E torturuan nën efektin e drogës/ Kushëriri: Denisin e kishin masakruar, nuk na lanë ta hapnim arkivolin

16 Gusht 2014, 09:28Politika TEMA

“E kishin masakruar aq rëndë, sa nuk na lejuan ta shikonim për herë të fundit Denisin. Ai nuk i kishte bërë keq askujt, por punonte për të ndihmuar familjen”.

Kështu shprehet kushëriri i Denis Vyshkës, kamarierit të masakruar në Dhërmi.

“Nuk na kishte shprehur asnjë shqetësim, që prej qershorit kur nisi punën në Dhërmi. Të mërkurën ai ka folur me prindërit, ndërsa të nesërmen mësuam se çfarë kishte ndodhur”, tregon B.L për gazetën Panorama.

Ndërkohë, policia pretendon se autorët e masakrimit të 26-vjeçarit kanë denoncuar në polici vjedhjen e 500 mijë lekëve, pasi e kishin torturuar për vdekje Vyshkën.

Sipas A1Report, kamarieri Denis Vyshka është torturuar deri në vdekje, duke u qëlluar me sende të forta si shufra hekuri dhe ç’puar me thika në vende të ndryshme të trupit.

Mes torturave të pronarëve të lokalit Altin Imeraj, Erviz Zylfaj, dhe kuzhinierit Miklon Zymeraj, 28-vjeçari ka mundur të rezistojë për gati 8 orë, ndërkohë gjatë këqyrjes së trupit të të riut, sipas burimeve të prokurorisë, ai ishte djegur dhe me cigare në vende të ndryshme të trupit.

Informacionet që vijnë nga prokuroria e Vlorës flasin se tre personat e kanë torturuar kamarierin e lokalit të tyre, nën efektin e drogës.

Nga dëshmitë që janë administruar në vendgjarje, sipas akuzës dhe policisë së Vlorës, të arrestuarit Altin Imeraj, Erviz Zylfaj dhe Miklon Zymeraj kanë pirë dhe drogë, gjatë kohës kur kanë torturuar brenda ambienteve të hotelit 28-vjeçarin Vyshka. Ky i fundit është torturuar dhe teksa është transportuar me makinë buzë detit, ku dhe ka gjetur vdekjen.

Më pas trupi i pajetë është hedhur në det, pikërisht në plazhin e Drimadhës, ku pushojnë personazhe VIP të vendit.

Sipas akuzës, ngjarja e rëndë është parë nga shumë dëshmitarë.

17 komente në “E torturuan nën efektin e drogës/ Kushëriri: Denisin e kishin masakruar, nuk na lanë ta hapnim arkivolin”

  1. shqiptar says:

    Ngushellime familjes, ngjarje shume e rende, fajtoret te ndeshkohen rende,

    1. Pelasgian says:

      fajtoret per mu duhet qe te djegen me acid ne vaska mu ne mes qytetit dhe para prinderve te tyre !

      1. Chiming says:

        Pse Nuk vihet ligji me vdekje me dhe per 8/12 vjet Nuk hyjme ne Europe ,per mendimin Tim duhey

  2. gega says:

    Ku jetojme o popull,ky eshte shteti qe beri antishqiptari berisha,vritet pritet si ne lindjen e mesme,kurse zullapi edvin shijon pushimet se i ka vene ne terezi punet e qeverise,ngushellime familjes

    1. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

      c’lidhje ka Edi me kte ngjarje?pse i banalizoni cesghtjet,ia hidhni Edi-t?C’faj ka Edi?

  3. blendi fevziu says:

    Ed Rama e ka marre vesh menjehere e desh te bente hatane, por i thane qe e kishte vra Tan Maloku, cun tiron. Po qysh?-ka pyte Ed Rama. Po kane heq me shume vija se duhet e malli ka qene i preme jo fort mire. Epo mire- ka thane Edi,- oshte faji i vijave dhe i mallit. Kshtu i boni vaki dhe Tan Hoxhes qe prishi ferrarin e vrau dhe veten e ate cope kurve qe kishte mes gjunjve ne makine. Jane gjojna qe bojne vaki.

    1. “ti” bledi fevziu , qi ke koken si bolet e shqiptareve ,jo vetem si te Rames ,ke 23 -vjet qe e mbajte koken tende mes shaleve te berishes ,duke i bere gojore me ja ngref ,impotetntit sadiste .
      Per karagjozin e medieve qe ishte nji kulish i perkedhelur i Mafies ,
      qe pasi e pompoi dhe i la dore te lire deri sa te kalonte trashesine e “vizes” ,shkoj ashtu sidhe erdhi ne ate pozite ke Bole Chanel,ndersa goca qe ti e quan kurve ishte me NJERI se ty kurva mediatike dhe ai homoseksual qe e mbante si dashnore .Ka gjona qe disa i dijne me mir se pellitet aty .
      Per nji shoqeri shkerdhatash si aty do ishte e tepert cdo fjale .Aty ka marr fund gjithcka ,nderkoh qe njerzit bejne sikur jetojne.vari kart popull shkerdhatash qysh ne gjeneze

  4. taho says:

    (Kete punen e droges e sajuam ne, si rrethane lehtesuese!)

    1. Seul says:

      Kane per ti nxjerr ordinerat brenda vitit.
      Cfare ordinera jane…

  5. rrupaqe says:

    prokuroria , ishin nen pirjen e droges d.m.th te falur , por si nuk bejne nje gjest human kur jane nen pirjen e droges , po vetem vrasje dhe tortura keta tipa,familja te vendos drejtesi.

  6. lala prej tirone says:

    Ore kane per tu denuar shume pak e priti kur pas 7 ose 8 vjetesh te vrasin tjetrin.Kane lidhje me kupolen qe i perdorin keto malliste kur i duhen

  7. violeta says:

    te torturohen njesoooooj keta maskarenjte.tju pritet mishi me thike horrave !! sh sh sh ngushellime shtepise se djalit te shkrete.mjere djali cpaska hequr……..sa keq.Ku eshte shteti…ku eshte ministri i brendshem …ngjarje e rende sa ska……

  8. Albanian says:

    Atari qe kane bere kete krim kaq te poshter tu sekuestrohet pasuria tu jipet families se viktimes si demshperblim dhe te denohen me purging te perjetshem me qe se kemi denimin me vdekje se do isha per kete te fundit

    1. sali trapi says:

      o popull idiot c,hyn ministri e kryeministri apo sala nuk i tha asnjeri nga keta ketyre krimineleve qe te vepronin keshtu fajin e ka jari qe mban ata gjyqetare qe e nxjerin vrasesin nga burgu per 500 mj leke te vjetra. duhet ligji i vdekjes.

  9. ALbani says:

    Te gjithe llapin, por asnje veprim nuk ka, perfshire edhe mua. Fakti qe kane qene nen efektin e droges ben qe ata te denohen lehte duke interpretuar si semundje mendore qe shkaktohet nga pirja e Droges, thote “LLALLOMANIA”. te Kerkojme doreheqjen e LLalles se Berishes, ndryshe vendi do jete perhere ne udhekryq. Mdoshta duhen zgjedhje te parakoheshme sepse me ILIR M… ne koalicion dhe me Edi RAMEN-FRIKACAK, asgje nuk ndryshon. Ndryshe do te sakrifikohen breza te tere qe te vije demokracia e vertete.

  10. Korabi_UK says:

    Vrasesit duhet te ekzekutohen ne te njetat rrethana.
    Ka ardhur koha qe te thirrim xhaxhin Enver te zhdukje te gjithe horrat dhe kriminelat.
    Ne Shqiperi duhet te vendoset ligji me VDEKJE

  11. Erekted says:

    Kutu ku kemi arritur vetem denimi me vdekje I ruan njerezit.
    Ngushellime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje