Atentati në Vlorë, hetimet shtrihen deri në Brazil

29 Gusht 2014, 14:31Politika TEMA

Hetime për atentatin me lëndë eksploziv ndodhur në Vlorë, ku mbeti i vdekur biznesmeni i ndërtimit Isuf Brahimaj, mund të shtrihen deri në Brazil.

Burime nga grupi hetimor ngritur nga Prokuroria e Vlorës dhe policia e këtij qyteti konfirmojnë se viktima për disa vite ka jetuar në vendin amerikano-latin, raporton Ora News.

Sipas hetuesve, Brahimaj njihej si një person, i cili udhëtontë shumë.

Ky fakt konfirmohet dhe nga sistemi TIMS, ku hyrje-daljet e viktimës janë mjaft të shumta.

Ai udhëtonte kryesisht në vendet e Europës si Austri, Turqi, Maqedoni, Greqi dhe përdorte më shumë si aeroport transit atë të Selanikut për të kaluar në destinacionin përfundimtar.

Sqarohet se po shqyrtohet ky detaj, për të mbledhur informacione dhe mbi aktivitetin e 42-vjeçarit.

Grupi hetimor konfirmon se një nga pistat e hetimit është investimi i Isuf Brahimaj në Vlorë, ku ai po ndërtonte një hotel. Ky investim kap shifrat e disa qindra mijëra eurove dhe do të inagurohej brenda pak ditësh.

Kjo ka bërë që të merren në konsideratë dhe konfliktet e mundshme të Brahimaj për këtë investim kolosal.

Ndërkohë një ditë pas vrasjes mafioze policia e Vlorës nuk ka asnjë të shoqëruar, i cili mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Megjithatë konfirmohet se grupi hetimor është në fazën e mbledhjes së informacionit dhe më pas, do të fillojë marrja në pyetje e personave që mund të kenë dijeni.

Përveç vrasjes së biznesmenit nga atentati mbeti e plagosur dhe Ornela Gjini, shoqëruesja e 42-vjecarit.

Mësohet se 19 vjecarja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Nënë Tereza, me djegje të shkallës së tretë dhe disa fraktura në krah.

Babai i saj jashtë kameras nuk ka komentuar mbi ngajrjen, por ka falenderuar Zotin që vajza e tij shpëtoi e gjallë nga ky atentat.

6 komente në “Atentati në Vlorë, hetimet shtrihen deri në Brazil”

  1. vemendje says:

    Hajde shkrim e mendim hajde.
    Sipas gazetarit i bie qe kush ben investime ne vlore,e ka te garantuar vdekjen.Me mire te thuash se une si gazetar i perkas ketij klani sesa te shkruash qe e vrane nga investimet.
    Tema!
    A kontrollohen shkrimet apo pune te kemi.
    Ne ke shtet ligjor do shkruhej kaq hapur e qartas qe po bete investime ne Vlore u pret vdekja?
    Cfare lidhe ka gazetari juaj me rrjete ekonomike per te cilat ish prefekti i vlores u hoq fet e fet?.

  2. tani.deutschland says:

    Mos jane bere xheloz brazilianet se ky mund ti kete vjedhur arkitekuren braziliane per ndertimin e hotelit?!

  3. X says:

    Ate thuaj shyqyr qe te shpetoj vajza shendosh se ka plot loqe te fortesh te tjere ne Vlor qe mund te zgjedhi ne kembim te nje iphoni

  4. Loku c says:

    Policia te mare kosoret e te korri bar derisa te lajne hesapet me njeri tjetrin te dyshuarit thote Merja

  5. kico pela says:

    po ca biznesmeni mor aman, keta investojne paret e droges dhe prostitutave andej…sa per ate kucken mire ju be…

  6. Ka probleme te shumta vendi per te zgjidhur ku numri i tyre vije ne rritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje