Rrjeti i dyqaneve Zara ka vendosur që të heqë nga shitja një bluzë me vija të bardha dhe blu dhe me një yll të verdhë, pasi në mediat sociale shpërthyen kritikat sepse bluza ngjasonte me veshjet që mbanin të burgosurit hebrenj në kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit.
Bluzat shiteshin online dhe në dyqanet e Zara në Francë, Danimarkë, Shqipëri, Suedi e Izrael.
Një zëdhënës i kompanisë tha se këto bluza janë hequr nga shitjet.
Ai tha se bluzat quheshin “sherifi” dhe ishin frymëzuar nga firmat klasikë “western”.
Ai kërkoi falje për shqetësimin e krijuar.
Bluzat shiteshin për fëmijë nga tre muajsh deri në 3 vjeç.
Kjo bote ka filluar te merret me idiotlleqe. Ska asgje fyese tek kjo bluze. Eshte ylli i sherifit sepse cepat i ka te rrumbullakosur.
bluz\ seksi http://bit.do/http-www-gazetatema-net-web-2014-08-27-fotot-jam-nje-73-vjecare-seksi-dhe-kerkoj-te-dashur