Vuçiç, kryeministri më i varfër në Ballkan/ Gjukanoviç, më i pasuri

28 Gusht 2014, 10:31Rajoni TEMA

Të dhënat për pasurinë e liderëve të Ballkanit tregojnë se liderët serbë janë relativisht të varfër, krahasuar me drejtuesit në Bosnje dhe Mal të Zi.

Sipas BIRN, Aleksandër Vuçiç, kryeministri serb, ka pagën më të ulët dhe më pak prona.

Ai thotë se merr vetëm 1 mijë euro në muaj dhe ka një apartament 30 metra katrorë. Vuçiç thotë se nuk ka makinë apo ndonjë kursim.

Milo Gjukanoviç, homologu i tij në Mal të Zi duket se është më i pasuri.

Kështu, ai deklaron një pagë mujore prej 1.130 euro, ka në pronësi një apartament 187 metër katror, një tjetër 170 metër katrorë dhe rreth 1400 metër katrorë tokë.

Po ashtu ai ka aksione në kompanitë Capital Invest, Univerzitats dhe Global Montenegro.

Vjekoslav Bevanda, kreu i Këshillit të Ministrave në Bosnje, ka deklaruar një pagë prej 1.070 euro, një apartament prej 90 metra katrorë dhe një shtëpi verimi, ai nget një Seat Leone dhe ka disa kursime në bankë.

Të dhënat për pasurinë e Nikolla Gruevskit, kryeministrit të Maqedonisë, tregojnë se ai është më i interesuar në art.

Ai merr një pagë prej 1300 euro, ka disa kursime në bankë, por nuk ka pronë në emrin e tij.

Megjithatë, ai thotë se ka në pronësi 30 piktura me një vlerë prej 9 mijë euro.

Zoran Milanoviç, kryeministër i Kroacisë dhe homologia sllovene, Alenka Bratusek, janë mes kryeministrave më të mirëpaguar në rajon.

Milanoviç merr një pagë prej 2600 euro në muaj, kurse Bratusek merr 4700 euro.

Ndërsa Milanoviç ka në pronësi një apartament 127 metra katrorë, ai nuk ka makinë apo kursime.

Bratusek nga ana tjetër ka një makinë Mercedes, ka në pronësi një apartament 187 metra katrorë, 366 metër katrorë tokë dhe rreth 1 mijë metër katrorë pemishte.

8 komente në “Vuçiç, kryeministri më i varfër në Ballkan/ Gjukanoviç, më i pasuri”

  1. Tirona says:

    U bu bu, te tregojne Kryeministrat tane pasurit e tyre ,te hiken petlla.

  2. krio says:

    Pallavra. Sic thojn edhe keta tanet.
    Po qe kedhtu te vin ne Shqiperi ti punesoj Erion Veliaj. Ska lidhje me Astrit Velin pronarin e UFO universitet qe na genjyen se u mbyll.

  3. Trendi007 says:

    Emo se keta jane me mafioze se politikanet tane, lesh lesh te jesh kryminister dhe mos e ngjyesh fare

  4. vlonjati says:

    Gjukanovic eshte nje nga njerezit me te pasur jo ne ballkan por ne bote. Ai ka drejtuar kontrabanden dhe trafiqet prej 20 vitesh ne nje pike strategjike sikurse eshte Mali i Zi dhe ai ka hapur edhe 2 procese gjyqesore nga 2 prokuroi italiane, por mbrohet nga imuniteti.

  5. mira2000 says:

    Po deputet ne Shqiperi sa e kan pagen +dieta+sefer+sekretare
    +favore te tjera.Mund te ma thot ndonji.Per kulture te pergjitheshme
    .FLM

  6. XHEMAL KATNARI says:

    PO EDVIN PALLOSHI QE KA MBI 500 MILION EURO VETEM NG LEJET E NDERTIMIT?!
    PO ILIR META QE KA QTU, BIRRA TIRANA E KORCA, 20 % TE AMC?!
    IKNI O QELBESIRAAAA!!!!

    1. toci says:

      Katnaro, na dhive fare…te kishte ilir meta aq sa thu ti, kishte vra veten direkt. Ty mer daj as ta pret menja ca ka likja, po ik e fyti nje gastare uj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje