjeri qe jeni nje vathe me injorante ju te PD

  2. al_man says:

    per kaq gjo merzitesh o byrazer ,ktu te vrasin diten dhe te qajne naten tani

  3. Pelasgian says:

    po si guxoni ta quani ” gazete ” .

    Leter Higjenike e perdorur !

  4. Eh,mor I nderuar gazetar ! Qenkeni shqetesuare per ju eshte I drejt shqetesimi ,pasi te kane deformuar fjalen tende. Por duhet te dish se kjo gazete me emrin RD,te cilen ne mos gabofsha e pagezoi I madhi Rexhep Qose,e ne fillmet e saj e vinte foton e tij ne krue te faqes ,sot e sulmon dhe e shan si komunist…… Ne kete gazete gjen qyfyret me te medha. C’fare nuk tha e shkroi per te ndjerin Azem Hajdari deri edhe kriminel.spiun I sigurimit te shtetit…… sot con lot,sigurisht lot korkodili thuhet shpesh here,po ne ne SHQIPERI themi edhe se shtrydhin qepen para syve dhe nxierin lot. Kemi dhe nje ish -dhjetorist qe na” luftoi “komunizm ,qe na ishte edhe N/kryetar I PD ,por kjo gazete me von e beri qepaze me te shpifura madje ne nje rast I thyen edhe dhembet,po si RD dhe vet personi I lepine ato qe than e ben edhe minister mbrojtje,….. keshtu I nderuari gazetar mos e bej qefin hic qeder( pra mos u merzit) pasi kjo gazete e ka metode pune te shpifuren e deformimin e fjaleve ne interes te parties se tyre.Madje per keta edhe mushka pjell…. aq me keq tani qe u jane error syte nga shuplakat e marra nga 1000000 shqiptareve me 23 qershor 2013. Shikoi me kujdes se si dalin me radhe ne konferenca shtypi e te gjithe thone te njejten gje,madje me sakt lexojne te njejtin shkrim. Mos u habit kur te te thone se ju jeni nje komunist,apo nje trafikant e ku di une,po te verteten kurre nuk ke per ta lexuar ne kete gazete…..

  5. henri says:

    Po a e dini cfare leter higjenike eshte mbajtesi i valizheve te ilir metes, i ashtequajturi ralf gjoni?!!!

  6. john Tirana says:

    Te kesh kurajon te thuash ate qe e thote cdo shqiptar eshte vlere. Kete thote dhe gazetari francez. Ta perdoresh kete vlere per te percare dhe shpifur eshte anti vlere. sikur gjithe kjo energji qe perdorin shqiptaret per te poshteruar njeri tjetrin te perdorej per te ndertuar situata do ishte krejt tjeter. Kthejuni zotit o njerez ne vend ti sherbeni djallit me kaq zell.

  7. petrit zela says:

    Deri me dje mendoja,se klani PD-es nuk kane pasur ndonje here brir.
    Por sot u binda.Se briret jo vetem qe u jane zgjatur me shum se te
    demave Spanjoll,por ju jane rritur dhe veshet sa te gomareve..Ndersa
    hundet u jane zgjatur ne ekstrem dhe maja e saj u eshte holluar ne
    maksimum,por ama per nje qellim te caktuar,per tu future ne vrimat e celsave…

  8. Geraldi says:

    O njerez a keni sy te lexoni shkrimin. Francezi pranon qe Ralfi i ka thene se “ketu eshte te marresh valixhen dhe te ikesh me vrap se nuk dihet se cfare te ndodh”. Por sipas francezit kjo qenka metafore, se nuk e paska patur me te vertete, dhe se Ralfi nuk do iki…. ku eshte manipulimi ketu?!?!?! nuk eshte manipulim qe te thuash ate qe ka thene tjetri. As nuk eshte i rendesishem fakti se a do iki apo nuk do iki Ralfi. Kur nje keshilltar i kryeparlamentarit thote, qofte ne menyre figurative, qe ky vend eshte te ikesh me vrap, duhet marre saktesisht si e tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje