Partia Demokratike ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se po hesht ndaj rasteve të denoncuara nga kjo forcë politike.
Në një deklaratë për mediat, PD akuzon Kryeministrin se “me një dëshmi penaliteti kërkon të fshijë të kaluarën e deputetit Arben Ndoka”.
“Për Edi Ramën, të jesh i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, është një fakt i thjeshtë që mund ta kalosh me një dëshmi penaliteti.
Ky precedent i rëndë penal, për Edi Ramën nuk është pengesë për ta bërë dikë deputet. Sipas standardit të Edi Ramës, një fletushkë false pastron gjithçka. Kështu e theu heshtjen disa javore Kryeministri, në lidhje me rastin e deputetit Arben Ndoka, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi. Dëshmia e penalitetit, paska sipas Edi Rames forcën e gurit filozofik, dhe aftësinë për të fshirë të kaluarën.
Me qëndrimin thellësisht të papërgjegjshëm që mbajti për këtë rast, Edi Rama provoi edhe një herë se ajo çfarë propagandon ndryshon si dita me natën me atë që bën”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Sipas deklaratës së PD-së, kryeministri Rama ka miratuar një Kod Etike, por në këtë rast nuk zbatohet, duke u shprehur se “me firmën dhe vulën e tij i hapi dyert inkriminimit të parlamentit”.
“Kryeministri ka folur shumë për etikë, e moral, përtej ligjeve. Madje ka miratuar dhe një kod etike. Por kur vjen puna për një të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, që i duhet Ramës në parlament për të sulmuar opozitën, i duhet në fushatë për të kërcënuar kundërshtarët e manipuluar votat, kodi i etikës hidhet në kosh, dhe mjafton fletushka false e dëshmisë së penalitetit. Edi Rama dëshmoi publikisht se me vetëdije të plotë, ai me firmën dhe vulën e tij i hapi dyert inkriminimit të parlamentit, siç ka bërë me administratën, zyrat e shtetit e zyrat e Partisë Socialiste”, thuhet në deklaratën e PD.
folen keta qe vrasin njeri tjetrin.. Grup kriminal eshte PD, e kete tanime e di cdokush
eh keta mizerje qe vrasin pafund kane goje e shpifin
Helikppteri I fundit Caugar SAR qe duhet te derzoje Franca duhet te jete pAtjeter I armatosur me arme te Mehta e te renda.te anullohet ai VIP (nje ka ardhur).duhet Lufte me serbet e veriut
vari nocin…
kur ka qene hera e fundit qe politika(r)net e albanistanit kane qene te “kulluar”
I bi nje ne cdo tre familje te jete I punesuar ne parlament…
o Agoll….me majmunin ke fituar voten time… ?
Ky deputeti nese vertet eshte I denuar duhet larguar nga Parlamenti.Nje komision hetimor duhet ngritur per kete ceshtje.
PD se pari duhet te kerkoje falje qe kete person e ka pasur Drejtor.
Mbylleni kete histori me seriozitet.
Po ne fakt pse u jep Rama materjal ketyre mo ?! Pse nje deshmi qe nuk ndiqesh nga policia tani te fshin faktin qe dikur ke qene hajdut e grabites ?! ja keni ne Vlore kryetarin e qarkut, ortakun e Kocos ate llumin Sadrit Dane. te gjithe e dine ne Vlore ca te kaluare ka ortaku i Kocos e meqe tani nuk e ndjek policia eshte ok ?!!!!! Turp !!!!!!!