Prokuroria zgjeron hetimet për zbardhjen e vjedhjes së Thesarit të Shtetit.
Brenda javës së ardhshme hetuesit pritet të marrin filmimet nga serverat e kompanisë private, që ka instaluar kamerat në Bankë. Sipas rregullit, kompania që bën instalimin e kamerave, ka për detyrë të ruajë këto të dhëna deri në 3 vjet.
Nga zbardhja që do t’u behet kasetave, pritet të mësohen edhe veprimet e kryera nga të akuzuarit në degën e Thesarit në Linzë, raporton Vizion Plus.
Prokurorët e çështjes kanë hasur probleme në zbardhjen e kamerave të sigurisë në Thesar, pasi serverat atje nuk mbanin më shumë se 40 ditë regjistrim.
Ndërkohë procesi i mbledhjes së firmave që kërkojnë largimin e Fullanit vijon në Tiranë dhe në disa rrethe.
Deri këtë të enjte, numërohen mbi 9500 firma të mbledhura në të gjithë vendin.
Qytetarët po vazhdojnë të nënshkruajnë në Elbasan, Shkodër, Fier, Durrës, Kukës dhe, që nga dita e martë, edhe në Korçë.
Në kryeqytet janë shtuar pikat ku hidhen firmat.
Dy të tjera janë vendosur në Kamez në Rrugën e Kavajës.
Qëllimi i peticionit është mbledhja e Parlamentit nga Presidenti për të shkarkuar Guvernatorin Fullani.
populli po bertet ujku… kurse keta akoma te gjurmet
Sot , jemi me te ofenduar se kurre ndonjehere- ai qytetar qe ka demtuar ose eshte kapur duke vjedhur menjeher e jep dorheqjen..
JEMI KEQ – vidhet BSH – u vodh rruga e Kombit , etje etje , e keshtu Na VRANE HAJDUTET …….
Fullani duhet me u largohu sa me shpejt sepse po e damton seriozisht reputacionin e Bankes Shqipnis.
Fullani ka humbur autoritetin ndaj nuk ka ma kuptim heshtja e Edi Rames.
Mos luani me zjorrmin se urrejtja popullore ka me ju shkalapjer o Edo.
Ramudhi duhet ta bente shkarkimin e Fullanit ,pa qene nevoja per
nje peticion .Ramudhi, per Fullanin po heq besimin qe i populli i dha.
akoma te ura kta katranet
Po ndodh pak a shume si me armet kimike. Ndoshta Rama ka nevoje perseri per nje revolte popullore?!
Po Arvizuja a do te mbetet i zhgenjyer nga shqiptaret nese ata kerkojne largimin e Fullanit?!
Ne te vertete populli nuk duhet te kerkoje doreheqjen e Fullanit por C’INSTALIMIN E FULLANIZMIT NGA POLITIKA SHQIPTARE.
Do dorehiqet dhe do largohet Fullani dhe do vije nje fullan tjeter dhe do veproje njesoj si i pari.
Eshte loje e vjeter kjo qe po luhet,ky ambasadori dicka po mer garanci,sa shkon te prokurori e tani te Fullani.Ai eshte arbiter I kesaj loje e prandaj nuk po perfshihet qeveria,ajo do flase kur te
behet loja sheshit,presim cudira dita dites,nuk thone kot jap pak leke e sfutem dot,jap mijra e nuk dal dot,tani e ka radhen Fullani
kur do plasi.
O po e ka mbyllur kete ceshtje Fullhani me Ramen dhe me Meten, kushedi sa ngjala kane ngrene se bashku!?
Iku dhe kjo ceshtje, quajeni te mbyllur perderisa Kryeministri i vendit nuk denjon ta permend jo me ta denoje si ngjarje.
Se shpejti na vjen dhe FMN-ja jone e dashur dhe e bekon Fullanin sic e bekojne ambasadoret dhe cfare mbetet te thote populli apo parlamenti? Mbetet vetem t’i urojne Fullhanit suksese nga fitorja ne fitorje!
9500 qytetar jane fare pak. Shume eshte buja ne kanalet teelvizive 4-5 here ne dite qe u behet ketyre 9500 vetave> Midis tyre me siguri dhe normale, ka edhe nga ata qe nuk kane asnje dijeni per bankat ne teresi.
Qenka kujtuar prokurori”uji me kos”qe paska edhe filmime!!!!!!!!!
Jepi llalle mos ki frike,I ke breckat pa llastik.