Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj vizitoi sot një prej fabrikave të përpunimit të qumështit në Tiranë, për t’i uruar “Punë të mbarë” 25 punëtorëve që sapo kanë nisur punë, duke përfituar nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit.
Veliaj theksoi se fondi i punësimit është fokusuar në ndihmë të kompanive shqiptare, por veçanërisht në punësimin e njerëzve në nevojë, për t’i ndihmuar ata të dalin nga skema e ndihmës ekonomike.
“Ky është një fillim i mbarë. Askush nuk po mburret për mrekulli, por di të them se jemi si dita me natën kur krahason marmitën e SHQUP-it që nxjerr vetëm tym edhe zhurmë, me punën reale. Gjykoj se puna flet më shumë se sa deklaratat e tyre”, u shpreh ai.
Pas vizitës në ambientet e fabrikës, Veliaj nënvizoi se në Tiranë janë shpallur fitues 40 projekte të ngjashme, të cilat kanë punësuar 743 të rinj.
“Më vjen mirë që 25 prej tyre, të cilët përfituan nga eksperienca e Zyrës së re të Punës në Tiranë, iu thamë ‘Punë të mbarë’ sot”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, ministri Veliaj tha se është e rëndësishme që qytetarët të dijnë se ku shkojnë taksat e tyre dhe kjo është arsyeja pse ka ndërmarrë turin “Punë të mbarë” nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të prezantuar njerëzit realë që kanë përfituar nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit.
“Kemi kapërcyer situatën kur njerëzit nuk e dinin as ku binin zyrat e punës, e jo më t’ia shihnin dobinë. Ndaj, më vjen mirë që po largojmë sa më shumë njerëz nga ndihma ekonomike, duke i përfshirë ata në programet e nxitjes së punësimit”, deklaroi Veliaj.
Në Tiranë, Fondi i Nxitjes së Punësimit ka financuar 40 biznese me rreth 70 milion lekë të reja. Projektet e miratuara i përkasin aktiviteteve të ndryshme si, konfeksione, prodhim këpucësh, ndërtim, telekomunikacion, agro-përpunim, etj.
Hahahah, sa i gjetur krahasimi
Pune e mbare dhe Juve minister
Ju lumte per punen e palodhur.. E pra, ky eshte shtet ne sherbim te popullit
Mire jua the emrin pisave
Jo krahasohet me vjedhjen e BSH me pervesitetin e sekretarit te KOQO KOKEDHIMES me vrasjet e minatoreve me tritole mjerim.Ty te hodhen ndonje kocke qe po leh nga thesari i BSH qe vodhen.Te fala SHKELQIM CANIT 2 her minister ne vjedhjete shekullit e dy here qeveri socialiste,Pastaj ato punet e marmitave i dini mire ju RILINDASIT mjafton te rikujtosh bemat e KRYEMINISTRIT e SEKRETARIN e KOQO KOKDHIMIT
Ik o mut, se eshe ti fytin si marmite te kalbur e ke…
Rrace qeni.
Puna tregohet me pune e jo me llafe sic ben SHQUP – i , bravoooo zoti Erion dhe faleminderit per gjithcka po beni per kte popull
Bo kur flet dhe ky ordiner hajdut qe vodhi leket e Mjaftit .. Kalo o z Veliaj andej nga kavaja po te presin
Ky eshte Erjoni, fryemezuesi i perversitetit ne kete qeveri!
Koco duhet te merret me shume me kete pervers, t’a coje njehere nga Saranda te ato ushtaraket pensioniste qe t’i normalizoje hormonet.
hahaha po ku i ka te punesuarit ky budalli qe ka goditur vetem tenxhere ne buleveard..
Erion Velia eshet ministri qe eshet kthyer ne identitet me shpejt se as nje minister tjeter. Po flet per makine me motor qe punon qeveria ,flet per marmite si opozita or harron se socializmin dhe qeverine e tij po e krahasojne per dite me nje makine qe nuk i punon asnje pjese vetem boria… Vetem boria, vetem boria…