Peticioni për largimin e Fullanit/ Kërcënohet një nga nismëtaret, identifikohet autori

15 Gusht 2014, 12:51Politika TEMA

Një nga nismëtaret e peticionit për largimin e guvernatorit Ardian Fullani thotë se ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e saj.

Ajtanga Lubonja thotë se mesazhi kërcënues i ka mbërritur pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

“Dimë gjithçka për ty, dimë se kush je dhe çfarë bën. Tani kohët e fundit po merresh me një peticion që i shërben një politike të caktuar dhe të komanduar nga lart. Mos të të duket vetja e madhe kur nuk di asgjë se çfarë bëhet me ty. Hap sytë dhe shiko mirë përreth. Jam një që të dua të mirën, prandaj po të flas. Mos na detyro që të marrim masa të rrepta kundrejt teje. Hiq dorë sa je në kohë”, thuhet në mesazhin që ka mbërritur në telefonin e zonjës Lubonja nga numri i telefonit 0665555595.

Peticioni deri më tani është nënshkruar nga mbi 9 mijë qytetarë.

Ndërkohë forcat blu të komisariatit Nr. 1 në Tiranë kanë arritur të identifikojnë në një kohë rekord, personin që ka kërcënuar nëpërmjet një mesazhi mbrëmjen e djeshme Ajtanga Lubonjën, njërën prej nismëtareve të peticionit që është ndërmarrë për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani.

Sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë 28-vjeçari Aleksandër Rrema, banues në Tiranë, personi i cili i ka dërguar mesazhe kërcënuese Lubonjës, për të ndërprerë angazhimin e saj në peticionin për shkarkimin e Guvernatorit të Shqipërisë.

Për 28-vjeçarin ka nisur procedimi për veprën penale “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

36 komente në “Peticioni për largimin e Fullanit/ Kërcënohet një nga nismëtaret, identifikohet autori”

  1. anonimm says:

    Policia do filloje hetimet per kete rast dhe do te zbuloje leshin, pasi nuk i lejohet te zbuloje me shume.

  2. politikanet e leshit says:

    Bravo per peticionin ,ky eshte mendimi i lire i qytetareve.

    1. gertjan says:

      Ke kane kercenuar mor amani… Te beje show edhe e ashtuquajtura shoqeri civile, gjoja revolucionare ne shpirt e demokratike ne parime, kjo eshte e papranueshme.

      1. LORA says:

        Perkundrazi,keto jane inskenime tipike te se ashtuquajtures shoqeri civile,te dirigjuar nga zgjyra sikurse altin goxhaj.
        Kesaj zonjes I paskan dhene nje rol ordiner,ne taktiken e percarjes se revoltes se njerezve.

      2. buffon says:

        Nuk ma do mendja te merret ndokush me palaço apo çerra qe kerkojne te veteheroizohen duke thurur truke te tilla. Hajde shoqeri civile hajde!

      3. gjyshja says:

        O pika ju me gjithe kercenime! Po ku ishin gjer dje keta kur ne kete vend ndodhnin ngjarje edhe me te renda? Ku ishin kur humben jeten 26 njerez ne Gerdec? Ku ishin kur ne bulevard u vrane 4 njerez te pafajshem? Mos harroni diçka ju te kercenuarit,ju e ashtuquajtura shoqeri civile, ju te veteshpallur te pandikuar politikisht: Te vjedhesh perben veper penale kurse te VRASESH eshte,,,,nuk ka ku te shkoje me keq.

        1. Lirindesi says:

          Gjyshe une vdes per komentet e tua! Aq me teper kur shkruan me 10 adresa njeheresh. Po per here te pare o gjyshe e telekomanduar bie dakort me ty. Vetem se ato pyetjet duhet tja drejtosh atij qe mban telekomanden qe te ndez ty. Cfare po ben ai (ata) meqe kane nje vit ne pushtet per ceshtjet qe ti permend? Megjithse ti je vetem megafon gjyshe. Zeri eshte ai qe duhet te pergjigjej.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Gazetaret duhet te zbardhin daten dhe oren e konfirmimit te takimit Arvizu-Fullani.
    Data dhe ora shpalljes se mbledhjes se jashtezakonshme ishte 14/08/2014,ora 13.
    Nga diferenca do gjejme agresionin psikollogjik te Fullanit dhe Keshillit Mbikqyres, “gabimin” e Arvizus,qe u perdor nga ai

  4. askushi says:

    Ku je edvin se na thave syte dhe na ka marre malli? E vendose shtetin ligjor te lumte!!!

  5. neritan says:

    Mafia, ska asigjo me teper se kjo. Keshtu funksjonon.

    Mgjth, duhet kujdes se ketu behen lojra te ndyra.

    E sa per Policine.. me shef Sajmirin vetem po qe ndonje muhabet femre behet aktiv

    1. Majlinda says:

      Kjo eshte vertete mafia ne grup, ne pushtet, se shteti nuk ka fuqi te perballoj mafine ne pushtet duke filluar nga presidenti- kukull e berishes, dhe deri te Fullani. kjo eshte nje maskarade qe ka ndoshur ne Ameriken e viteve 30′, apo Italine e viteve 60’70. KJO DUHET NDALUAR. EDI RAMA DUHET TE NDERPRESE PUSHIMET DHE TE VEPROJE ME VEPRA.

  6. LE SALE says:

    E moret vesh,o qypa,pse duhet regjistruar telefoni celular(mobile)??!!

    1. sit back and relaks says:

      Telefoni eshte i rregjistruar o qyp tek operatoret celulare, ajo qe kundershtojne eshte krijimi I nje rregjistri te tille nga qeveria. Kapicki?

  7. rilindja says:

    Moj zonjë vazhdo punën se për ata ti rron 100 vjet, krahë teje do jemi të gjithë. Jemi me pushime por aty na ke për pak ditë.

  8. en says:

    Ndrageta doli hapur. E vetmja frike e saj eshte opinioni publik.

  9. rilindja says:

    Mos të gënjejë mëndja or fullhajn dallkaukun para bankës na ke.

  10. Une jam, ti je. says:

    Rilindje, Rilindje dhe vetem Rilindje.

  11. SHQIPTARET DUHET ME NE FUND PAS GJITHE KTYRE,
    KRIMEVE,
    VJEDHJE THESARESH,
    POLITIKANESH MAFIOZE ,
    PESHTYME QE I HEDHIN SURRATIT POPULLIT PAS CDO SKANDALI,

    TE KUPTOJNE…

    SE “ATA” QE KANE KAPUR SHTETIT SHQIPTARE ,
    KJO BANDE MAFIOZE SHQIPTARO-NDERKOMBETARE ,

    JANE TE VENDOSUR NE ATE QE JANE DUKE BERE ,DUKE KERCENUAR :::

    QE DO TE THOTE (PER ATA QE KUPTOJNE SHQIP) ;

    OSE DO JU ZHDUKIM – OSE DUHET T’NA ZHDUKNI
    SEPSE NE NUK KEMI NDERMEND KURR TE BEJME HAPE PRAPA
    S’KA ME ASNJI SHANC

  12. agron says:

    KETO GJERA PO NDODHIN RENDOM. PSH PO TE SHKRUASH KRITIKA APO THJESHTE TE SHKRUASH QE NUK JE DAKORD NE FAQEN E FACEBOOK TE DEPUTETIT TE NDERUAR KAC “I ZI” ISLAMI, MENAXHERI I FAQES SE KETIJ DEPUTETI TE DERGON MESAZHE KU KERCENOHESH NE PERGJITHESI ME SHPREHJET “RUAJ VETEN QE TE TE RUAJE PERENDIA”!
    KETA PALO DEPUTETE DHE POLITIKANE QE BEJNE SIKUR E VLERESOJNE MENDIMIN NDRYSHE! PRANDAJ SKA ASGJE PER TU CUDITUR ME ATE QE I KA NDODHUR ZONJES.
    TASHME PREJ SHUME VITESH SHQIPERIA I PERKET ATYRE LLOJ SHTETESH KU MAFIA, POLITIKA DHE BIZNESI JANE NJE!
    FAKTEQESI PER POPULLIN E SHKRETE

  13. NINO says:

    PETICIONI eshte i pranuar nga te gjithe qytetaret , eshte mendimi i lire i tyre – e cili qytetar do qe ta vjedhin e grabisin ne kete fare feje !?- vetem ata qe jan te zhytur ne kete balte e deri ne fyt, E ju zente fytin e vdekshin maskarenjt e kohes .

  14. fukarai says:

    ai eshte nji kriminel qe ka te bej me njgjarjen,prandaj duhet kapur me doemos,dhe cuar ke veni

  15. Kris says:

    Peticioni do te behet dhe jam i sigurt se ky eshte grushti i pare qe do te marre mafia politike

  16. temja i temës says:

    Protesta protesta dhe vetëm protesta.Çohuni shqipëtarë se po ju pijnë gjakun e po ju poshtërojnë!

  17. aleksi says:

    Edi ,perse nuk prononcohesh? Te kemi votuar me plot besim per te luftuar korrupsionin galopant te saliut. Ky eshte rasti per te dhene mesazhin e duhur kunder nje rasti flagrant.Nese parlamenti nuk paska te drejte te shkarkoje fullanin, kush e paska kete te drejte? Une si popull kerkoj fuqimisht qe kushdo qe sillet si sheik me parate e taksapaguesve shqiptare te pergjigjet perpara drejtesise se vertete dhe jo para kesaj pseudodrejtesie.

    TE SHKARKOHET URGJENT HAJDUTI ME KOLLARE

    1. xheJ eN Bi says:

      nastradin —

      Pergjigjen se ku vane parate ta dhashe une te EDITORIALI i djeshem ne replik me Osmanin ,po me sa duket me ” syzat ” qe lexon ti nuk mund ti kuptosh se ora te ka ngelur ne 6 Prill 1939 -en.

  18. perkthyesi says:

    SHTETI QE HESHT PER VJEDHJEN E THESARIT ESHTE KOKA E KRIMIT NE SHQYPNI.

    Ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes hajduti ordiner ndiqej pa meshire nga ligji dhe ndeshkohen rreptesisht. Shume enveriste te rinj dhe te vjeter sot e kujtojne ate kohe me mallengjim sepse po te vidhje 5 LEKA te denonin me 50 vjet burgim apo po te ishte nga familje e “mire” duhej te beje kritike totale ne Organizaten Baze per te kaluar me pas ne Kudhren e Kllases me 50 vjet pune te detyruar. Mire a keq keshtu ishte atehre, ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes dhe askush nuk merrte guximin te pyeste:

    PO ENVER HOXHA QE VIDHTE GJITHECKA QE PRODHONTE SHQYPNIA DHE E KISHTE TRANSFORMUAR VATANIN SI NJE CIFLIG TE FAMILJES SE TI?

    Per 50 vjet me radhe kjo pyetje nuk morri asnje pergjigje deri ne vitet 90-te, sepse helbete kush guxonte? Pas viteve 90-te Sali Berisha si nje enverist me pervoje nga Partia e Punes dhe mik i ngushte i familjes Hoxha perdori te njejten taktike te pershatur ne kushtet e reja qe diktonte koha pas renies se Murit te Berlinit duke pervehtesuar Buxhetin e Shtetit dhe duke e bere ate si nje Arke Kursimi Familjare, por duke lejuar edhe sejmenet e tij besnike te vidhnin cfare t’u dilte perballe. Per t’u dukur ne popull si i ndershem Saliu rasi brenda komunistin enverist Fatos Nano sepse me te vertet kishte vjedhur ndihmat italiane per femijet e vobekte dhe populli kerkonte ndeshkime. Me kete taktike Saliu ja arriti deri diku te pasurohej gradualisht ne fillim ne nivele modeste, por nje fjale e urte thote:

    OREKSI VJEN ME TE NGRENET

    dhe sa me shume kalonte koha aq me shume rritej tahamaja e Saliut per t’u pasuruar si nje Rokfeler prej Amerike. Me nuhatjen e komunistit ndjeu se byrokratet e shteteve Perendimore mund te korruptohen lehte si ata Lindore me LEKA dhe se ASKUJT ne Bote nuk i plas se cfare ndodh ne Shqypnine e vogel sa nje gogel dhe per kete arsye i meshoi me force korruptimit dhe blerjes se perkrahjes jashte Shqypnise. Zullumet nuk vonuan: Afera per tregetine e armeve me protagonist Zhulalin, rruga e Kombit, Gerdeci e shume te tjera treguan se Saliu dhe klasa politika qe gravonte rreth tij ishin bere MAESTRO te perkryer per vjedhjen e rafinuar te pasurise kombetare te shqyptareve me ndihme nga jashte. Sa me shume kalonte koha aq me shume pasurohej kjo klase politike ne krye me Sali Berishen dhe banden e tij dhe erdhi momenti qe ky DEMON komunist e kuptoi qe per te vazhduar rrugen drejt pasurimit total te familjes se tij biollogjike dhe politike do t’i duhej te zaptonte tere SHTETIN dhe institucionet e tij: Presidence, KLSH, Gjykatat, Prokurorine, Banken e Shtetit, Policine, Ushtrine dhe jo ne vend te fundit Median. Qe te dalim ne teme me ne fund:

    KUJT I DUHET NJE GUVERNATOR MEDIOKER DHE GOMAR SI FULLANI?

    Pergjigja eshte fare e thjeshte:

    PER CFARE I DUHESHIN ENVER HOXHES HAXHI LLESHI, LENKA CUKO, PALI MISKA, RITA MARKO, HEKURAN ISAI, SHFEQET PECI, ME SHUME LOPCARE NGA PAS?

    Prandaj edhe sot mund te themi me bindje se si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes:

    SHTETI QE HESHT PER VJEDHJEN E THESARIT ESHTE KOKA E KRIMIT NE SHQYPNI.

  19. 1* says:

    Shumë butë kanë shkruar këta njerëz që “të duan te mirën”. Ata po të donin, të kishin rrahur siç u rrahën nga Sala e Luli, shumë ish antarë të PD që ishin kundër tyre (si A.Imami, F.Lubonja, E.Rama, N.Ceka,etj,etj), shkuan për gjah si K.Trebicka, ose shkuan për peshk si G.Pashko, apo u vranë si A.Hajdari, F.Xhindi, e shumë të tjerë. Po Dritan Prifti ku ka humbur, me që ra fjala? Thonë që është sëmurë që kur e prishi me videon e I.Metës dhe se sëmundja është e njëjtë me atë të z. Vasil Melo që iku nga kjo botë (thonë i helmatisur). Pa le ta prishësh më Ramën, nuk le gjë pa të “sharë” nëpërmjet Twiter apo të fut ndonjë pjatë kokës, në ndonjë ceremoni në restorante, se gjë tjetër, nuk po ndrit në këto 300 ditë. Ku janë premtimet e tij për luftën kundër korrupsionit?
    Mjerë ne në duart e kujt kemi rënë. Asnjë dritë nuk ka në horizont për Shqipërinë. Aqë sa u zbuluan 1997, vjedhja e floririt , Gërdeci, 21 Janari, e deri te vrasja e z. Santo, apo e shumë biznesmenëve , thuajse për ditë.
    Po SHISH apo SHIK (nuk e di si quhet), si nuk penetron asgjë nga ngjarjet e mësipërme, por thjesht përgjon qytetarë të pafajshëm, se në asnjë nga ngjarjet e poshtëra në këtë vend, nuk ka zbuluar e parandalur asgjë.

  20. liri says:

    PETICIONI te vazhdohet dhe te behen 20000 njerez,se ndryshe nuk e jep doreheqjen fullani dhe kompani.DUHET te behet nje norme morale ne shqiperi qe kush vjedh duhet denuar nga ligji dhe shoqeria.

  21. Populli says:

    Ku e keni kryeministrin SKUTH OOOO “Rilindje”.

    Te fala, Fullanit!

    “perkthyes”, te lumte dora!

  22. elinor ' says:

    Zgjidhja eshte e lehte: aktiviteti i grumbullimit te firmave te delegohet (shperndahet) ne disa dhjetra aktiviste te tjere. 1 person edhe mund te kercenohet e shantazhohet por 20, 30, 40 a me shume besoj se eshte disi me e veshtire dhe me pak efikase.

  23. ARUSHA says:

    AJTANKA DHE JO ajtanga

  24. qytetar says:

    E nderuar Lubonja, kercenimet jane te zakonshme ne boten e krimit, por kush lufton per femijet dhe te ardhmen e tyre asgje smund ta friksoj,shqiptaret e ndershem i ke me vete, bravo!!!

  25. omar kajham says:

    HE Ç’DO TE THONI PER ENVERIN TANI?

    SE PASKESH QENE I KEQ

    PO TANI KU PUNONI ?

    KUSH JU PJERDH NEPER SPITALE ?

    KUSH JU PJERDH NE GJYKATE , ADMINISTRATE, KUSH?

    KU I KENI FEMIJET QE MBAROJNE SHKOLLAT KU ?

    I KENI PAGUAR TAKSAT SA JU FRYHET KETYRE , SE PER VETE KETA NUK KANE.

    I KENI PARE PASURITE E KETYRE O TEVEQELA

    KENI BLERE NDONJE BICIKLETE ATE BENI

    KY ESHTE KAPITALIZMI SHQIPETAR E MOS NA ÇANI TRAPIN SE MBETEM SI GORE NEPER KOMENTE.

    POPULL MUTI, SA VIJNE VOTIMET ME VRAP NEPER KUTI , NE VEND QE TE MERNI NJE HU DHE TI THYENI LEGENAT NE MES ,PAVARESISHT NGJYRES SE LEGENIT.

    E PATE Ç’I BERI UKRAHINA TE PARIT TE VET ,..QE NUK E ZUNE DOT SE DO TA KISHIN MASAKRUAR PASTAJ DO TI KISHIN BERE GJYQIN….ATA JANE POPULL VITAL DHE JO FUNDERINA SI PUNA JONE.

  26. Bujar says:

    Ky Aleksandri qenka koleg i yti o Mero! \
    https://www.facebook.com/aleks.unit?fref=ts

  27. gega says:

    Perkthyes me i qarte se kaq sbehet dhe me te verteta se kaq nuk ka

  28. gega says:

    Me ka hyre frika se shqiperia nuk behet.populli duhet te ngrihet ti kerkoje llogari politikaneve arrogante e hajduta te majte e te dhathte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje