Luan Rama: LRI, model pozitiv për shoqërinë shqiptare

29 Gusht 2014, 12:33Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama duke folur gjatë një aktiviteti të organizuar në kampin veror të LRI-së në bregdetin e Jalës, ka vlerësuar modelin pozitiv që ka krijuar ky forum politik në shoqërinë shqiptare.

Në përshëndetjen e tij para qindra të rinjve që marrin pjesë në këtë aktivitet të përvitshëm, Luan Rama ka vlerësuar punën e bërë nga të rinjtë në këtë kamping dhe mënyrën e organizimit.

Ai u shpreh se Lëvizja Rinore për Integrim nuk është thjesht një sfond i vëmendjes politike dhe publike, por është në qendër të vëmendjes.

Sipas tij, LRI-ja është gjeneratori rreth së cilit pastaj ridimensionon gjithë vlerën dhe gjithë aktivitetin e vet edhe vetë Lëvizja Socialiste për Integrim.

“LRI-ja ka meritën që nuk është sfond, nuk është periferi e vëmendjes politike dhe publike, por LRI-ja është në qendër të vëmendjes, është gjeneratori rreth së cilës pastaj ridimensionon gjithë vlerën dhe gjithë aktivitetin e vet edhe vetë LSI-ja. LRI-ja me modelin që ka krijuar përbën në fakt, një precedent pozitiv për të gjithë shoqërinë shqiptare”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Gjithashtu,  Rama duke iu drejtuar të rinjve tha se LRI-ja është modeli i anti-konformizmit dhe se secili duhet ta shprehë dhe ta mbrojë mendimin e vet pavarësisht se kjo mund të mos i pëlqejë dikujt.

“Ju jeni modeli i anti-konformizmit sepse në politikën shqiptare konformizmi është bërë një mënyrë sjelljeje. Ju duhet ta mbroni mendimin tuaj dhe të shprehni gjykimin tuaj, pavarësisht se mund të mos i vijë mirë cilitdo prej nesh, sepse vetëm kështu ju forconi integritetin dhe dinjitetin tuaj dhe lartësoni rolin tuaj”, tha Luan Rama.

4 komente në “Luan Rama: LRI, model pozitiv për shoqërinë shqiptare”

  1. DRTN74 says:

    SE PASKAN MBARUAR ORGJINE VJETORE KETA….INTEGRITET DHE DINJITET NE STOFKEN PRAGMATIZMIT KURVEROR.RRACE HAJDUTESH ME ZE DHE FIGURE

  2. Analisti Politolog Fevzi Fullhan Nurellari says:

    si dalin keta hajdutet e Metes – me pantallone te shkurtra…
    i duket vetja modern ketij koke-trapezit fshatar…

  3. h says:

    modeli hajduteve si shembull, wtf .

  4. S’duhet te bej propagand politike qdo dit te vitit pasi merr formen e fes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje