Këshilli Mbikëqyrës doli me një deklaratë pas mbledhjes së radhës, ku u propozua nga anëtarja Ermelinda Meksi shkarkimi i Guvernatorit Ardian Fullani.
Por shumica në Këshill e ka mbrojtur Fullanin.
Në deklaratën zyrtare theksohen arsyet se pse nuk shkarkohet Fullani, ndërsa pyetjes se çfarë ka çaluar, ata i përgjigjen se elementi njerëzor ka lehtësuar punën e elementit kriminal.
Në deklaratë ka edhe akuza ndaj mediave dhe rrjeteve sociale se po cenojnë kolonat institucionale mbi të cilat operon Banka e Shqipërisë.
DEKLARATA
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me përgjegjshmëri maksimale në përmbushje të detyrimeve të tij ligjore zhvilloi ditën e enjte, më datë 14 gusht 2014, një mbledhje të posaçme për tu njohur me dinamikën e punës në Bankën e Shqipërisë që nga mbledhja e fundit e deri më sot.
Në këtë mbledhje, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa (c) të Ligjit “Për Bankën e Shqipërisë, propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj.
Një hapësirë të veçantë, Këshilli Mbikëqyrës i kushtoi dhe analizës mbi prononcimet mediatike si dhe qëndrimeve të shprehura në publik nga persona të ndryshëm në lidhje me ngjarjen e vjedhjes.
Në lidhje me sa sipër Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka arritur në këto përfundime:
1. Banka e Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas konstatimit të vjedhjes, duke kryer kallëzimin penal dhe duke vënë në dispozicion të organit të akuzës të gjithë dokumentacionin dhe provat e kërkuara prej tij. Banka e Shqipërisë vazhdon bashkëpunimin me intensitet me Prokurorinë, për të mundësuar një hetim të shpejtë dhe zbardhjen përfundimtare të kësaj ngjarjeje. Kjo do të sqaronte përgjegjësitë e çdo individi nën akuzë dhe do të lehtësonte shumë situatën brenda bankës.
2. Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e madhe të publikut si dhe për të garantuar mospërsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen kemi analizuar në vazhdimësi të gjithë elementët për të kuptuar shkaqet e ndodhjes. Grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin administrativ të respektimit të procedurave, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit bankar. Në mënyrë të veçantë, u verifikua baza rregullatore dhe ajo procedurale që trajton ruajtjen, përpunimin dhe sigurinë fizike të parasë cash, nga ku konfirmohet se në vazhdimësi ajo ka qenë e mjaftueshme për të eliminuar çdo boshllëk ligjor që mund të krijonte keqinterpretime apo kuptime të dyfishta në lidhje me përgjegjësitë individuale të çdo punonjësi të përfshirë.
3. Në përgjigje të pyetjes logjike se: “çfarë ka çaluar atëherë?”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se është elementi njerëzor, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen. Mësimi që kemi nxjerrë nga analiza e hollësishme e këtij akti të shëmtuar është se zbatimi me rigorozitet i rregullave dhe procedurave është një domosdoshmëri e përditshme. Forcimi i disiplinës në punën për çdo njësi dhe çdo punonjës të veçantë përbën një prioritet të vazhdueshëm të veprimtarisë së përditshme. Vetëm në këtë mënyrë, do të shmangen praktika apo sjellje që nxitin rutinën, familjarizimin, monotoninë dhe uljen e vigjilencës në punë.
4. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë thekson se përmirësimi i bazës ligjore, rregullatore dhe asaj proceduriale, është një proces i pashterueshëm. Zhvillimi teknologjik, në funksion të gjurmimit dhe të parandalimit të veprave kriminale, si dhe faktorë të tjerë, imponojnë nevojën për ndryshime të vazhdueshme, që nga aktet rregullatore deri tek mbështetja me teknologji bashkëkohore monitorimi. Falë teknologjisë së instaluar në ambientet ku ruhet dhe administrohet paraja cash, është mundësuar zbardhja e shumë prej fakteve dhe e elementeve mbi të cilat është ngritur akuza nga ana e prokurorisë për grabitësin e parave në Bankën e Shqipërisë.
5. Si rezultat i masave të mara, është mundësuar që aktiviteti në Departamentin e Emisionit të vijojë normalisht. Aktiviteti ditor i furnizimit me likuiditet të sistemit vazhdon rregullisht, në kushtet e një sigurie të shtuar fizike, në ambientet e përpunimit dhe të lëvrimit të parasë cash.
6. Janë marrë masa për forcimin e kërkesave për figurën e punonjësve, sidomos për disa pozicione të caktuara në Bankë si dhe për verifikimin në vazhdimësi të figurës së tyre. Në përputhje me Kodin e Etikës të punonjësit të Bankës së Shqipërisë, çdo punonjës dhe në veçanti nga personeli i Bankës së Shqipërisë që është i ngarkuar me vlera monetare, që ushtron funksione kontrolli ose funksione mbikëqyrjeje të sistemit bankar, kërkohet të vetëdeklarojnë si dhe të lëshojnë autorizimin përkatës për t’u verifikuar në bashkëpunim me organe dhe me institucione të specializuara shtetërore, rreth raportit që ata kanë me sjellje apo qëndrime të tjera që bien ndesh me etikën në punë të punonjësit të bankës qendrore.
7. Po punohet për rivlerësimin e rregullave, procedurave dhe praktikave që lidhen si me përpunimin dhe ruajtjen fizike të parasë cash, ashtu dhe me çdo hallkë të zinxhirit të kontrollit dhe inventarizimit. Është hartuar një instruksion, i cili qartëson dhe detajon gjithë procesin e inventarizimit, ndërkohë që në kuadër të sigurisë fizike është vendosur dublimi i operatorëve vëzhgues në ambientet e monitorimit elektronik.
8. Do të vazhdojmë të jemi të hapur dhe të informojmë Kuvendin e Shqipërisë, ekzekutivin, sistemin bankar, shoqatat e biznesit si dhe grupe të tjera të interesit në lidhje me zhvillimet, ndikimin dhe masat që kemi dhe do të marrim në vazhdimësi. Këshilli Mbikëqyrës shprehu dhe njëherë nevojën e plotësimit sa më shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë të dy vendeve vakantë, dhe caktimin e Zëvendësguvernatorit të Dytë.
9. Është vendosur një komunikim institucional me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke ju dhënë atyre sqarimet e rastit si dhe për të kërkuar asistencë të specializuar për shumë nga elementet që lidhen me rrezikun operacional të veprimtarisë. Më konkretisht, po bashkëpunojmë me FMN për të kontraktuar një shoqëri të huaj të pavarur eksperte për rastet e mashtrimit dhe vjedhjes në kontabilitet dhe financa. Në komunikim me përfaqësuesen e Bankës Qendrore Evropiane pranë Bankës së Shqipërisë, i është kërkuar Bankës së Gjermanisë dhe Bankës Qendrore të Holandës, të mundësojë dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e administrimit dhe të ruajtjes fizike të parasë cash.
10. Duke kuptuar drejt ndjeshmërinë e madhe që ka shkaktuar kjo ngjarje në opinion publik, Këshilli Mbikëqyrës solidarizohet plotësisht me shqetësimet e ngritura. Veprimtaria e Këshillit Mbikëqyrës ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore të përcaktuara në Ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”. Këshilli Mbikëqyrës konstaton se në media apo në rrjetet sociale janë hedhur në publik edhe qëndrime jo të përshtatshme apo jo të vërteta, të cilat cenojnë kolonat institucionale mbi të cilat Banka e Shqipërisë kryen aktivitetin e saj. Pavarësia dhe profesionalizimi janë dy kolonat më të rëndësishme të një banke qendrore. Pavarësia institucionale e Bankës së Shqipërisë është në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, por edhe kërkesë e panegociueshme e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo pavarësi është një element thelbësor për të pasur një bankë qendrore jashtë ndikimit të politikës, që të përmbushë në mënyrë profesionale misionin dhe detyrat e saj. Rezultatet e punës së Bankës së Shqipërisë janë të prekshme për të gjithë; ato janë gjithashtu të njohura e të vlerësuara nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Duke gjykuar veprimtarinë e institucionit, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e publikut shqiptar:
Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës siguron opinion publik se brenda kuadrit të pavarësisë që i njeh Kushtetuta dhe Ligji i saj organik, Banka e Shqipërisë i ka të gjitha kapacitetet e mjaftueshme për të adresuar këtë ngjarje në të gjithë dimensionet e saj.
Përparësia kryesore në këto momente është reagimi i shpejtë dhe gjithëpërfshirës ndaj pasojave të kësaj ngjarjeje, pa lënë pas dore kujdesin e përditshëm në përmbushjen e objektivave kushtetues dhe ligjorë të Bankës së Shqipërisë, veçanërisht atë të stabilitetit të çmimeve, furnizimin e tregut me likuiditet, mirëmbajtjen e sistemit të pagesave, mbikëqyrjes dhe rregullimit të sistemit bankar.
Ky perfundim pritej.
Berisha-Bode-Fullhani jane te lidhur nga bishti dhe secili leh ne krahun e tij.
Keshilli mbikeqyres eshte vete fajtor kryesor dhe si tille nuk mund ta ngarkoje veten me pergjegjesi, ata me firmen e fullanit kane marre kredira pa interes jo vetem per vete por edhe fisi tyre, ata jane bashkepunetor ne vjedhje, ky keshill nuk mund te kete te drejten morale te nxjerr konkluzione per vjedhjen e bankes dhe te lavderoje fullanin qe vodhi banken me veprimet e mos veprimet e tij,por duhet te largohet si nje keshille mbikeqyres qe me shume ka prishur pune se sa ka ndrequr, duke e kthyer banken e shtetit shqiptar ne nje sude te dyte e duke punesuar aty farefisine tuaj, ju nuk keni asnje te drejte morale te flisni por vetem te jepni doreheqjen e drejtesia te beje punen e saj, boll me mashtrime e friksime per stabilitetin e bankes, per hir te stabilitetit te saj hajdutet e kete cerdhe kriminale nuk mund ti quash heronje.
Eh-mor popull-popull ziu,
t’u bë Fullani peshqesh,
politika bën pushime,
e ti proteston në shesh!
Politika bën pushime,
sa në Vlorë e sa në Durrës,
Rama bën estradë-në Vlorë,
me tipat e fiskulturës!..
Politika bën estradë,
si s’hapet ta përpijë dheu,
se “Rilindja” -që kërkuam,
me Fullanin na zhgënjeu!..
Vërtët na zhgënjeu rëndë,
keq na futi nëpër zgëqe,
kur i gjithë “fshati” po digjet,
merret me budallallëqe!..
Këtu-në piskun e vapës,
popull ziu proteston,
Rama në Pallat të Sportit,
nuk e dimë me kë çaton!..
Nuk e dimë me kë çaton,
pastaj flet si i çartosur,
e kupton-a s’e kupton,
se gjithë punët janë dreqosur!..
Gjithë punët janë dreqosur,
dhe po ngjallen zëmërime,
kthehu urgjent në Tiranë,
nuk është koha për pushime!
Nuk është koha për pushime,
se këtu po shtohen hallet,
popull ziu rri në shesh,
kurva-politikë tallet!
O katundar shtetin e ka ps ka 86 vota qe e shkarkon kur te duan.. Por eshte miku e z Rama dhe z Meta sepse ky z Fullhani I pastron parate e vjedhura dyshes Rama – Meta
Ne te denuarit per Vjedhje ne Burgun e ShenKollit
Pershendesim K.Mbikqyres te BSH. per mbrojtjen
Kurajoze qe i bene Kryetarit te Komunitetit tone
te Hajnise,ne nje kohe kur i tere populli eshte kundra
kapos sone,ketij Mjeshtri te madh z.A.FullHajni.
Ky eshte nje ogur i mire,pasi tani Ai i ka
Shpatullat edhe me te ngrohta dhe mund te sajoje ndonje
rrethane faljeje edhe per ne.Dhe jemi te sigurte
qe Ai do ta beje nje gje te tille pasi edhe terreni
eshte bere teper favorizues per komunitetin tene.
Duke perfunduar formulojme Pershendetjet tona per
Kryetarin karizmatik z.FullHajni qe fale Kompromisit
qe di ta beje shkelqyeshem me kreret e Eltes doli pa u lagur
nga ai super skandal qe vetem Ai di ta sajoje,fale kjo edhe
nga karakteri i tij i pjerrdhosur. me respekt
Ne Hajdutet e grumbulluar ne Burgun e Shenkollit.
Aman se u bete te gjithe prokurore. Zaten te gjithe sigurimsa jeni. Ka institucione qe percaktojne fajesine, e nuk jane as komentet e temes, as shkrimet e meros e hysenbelliun, qe vejne gjoba per te perfituar ndonje llokme, e qe duan te rrenojne sistemin bankar ne shqiperi
Beni qejf se e kemi ne fajin sdo mend ajo bravo juve…
Mire ja u boni o Albanistanas. Hani m*t me peticionet, shoqerine civile dhe Arvizune. Ja sa demokraci keni.
NGRIHU ENVER HOXHA NGA VARRI TE SHOHESH SE CFARE PO I BEJNE KETIJ POPULLI ZAGARET E SALI BERISHES!!!
NGRIHU,QE T’I TERHEQESH VESHIN FORT EDHE EDI RAMES,QE PO HESHT!!!
te lumt ore partizani,se ma plasi zemren Edi qe aq shume e kisha per qejf.!!!
Po sikur Fullanit t’i bjere dambllaja, si i vete halli bankes, stabilitetit makroekonomik etj etj?! Pse nga nje njeri varet fati i nje institucioni. Po qe keshtu pika qe s’u bie atyre lloj institucioneve.
Qenkankan lodhur shume sot. Vetem per kete deklaraten meritojne dy paga shtese extra, dmth 8mln
Cte thuash me per keta. Vetem qe duhen zene me pushke. Fullani eshte gati ta shpjete vendin ne lufte per ate post. Kjo tregon qe eshte i lyer gjer ne maje te kokes jo gjer ne gryke.
Ne ’97 thsne per mustaqet e meksit, po tani? Ky ska as mustaqe vetem prapanice te madhe, dmth per prapanicen e ketij do futet vendi ne lufte?
Po ku e njihni turpin ju…ate e keni ngrene me buke ore bukeshkale!Po mbahuni fort me njeri tjetrin edhe disa dite e pastaj do t’a shihni….po ti moj Beti,e paske ngrene lugen e çorbes se prishur,nga te tjeret nuk eshte se prisja ndonje gje,turp e faqja e zeze!
eshte e kote te presim ndergjegje ose moral nga keta njerez. kur nuk ka ndeshkime per pergjegjesi te tilla, mos prisni asnje akt doreheqje
Turp turp nuk kam fjale …….vazhdon tallja me popullin …
Normal qe keshilli “mbikqyres” qe nuk e kuptoj c’fare ka mbikqyrur nderkohe qe per 4 vjet rresht atje eshte vjedhur ndersa ata kane mbushur xhepat. Fullani ka duart e klanit Berisha ne Keshill perjashtuar Ermelinda Meksin dhe jane ata qe e mbaje ne kembe. Parlamenti duhet te mblidhet ne menyre urgjetnete te shkarkoje Guvernatorin dhe Keshillin e BSH-se si edhe te ngreje nje komision parlamentar ku te hetohet veprimtaria e drejtuesve te BSH-se.
Keshilli mafioz, Fullhajni , sebashku me ”godfathe-in” e Vicidolit , pasi boshatisen thesarin ne menyren
me te turpeshme , tash po perpiqen me zjarr e hekur te mbrojne shtetin HAJDUT te Sali Fasllic Milloshe-
vicit . Ashtu sic beri me presidentin qe e urdheroi te mos jepte direheqjen tash urdheron Fullanin dhe ban-
den mafioze te Keshillit Mbikqyres te mos japin doreheqjen sepse Bershovici eshte praktikisht de fakto
kryetari i kesaj bande mafioze e horrash qe mbrojne njeri tjetrin me cdo kusht !
UEUEUEUUE
ca skandali
Vjedhja ka ndodh nga monotonia dhe moszbatimi i procedurave. Dhe kush e ka fajin????? NE!
Ik o Keshill LESHI, Turp tju vije. JU E KENI FAJIN PASI PAGUHENI QE TE KONTROLLONI NJEREZIT dhe ZBATIMIN E PROCEDURAVE.
ATY VIDHET PREJ 4VJETESH MINIMALISHT…DHE JU E KUPTUAT MBAS 4vjetesh. KUSH KA PERGJEGJESI…VETEM AI QE VODHI DHE ROJA TE DERA ahahaahah
E vetmja gje qe ngelet popullit-PROTESTA DHE VETEM PROTESTA,Terheqje parash nga banka mbyllje llogarish deri ne dorheqjen e kshillit dhe kryehajdutit te Bankes se Shqiperise.Nuk mundemi ti besojme kursimet tona hajduteve me kollaro.
po more sigurims evgjit po enderro me sy hapur!!!
O keshill plehre. Mos e hiqni vet por te pakten jepini te drejten ligjvenesit te vendose. Zgjidhja tjeter e thjesht ta heqin e te shkoj ne gjykat si te gjithe ne e te kerkoj 12 rrogat si heqje me arsye te pajustifikuara
Deklaratë e grupit mafioz në krye të Bankes së Shqipërisë !
Cfare po behet pas vdhjejes kemi sy dhe veshe dhe po i shohim. Por cfare u be me parate e vjedhura pergjegjesia nuk po del kur kjo vdhjedhje u be nen hunden tende Fullhajni.Ku i gjete ti parate me gjithe ato qe raportohen qe ti ke shpenzuar, kete ti na jep llogari se ne e dime sa eshte rroga jota dhe ato qe thuhen per ty i kalojne shifrat. Ore djale sot nuk ka me budallenj si mendon ti. Prandaj me e ndershme eshte te largoheshdhe te marresh ate qe meriton. Keshtu behet ne vendet demokratike gabove merr pasojat e gabimit.Ky eshte nje skandal shume i rende nuk kemi kellqe ta mbajme me.Nuk e kishe banken prone te tyteti.
Banka e shqiperise eshte kapur nga nje bande mafjoze qe nuk pyet as per ligjin e as per shtetin,pra banka nuk eshte me banka e shqiperise por banka e FULLHAJDUTIT
O ju Q…fsha ropt qe me vjen ndot t`ju lexoj…cfare kerkoni ndonje medalje per punen profesionale tuajen ?
Pafytyresia ne Republiken e Bananeve ka arritur kulmin!!!!!!!!!!!!!
KUSH EMBRON HAJDUTIN VETEM HAJDUTET E MBROJN
eshte koha per revolucion.shqiptaret duhet te reagojne.nuk kane cfar te presin.ngordhni ju per te ngrene se do pasurohemi ne duke vjedhur. nuk .turp e poshtrim me te madh per shqiperine e shqiptaret
Skema eshte e qarte :
Prokurorine vetem Fullhajni mund ta ndihmoje per ta mbyllur ceshtjen vetem me 7 milion.
KY ESHTE NJE TURP – VETE VENDOSIN KETA KELYSHET ME KETO SHKELJE – nuk do mend marrin 4 000 000 leke ne muaj qyl fare – shtyjne ditet. TURP . jan plehra .
Nga jashte ja u krijuan kete situate te qelbur aty BSH ?!kush ka pergjegjesi –
Ok e kuptuam qe doni te mbroheni dhe te vazhdoni sikur nuk ka ndodhur asgje. Tani shoqeria civile dhe publiku i gjere duhet te vazhdoje presionin per ndryshim te ligjit te bankes ne parlament nga mazhoranca dhe ti vere te gjitha partite politike perfshi dhe ato ne koalicion (Ps dhe LSI) si dhe opoziten para pergjegjesise per miratimin sa me shpejt te ligjit me qellim zevendesimin e keshillit mbikqyres dhe guvernatorit. Nryshe nuk votohen ne zgjedhjet e ardhshme ose do perballen me protestat e publikut jo vetem para kryeministrise dhe kuvendit por edhe para Shqupit. Nuk perdoremi me nga askush. Fullani and Co ta kuptojne mire se pavaresi institucionale nuk do te thote papergjeshmeri dhe vjedhje. Nuk mund te kontrolloje guvernatori dhendrin e tij. Ky eshte konflikt i hapur interesi qe minon nje hetim te pavarur.
Kjo eshte nje beteje jo per te zevendesuar nje individ apo dy por per te zhdukur fenomenin Fullani dhe kapjen e institucioneve te pavarura nga kushdo. Kjo nuk do te thote se nuk jemi naive dhe do lejojme zevendesimin e Fullanit me nje tjeter Fullan qofte ky socialist apo lsi-ist. Institucionet e pavaruara perfshi Presidentin, gjykatesit, prokurorine dhe te tjera duhet te jene figura te pastra dhe te pranueshme nga gjithe publiku. Ata duhet te aprovohen ne seanca degjimore parlamentare me pjesmarrjen e gjere te specialisteve te fushes, nderkombetareve dhe publikut. Vetem pjesemarrja ne vendim marrje e publikut te gjere do na shpetoje nga kjo gangrene korruptive. Mjaf me me pazare me dyer te mbyllura dhe kompromise politike me figura pa moral dhe integritet. Vetem keshtu publiku do arrij te detyroje politiken te vete kontrollohet dhe te kete frike. Per katarsis nuk shpresojme nga askush.
Ne Deklarate thuhet qe “elementi njerezor ka lehtesuar veprimin e elementit kriminal”(?!). Me e qarte duhet te shkruhet “elementi kafsheror me babezitjen e tij ka shkaktuar nje veper kriminale”.
Perse nuk ka faj ne tere kete histori Keshilli? Po Bilancet si jane bere dhe firmosur? Ka te pakten 5 vjet qe vidhet dhe ne tere kete kohe si jane bere bilancet? Te mos llogarisim ketu edhe manipulimet me shifrat per shperdorimin e parave te taksapaguesve per fushatat te tipik malok te Berishes.
Duhen qe Seanca e pare e Parlamentit te behet per te shkarkuar komplet Drejtimin e Bankes Shqiptare!
..u mbars mali dhe polli nje mi….Duhet te organizoheni me veze e domate dhe dilni me i zane rrugen ketyre legenave dhe jo tu veni mikrofonet para….ata qe futen perçin ne banke te shtetit nuk mund ta heqin prej andej…Gjithe ajo butafori deklaratash jo po do kerkoje X ne mbledhje doreheqjen e Fullhanes jo po LLori eshte kunder se ka pas bum depozitash….vje dhe Arvizo si kavaljer i zemerimit qytetar , i fusim dhe nje lajm nga Ukraina…ikin 3 dite dhe te gjithe rrojm te lumtur e ne paqe ne Shqiperia ime Fantastike
Banka, thone, ka reaguar menjehere pas konstatimit tê vjedhjes!!! Po pse ça do bente tjeter ! Kush ka bythe te mos reagoje kur del nje vjellje 7 milioneshe !
Keta na marrin per me budallenj se veten e tyre dhe Fullanin qe ua morren parate sikur te ishin fashiste trima, por qe per fat te keq mes tyre kane edhe disa syleshe !!!
Atehere i gjithe keshilli mbikeqyres qenka nje bande hajdutesh.
Kam vetem nje pyetje (e cila tingellon edhe akuze): ne te pakten 50% te akteve korruptive qe ndodhin ne nivel te institucioneve publike titullari nuk eshte i perlyer. Mos valle mjafton kjo qe titullari te mos penalizohet nga mos-kryerja e aktivitetit kontrollues?!! Ky eshte kulmi qe ndodh vetem ne shqiperi per shkak te mos konsolidimit te institucionit te doreheqjes e cila fillon nga lart fare dhe vijon ne te gjithe hierarkine institucionale
‘!!!!!!!………………a e mesuat ate qe prisnit nga mbledhja e “Mergates se qyqes “
LIKJA NE TAV??
jane tre hajdutet me te medhenj te populli shqiptar Sala,Ilir kokelopa dhe Fullani.
Sa lehte ia hedhin bythes keta pushta. S’kane faj, marrin nga 5 milione deri ne 10 milione leke ne muaj. Pale, na qenkerkan merzitur dhe nga reagimet e publikut, keta te majisur me djersen dhe gjakun e popullit meritojne litarin.
Eshte e kote me fol dhe me llogjiku ketu.
eshte e qarte qe politika tall buthen me popullin me bekimin e ambasadoreve.
pastaj thone perse njerezit shkojne dhe behen ekstremiste.
gjysma e shqiptareve nuk kane leke me ushqy kalamajte dhe 100 veta dhe disa ambasada ne tirane tallen me tre milion njerez.
haku i njerezve ju ze.
Turpi I madh hajdutet kapen duke vjedhur pasurine e popullit shqiptar dhe si gjen gje nga Ilir kokepalari dhe Fullani me shoke kjo tregon se nuk ka drejtesi dhe se mbrojtesit jane Brenda qeverise jane grup vjeshjesh pra cfardo te bejne sju hyn gje ne kembe duhet te ngrihemi dhe ti zhdukim te gjithe keta kriminela plera,hajduta se ndryshe keshtu kane per te vazhduar fjala e popullit nuk degjohet as vota asgje turpin e hane me buke ky eshte kulmi..!!
Keshilli mbikqyres po i kerkon llogari popullit dhe gazetareve pse eshte kritikuar prej ketyre, dhe po i ven ne loje. Kujt po ja tregojne keto nisma qe kan marre ne mbledhjen e fundit. Qe te peste antaret e keshillit duhet minimumi te bejne dorheqje, pastaj prokuroria te beje punen e saje. F yllani, jo te shkarkohet por te denohet se eshte pergjegjsi kryesore per krimin e ndodhur. F yllani eshte pastrues i parave te ish qeverise mafjoze dhe te korruptuarve te drejtesise. Ndoshta prokuroria nuk ka force ta hetoje kete problem, eshte pune tjeter.
Fullani me drejtoret e tij jane plehrat e ketij vendi.
dhe mbrohen nga politika dhe nga ambasada.
skam fjale cte them
vetem poezia e migjenit te vjen nder mend.
Ky eshte KESHILLI I EUNUKEVE, mjere ky vend, ne dore te kujt I ka lene parate e te mjeret ne nga c’far MOSTRASH drejtohemi, majtas apo djathtas.
Kjo eshte vjedhje shume e madhe
zbehet fjale per 7 milion dollare,
ketu behet fjale per vjedhje qindra milioneshe
qe mund te djege shqiperine ndaj po e fshehin.
Nje deklarate e tille eshte shenje talljeje per tere shoqerine civile e demokratike shqiptare. Keshilli dhe Governatori na paraqiten si heroj, pasi zbuluan pas dy vitesh hajdutet ne banke, pastaj i bejne opinionit publik nje leksion per detyrat e bankes dhe masat qe duheshin marre por qe po merren sot. Si eshte e mundur qe keta profesore, me shume diploma, ne kete deklarate nuk i kerkojne falje popullit shqiptar per hajdutllekun qe lejuan te ndodhte ne banken qendrore per shkak te administrimit jo me profesionalizem te tyre? Si eshte e mundur qe keta zoterinj nuk ndiejne as me te voglen pergjegjesi per ate qe ka ndodhur? Mbetem shume i genjyer nga keta persona qe populli u ka besuar te ruajne dhe te administrojne parate e tij. Turpi per injorancen e tyre dhe mallkimi i familjeve qe marrin sot buken me liste ti shoqeroje dhe ne breznite e ardhshme.
E gjitha kjo mesele eshte nje film i pare ne vitet ’60, kur banda e hajduteve mbronte kryetarin e tyre, i cili u akuzua se pse nuk morri pjese ne nje grabitje te bere. Cudi se si perseriten gjerat…
Blushi e ka ka gjetur me saktesi therese deri ne kocke
cpo ndodh ne shqiperi, shteti politika kane perenduar.
shqiperia eshte ne erresiren e krimit dhe te mafjes,
dhe ku perendon dielli fillon te ndricoj hena.
Kulmi i maskarallekut! ky vend ka marre fund! Edi rama mos bej sehir!
Perfundimet e mbledhjes se keshillit mbykqyres ishin te perllogaritura nga full-hajni dhe K/prokuror Llalla. tani per supervjedhjen e bankes do te verdalloset rreth qyqareve te ndaluar , te cilet do te denonen me ca mini gjoba Te tjerat super vjedhje tashme u mbyllen e keto duhet te jene ne shuma maramendese.Duart e fullanit te lidhura me mijra fije me qeverit e varura e te pavarura , me politiken e majte e te djathte u pastruan e do vazhdojne te pastrohen O popull kuptoni se ne qoftese e pertypem kete Ka mbaruar gjithcka enderrojme per mire Ka mbetur vetem nje rruge TERMRT vetem ai i zgjidh Keto superlidhje e supervjedhje Luhet me mundin e djersen e te gjithe shqiptareve brenda e jashte vendit RRESHTOHUNI PARA BANKAVE TERHIQNI DEPOZITAT TUAJA TE KEQPERDORURA PREJ BANKES SE FULL-HAJNIT Do te shikoni se peticioni nuk do te pij uje.
vetem protestat bejne pune si armet kimike: te gjithe ne shesh deri sa te vij PAPA keshtu do detyrohen, ndryshe ska rruge tjeter!
Ti fus no nje shishe shampanj un tani ja gezuar popull
e kush do ta shkarkonte full hajnin dhori kule qe eshte me hajdut se ai
Ja dhe nje tjeter turp: ne vend qe te analizojne me pergjegjesi ate qe ka ndodhur dhe te vene gishtrin ne plage, perseri vazhdojne me fsherjen e pergjegjesive: Por kam nje pyetje per kete Keshill “te nderuar” : vjedhja u be e mundur nga mos zbatimi i rregullave? Kush mban pergjegjesi per moszbatimin e rregullave?????? Po ky “elementi njerezor” pse nje here ka vepruar (dhe do te thote qe ka vepruar gabim) dhe njehere nuk ka vepruar (qe do te thote qe e ka neglizhuar detyren, ne rastin me te mire, dhe, ne rastin me te keq, qe ka pasur dijeni per cfare ndodhte)? Kush e ka kontrolluar kete element njerezor dhe si? Kush jane pergjegjesit per veprimet e gabuara dhe pergjegjesit per mosveprimet????? Kush eshte pergjegjes per mos kapjen e kesaj vjedhjeje nga kontrolli i brendshem? A ve kjo vjedhje ne pikpyetje pasqyrat financiare te Bankes se Shqiperise? etj etj Pyetjet jane pa fund, sepse vendi ku jane vjedhur parate presupozohet se eshte vendi i sigurise me te larte te nje shteti! A e kupon Keshilli se sa rende e ka goditur shtetin shqiptar ky akt????
Jo moj kokelope!!! keto i di vetem ti qe s’i asgje. Mire e ke Putinin?? po partizanet???? Po ata ballistet te dalin me ne gjume??? Bejleret???
Po klasa punetore????
KEQARDHJE!
Mafja eshte nje kupole qe punon me rregulla te forta, qe mund ti kushtoj jeten kushe i thyen keto rregulla ,prandaj ashtu si Keshilli i Larte i Drejtesise mbrojne njeri tjetrin.
Fullani,me milionat e dollareve te popullit,ka arritur te thyej karakterin dhe moralin e dobet te keshillit mbikqyres,pikrisht dhe nuk
munden ta shkarkojn,jo se I dhimset Fullani, por humbin interesat e tyre financiare,se “qyl” me te embel nuk do ta gjejn per jet te jetve..
Me gjithate Zonjat dhe Zotrit e keshillit mbikqyres duhet te jene te vetedijshem,se perfundimi I tyre do te jete I njejte me fullanin..
Por mos te harroj keshilli mbikqyres; Se Fullani ka fituar shum experience,ne kete tragjedi qe lindi dhe nga pa aftesija e ketij keshilli, ku u detyruan perse dyti ta mbrojn Fullanin, dhe ai do te dije se si te manovroi ndoshta dhe mund ti groposi…
po te kish ndodhur kjo mega vjedhje ne nji shtet tjeter ,
guvernatori dhe nja 10 punonjes te tjere te ndryshem te bankes ,do te kishin bere doreheqje ne moment !
po cfare te thuash ,ndjehemi te vjedhur ,te ofenduar dhe te turperuar para botes ,me qendrimin e UDBasheve te Bankes Shtetit !
koha do ti sheroje edhe keto plage te shqiptareve !
Deklarata, percec turpit te ngrene me buke, ben nje popull te tere injorant!
Po cili eshte stabilitetit financiar dhe cfare lidhje ka kjo me nje Guvernator apo Keshill Mbikqyres? E per me teper te ketij “tipi”?
Po a eshte ky Guvernator qe tha ne fillimet e krizes qe Shqiperia nuk ka lidhje fare me te, dhe pas pak kohesh pohoi se nuk ka mundesi te jete e vecuar?
Po keta jane ca pedagoge, ne rastin me te mire, qe kujdesen per xhepat e tyre te vegjel, sesa e kane idene cfare behet me banken …
Po a jane keta qe lejojne interesat e kredive ne limitet e te pamumdshmesh per cdo individ dhe biznes? A jane keta qe kane lene kete Shqiperi te perdore vetem gjysmen e kursimeve ne kreditimin e ekonomise?
A ka me bankiere ky vend? Se kukumjacka heroina duket se ka me shumice.
Edhe moral nuk kane me keta njerez, dhe per me teper te administrojne parate tona! TURP
PLEHRA HAKMARJA E POPULLIT DO TJU BJERE NE KOKAT E TUAJA DHE TE SOJIT E SORLLOPIT QE JENI……….!!!!!!!!!!!!!!!
Ja pra që vjedhje nuk ka patur. Fullani ka qenë në krye të detyrës, dhe e ka kryer atë me përpikmëri, këshilli ka funksionuar për bukuri edhe Arvizu erdhi e na e dha bekimin e tij, politikanët janë me ne. Ç’doni më ju? Populli? populli është si bagëtia e tërheq çobani ku të dojë ai vetë. Populizmi është marksizëm e ne s’na pëlqen ajo lloj ideologjie.
E kuptuat? Nese po atehere lereni plazhin dhe ta nxjerrim nga zyra me protesta hajdutin.
Ka nje pasazh aty ku thuhet se pavarsia e bankes eshte kusht i pa negocjueshem per te hyre ne Europe. Me nje fjale ju o popull zgjidhni ke te doni per kryeminister se celesat e kashtes ka. Parlamenti dhe deputetet e zgjedhur nga populli as e heqin e as e denojne dhe as e ngarkojne dot me pergjegjesi guvenatorin e bankes se Shqiperise. Nuk e heqin dot Fullanin jo! Rrofshin te jashtmit! Do ti lutemi qe te vijne e te na kontrollojne dhe me shume. Hajdeni vellezer hajdeni, sofra e qorrit ketu, hajdeni se ju kemi gjetur pune mrreni edhe juve ndonje rroge miljardere se s’kemi ku ti cojme parate!! Ehheeeeee!!!
Shqiptar terhiqni parate nga bankat. Sistemi bankar eshte me keq se me firmat piramidale.
te vazhdohet me Fullanin do te thote
popull mbyllni gojen se do vazhdojme tiu vjedhim,
vetem kjo stabilizohet me fullanin
stabilizim i vjedhjes.
E po tani Fullhan e ke hak nje tave gjigande me ngjala te Gjiri i Lalezit me Ilir Meten. Besoj do jete gatuar nen kujdesin e Spartakut, keshtu jepini, se ky popull eshte aq i lodhur sa vetem ben gam, gam, kot.
Sa te keshe Edvinin me Liken, beji zbor bankes!
Paskan mbajt ne kontroll inflacionin keta plehra.
Paskan perballu krizen. Bejne dhe presion.
Terhiqi zvarre shpejt, te pakten te behet pak drejtesi
turp,turp
Paragrafi i fundit ben shume ”premtime” ,por sa te hedhin ”lumin ” do ta shikoni o popull shqiptar qe
mashtroheni paq nga banda mafioze , se mbi koken tone do te bjere e gjithe barra e kesa hajnie ,ndersa
boset mafioze do te qeshin me ne duke belbezuar nen dhembe ”ja hodhem turmes ” ,”bagetive” te urta
dhe te nenshtruara ! Prandaj e vetmja rruge eshte ngritja e popullit i te gjitha qyteteve dhe te rrethoje
banken e Full-hajnit dhe Sali Fasllic Milloshevicit …. ! PROTESTA MBARE POPULLORE ESHTE RRUGA E
VETME QE VICIDOLASIT TE SHKOJNE JO ANDEJ NGA KANE ARDHUR POR DREJT NE QELITE E 313 !!!!!
Fullani e “Keshilli Mbikqyres” ka te humbur betejen me mediat dhe rjetet sociale.
Sot beri nje show psikollogjik me “mikun” amerikan,per ti shpetuar ndeshkimit popullor.
“Dardha e ka bishtin mbrapa” thote Populli !
Sot u vume ne dieni se ne Tirane u organizua nje mbledhje e kodosheve te Bankes Shqiptare ,qe ka mbetur me dyer te shqyera,dhe na dhuroi nje tumnaje me nje tog fjalesh prej rrufjanesh.”elementi njerezor ka favorizuar elemetin kriminal” Shprehje tipike e Sali Berishes qe e quante veprimin e vjedhjes se votes “gabim”njerzor.Shtrohet pyetja perpara ketyre djajve :A ka element njerzor pa element njeror?Mos elemeti kafshor duhet te diskutohet e te denohet?Edhe krimi,edhe tradhetia,edhe vjedhja ,edhe imoraliteti,sipas ketyre kodoshave eshte element njerzor dhe falet.Pas kesaj pallavre na mbushen disa faqe me pallavra te tjera qe nuk ia vlen t’i numurosh dhe ne fund kritikuane medien dhe opinionin publike qe sensibilizojne e u prishin imazhin ketyre “punetoreve “shume te vlefshem te kombit ,pasi kane ne dore celesat e jetes ekonomike dhe mund tju bejne gjemen.Popull ,ki kujdes.Spushteti po pret elementet njerzore te veprojne ne favor te tyre.Cudi,cudi,cudi….
ORE NJEREZ,
TE GJITHA QE DEGJONI DHE SHIKONI JANE ATO QE ASKUSH NUK I DI, DHE QE ASNJE MEDIA NUK I TRANSMETON.
E VERTETA FLE GJETKE.
PARA 3 MUAJVE FULLANI DHE BANKA E SHQIPERISE REFUZUAN TI JAPIN LICENSE PER KRYEJRE AKTIVITET SI OPERATOR FINANCIAR KOMPANISE VODFANE, DUKE MARRE SHEMBULLIN E SHUME VENDEVE NE EUROPE TE CILET KANE BERE TE NJEJTEN GJE.
DHE KJO E GJITHA ESHTE HAKMARRJE E VODAFONE NDAJ FULLANIT.
HAPINI SYTE O NJEREZ.
QE FULLANI MUND TE KETE SHPENZUAR PA HESAP KJO SKA LIDHJE ME CFARE PO NDODH.
E VERTETA ESHTE QE VODAFONE PO PERPIQET MAKSIMALISHT TE MARRE KETE LICENSE SI RRUGA E VETME PER TE VAZHDUAR DHE PER TE VJEDHUR SHQIPTARET.
DERI ME SOT I KA MJELUR SI I KA DASHUR QEJFI NE SHERBIMIN TELEFONIK, DHE TASHME DO QE TI MJELE EDHE NE ATE FINANCIAR.
NESE DONI QE TI JEPNI NJE SHUPLAKE – JEPJANI VODAFONE.
RUAJINI PARATE TUAJA NE SHQIPERI,
BENI BIZNES NE SHQIPERI
FITONI DHE SHPENZONI NE SHQIPERI
PASI KJO ESHTE E VETMJA MENYRE QE TE NGREJME KOKEN LART,
A eshte Elementi njerezor qe duhet te ruante BSH Fullqeni ?Kush i ben Elementet kriminale njeriu ne toke e ne detyre apo vijne nga qielli? Mjere populli me keta hajdute.
Shume mire qe keshili I bankes nuk I jep llogari braces dhe rruges. Me mire ka per te dale keshtu. Bravo Z. Fullani! Ka shume njerez qe ju perkrahin ne pozicionin tuaj.
haldutet marrin edhe guximin dhe analizojne hajdutet .ky duhet te jete ndonje moral i ri
Keshilli dhe Guvernatori nuk kane per detyre vetem te bejne rregulla dhe procedura te mira. Ato kane per detyre te sigurojne edhe zbatimin e tyre. Pra sic kane pergjegjesi per plotesimin e kuadrit ligjor kane pertgjegjesi edhe per zbatimin e tij deri ne nje. Zbatimi nuk eshte vetem pergjegjesi e individeve. Ky eshte thelbi i problemit/mashtrimit/lojes se fjaleve qe ben ky Keshill, i cili duhet te merret ne pergjegjesi penale.
Beni kakerdhi beni Kulo, Civic, Eli-sa-beta, e t e tjere Fullhani -pini- Q domtja hedhe, por si qorra qe jeni do ta hani ju. Hoho cfare truthare mocali, kane frike se ju dalin ne shesh qokat e Fullhanipiqinit, shperblimet, dhuratat, pagesat, udhetimet, krocierat apo resortet, guret e cmuar apo asetet imobiliare. Po ku do ifusni more kakerdhiberes? Po Public Enemy-Mane ku u zhduk apo Fullhani i dergoi “sqarimet” me koke te madhe, prerje per te fshire djersen? Mero vetem ty ste ka begenisur me ndonje prerje te re djersefshirese ngjyre jeshile apo tjeter
O popull a e more vesh tani se sa e veshtire eshte qe ti shkarkosh fullanerat jane grup i fort qe e mbajne njeri tjetrin tallin bythen me paret tona mire na e bejne kur ne nuk jemi te zotet per te bere nje revolucion te vertet e ti tregojme vendin ketyre felliqesirave qe nuk paskan te ngopur
Kjo kope hajdutesh po bene qejf me paret e popullit se gezon perkrahjen e Ilir Metes dhe Edi Rames, te cilet po flasin si miza ne qyp se jane te zene nga ky kryebandit qe drejton banken. Keto qendrime jane te pa tolerueshme, prandaj Parlamenti duhet te mblidhet me urgjence e ta shkarkoje kete hajdut ordiner dhe ta dergoje per ndjekje penale. Keto qendrime jane nje turp qe do ngelen gjate ne imazhin e shqiptareve por edhe te europianeve. Prandaj sa me pare te qerohet ky hajdut nga banka, aq me mire do jete edhe per organet e hetimit.
Kane ngrane qyl plehrat kane frike se u mbarohet tagjia bastardet si te gjithe politikane e servile maskarejte, popull kot.
A i pate burrat e keshillit mbikqyres te bankes si ngjanin?
Koke trashe e zverrke dhjamosur, tamam si Beqir Bolluku. Pra obese nga trupi dhe nga mendja.
KJO QUHET NORMALIZIMI I SE KEQES.
SHQIPERIA ESHTE SHTET E POPULL PA SHPRESE.
DUKE QENE SE SHPRESA ESHTE E FUNDIT QE VDES D.M.TH.
SHQIPERIA KA VDEKUR.NGUSHELLIME.
Shikoni c’fare ka kerkuar nga Banka e Gjermanise dhe Hollandes:
Pra ka kerkuar asistence, se si te garanoje masat e sigurise per ruajtjen e parase fizike kesh !!!
-Po nga cilet rrezikohet, kercenohet, vidhet ky palo Full-hajn e Keshilli Mbikqyres ?
-Nga te tijet qe punojne brenda, apo nga jashte bankes ??? -Katastrofe………………..!!
Duhet te harxhohen edhe ca para te tjera per asistence dhe kur te vidhet perseri, kete radhe e kane fajin te huajt. Kurse Fullhani dhe Keshilli, prape burra te ndershem, te dhim-shem.
Popull idiot, ne te tjera vende do kishte dale uji i zi.