Rama takon Samaras: Dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh

4 Shtator 2014, 20:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u takua në Wales, me Kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras. Në takim u ndanë pikëpamjet respektive për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar gatishmërinë për t’i zhvilluar ato më tej.

Kryeministri Rama theksoi vullnetin e Qeveria shqiptare për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh në frymën e partneritetit e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të bashkëpunimeve dhe nismave rajonale, në përputhje me realitetin e ri të rajonit.

Me interes të veçantë u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, të diskutuara në kuadër të platformës së Samitit të Berlinit. Takimi u zhvillua në Neëport, Ëales, ndërsa delegacionet e dy vendeve marrin pjesë në Samitin e NATO-s.

Në Ëales nisi dje punimet Samiti dyditor i NATO-s. Në këtë Samit, i konsideruar shumë i rëndësishëm për çështjet që do të trajtojë, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se ky Samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në ditën e parë të Samitit diskutohet mbi situatën në Ukrainë dhe Afganistan.

15 komente në “Rama takon Samaras: Dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh”

  1. vemendje* says:

    Aman…me dinamikat e reja keta#
    Cbisedime beni kot,ata ca thone tani nuk e thone pastaj.
    Edhe trojka kete thote….sa here qe vjen
    Nuk bej ato per te cilat na dhane fjalen….thone gjithandej.
    Keta per leket nderruan fene,nga 12 zotve,e bene kristjane,per disa kacidhe te ndyra,dhe na kerkojne bashkpunim.

  2. Mashtruesi says:

    Keshtu po qe ka lezet,buzqeshje dhe ngrohtesi. Jam kurioz te di se kur do e firmose Rama dorezimin e detit tek Greku. Ceshtje muajsh besoj.

  3. troy says:

    Uells, you Wales se po shkruani shqip…

  4. Klimax says:

    Wales ku bie o gazetar?! Po Eales apo qyteti Neeport?! Shkruani more emrat e vendeve ne shqip (Uells) ose te pakten kur i shkruani si fillim ne anglisht vazhdoni deri ne fund ne emrin e qytetit apo te shtetit ne ate gjuhe (psh Wales dhe Newport) dhe jo shqiperime pa kuptim! Mire per Ukrainen, por per Afganistanin cfare u tha, se me sa di, pervec Ukraines u diskutua per situaten ne Irak e Siri?!

  5. tourkofagos says:

    titull qesharak,bashkepunim dinamik me …….sunitet!!!!???
    o Zot,cfare do te degjojme tjeter…….!!!

  6. Fotaqi says:

    z. Rama, kujdes nga te pabeset……

  7. Adriatik says:

    Kujdes Andonis se ky piktori eshte i pabese.

  8. Duhet te permisohet bashkepunimi sepse kemi 1 milion shqiptar atje qe duhet te kujdesemi

  9. polisi says:

    aahhh cfar bashkpunimi do ket?????

  10. Doni ALBO says:

    TemA pse nuk publikon ato se per c’fare kane biseduar ne te vertet, apo luani rrolin e strucit mediatik te qeverise.

    http://opozita.com/2014/09/04/rama-samaras-gati-nenshkrimi-i-marreveshjes-se-detit-sipas-pretendimeve-greke/

  11. Popoja says:

    Ku paskan perfunduar komentuesit nacionaliste te Temes? E jeni me pushime aaa

  12. Alberti says:

    O kryeminister Rama,sllavet dhe greket gjithmone kane pasur pretendime teritoriale ndaj Shaqiperise etnike ndersa,synim te fundit zhberjen e kombit shqiptar dhe kolonizimin e tokave shqiptare.Sa here te takohesh me sllave dhe greke,rikujtoje keto synime te tyre!

  13. Shqiptar says:

    Nuk ekuptoj si mund te jene miqe te mire dy vende qe kane ligjin e luftes dhe si per ironi jane ne NATO?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje