Procedohet kreu i komunës pas mbytjes së dy personave në Shëngjin/ Kaçaj: Fajin e ka Tare. Reagon kreu i AKB

21 Gusht 2014, 09:20Kronika TEMA
Procedohet kreu i komunës pas mbytjes së dy personave në

Mbytja e dy personave një javë më parë në plazhin e Shëngjinit, ka sjellë procedim penal për kreun e Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në njoftimin e policisë së Lezhës thuhet se nga ana e Komunës Shëngjin nuk janë marrë masa siç duhet për sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik të këtij viti.

Pas hetimëve të nisura ndaj kryetarit të Komunës Shëngjin, ka reaguar ky i fundit.

“Unë nuk jam njoftuar për këtë procedim penal të nisur ndaj meje dhe nuk jam në dijeni, kjo po përdoret nga policia për t’i dëmtuar imazhin Shëngjinit në kulmin e sezonit turistik.

E ka për detyrë Agjencia e Bregdetit që të sjellë vullnetarët dhe kullat e vrojtimit, siç ka vepruar me plazhet e jugut.

Kjo agjenci nuk ka ardhur për të bashkëpunuar me Komunën e Shëngjinit për të ngritur grupin e vullnetarëve, edhe pse komuna e ka kërkuar disa herë.

Ne me aq mundësi sa kemi si komunë, kemi monitoruar gjithë bregdetin me Policinë Komunare, por në këtë sezon turistik ka patur një dyndje të pushuesve drejt këtij bregdeti dhe është dashur ndihma e qeverisë për të ngritur kullat e vrojtimit, por kjo nuk ka ardhur.

Unë nuk kam përgjegjësi ligjore për ngjarjet e ndodhura dhe besoj drejtësia do të thotë të vërtetën,” tha Kaçaj për Ora News.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.

Ai u ka kujtuar bashkive dhe komunave bregdetare të vendit të marrin masa për sigurinë e jetës së pushuesve, për të shmangur ngjarjet tragjike që kanë ndodhur muajt e fundit, pasi është një detyrim i tyre ligjor, kurse ajo ndihmë që ofron Agjencia Kombëtare është vetëm një iniciativë e saj, një model i ofruar për t’u ndjekur prej tyre.

“Vendosja e rojeve bregdetare dhe kullave në plazhet shqiptare është detyrë funksionale e pushtetit lokal, dalë kjo nga vendimi i Këshillit të Ministrave për sigurinë në plazhe dhe ruajtjen e pushuesve.

Është një vendim që deri më sot, shumë pak është zbatuar nga pushteti lokal dhe nga bizneset që marrin me qira hapësirat publike, dhe ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit tregojnë se aty ku komunat, bashkitë nuk janë përgatitur, nuk kanë marrë masa për ruajtjen e pushuesve, ka pasur fatkeqësisht edhe ngjarje të rënda. Të paktën në zonat ku AKB, së bashku me Forcat e Armatosura ka operuar, fatalitetet janë shumë minimale dhe efiçensa jonë ka qënë maksimale”, tha Tare.

“Atje ku AKB është prezent me këtë projekt pilot, pra në komunën e Rrashbullit, në Sarandë, në Drimadhas dhe në Golem, djemtë dhe vajzat e trajnuar kanë qenë dhe janë në krye të detyrës duke siguruar pushuesit për sigurinë maksimale në plazhe. Vetëm ditën e djeshme nga media është folur se AKB-ja dhe Forcat Ushtarake në plazhin e Gjirit të Lalëzit kanë shpëtuar tre persona dhe një vogëlush 5-vjeçar në Borsh.

Por dua të theksoj se vija bregdetare shqiptare është shumë e madhe dhe është e pamundur që të ruhet vetëm me një projekt pilot”.

12 komente në “Procedohet kreu i komunës pas mbytjes së dy personave në Shëngjin/ Kaçaj: Fajin e ka Tare. Reagon kreu i AKB”

  1. reforma territoriale says:

    Ti je komplet mashtrues, dukesh qe ne menyren sesi flet dhe sillesh. Agjensia ne fjale te eshte lutur per instalimin e vullnetareve dhe ti nuk i ke pranuar. Ka deshmi dhe shkresa per kete pune.

    1. s says:

      Pse nuk ja bejne detyrim kush ka plazh privat te kete dhe roje bregdetare dhe pik, nese dikush mbytet ne kete hapesire fajtor eshte administratori ose roja.

      1. Ilir says:

        Duhet tju hiqet bashkive menaxhimi i pasurise kombetare (turizmi dhe plazhet. Jane te vetmet qe na Kane ngele), korrupsionioni me dhenien me qira me shifra qesharake te plazheve kombeTRe eshte kthyer ne burimin kryesor te barkfryerjes se bashkiakve rasti Tipik ME KETE BOLEN E SHENGJINIT.Plazhe te lira per te gjithe shqiptaret dhe turistet ,uroj nje ligj qe AKB pas ketij viti pilot projekt ti vihen ne dispozicion Jo adolescent vullnetar po ushtria me mjete.nje propozim :kryeministri u ankua per mungesen e oreve te fiskultures .pse Nuk hapen kampet verore per gjimnazistet te tipit sherbim civil plus pak ushtri gjAte veres?te certifikohet nga AKB kush do te vozhdoj universitetin.

        1. ledio says:

          ky bolja te shkerfhefte nane ty mor pleh se ne durres dhe ne kavaj qe jan mbytur njerezit pse nuk flet auron bolja dhe shteti more pleh apo nuk idhin njerez ata

  2. adi says:

    Po mir mer mik si mund te jesh komune e pavarur kur problemet pret te t’i zgjidhin vullnetaret e Tares?!! Keta edhe detyrimet nuk I zbatojne edhe te pavarur duan te mbeten.

  3. Sali Miku says:

    Salvadorin nuk e lë Preçi të bashkëpunojë me qeverinë.

  4. qakaxhiu says:

    Nuk behet me vullnetaret e Tare kokelopes kjo pune, si ne kohet e Enverit. Le te nxjerrin fonde se s’te rri njeriu ne pik te diellit pêr Taren. Le te marre shembull nga komuna e Ksamilit qê me forcat e veta ka vene roje plazhi per se mbari.

  5. VETERANI says:

    Po pse dhe 6 puntore sezonal nuk mban dot mor Karce.Por ti je gangester qe nuk i hap as telefonin ministrit tend kshtu ke deklaruar.Per dy humbje jete duesh plas brenda dhe pak e ke.

    1. ledio says:

      ti o veteran e ke hallin e njerzve apo te ganksterit se nuk po e kuptoj si nuk u vjen turp qe me fatkeqesin e te tjerve lozni per politik turp edhe nje here

  6. sportisti says:

    Turp te kesh o qakaxhiu,AURON TARE eshte nje
    intelektual me pergatitje te admirueshme,qe
    do ta kishte zili cdo kush nga ne.

  7. petrit says:

    Po mir more kace po ato rruget gjat bregdetit kush e ka fajin o maskara hajdut na u prishen makinat .mir te behet ishalla te rrasin brenda.po prar kush te fut ne burg ty hajduta maskarejn jan dhe ata.mjer populli.

    1. ledio says:

      po ti more zoteri ke hallin e makines se ketu po flitet per jet njerezish qe kjo qeveri po loz meta ashtu si bani me te tjeret qe u vran ne 21janar ne sheshi e tiranes dhe ka hall me ba kurban ate qe po rregullon rruget e shengjinit dhe plazhin ku ti e kishe bezdi me ba plazh,dhe per sa i perket mbytjes se plaxhistave duhet me kap nje her ate qe holli kurban koke njerezish dhe baballar dhe i vrau me doren e vet dhe tani ban edhe krushqi me ilirin e korruptuar deri ne fyt dhe pastaj te lehin ai bashke me keta te tjeret qe bejne sikur jan te pa fajshem dhe te shqetesuar per vdekjen e tyre jeni qevte gjithe nje tufe plherash te pa fytyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje