Kanë ngjallur jo pak reagime deklaratat e Ridvan Bodes të mërkurën në mbrëmje në emisionin e lajmeve në Top Channel.
Jo vetëm se ish- ministri i Financave për 8 vite në krah të Berishës ka zgjedhur një televizion aspak miqësor ndaj PD-së, por edhe për faktin se disa prej tyre, bien ndesh me linjën zyrtare të shpallur nga Basha.
Kaq ka mjaftuar që të ringjallen zërat që e rendisin edhe Boden përkrah kundërshtarëve të shefit të opozitës, në rivalitetin brenda partisë. Dhe ja sepse.
Ndërkohë që Lulzim Basha shpalli vendimin për të vazhduar bojkotin e parlamantit, në mbremjen e të mërkurës qëndrimi i Bodes qe me nuanca shumë të ndryshme: “Mendimi im është që deputetët e PD-së duhet të jenë në Parlament, por duhet të ketë një garanci”.
Po ashtu diferenca shfaqi ish- ministri i Financave edhe lidhur me problemin e zgjedhjeve lokale.
Ndërkohë që deklaratat e Bashës janë se me këtë ndarje të re teritoriale, opozita nuk mund të hyjë në zgjedhje, Bode deklaronte të kundërtën: “PD-ja nuk ka munguar asnjëherë në zgjedhje. Partitë funksionojnë vetëm përmes proceseve elektorale dhe nuk mendoj që Partia Demokratike do të bojkotojë zgjedhjet lokale”.
Por kur u pyet se Basha kishte deklaruar të kundërtën, Bode u mundua të justifikohet me kujdes: “Nga kryetari është thënë se me këtë hartë elektorale ne nuk do të lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, kjo do të thotë që PD-ja do të përdorë të gjitha hapësirat ligjore për të kërkuar që për ndarjen territoriale të ketë një logjikë më adekuate dhe të jetë më e përshtatur dhe të përputhet më shumë me interesat e qytetarëve”.
Megjithëse vihet re një lloj kujdesi për të mos shkaktuar përplasje dhe fërkime, për këdo që e ka dëgjuar Ridvan Boden, mbrëmjen e së mëkrurës, shihet qartë se qëndrimet e tij janë tejet të ndryshme nga vija zyrtare e kryetarit të PD-së./Lapsi
jane prish per pune pazaresh http://bit.do/bode-kunder-bashes-per-ceshtje-pazaresh
Bodja eshte nje legen, servil i perjetshem.
Bodja me sa duket nuk e di akoma qe ka ikur Berisha zyrtarisht nga posti.
Mos u beni merak, se gjithe naten mbas intervistes, Bode ka pregatitur freskueset, ndonje dhurate per Kryetarin e ri , Basha. Servilet nuk i gjen gje.
Mero, pse ke zgjedh foto ku eshte edhe Genc Ruli? Mos valle mendon qe edhe ky i fundit eshte i te njejtes qasje si Bode?
Mos i beni shume reklame ketyre,keta duhet te japin llogari per vjedhjet qe kane bere se jane nga me te pasurit.
Pikerishte per t’ju shmangur llogarise kane pranuar te hedhin vallen jo me fyellin e kryetarit te tyre por me ate te Rames .
Ritvan mos u merrni me Bashen se eshte i vogel.Basha eshte vene krye te PD ,jo se ka merita dhe intelekt ,por i duhej oborrit te korruptuar ,nje manekin se de fakto ,PD nuk eshte parti por nje kupole e drejtuar nga Berisha,prandaj ju luften kryesore e keni me ate dhe jo me Bashen.Ai nuk hyn ne parlament, jo se nuk kane siguri deputetet,por ata nuk kane altenative,dhe e vetmja lufte parlamentare jane ulerimat dhe ofendimet e kundershtareve.Por dhe ofendimet kane nje kufi dhe populli thote”goja llap dhe shpina dap”keshtu para se te kerkojne garanci ,te mos ofendojne deputetet.Ne rast se ka deputet qe kane nje deshmi penaliteti fallse ,kuvendi jo vetem ti perjashtoj, por ti coje per ndjekje penale.Sa per Boden ,e ka malin me abuzime,mbas Saliut dhe Bashes,se ai tjetri qe vdiq zinte vendin e trete per milionat e fituara.Prisni Bode se nuk keni pare gje akoma,pasi Merkeli i kerkoje Rames denimin e kastes se hajduteve te qeverise se kaluar,ku nuk do kete Llalle dhe Nishan tju mbroje.