Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e presidentit Bujar Nishani në lidhje me ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, si dhe atë të Reformës Territoriale.
Në fillim të mbledhjes së Komisionit, kryetari i tij Fatmir Xhafaj u përqëndrua në ligjshmërinë e mbledhjes duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit.
Xhafaj tha se ky sesion i ri parlamentar, do të jetë një sesion i ngarkuar për shkak të reformës në drejtësi. Po ashtu Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve ka nënvizuar se përfaqësuesit e Presidencës nuk kanë ardhur në mbledhje të komisionit, pavarësisht se ata janë lajmëruar. Gjithashtu në mbledhjen e Komisionit kanë munguar deputetët e opozitës, të cilët vijojnë bojkotin e të gjitha komisioneve, deri në një vendim të dytë, që pritet të shpallet të hënë.
Dekreti i parë i shqyrtuar nga Komisioni i Ligjeve ishte ai për Organizimin dhe Funksionimin e KLD-së, për të cilin relatori Armando Subashi tha se argumentet e Kreut të Shtetit nuk qëndrojnë, duke shtuar se ligji është kthyer vetëm për një nen që ka të bëjë me zgjedhjen e Nënkryetarit të KLD-së
“Ky ligj u kthye vetëm për nje nen ku bëhet fjalë për zgjedhjen e Nënkryetarit të KLD. Më vjen keq që Presidenti nuk ka lexuar me kujdes vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ndryshimet që ne bëmë në ligj, e sollën atë në shtratin kushtetues. Ftoj kolegët ta rrëzojnë dekretin e Presidentit, arsyet e tij nuk qëndrojnë”, theksoi Subashi.
Në vijim Komisioni ka marrë në shqyrtim dekretin mbi Reformën Territoriale, për të cilin relatori Blendi Klosi theksoi se argumentet e Presidentit për kthimin e ligjit nuk qëndrojnë.
“Presidenti e rrëzoi në mënyrë absurde këtë reformë”, tha Klosi.
Ndërsa Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën territoriale, deputeti Bashkim Fino i cilësoi dekretet e Presidentit si një gabim trashanik.
Duke iu referuar kthimit për hartën e re territoriale, Fino theksoi se Nishani nuk mund të takojë 24 komisare të Partisë Demokratike. Sipas Finos, argumentat e dekretit të Nishanit nuk qëndrojnë lidhur me faktin se nuk janë marrë në konsideratë këshillat e qarqeve, ndërsa shton se nga ndarja e re territoriale nuk janë prekur qarqet.
Ai nënvizoi se Kushtetuta nuk e ka përcaktuar se si mund të merret mendimi pasi kjo gjë është lënë evazive, dhe kjo është rregulluar me ligj nga mazhoranca aktuale.
I ashpër në qëndrim ndaj Presidentit të Republikës ishte deputeti Spartak Braho, i cili tha se Bujar Nishani me kthimin e dekreteve ka shkelur Kushtetutën dhe ka shpërdoruar detyrën.
“Nuk duhet ta zgjasim shumë këtë komedi, këto relacione për ligjet i kemi dëgjuar nga tre here”, tha Braho, ndërsa Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin për Gjykatën Administrative.
Pas Komisionit të Ligjeve, dekretet e Presidentit Nishani u rrëzuan edhe nga Komisioni parlamentar i Sigurisë. Ky komision morri në shqyrtim ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa relatori i cështjes, deputeti Arben Cuko i konsideroi si të pabaza dhe qesharake argumentet e përdorura nga Kreu i Shtetit për kthimin e ligjit për rishqyrtim nga Kuvendi.
“Pas argumenteve që ka përdorur për të kthyer ligjin, Nishani nuk mund të konsiderohet më President i Republikës, pasi nuk mund të përfaqësojë unitetin kombëtar. Ai është Presdent i PD-së”, tha Cuko.
Taulant Balla ka konsideruar si qesharak argumentin e Presidentit për të kthyer ligjin për shkak se Policia e Shtetit humbiska pavarësinë meqë ministri qenka politik.
Deputeti Paulin Stërkaj tha se Presidenti Nishani nuk ka moralin të kthejë ligje pasi është votuar me shumicë të thjeshtë.
“Ky President nuk ka moralin të kthejë ligje pasi është votuar me shumice të thjeshtë, ndërkohë që ky ligj është votuar me shumicë të cilësuar. Po të votohet sot ky President as 35 vota si merr se kështu është katandis ky President”, tha Sterkaj.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka ironizuar Kreun e Shtetit duke i kërkuar kolegëve të tij deputetë që të mos “copëtojnë” Kreun e Shtetit duke shfrytëzuar këto dekrete, pasi ai është në hallin e tij.
ti jepni fund !?!? Sa te jem gjalle une, jo njeher…
C’fare prisni me,shporeni sa me pare ate kapter mustaqe mut te Salush kriminelit.
Presidenti te hiqet me procedure te pershpejtuar.DHE te ndryshohet kushtetuta ne zgjedhjet lokale te behet dhe zgjedhja e presidentit nga populli per te dhen fund kesaj maskarade me maskarej per 25 vjet.
Eshte absolutisht i pa votuar,thjesht nje apendis i Saliut.Shejtan budalla.
-Po presidenti kur do rrezohet??
Rama ka marre viston nga Merkel per reformene ne drejtesi.Kld shkon me pushime ne gjirin e lalezit,Nishani shkon andej nga doli me 84 vota,hajdutet e plepave neper rrethe,roje plepash,Fullani per unaze stomaku ne Amerike,Visho spiun burgu ne Torrovice,.Pastroje piacen,se nuk hudh Gjermania pare kot!
ahahahhahahahha, i forte ky koment
president kari,ska fytyre per te tille….
Po lexoja fjalimet e deputeteve dhe duhet te them qe mbeta e tmerruar……Presidenti eshte ai qe eshte, nuk dua te zgjaten ne analizimin e tij se ska nevoje, por jam tmerresisht e zgjenjyer nga menyra se si po sillet Qeveria e Rilindjes……Shikoni me cfare arrogance argumentojne qendrimet e veta nese mund te quhet qebdrime te mirefillta ne baze te rregullave te logjikes…..Ne e shporem Saliun me qellim qe te vihet pak drejtesi, po keta pas 365 ditesh, nuk kane bere asgje…..Administrata e mbushur me militantet e sales te konvertuar ne LSI-sta, te paaftet u zevendesuan me te paafte te tjere….Shkelje e Kushtetutes ne pjesen me te madhe te nismave qe bejne….Po bejne sikur luftojne paligjshmerine por perseri me paligjshmeri……Totalisht e zhgenjyer…..
Me mire nje fund me tmerr se sa nje tmerr i pafund!
– edhe ne kafenen e stacionit te rrogozhines , gjen camer qe diskutojne me bukur nga keta parlamentaret e leshit e te leshit te lsi , e finos se ps … po pse ne kete menyre argumentohen rrezimi i dekreteve ,… thoni hapur , eshte me mire .. per te hequr ata juristat e plepave te leshit , po bejme keto ndryshime … pastaj do shkojme perseri sipas kushtetutes
Prishja e maredhenjeve me SHBA ANE DHE LIDHJA DIREKTE ME GJERMANIN DO TE SJELLE NJE FITM TE TILLE Ne qoftese ju kujtohen ndihmat Engleze qe ne veri hithte kepuc te djatha dhe ne jug kepuc te majta dhe pandallona per trupa 120kilesh kur ne shqiperi trupat qene nga 50 deri ne 70 kile tani do i maren kepucet nga jane majat do veshin thembrat
Kostatoj vonesa te pajustifikueshme ne procedurat kushtetuese. Keta apendeikse te bandave, duhen qeruar nje ore e me pare dhe zvendesuesit duhet te zgjidhen direkt nga populli.
te hiqet presidenti nuk perfaqeson popullin..
Lexova me vemendje Permbajtjen e mbledhjes se komisionit te ligjeve dhe si popull e vleresoj maksimalisht me argumentat dhe llogjiken profesionale te anetareve te komisionit prandaj i pergezio ata per kete sherbim madhor dhe kaq te shpejte. Te dy partite PS LSI si dhe aleatet kane kapacitete te shkelqyera per ti shebyer parlamentit e atdheut.Me pelqejne shume theniet e shkeputura nga moderatori i gazetes nga seanca e komisionit te ligjeve.
Kur per mos miratimin e dekreteve te presidentit,perdoret logjika juridike eshte shenje e demokracise.Presidenti duhet ta kuptoj vete ,qe nuk perfaqeson shumicen e Shqiptareve,jo vetem se eshte produkt i pazareve politike, me minimumin e votave ,por me e keqa se po kthehet ne nje vegel qorre te partise se tije ,tash e falimentuar.Veprimi me i duhur qe do ti ipte nje fare vlere qytetari presidentit ,do te ishte doreheqa.Presidentit i ka ardhur koha te zgjidhet direkt ngaopulli,dhe keshtu mbyllet kapitulli i presidentave kapterr qe i zgjedh partia.
eshte nje president i paligjshem, i ardhur ne menyre abuzive, nuk ka asnje te drejte te vendosi, duhet shkarkuar me procedure te pershpejtuar, duhen bere ne menyre imediate ndryshime ne kushtetute, ne kushtet e sotme te Shqiperise presidenti duhet te zgjidhet direkt nga populli.
Para se jari kapteri te behej president,nje gazet Amerikane shkruante biografin e teknefesit .Gazeta qartesonte aftesit e kufizuara te jarit dhe bindjet e tija si nje bolshevik i zellshem.Presidenti nuk eshte ne gjendje te dalloje te ardhmen me te shkuaren.Eshte e nevojshme dhe ne menyr urgjente te zgjidhet nje president i ri,aktiv,largpamas,dhe te bej per te ardhmen e Kombit.
Ne vend qe te ziheni ne parlament beni mir te dini qdo te thot dekret.