Ndryshohet ligji/ Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës ikin në shtator

15 Gusht 2014, 19:35Politika TEMA

Ndërsa Këshilli Mbikëqyrës e dha verdiktin e tij në mbrojtje të guvernatorit Fullani, duke rrëzuar 5 me 1 kërkesën e Ermelinda Meksit për shkarkimin e tij, fati i kupolës së bankës do të kalojë në Parlament.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se mazhoranca, në shtator do të ndërmarrë nismën për zëvendësimin e gjithë trupës drejtuese të bankës: Guvernatorit dhe Këshillit Mbikëqyrës, jo me shkarkim, por duke ndryshuar ligjin për Bankën e Shqipërisë.

Kësaj mundësie për zgjidhjen e krizës që ka përfshire institucionin më të rëndësishëm financiar në vend, i ka paraprirë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Në një postim në “Facebook”, pas deklaratës së bankës, Braçe shkruan:

“Bankën nuk e vodha unë, as shqiptarët e zakonshëm. Bankën e vodhën të emëruarit tuaj të favorizuar nga papërgjegjshmëria, mospërmbushja e detyrës nga të tjerë të emëruar po nga ju.

Në anën tjetër: Si u tha sot? Kuvendi ka një rol ligjor në shqyrtimin e çështjes? Në Kuvend do të ndodhë! Bëhuni gati! Dhe mos harroni, do përballeni me ligjin në Kuvend! Jo me “grupet e punës” të mbushur me vartësit tuaj që paskan gjykuar në fund se guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka shkelur ligjin”.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka nënvizuar disa herë në komentet e tij nevojën e ndryshimit të ligjit për bankën, për t’i dhënë mundësi reformimit të saj.

Pak ditë më parë, edhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, kërkoi rregullim të kuadrit ligjor, ndërsa bëri thirrje për dorëheqjen në bllok të Këshillit Mbikëqyrës.

Deklarimet e Braçes, Brahos dhe përfaqësuesve të tjerë të shumicës duket se janë sinjale të qarta të mazhorancës për ta zgjidhur çështjen e bankës pa futur sistemin bankar në krizë.

Shumica po tregohet gjithashtu e kujdesshme që të mos prekë institucionet e pavarura, siç është Banka Qendrore, me iniciativa për shkarkimin me forcën e kartonit të drejtuesve të saj.

Kjo u bë e ditur edhe në reagimin zyrtar të Këshillit të Ministrave (6 gusht): “Duke mirëkuptuar shqetësimin publik për ngjarjen e rëndë në Bankën e Shqipërisë dhe duke u bashkuar me këtë shqetësim legjitim, qeveria e Shqipërisë e çmon me rëndësi po aq të madhe qoftë nevojën e një ndëshkimi shembullor nga drejtësia për fajtorët, qoftë nevojën e një qëndrimi shembullor të saj në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë”.

Me ndryshimin e pritshëm të ligjit në Parlament, largimi i kupolës drejtuese të bankës do të bëhet pa pritur përfundimin e hetimeve të Prokurorisë, që mund të zgjasë në kohë.

40 komente në “Ndryshohet ligji/ Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës ikin në shtator”

  1. Zana says:

    “Kthehu në shtator” thoshte kënga.
    Por Fullaniada dot të ikë në shtator.
    Vajmedet!

    1. moza says:

      Ndryshe eshte te ndryshosh ligjin dhe shume me ndryshe te shkarkohen nga parlamenti per vjedhjen e abuzimin me parat e shqiptareve, te ndryshosh ligjin si menyre per ti larguar nga banka do te thote te mos kesh deshire ti ndeshkosh moralisht dhe penalisht. Ketu jemi para nje skandali qe mendoje se nuk eshte ne shumat e deklaruara deri tani por shume e shume me teper, e kush do i ndalonte te vidhenin parat ne banke? askush. Shteti fillon nga ligjet dhe financat, per veprimin e kryer ne banke duhet te ishin bere arrestime spektakolare dhe te jepeshin si reklama ne te gjitha mediat,me parat e shqiptareve askush nuk ka te drejte te tallet.Partia ne pushtet ka marre votat e shqiptareve jo vetem per te perzen ne menyre spektakolare saliun qe eshte kryesori qe duhet te perballet me ligjin, por per te vene rregulle kudo e menjehere, shteti ka lindur si nevoje dhe ai duhet te kryeje detyrat e tij e sidomos ne kushtet kur opozita eshte e perfshire ne kete vjedhje.

      1. anonimm says:

        T’i perfundosh mandatin nje organi kushtetues me ligj eshte thjeshte antikushtetuese. Po te jete ashtu sdo te ngelte institucion ne kembe. Have a nice time.

        1. Dean says:

          Po kur ”organi kushtetues” nuk funksionon dhe eshte ne mbrojte te krimit,prap veprimi konsiderohet antikushtetues…e.t.j……?!

      2. DREJTESI says:

        …dhe duke ikur me ndryshim te ligjit per banken e shqiperise,Fullani eshte perseri pjese e asaj maskarade,qe do rrjepi pagen e majme duke qene nje pjese e atij stafi qe me paturpesine me te madhe,mbyllin syte dhe veshet ndaj nje super grabitje dhe super skandali.
        Po te jepte doreheqjen,ai nuk mund te ishte me anetar i bankes se shqiperise
        (PER NDJEKJE PENALE AS QE BEHET FJALE).
        Kjo eshte nje tjeter tentative qe ai te dali pa lagur nga gjithe kjo mega histori me hajdute me cizme.
        “Ali Baba me 40 hajdute”,do ja kishte ziline per kete skenar te dhjere…

      3. Boni says:

        Pse arrestime per spektakel duhen apo arrestime me ligj dhe per fajtoret. Teater apo emison televiziv artistik do behet apo shtet ligjor?! Shtatori nuk eshte lerg o burre i dheut!

    2. zef says:

      Shqipëria ime,
      shqiponjë e plagosur,
      vidh e vidh të gjithë,
      e ti s’ke të sosur.

      Shqipëria ime,
      paske qënë xhenet,
      me mijëra hajdutë,
      dolën sot në çetë.

      Polli pa hesap,
      kjo kohë zuzare,
      hajdutë modernë,
      me “Benz” e kollare.

      Vila përrallore,
      ngrejnë maskarenjtë,
      kjo kohë zuzare,
      qesh me fukarenjtë.

      1. ina says:

        edhe firmat piramidale nuk e bene kete veprim te poshter qe beri fullani, askush nuk vjedh dote po nuk deshi titullari, hajduti real eshte fullani, te shkoje urgjentisht ne burg, sic shkuan boset e piramidave.nje shume te konsiderueshme u ka dhene te dashurave, sic deklaron nje dashnorja e tij brenda bankes.

    3. BLUEBaBy says:

      po ja se edhe 15 dite ngelin per ne shtator
      http://bit.do/super-bythe

    4. andromeda says:

      Po më pas kush do e ndëshkojë Fullanin? Gjykatat e Saliut, Llalla i Saliut apo presidenti i Saliut? Pra ja që s’ka kush e ndëshkon dhe Fullani do vazhdojë të bëjë një jetë të lumtur, ndoshta këshilltar i presidentit për çeshtjet e financave ose në ndonjë fondacion monetar të fuqishëm. Sepse në Shqipëri fajtori nuk ndëshkohet, faji mbetet jetim. Prandaj është shumë herë më erëndësishme e mbi gjithshka reforma në drejtësi se çdo lloj reforme tjetër dhe kryeministri ynë i dashur në vend që ti kishte lëshuar bateritë në luftën parlamentare për këtë reformë, më merret me hapjen e zyrave të punësimit dhe me stërvitjen e mësuesve të fiskulturës-KM ynë adoleshent.

  2. velopartizani says:

    Kur ka deshire e vullnet te mire asgje nuk eshte e pamundur, te presim cdo ndodhe ne respekt, publiku kerkon shkarkim e ndeshkim!ska vend per bravo po bejne detyren ate qe I garantuan shqiptaret me 1 milion vota!besiminukshperdorohet

  3. - homeri- says:

    – kesaj i thone …. vodhet , pasuruat ke deshet , juve nuk do ju bejme gje , gezoni ato pasuri marramendes se eshte radha jone … te pasurohemi edhe ne …. sa per denimet .. hic mos u merakosni , do denohet ai Bitraj , pak edhe ai .. keta te tjeret me largim nga puna
    ——–problemi eshte me ne popullin … me paret tona … ne se parat nuk zevendesohen me pasurin e ketyre horr- hajduteve .. atehere o BRACE kot e mbldh edhe ate parlament .. dhe me fjalorin fshatar do te thoshja …. na hani m… o 140 parlamentar…

  4. durresi says:

    Behen vetem emerime dhe zgjedhje ne baze te miqesive dhe interesave te ngushta te idividit e grupit te radhes. Nuk ka perzgjedhje ne baze te meritave personale e sidomos te pastertise morale, me pak fjale te me te mireve. Nuk ka rendesi aftesia por besnikeria ndaj partise dhe sidomos ndaj liderit. Ne jemi keshtu gjaknxehte e te rrembyer, duam gjithcka dhe shume shpejt. Duhen njerez me tjeter mentalitet per te ndryshuar mentalitetin tone.

  5. Ladi says:

    Ktyeministrit jane kane lidhur kembet me gjyle te mbushura me C4 dhe me telekomande me celular… uroj qe te jete shume me i zoti dhe me i afte nga keta horra qe e kane katandisur kete vend ne nje arnautistan ne gjithe keta vjet rrumpallehaneje..!!

  6. Arian says:

    po u lini kohe te vjedhin dhe te fshehin sa te munden deri ne shtator

  7. LORA says:

    Lajm qe me gezon,,,,por me shume kur ta shoh si veper te perfundume.

  8. nazmija says:

    te luteeeem kthehuni te pakten dorzoni celesat se e dim se sdo tu shohim me

  9. Treviso says:

    Eshte nje vendim i domosdoshem qe u kerkonte nga i gjithe populli.

  10. na says:

    Pashe lebron james ne mykonos greqi!!!kush do te shkoi ikni!!!

  11. fshatari says:

    Pa dyshim qe kemi qeverine me Shqiptare te 100 viteve

  12. elton says:

    Per 7 milione dollare, hajde me shkarkoni mua nga posti , 2 here ne dite.

    1. Dajt says:

      Po ju kujtoni se ka gisht Fullhani tek 7 milionet? O po fare, se Fullani me 7 milion fshin bythen. Ai ka pjesen e tij tek bankat e nivelit te dyte, te cilat duhet ti kontrolloje. Dhe aty ai mjel nje lope shume me te majme se keto 7 milionet. 7 milionshi i vjedhur eshte thjeshte nje efekt anesor ivneputizmit dhe klimes se hajdutllekut qe ka krijuar ky zvarranik ne banke.

  13. Luan says:

    Une dyshoj se kjo foto eshte montazh.
    Aresyeja eshte e thjeshte; nuk eshte i gjate Fullani sa Z. Rama sic duket ne pozen siper. Qendrimi i tyre eshte horizontal dhe si te tille jane ne nje plan paralel. Kur e barazoj gjatesine Fullani sa Z. Rama ?!
    Ndofta ne montazhe duhet me shume kulture profesionale.

    1. Dikush says:

      Variantin shkalle e ke marre parasysh? Pra qe Rama eshte nje apo dy shkalle poshte Fullanit ne kete foto? Apo me vrap te komentosh dicka, pa e menduar dy here? Fotografia eshte reale dhe daton diku 6-7 muaj me pare.

      1. Adem says:

        Dikushi ka te drejte. Shikoni koqet e Rames sa poshte jane krahasuar me koqet e Fullanit. Prandaj te koka dalin barabar.

  14. daenko says:

    Qe do te largohet ky makut as qe diskutohet,por te hetohet imtesisht se ku i gjeti parate qe te jetonte si sheik.

  15. qytetari says:

    O djaloooo ,merru me lajmin ,qe nuk do ti hyj gjemb ne kembe,mos u merr me fotot.

  16. brace fejsbukisti says:

    Ky njeri eshte I paafte vetem cirret.Njeher shan presidentin heres tjeter Imamin,me tej Prokutorin etj.Ky e ka megjithe boten dhe me asnje se nuk ja var askush.Flet pa edukate dhe eshte I paditur.Vajmedet Rilindje qe u katandise ne dore te Braces.

  17. dajti says:

    Largoni ndyresirat se jane bere figurat me te urryera per publikun dhe do merrni vota pa fund kur te behen zgjedjet lokale vitin tjeter.

  18. Emigranti1 says:

    Keto jane ndermarrje te merncura qe shmangin krizat e pa nevojshme institucionale dhe njekohersisht I lene hapesire drejtesise te veproje sipas kodeve juridike.Keshtu” mishi piqet dhe helli nuk digjet”, sic thote populli.Ketu eriton nje bravo mazhoranca e sotme.Pra mazhoranca bart shume vlera mendimi e veprimi organizativ per t’i shpene ne vend gjerat e shkaterruara te ish mazhorances se djeshme per te gjitha problemet qe ka vendi nga qeverisja e mbrapsht e Sali Berishes.

  19. Shoqata e te papuneve says:

    Deri ne shtator ai i mbyll problemet me letrat ,parat iken ne drejtim te pa ditur … Fullhajni shkon perseri profesor ne fakulitetin ekonomik bashk me dhorin e kurvave … Ne ngrem syr nga qielli .qeveria ngrohet ne diell …kete ketkon populli ??? Mblidhuni dhe i hiqni ket derra …

  20. Cun Tirone nga ato te vertetet says:

    O po e ka mbyllur me Edin dhe Ilirin kete ceshtje Fullani, kot lodhet parlamenti. Ngjalat e Gjirit te Lalezit jane te magjishme ne keto raste.
    Te na rruaje rilindja! Bravo cuna!

  21. maloku says:

    Ju qe keni shkruar me kaq mllef sa leke u kane vjedhur.

  22. shqip hesapi says:

    Largimi nga detyra nuk eshte asgje,bile as denimi me burg.Me patjeter duhen konfiskuar parate,pronat dhe t’i kthehen popullit ne investime.Kjo eshte detyra e Parlamenit,e Qeverise dhe e Prokurorise dhe gjykatave.Kete don populli dhe jo dokrra.

  23. Tani says:

    Ligjin mundet te ndryshoje ky “Parlamenti yne i virgjer”, po parate e vjedhura prej tyre, apo prej te tjereve qe e privatizuan Shqiperine, KUR do ti rikthehen sovranit? NESE pasurija e vjedhur ketij populli te ropatur nder vite, nuk i rikthehet atij per tu dhene te gjitheve mundesine e prosperimit, atehere smundet te pretendohet per Drejtesi ligjore dhe sociale…Mos ndoshta frika eshte se te gjithe politikanet tane te te dy paleve e kane lyer nga pak gishtin ne “fullhanerine” e gatuar gjate ketyre 23 viteve??!!

  24. Rekord Meni says:

    Ajo që vihet re shpesh tek deklarimet e Braçes, është se ato i karakterizon sensi pozitiv, e si te tilla janë mirëkuptuar dhe kanë gjetur vazhdimisht përkrahje masive nga lexuesit. Mesazhet e tij janë aq të qarta, sa që çdo tentativë për të keqinterpretuar thelbin e ideve dhe synimeve të tij, do të shumëzoheshin me zero.

    Por që të jemi më konkret.

    Postimin e tij në Facebook, unë personalisht nuk do t’a quaja si “sinjal të maxhorancës”, por si një përkushtim personal të Erit. Kjo, sepse eksponentët kryesorë të koalicionit të ngjalave as nuk kanë denjuar të prenoncohen publikisht, por nuk kanë gjetur as kohën e duhur, për të shpehur qëndrimin e tyre në rrjetet sociale në lidhje me këtë megaskandal faqezinjsh.

    Sa për citimin e Temes për gjoja “mosprekje e institucioneve të pavarura”,, thënie kjo që bie ndesh edhe me bindjen e kryegazetarit të saj, nuk ja vlen të diskutohet dhe analizohet, se është forma klasike e sugestionit, që e shpjeguar më kuptueshëm për lexuesit, ka të bëjë me futjen e paramenduar të një grupi njerëzish në qorrsokak.

    Kjo pseudo-mazhorancë, me përjashtim të individëve të veçantë si Braçe & Co. as që e kanë vënë ujin në zjarr, dhe as që janë ndjerë fare për të dënuar hapur, e për t’a cilësuar këtë super-vjedhje si një “krim masiv” anti-shqiptar. Është për t’u cilësuar si i tillë dhe duhet ndëshkuar me ashpërsinë më të egër të ligjit, sepse është grabitur pasuria e përbashkët e gjithë shqiptareve, të të gjitha kohërave, të cilët kanë derdhur gjak e djersë për të mirën e Atdheut. Janë grabitur paratë e taksapaguesve të ndershëm dhe paratë e kursimtarëve.

    “Zullepërit” e kualicionit të 1 prillit, ditës së gënjeshtrave, duket se janë duke mësuar notin në grup, me shpresë se edhe ata mund të thyejnë të njëjtat rekorde si i përzgjedhuri i sprovuar i katovicarit Ramazan Gërdalla.

    Jemi në kohën e rekordeve, të nderuar lexues!

    Bankierët thyejnë rekorde në grabitje, politikanët në not, kurse analistët dhe komentuesit në shkrime. Më të humburit vetëkuptohet se cilët janë…

    Zgjohuni o gjytyryma!

  25. era says:

    Nese perseri vidhet ne Bnken e shtetit , kuvendi i fut nje ndryshim ligjit dhe ata shkojne rehat ne shtepi te gezojne parate e vjedhura.

    Zoterinjte hajdute nuk paskan FAJ!? Fajin e paska ligji?! Te shkarkohen pa u ndeshkuar eshte nje komerdare shume e mire per politiken shqiptare.

    RILINDJES i dhame 1 miljon vota qe te beje shtet. Pa DREJTESI nuk mund te kete SHTET.

  26. lipja says:

    Ne kete foto eshte Fullhajni qe i thote kryeministrit:Heme si tu duka tek ajo deklarata qe dhashe per dorheqjen?Top fare ia kthen Edi,helbete çun Tirone !Po rashe une bie e gjithe politika iu pergjigj Fullhajni Edit e kupton apo jo!Rruaju nga administratori se ja jep Sales filmimet e porositi Edi.

  27. reforme e thelle says:

    I ziu Fullan c’e gjeti.E gjeti pikerisht nga ata qe ai emeroi vete si te besuartit e tij(duke mos besuar kurre se ka futur duart ai vete ne arkat e thesarit), se ne te kunderten ai duhet varur nga gjuha.Nuk e besoj se do merej njeri me fullanin po te mos ishte ky skandal. Por Fullani i pastroi mire rruget qe e cuan ne ketu.Guvernator deshtak qe diten e pare ne kete detyre.Ptu Ptu

  28. qytetari says:

    Per kete cunin e Tirones ,nuk kemi asnje ndeshkim ,por do bejme per te ardhmen ndryshime ligjesh .Populli nuk kenaqet kurre .
    Ne zgjedhjet e reja hapni syte ,votoni per PS ne jemi e ardhmja e Shiperise.

    Mashtrusi i juaj Ramudhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje