Bllokimi i projekteve në Tiranë/ Basha: Qeveria do të përballet me drejtësinë

5 Shtator 2014, 11:14Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u shpreh se Qeveria do të përballet me drejtësinë, sa i përket akuzave të tij se po bllokon projektet publike për Tiranën.
 
Kryebashkiaku tha se Rama mund t’i shmanget debatit publik për Tiranën, por jo përgjegjësisë.

“Mijëra vende pune mbeten të bllokuara për shkak të bllokimit të projekteve nga kryeministri Rama dhe për turpin e tij ish-kryebashkiak i këtij qyteti.

Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit të veprave publike.

Është një akt i pashoq dhe armiqësor jo ndaj Bashës dhe Partisë Demokratike, por ndaj gjithë qytetarëve të Tiranës.

Ne i përgjigjemi kësaj bllokade të paligjshme me të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale, se për fat të keq duhet të shkojmë në gjykatë për diçka që ligji e jep.

Rama po vendos interesat politike mbi ato të qytetarëve.

Debatit po i ikën dhe s’ka sesi, se s’mund të ballafaqohet me të vërtetën, por përgjegjësisë nuk do i ikën dot”, u shpreh kreu i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike.

Këtë deklarata Basha e dha ndërsa inauguroi rikonstruksionin e kopshtit numër 1 në Tiranë.

“As muret e Koloseut nuk ishin aq të amortizuar sa muret e kësaj çerdheje. Vogëlushët që do e frekuentojnë do kenë kushtet më optimale të mundshme standardin më evropian të mundshëm që e meritojnë”, tha Basha. 

9 komente në “Bllokimi i projekteve në Tiranë/ Basha: Qeveria do të përballet me drejtësinë”

  1. zef says:

    Me cfar drejtesie? me ate qe keni ndertu deri tash.

  2. aa says:

    CFAR PROJEKTESH? ATO QE FILLOJ SALIU? ZAPTONI DHE RRENONI? KY ESHT KOQE E KA VENIN NE BURG

  3. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Pune sunitesh ptuuuu

  4. G says:

    Okomentues te paguar, me gjeni dhe mua pune.

  5. G says:

    O komentues te paguar, me gjeni dhe mua pune.

  6. gent says:

    po pse muret e koloseut jane te amortozuar mor TOÇ se na turprove fare

  7. xy says:

    Per cfare duhet te pergjigjet para drejtesise Edi the ti o Qumeshtor ????!! Per vjedhjen 250 milion eurove per rrugen kombit ??? !!! Per shitjen e detit ????!!!! Per vrasjen e 4 qytetarve te pafajshem ???!!!!! Per vjedhjen e mandatit te bashkise ???? !!! Per………..???!! Eh more per cfare ???? Apo kujtoni ju se keni pushtuar institucionet e Pa-varura dhe duhen te “respektohen” keto institucione !!! Populli kur votoj,votoj pikerisht ketyre institucioneve qe e kane shkaterruar kete vend.Vapa iku me gushtin o Qumeshtori i Sali kriminelit.Shko nje here pergjigju ti me kriminelet e tu para gjykatave dhe pastaj Edi do te japi llogari ne 2021 per punen 8 vjecare te tij

  8. vasil bitri says:

    QEVERIA DO TE PERBALLET ME ORGANIZATEN ME KRIMINALE SEPSE DREJTESI NUK KA . KA VETEM ORGANIZATE HAJDUTASH E LEGENASH.

  9. Viktor hoti says:

    Nuk ka me qofte te daja alla rruge e KOmbit. Bashkia mund te beje projekte brenda buxhetit te miratuar e jo kur e per cfare i ha bitha Lulit .Ai duhet te merrte miratimin e fondeve me pare e pastaj te bente bujon. Viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje