Ylli Rakipi: Arvizu shkoi te Fullani për t’i qarë hallin mikut

15 Gusht 2014, 10:24Politika TEMA

Për Ylli Rakipin, vizita e ambasadorit amerikan tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ishte “për t’i qarë hallin”.

Rakipi thekson edhe mungesën e flamurit amerikan në makinën e ambasadorit Aleksandër Arvizu.

“Është një pikë shumë interesante dhe mua me vjen keq, nuk do doja të thoja disa gjëra që do them në këtë moment. Ambasadori i SHBA-së ka bërë një vizitë te zyra e Guvernatorit, por më përpara duhet të themi se ai është mik i Guvernatorit Fullani”, tha Rakipi gjatë një interviste për Ora News.

“Vura re përgjatë ditës që shumë media u përpoqën të mos e shihnin këtë pjesë, por u përpoqën ta shihnin si një pjesë të përgjegjësisë së lartë të ambasadorit të SHBA-së për të vënë pikat mbi “I” për një problem, për një skandal shqiptar”.

“Ambasadori i SHBA-së sot, (nuk e ndoqa mirë, nuk e di si e shpjegoi ai intervistën e tij), por mbase ishte një vizitë informale, vizitë tek një mik, sepse nuk kishte simbolet e tij, të paktën flamuri që shoqëron makinat apo mënyra se si lëvizin ambasadorët, sidomos ai i SHBA-së dhe të them të drejtën, orë më pas unë e mora si një vizitë informale, për të biseduar dhe për t’u këshilluar me një mik që ka ndenjur gjatë këtu, për hallin që i ka rënë mikut”.

“Ambasadori Arvizu di shumë më shumë për të. Sa influencë dhe sa i madh është ky njeri, dha dorëheqjen dhe iku si leckë nga presidenca e Bankës Botërore. Dhe unë do t’i them ambasadorit Arvizu se këshilla që politika të mos flasë në këtë rast, nuk do të thotë që të flasin diplomatët. Se politika e di, nuk flet, është e bindur vetë, se politikën e ka kapur Fullani, fëmijët e politikës janë në punë tek Fullani dhe nuk është shumë e nevojshme një këshillë e ambasadorit në këtë rast”, u shpreh Rakipi.

16 komente në “Ylli Rakipi: Arvizu shkoi te Fullani për t’i qarë hallin mikut”

  1. diu says:

    Pse nuk e thot si veprohet ne amerike plehra,apo ka shkuar si mik i fullhajnit.Ne amerike do ishte shkarkuar me sekonda kurse ky eshte shqiptarizuar dhe e ndan vec nga amerika,ska moral ta thote hapur,qe duhet te jape dorheqjen qe ti hapet rruga hetimit te plote,legen ke gjithe kete kohe qe ha kot ne shqiperi.

    1. Redi says:

      Te ishte ne Amerike Fullua do ishte shkarkuar dhe do kishte ngrene nje 25 te shpejte. Shtepi e katandi do ishin konfiskuar dhe kur te dilte nga burgu do punonte per te shlyer paret. Ylli Karipi flet veresie se kujton se i di te gjitha. Ky eshte nga ata qe e mbajne veten per p… seme. Per ju profesore qe thoni se ne Amerike ka korrupsion, google pak Frank Russo dhe shikoni si e hengri 26 shten per nje pale shkalle shtepie e dy televizore flat screen. Ka korrupsion ka por po te zune t’a shqyen b….

  2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Kom pas RESPEKT per ARVIZUN,..
    por tash me duhet ta pranoj se ai asnjiher nuk ka qene i sinqert me shqiptaret,ai ka lujt LOJEN Ha-merr-ikone.
    Sa naiv jemi nje si popull mre jahu,na boj nji kupliment te hujt dhe menjiher ulim breket.Kshu me ndodh mue tarrallakes ene kur boj plazh nudo te Gjinjt e Lalsit ?
    Un isha 100 e bindme se Fullani mbas takimit me Arvizun ka me dhon DORHEQJEN,..kshtu osht kur je mend-pupul si un,.. e u besoj xhelave qi kakarisin si pula,por ne te vertet mshefin dhe ato nji bibilush posht komve.

    1. Tironci Lugano says:

      Mire qi na e the ku e bo plazhin qe mos vim anej se sdum te von ne siklet ?

  3. LORA says:

    Kujt ja thua keto more rakip??????
    Ti je nje nga themeluesit dhe mbrojtesit e republikes tende dhe te ambasadoruceve.
    Kush mbeti per mendte e tua te thartume more rakip??????
    Qofte I shenjteruar vullneti I 23 qershorit,qe ka per t’a zgjidhur edhe lemshin e fullanerve me ambasadorucet.

    1. Tradita says:

      Lora ose je naive e pandreqshme ose je pjese tutkune e Rilindjes……

    2. LORA says:

      Vetem nahija brekedhjere e “tradites” komenton komentuesit.
      Sic duket shkoqur,komentet u pervlojne me shume se vete lajmi.

  4. era says:

    Nese ai do i bente vizite si mik, nuk kishte pse e bente spektakolare.
    Fullhani mund ti shkonte ne seline e ambasades dhe atje mund te bisedinin si miq.
    Arvizu jo nje here e ka thene se ai eshte ketu per te mbrojtur interesat amerikane. Kjo vizite eshte ne thelb nje arrogance e shtetit te amerikes ndaj politikes shqiptare dhe tek e fundit ndaj shqiptareve.
    Shejtani fle dhe Arvizu e zgjon. Me keto qendrime te herpashershme te padenja per nje dipllomat po dyshojme se lepuri fle tjeterkund dhe ashtu si Kristofer Doll, ky zotni eshte ketu per te mbrojtur afera te qelbura qe behen ne kurriz te shqiptareve dhe nen hunden e politikes qe per hir te karrikes mbyllin syte dhe veshet.

  5. genti says:

    Ketu eshte dora zamir manes me milionat e tij ka ble dhe ambassador e amerikes duke e fut per darka te shpia e tij.zamir mane ne 2006 ble vilen e mates mali robit dhe gjyshen ja dhe fullanit. I kane bilateral ngjit biles kane dhe ne korridor te perbashket ku kur duan futen te shpie e njeri tjetrit fullani me manen kane bere leke te papare me njeri tjetrin vetem me kembimet e lekeve. Fullani eshte I vetmi qe e di sa do jete kursi.

  6. Me tmerreshmja, qe tashme eshte shndruar ne nji mekanizem funxionimi i (“demokratise” apo qenerise njerezore )nuk eshte pafytyresia – shkerdhatlliku -poshterimi- mashtrimi -injorimi perdhosja -peshtyma qe ,
    atij populli i hidhet hapur nga kjo klas shkerdhatash ne kupolen e ktij shteti (te projektuar e ndertuar sipas “shijeve amerikane”) poooooooooor,
    ajo ndenje prej te qenit neger ,(qe kta ambasadore te huaj ,qe si pjella te djallit ,) HAPUR i ndermjetesojne shqipetareve naiv , te mashtruar e tradhetuar nga vet rraca e tyre .
    Me shume se fjalet (Hipokrizia) qe ambasadori orangu-tangu ,leshon si pordhe qetsuse ne ajer per hundet e skelleverve te kenaqur pas ksaj ,prania krah SuperHajnit eshte treguesi i vetem dhe me bindes , i mbeshtetjes qe ky kerm /pest ambasadori i ben SuperHajnit te bankes Shqiptare ne kte rast. A s’i ka mbeshtetur te gjithe kriminelet e mafiozet ne pushtetet shqiptare edhe me pare ,ne po te njejtin “stil” orangu-tangu prej amerike ???

  7. sam says:

    te na rroje shba ky shtet interresaxhi dhe manipulator.te jete e qarte se ambasadori edhe ne wc nuk shkon pa lejen e departamentit por shba si duket intereson status quoja aktuale me hajduta gjithe andej

    1. Redi says:

      Degjova qe Obama do marre kallashin dhe do vije aty te zgjidhe hallet e shqiptareve se shqiptaret vete jane duke bere plazh dhe shitur pordhe me nje kafe ne dite. Prisni, prisni dhe beni me faj Amerikes se Amerikes dhe amerikaneve po imrruhet shume per Shqiperine. Ketu ne Amerike kudo qe vete te gjithe per Fullanin bisedojne, per Shqiperine dhe per shqiptaret. Amerika e ka fajin.

  8. qytetar says:

    mire e ke ti o Ylli por aty eshte albanistan!

  9. edlira says:

    bravo Ylli,je shume i sakte dhe me dinjitet.jam dakort 100% me ty

  10. jetimet e te vrareve te 21 Janarit says:

    MINISTRI I JASHTEM I REPUBLIKES SE BANANEVE BUSHATI O TE BEJE NOTE PROTESTE O TE JAPE URGJENT DOREHEQJE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje