FOTOT/ Vajza e diktatorit sponsorizon terroristët e ISIS dhe ëndërron rikthimin në pushtet

29 Gusht 2014, 17:11Politika TEMA
FOTOT/ Vajza e diktatorit sponsorizon terroristët e ISIS dhe

Vajza e Saddam Hussein kërkon hakmarrje. Me milionat e saj, Raghad Hussein sponsorizon terroristët e Shtetit Islamik. Si shumë pasues të babait të saj, edhe ajo ëndërron për kthimin në pushtet

 

Vajza e madhe e Saddam Hussein, Raghad, është e njohur për jetën e saj luksoze në mërgim në Jordani.

Atë mund ta gjesh në dyqanet më luksoze të bizhuterive dhe të stilistëve të famshëm në Amman.

Kur 45- vjeçarja shfaqet përpara dyerve të dyqaneve me truprojat e saj, shitësit fërkojnë duart nga gëzimi.

Edhe kirurgët më të famshëm plastikë në qytet e konsiderojnë atë si një kliente të rregullt- ajo ka bërë hundën, gjoksin, unazat e syve.

Dikur ajo ishte përshtatur me ideologjinë e partisë Baath të babait të saj: laike, moderne, nacionaliste.

Tani krejt papritur Raghad ka zbuluar besimin. Në qershor ajo u shpreh e gëzuar për përparimin e milicisë terroriste “Shteti Islamik” në Irak.

Normalisht ajo shprehet shumë rrallë politikisht.

Ky është edhe një kusht që familja mbretërore jordaneze të ofrojë mbrojtje për të.

Në vitin 2007, Interpoli lëshoi një urdhër arresti për të, për shkak se kishte mbështetur kryengritjen kundër amerikanëve.

Por Jordania nuk e dorëzoi atë.

Tani vajza e Hussein po sponsorizon radikalët.

Pasuria e saj përllogaritet në miliona me dy shifra para.

Është ora e hakmarrjes për anëtarët e rrëzuar të partisë Baath. Fillimisht ushtarakët e rangut të lartë si Fadel al- Hajali, Adnan al- Sweidawi dhe Abu Ali al- Anbari, që humbën gjithçka me rrëzimin e Saddam Hussein, janë në borderotë e ISIS.

Ata tani po festojnë rikthimin e vajzës së diktatorit.

Një ushtarak i lartë irakian i tha NY Times se një ish- gjeneral i Hussein e merrte vazhdimisht në telefon dhe e luste që të rikthehej në ushtri.

Tani ish- gjenerali e kishte marrë sërish në telefon.

“Tani luftoj për IS,” i kishte thënë. “Prit se do të vijmë dhe do u presim copa- copa”.

Edhe dora e djathtë e Hussein, Issat Ibrahim al- Duri dhe i besuar i vajzës së Hussein, tani bën propagandë për ISIS.

Raghad Hussein i ngjan babait të saj.

Ajo është një njeri i pushtetit, njësoj si ai. Dikur thuhet se tradhtoi edhe burrin e saj.

Në vitin 1995, ai kishte tentuar që të rrëzonte nga pushteti vjehrrin.

Me Raghad dhe me miliona në bagazhe ai shkoi në Jordani dhe flirtoi me amerikanët dhe britanikët.

Por interesi perëndimor dështoi shpejt.

Në vitin 1996, familja u kthye e zhgënjyer në Bagdad.

Raghad u nda nga i shoqi. Babai i saj vrau dhëndrin dhe e retushoi nga fotot e familjes.

Që prej atëherë, Raghad Hussein është duke pritur me padurim që të ndjekë gjurmët e babait.

Menjëherë pas rënies së diktatorit, ajo shpalli ambiciet e saj. Pushteti i takonte asaj si vajza më e madhe, jo të tjerëve.

Që prej ekzekutimit të babait, ajo ka kultivuar mitin e tij.

Një faqe në Facebook e saj publikon rregullisht foto familjare të Hussein.

Krejt papritur diktatori shfaqet në këto foto si besimtar.

Në vend të Saddam-it me uiski në dorë shohim diktatorin me Kuran dhe me rroba të thjeshta, duke bërë peligrinazh në Mekë, ndërsa diçitura e fotos është: Dëshmorët e Bashkësisë Islame.

*Spiegel

21 komente në “FOTOT/ Vajza e diktatorit sponsorizon terroristët e ISIS dhe ëndërron rikthimin në pushtet”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Endrra me sy hapur..

    1. adriatik says:

      Eshte besimtare njesoj si Argita

      1. Shqiptari says:

        Nuk besoj se Argita financon para per keto gjera.Me shume do besoja se gjithe crregullimet ne Shqiperi financohen nga vajza e diktatorit qe me fillimin e levizjes demokratike shqiptare pyeti e cuditur;Pse u zgjuan sklleverit?

      2. Sokrati says:

        Nje model Rilindje,ne gjurmet e babait apo ne gjurmet e baballareve

        1. Janullatos Spiritus Immundus says:

          Prite kur te dalin ndonjehere emrat e argites dhe xenit

  2. lemi says:

    nuk eshte qudi,sadami nuk ka qene diktator,u pa qka u be mbas sadamit ne Irak,ata kan qene interesat amerikane qe me marre pasurin e naftes,po nqf se ndahet Iraku,qe besoj qe po,nafta mbetet ne pjesen e muslimanve sunit,opet ne kete loje humbes shiitet edhe kurdet me amerikant.

  3. vemendje says:

    Neqoftese eshte e vertete i lumye.
    Cfare ju beri sadami?.E kam fjalen per heren e dyte.
    Sado qe te duash ta urresh sadamin per popullin e tij ishte idhull.
    Iraku shteti i pere per te ardhura ne bote ne vitet 80te.
    Neqoftese do formohet shteti i ri i armenve mund te them qe do isha dakort(si ndryshe?)me cfare bene amerikanet,ne te kundert,milionat ju befshin miliarda kesaj vaze.

    1. Dardha says:

      Shteti i ri i Armenve??????

      Mos doje te thoje i Kurdeve? Cudi se nuk kane asnje lidhje me njeti-tjetrin.

  4. enter says:

    Vetem Sadami i vinte per hak Irakut. Ne momentin kur shkelen yankees, Iraku u shkaterrua.

    Gjithsesi, tani, per gabimet qe kane bere, duhet te eleminojne nje e nga nje isis

  5. Hail Fyher! says:

    kjo mire be se e ka pasur babe edhe i takon asaj me shume sesa majmuneve qe kane ardhur nga pidhi i semes te vene ne xhehnet.

  6. taso kume says:

    Megjithate IRAKU ishte shtet dhe u perdor si qen kunder IRANIT,kur DIKTATORI u fry shume sulmoje KUVAJTIN,d,m,th qeni keputi zinxhirin,sot po çfrytezohen gabimet e PADRONIT TE QENIT,IRAKU mund te coptohet ne tre shtete ,SHITET nga nje ane SYNITET nga ana tjeter dhe ne veri KURDET.

  7. Blue Jasmine says:

    pfffff… prape kukumjacke pa tru mbetesh. Te duhet te besh plastike ne tru, se te te tjerat s’te ben dobi.

  8. elinor says:

    Hahaha, me shkriu gazit! Ka bere hunden, gjoksin,… te ndenjurat…. dhe ve shami ne koke!!! Ndoshta do kete punuar me sy mbyllur kirurgu! Tani kjo muslimja e ndershme na sponsorizoka edhe ISIS-n! Effing ditch ?

  9. omar kajham says:

    PUNE JEVGJISH GJELLE QENESH.

    1. ARUSHA says:

      SADAMI ISHT SOCIALIST DHE NUK DO VINTE ASJEHERE VAJZA E TIJ NE PUSHTET SIC NUK ERDHEN ASNJEHERE FEMIJET E TYRE NE SHQIPERI DHE KAMPIN SOCIALIST ! KETYRE RRENAVE JU KA DALE BOJA !
      KJO MUND TE JETE PATRIOTE ! POPULLI IRAKIAN KANE QENE SHUME TE SJELLSHEM DHE PAQESORE DHE JANE TE BOTES HAMITO SIMITE DHE ASNJEHERE TE PERCMUAR !

      ME QEN BIR QENI SEC JEMI NE NE MES TE EUROPES SE QYTETERUAR ,QE VRASIM KEDO QE NA DO QEJFI DHE SI TE NA DOJE TRUNI, ATA NUK KANE QENE KUUUURRRRRRRRE !

  10. john says:

    cjane keto perralla ;;;kjo eshte nje e cmendur se babai i vet varau popullin e vet per te pasuruar familjen ;;;populli nuk kishte me honger dhe familja e hysainit shetiste ne paris ne milano ne bruksel si pashallare ;;; prandaj kur nuk jeni te zgjuar mos shkruani idiotizma ;;;ose jeni edhe ju si ato ;;; kriminela lll hajduta te popullit ;;;

  11. Klodi says:

    Nuk eshte e vertete prandaj sigurohuni mire para se te jepni keshtu lajmesh

  12. al_man says:

    Si nuk zune mend njehere ,kan pasur mundesi te zhvillohen me shume ,por ne vend ti japin doren njeri tjetrit shkojne e qahen te daj Sam_i .Dhe daja me fjale te medhaja jua ben mendjen pordhe dhe hane kokat e njeri tjetrit .Nje byth Izrael jua ka fut thelle e me thelle.

  13. marshalli TITO za uvijek says:

    kshu ndodh kur prishet shteti! duhen mbi 50 vjet , qe ta vesh ne terezi pastaj! JA SIC PO NDODH NE SHQIPERI psh, TUNISI,SIRI,EGJIPT,etj ku mire apo keq shteti egsistonte dhe njerezia rrinte sus, e jo si sot, gjith diten me kallash ne dore, bomba e dinamit……Nuk ishin budallenj ENVERI,BEN ALI,ASSADI,MUBARAKU, qe garantonin stabilitet, qendrueshmeri nga ato ane sepse mbanin dajakun nga e trasha ! DEMOKRACIA nuk eshte mall qe importohet apo exportohet si i do bytha amerikaneve apo evropianeve!

  14. Mazllëmi says:

    Këto janë broçkulla që nuk i ha njeri (përveç idiotëve dhe injorantëve)…! Të tjerë janë ata që “sponsorizojnë” ISIS…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje