Kryeministri francez, Manuel Valls i dorëzoi dorëheqjen presidentit Francois Hollande.
Megjithatë ky i fundit i kërkoi atij që të formojë një kabinet të ri.
Sipas BBC, qeveria është goditur fort nga kritikat për ekonominë nga vetë ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg.
Pak momente pas dorëheqjes, Hollande doli me një deklaratë.
Ai i kërkoi Valls që të formojë një kabinet të ri, në përputhje me udhëzimet e Hollande për drejtimin e vendit.
Kryeministri e kishte akuzuar ministrin e Ekonomisë, Montebourg se kishte kaluar vijën e verdhë, pasi ai kishte sulmuar masat e shkurtimeve, duke theksuar se ato po dëmtojnë rritjen ekonomike të vendit.
Ai u mbështet në këto deklarata nga ministri i Edukimit, Benoit Hamon dhe mesa duket edhe nga ministrja e Kulturës, Aurelie Filippetti.
Kritikat e këtyre tre ministrave ishin edhe ndaj Gjermanisë, duke theksuar se ajo ka ngecur në kurthin e masave të shkurtimeve që ka imponuar në mbarë Europën.
Hamon madje kërkoi që t’i jepet fund faktit që Merkel po drejton Europën.
Në fillim të muajit, Franca deklaroi se nuk do arrijë rritjen ekonomike të mëparshme prej 1 përqind.
Ndërkohë ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.2 përqind mes prillit dhe qershorit.
Dikur tetova ishte Shqiperi edhe me letra
http://dielli.al/lajme.php?id=76289&k=71
Me duket se Arnaud Montegourg eshte shqiptare shikojeni mire
duhet ta ndihmojne. se figure shqiptare
Ka pak të bëjë me Gjermaninë, por është më shumë punë politike e brendshme.
Valls po thellon krizën dhe po i çon ujë Marine Le Pen që është ndër favoritet për zgjedhjet e ardhshme.
Hollande i ka të humbura zgjedhjet në 2017, ndërsa ish ministri i ekonomisë do të jetë vetë kandidat, dhe nuk do të mbytet me vaporin e qeverisë.
Kryeministri po ashtu do të jetë vetë kandidat dhe për më tepër është gjaknxehtë dhe nuk e duron që një ministër ti bëjë numra, prandaj i ka thënë Presidentit: “Ose me mua ose me ministrin e ekonomisë”.
Presidenti Hollande, pak i zënë ngusht i ka thënë vazhdo, sepse në atë mënyrë po u thellua kriza mund t’ja lejë një pjesë të fajit qeverisë…
Punë të holla, shokët të rrahin shpatullat dhe të fusin gishtin!
dmth fajii eshte edhe i Hollande http://bit.do/vajza-qe-kerkon-breket-e-saj-siper-kokes-te-nje-burri-video
kush te pyti ty tt?? apo e paske nga experienca personale?
po ty pse të djegu?
ATJE DUHET TE COSH ( PER NDIHME ) ISH QEVERRINE SHQIPTARE. BASHKE ME GJIN GJONET E
( DREJTESISE ) VETEM SALIU ME FAMILJEN E TIJA MUND TA ( RRESHTOJE ) TE TRETEN MBAS GJERMANISE ,,,, SE SHQIPERIA ( ESHTE E DYTA )
MERKEL ESHTE VEGEL E AMERIKES DHE KUSH E KRITIKON ATE AMERIKA I ZHDUK ATA !
Kryeministri ne France dhe Presidenti ne Gjermani jane si ministra pa portofol, as qe i njeh njeri dhe jane te fundit ne skenen politike… :p