Korrieri i parave të pista/ Albkontroll: U punësua gjatë qeverisjes së PD

29 Gusht 2014, 18:22Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast, që sipas saj, tregon përfshirjen në administratën shtetërore të personave të lidhur me krimin.

Në një konferencë për mediat, Koordinatorja Silvi Bardhi theksoi se me Edi Ramën, inkriminimi i administratës është i pandalshëm.

“Në vitin 2009, Erjon Bojaxhi u ndalua nga Policia në Rinas pasi po tentonte të nxirrte nga Shqipëria 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë.

Një sasi e madhe parash me burim kriminal, e cila nuk mund të transferohej në llogari të sigurta jashtë përmes bankave.

Bojaxhi ishte një korrier që e bënte shpesh këtë punë.

Çfarë mendoni se ka ndodhur me të arrestuarin nga policia në vitin 2009 në Rinas me këtë shumë të madhe parash?

Me Edi Ramën, ai është bërë kontrollor në Rinas.

Përtej imagjinatës më djallëzore, rilindja ka caktuar si monitorues në Rinas, një person që dikur Rinasin e shfrytëzonte për të kaluar paratë e krimit, të korrupsionit, apo të burimeve të tjera të paligjshme”, theksoi Bardhi.

Në vijim, Koordinatorja e PD shtoi se ky është modeli që promovon në publik Edi Rama.

“Sa më e errët, problematike, e kriminale e shkuara, aq më e sigurtë e ardhmja me këtë qeveri, me këtë kryeministër.

Ky është një nga rastet e shumta që rrëzon propagandën e zmadhuar por boshe të Edi Ramës, për meritën, shanset e barabarta.

Çfarë do t’u thotë ai të rinjve të vendit, por edhe të rinjve socialistë, që kanë nevojë për punë.

Mos u lodhni kot për tu bërë profesionistë, se vendet janë zënë nga zanatçinjtë e krimit”, theksoi ajo.

Pas lajmit ka reaguar edhe Albkontroll.

Sipas tyre, Erjon Bojaxhi, punonjës në pozicionin e kontrollorit në Rinas, duke u mbështetur tek dëshmia e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2012, rezulton të jetë i padënuar. 

“Në respekt të transparencës publike, pas denoncimit të zëdhënëses së Partisë Demokratike, Albkontroll bën me dije se: 

Erjon Bojaxhi, ka kryer Trajnimin Bazik për kontrollor të trafikut ajror në periudhën 19 shtator 2011 deri 9 mars 2012. 

Ka filluar punë në ANTA sh.a. me emërim në detyrën e “Student Kontrollor Area” në Sektorin e AÇ, Departamenti ATM, Divizioni Operacional, (vendimi nr.prot 957, datë 27.08.2012) 

Në datën 03.09.2012, është lidhur kontrata e punës me afat të pacaktuar ndërmjet palëve Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe Erjon Bojaxhi.

Në vërtetimin e gjendjes gjyqësore nr. Prot 1, datë 03.09.2012, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, rezulton i PADËNUAR.

Eshtë e qartë që personi në fjalë është punësuar gjatë ekzekutivit PD dhe ka marrë një dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë e qeverisë Berisha e vitit 2012”, thuhet në deklaratën e Albkontroll. 

Më tej në deklaratën thuhet se: “Albcontrol do të verifikojë më tej shqetësimin e zëdhënëses së PD dhe do të veprojë sipas kodit etik të kompanisë, pse jo edhe duke ndrequr problemet e rënda administrative të trashëguara nga pushteti i deridjeshëm i Partisë Demokratike.

Falenderojmë Partinë Demokratike dhe e nxisim atë të na njoftojë edhe për raste të tjera personash me probleme me ligjore, të punësuar gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj.”. 

33 komente në “Korrieri i parave të pista/ Albkontroll: U punësua gjatë qeverisjes së PD”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Kur i kapet keto shuma,ç’fare bete me “trafikantin” !

    1. >>??? says:

      E mese mereni JU .EDI RAMA promovoj ARDIAN FULLHANIN duke deklaruar qe ai sdo ik nga i post dhe ceshtja e superskandalit te vjedhjes se BSH u arkivua se nuk kemi te bejm me vjedhje por me pak grabitje te djerses se POPULLIT e jo me ka galje te promovoj njerez ne poste qe as i di ku bien,Mjere ne ke votuam pasardhsin direkt te SALI BERISHES per te mbyllur cdo skandal njeriun PSQIKIk e HAJDUT e VRASES EDI RAMEN.

    2. Kall Tarsi says:

      Sma merrte mendja se do vinte kjo dite: Plotesisht te drejte Silvi Bardhi! Shpresa 0 per cdo gje! Rrofte LSI.

    3. amant says:

      Por kjo parti nuk qenka fare ne oke. Si nje detashment krejtesisht i shpartalluar psikologjiksht qe nuk di te bej as edhe detyren e saj me elementare. po i nxjerr bojen vetes. Ai kontrollon kryetaei corolinkat e shtypit qe broçkullisin si qyqe ne pode partie?.

  2. silvi says:

    e futem ne burg. PASTAJ RILINDJA E BERI “KONTROLLOR”

    1. shqiptari says:

      kush e futi ne burg?
      Ti?!
      Ha ha ha ha ha. Sa kam qesh.
      Vendi me drejtesin me te zhdrejte ne bote.

      1. Pupulli says:

        Po o Shqiptar, KRIMINELET jane ne zyra te SHTETIT dhe ato qe kane LUFTUAR me krimin jane FLAKUR ne rruge.

        Konkluzionin e ke te SAKTE o Shqiptar, “vendi me drejtesine me te zhdrejte ne bote”, por te ka paralizuar mentaliteti i militantit te semure.

  3. Vaso says:

    Nuk thone kot KRIMINELI KTHEHET NE VENDIN E NGJARJES

  4. Fans Melengu says:

    Oj Selvije a te dridhet barku a po pak me poshte kur flet SRBi

  5. Emigranti says:

    O Zot deri kur keshtu?Deri kur keta njerez do nderohen e do punesohen vetem se jane kriminele e te paskrupullt?Ne djall e majta dhe e djathta a nuk mjafton per secilin njeri me karakter ky informacion qe te shkarkohen menjehere kush e emeroi,kush e propozoi,kush e ndihmoi.Po cte lodhemi kot,te kesh deputet Tom Doshin,Paulin Sterkajn,Armando Prengen,A.Frrokun,Qefaline,minimumi kjo kategori njerezish drejtora do behen.Kush beson akoma te kjo qeveri,te keta neokomuniste?

    1. Trapi says:

      Emigrant je shume budalla,jo te gjitha qe fluturojne haen…

  6. Klaudia says:

    Bravo i qofte Edi Rames.

    E ka bere shqiperine si SHBA.

    Cte keqe ka se eshte punesuar ne rinas? Edhe ne SHBA kokat e krimit rekrutohen per te punuar per shtetin, sepse ato i dine “vrimat”.

    PERGEZIME

  7. Teli says:

    Hajduti – hajdutin,

    Burgaxhiu – burgaxhiun

    dhe

    Piktori – Bojaxhiun

    e njeh mire…

  8. hitman says:

    Kam frike se rame nga shiu ne bresher..keta as breket sdo na i lene meduket.
    Do duhet ti heqim me lufte,ose te na behen si erdohan…

  9. Bledi says:

    Erjoni punon qe prej vitit 2012 si kontrollor te ANTA. Pra thjesht ja fusin kot per emerimin.

  10. culi says:

    moj kasolle ku na mblodhe,se vjet ndenje qe na zgjodhe,keshtu theshin qemoti kur te pllakoste i ligu dhe skishe ke te zgjidhje,qe te te vinin punet mire.Edhe sot po i njejti avaz eshte,u turren te liqte; yxhym te kapim kohen e humbur se nuk i dihet jetes dhe mbetemi prape pa gje!
    Shpresat nuk duhen humbur,gjermani po na e hedh krahun dhe do te na shpetoje nga te liqte,por edhe vete populli duhet te tregoje forcen e tij te organizohet dhe te kerkoje hesap,nuk duhet te prese vetem nga te tjeret

  11. Veterrani i LUFTES! says:

    Shoke, duan te na percajne… Kujdes UNITETIN! POSHTE RRRRRREAKSIOOOONI !

  12. zylyf kasemi says:

    Pse me Silvi , nuk e di ti qe HAKERAT e zot i puneson shteti?
    Mire EDI po xhaxhi SAl pse e la te lire .Pse me, si kujton ti, Edi duhet te njohe te gjithe Shqiptaret me emer e mbiemer meqe eshte ne ate post.
    A mos doni qe te mesoje edhe KINESçen.
    Po na gajsni ju Zdh te e PD.
    Nese ka te rene fyellit me nje vrime …..ju jeni .

  13. omar kajham says:

    JU KA NGEJ KOMUNIZMI NE KOKE O BUDALLENJ TE DREQIT.

    AKOMA MERENI ME PERALLA JO KOMUNIST JO NEOKOMUNISTE JO LESHI JO PRESHI .

    HE SHTROJUNI PUNES DEMBELA SE NGELET GJITHE DITEN ME PALLAVRA , MBETJE TE PESHTIRA.

    NUK GENJEHEN NJEREZIT ME ME KETO BROÇKULLA.

    Ç’FARE I DINI NJEREZIT JU AKOMA BUDALLENJ QE TE DEGJOJNE PRALLA ME KOMUNISTE.

    YYYYT PLERA TE NEVERITURA

  14. Ertp28 says:

    O zvarraniket e kombit tone .
    Po si keni fytyre dhe shkruani ketu dhe shani qeverine me keto dokma fashiste.
    O ju jashteqitje te pushtetit te kalbur.
    O ju tradhetare te pupullit shqiptare .
    Shporruni nga trojet tona dhe na lini te jetojme te lumtur.
    Na lejoni te rikthehemi perseri ne vendin tone.
    Edhe pse do kthehem me koken ulur,
    Me mekatin qe bera kure e lash vatane.
    Po ashtu me koken ulur do te punoj deri sa ta shoh vendin tim ,ashtu si e kam menduar gjithmone.
    Miss u Shqiperia ime.

  15. Anonim says:

    Kujdes sigurine e aeroportit.

  16. emigranti says:

    Personi ne fjale me pune ne Rinas,ka shkelur ne kallo ndonje te pd dhe ata per tu hakmarre e denoncojne. Bravo Silvi bravo Lulush, me nje gur doni te vrisni dy laraska,por guri u paska rene mbi koke.Sa mire.

  17. Bashkekombas says:

    shume mire PD keshtu mund te hiqen te gjithe te emeruarit e PD qe paskan qene te lidhur me krimin Keshtu i behet nje sherbim i mire vendit sepse hiqen te inkriminuarit dhe ngelen vetem ata qe nuk jane te implikuar ne veprimtari kriminale Pavaresisht se ne krye te PD de fakte dhe dejure jane dy kriminele qe e drejtotjne por ska gje per ata siper e rendesishme eshte qe keta poshte mos jene te inkriminuar

  18. Blendja says:

    Bukuroshe truboshe….

  19. Billy1 says:

    Ej PD-ista! Lexoni shkrimin deri ne fund, jo vetem titullin.
    E KA PUNESUAR PD , ne kohen qe ajo ishte ne pushtet. Eshte demokrat. PD po i nxjerr bojen vetes. Po heq njerezit e saj nga puna.

  20. AA says:

    Eh moj Silvi! Bere autogol. Nuk eshte hera e pare, apo jo? ?

  21. . says:

    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    PO PLAS nga INATI Ceta-Veriore PD-se ….

    Z.Rama,
    kryeministri me i suksesshem i koherave dhe me i besuari per Nderkombetaret dhe Fuqive te medha, i cili po nderon dhe mbron Shqiperine.

    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

  22. miri shkodra says:

    Ai qe thot”ceta veriore e PD” gjith inatin e ka me veriun, por harron se 90% e qeverise , ne ate periudhe, ishte nga jugu. Te gjith zagaret kryesor te kryezagarit Berisha, po ashtu nga jugu ishin.

  23. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Nese eshte i iplikuar ne trafiqe te ndryshme te shkarkohet dhe te dale para drejtesis!!!
    Sa per sqarim, trasportimi i shumave te medha parash jasht vendit nuk eshte i jashtligjshem.Por shuma,nese i kalon dicka mbi 13 mije € duhet te lajmerohet tek organet kompetente aeroportuale ne vend si edhe ne vendin e destinuar!
    Nga kane dale keto para, ku do te cohen, perse do te perdoren dhe a jane likujduar detyrimet taksore kjo eshte nje ceshtje tjeter qe i takon ta hetoj polica dhe zyra e takses.

  24. Mazllëmi says:

    Këta të PD-së, përveçse hajduta, kriminela e injorantë, janë edhe idiota e të trashë, sepse bien vetë më këmbët e tyre brënda… (vetëdenoncohen…)

  25. S’do ket tolerime ne anket pa u kthyer shuma munguese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje