Ndarja e re territoriale/ Paloka: Nuk heqim dorë nga organizimi i referendumeve lokale

4 Shtator 2014, 18:09Politika TEMA

Partia Demokratike duket e vendosur për zhvillimin e referendumeve lokale në lidhje me ndarjen e re territoriale. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka thekson se PD do të jetë në krye të procesit të mbledhjes së firmave të qytetarëve, të cilët do ti thonë jo hartës së re.

“Organizimi dhe përfundimi i referendumeve, nëse qytetarët thonë jo, kjo hartë bie poshtë. Nëse Rama do shkallojë dhe thotë nuk pyes as për votën e qytetarëve dalim tek ajo që unë mendoj se do dalim një ditë, tek konflikti i hapur i kësaj mazhoranca me qytetarët që nuk zgjidhet më me votë”, shprehet Paloka.

Edhe pse vendi është në prag të një viti zgjedhor, kreu i grupit kuvendor demokrat, thotë se opozita është brenda të gjitha afateve ligjore. “Asnjë shkelje nuk bën opozita as të ligjit as të Kushtetutës, jemi brenda afateve”, thekson Paloka.

Paloka, ka dhe një përgjigje sa i takon faktit se pse synohet mbajtja e referendume lokale në vend të një referendumi popullor, me anë të së cilit mund të atakohet një ligj.

 “Nuk ka nevojë për referendum mbarëkombëtar sepse interesat e qytetarëve janë lokale, dikush e dëshiron dikush, jo. Dhe këto thotë dhe Kushtetuta, duhet pyetur qytetarët kur ndryshon harta e territorit të tyre, atë do bëjmë ne për çdo lokalitet dhe njësi”, sqaron Paloka.

Grupi i juristëve demokrat, tashmë ka nisur punën për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese të ndarjes së re territoriale, të njëjtin fat do ë kenë të gjitha ligjet e miratuara të vetme nga shumica në nisje të sesionit të ri parlament.

21 komente në “Ndarja e re territoriale/ Paloka: Nuk heqim dorë nga organizimi i referendumeve lokale”

  1. Elona says:

    Se mos keni pune tjeter ju..

    Edhe ne 1998 per kushtetuten kunder ishit.. PErhere Kunder te mires se popullit e vendit kini qene

    1. Deani says:

      Si skane turp keta njerez.. KEta jane deshtake qe e dine qe jane te humbur e ja lene fajin Ndarjes Territoriale pfffffffffffffffffffff

    2. samuela says:

      Ndonje gje te re a kishit se qe ishit kunder ju per ndarjen territoriale kjo u morr vesh me kohe.

      1. ada says:

        Vodhet 8 vjet ju edhe zbete asgje tanidoni prap te beni si ju do kokrra e qefit. O zoteri vendi ka nje shtet dhe nje qeveri legjitime sdo behet me si doni ju. Ju vetem reforma te mbrapshta i sillni ketij vendi.

      2. gjyshja says:

        Opozita duhet te jete alternative e jo destruktive, z. Paloka. Nuk duhet te mohoni cdo hap te ndermarre nga qeveria, pa pasur asnje argument!

    3. gertjan says:

      z. Paloka, referendumi per kete reforme eshte bere nje herë, ai u mbajt me 23 qershor, kur 1 milion shqiptarë votuan per ndermarrjen e ketyre reformave te rendesishme.

      1. antonio conte says:

        Pse nuk e beri partia juaj qe ndenji 8 vite ne pushtet? Je i fundit qe mund te flasesh, kjo reforme eshte tejet e rendesishme per shqiptaret.

    4. shoku taras says:

      O Paloke po te pakten mos fol o burr i dheut. Qeveriset 8 vite e nuk bëtë asnje hap lidhur me kete reforme e cila ishte e domosdoshme siç edhe ju e keni pranuar. Kritikoje qeverine ne gjera te tjera por jo per kete reforme.

    5. ina says:

      Jo jo mos hiqni dore ju nga cdo gje qe eshte kundra zhvillimit te ketij vendi fundja e keni treguar veten se cfare partie jeni

    6. dorela says:

      Late name se te gjitha keto qe propozoni nuk eshte se jua var dhe ia u merr njeri ne konsiderate dhe mire ia u bejne fundja ku merrni vesh ju.

  2. ambra says:

    Foli kukulla numer dy e partise demokratike, ky reagim eshte mese normale per kete force politike e cila vendos bllokaden cdo gjeje pozitive te ketij vendi.

    1. danja says:

      Sikur ctha zoteria fundja u mesuan shqiptaret me kapricot e pa baza te PD-se.Forca politike me koti qe mund te ekzistoje.

  3. Muca says:

    DIMRAT E VETMISE SE MADHE
    Ishte viti 1998, kur PD-ja bente referendum Kunder miratimit te Kushtetutes (kesaj qe kemi sot). Referendumi i tyre deshtoi. ( Atehere doli kunder PR )
    Eshte 2014, kerkojne referendum kunder ndarjes se re Administrativo-Territoriale; Jane te deshtuar qe pa nisur, sepse 23 qershori ishte Vote PRO kesaj reforme. Plus kesaj, PDIU eshte po KUNDER referendumit te PD-se
    Perfundimi: Frika nga humbja i con ne gabime te mbigabimta!..

  4. livia says:

    Gjithmone bllokaden i keni vene ketij vendi ju, parti e mbrapshte.

  5. pse says:

    -shko vizitohu njehere sa s’eshte vone..

  6. besoj says:

    Kata i drejton i vellai i sherit..Saliu….Nuk kane fare bosht, strategine e prishjes se cdo gjeje, jane ne kuturu..me vjen keq pe kete parti qe po degradohet nga nje i degraduar.

  7. al says:

    Paloqe referendumet jane nje nga format me demokratike per vendosjen e ligjeve dhe problemeve qe shqetesojne nje shoqeri demokratike,por me qesharakja eshte se ju keni qene kunder per cdo reverendum qe eshte kerkuar.Po te jete se nuk jeni dakort me reformen teritoriale ,ju mund te kerkoni referendum ne shkalle republike dhe jo atje ku ju leverdis ju,qe mund dhe te manipuloni sic keni bere keto 23 vite,ku nuk keni fituar asnje zgjedhje qofte lokale ,qofte qendrore.

  8. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SUNITET SHQIPFOLES NUK MUND TE BEJNE PATRIOTIZEM ME FLAMUR SUNIT TERRORIST.. says:

    Ju te opozites jeni me keq se sa ISIS. Firmat e qytetareve te pakeve nuk eshte vota por thjesht nje firme qorre. Pastaj kush jane ato qytetar que mund t’ju mbeshtese mor thuthuq mamaje?

  9. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SUNITET SHQIPFOLES NUK MUND TE BEJNE PATRIOTIZEM ME FLAMUR SUNIT TERRORIST.. says:

    Ju te opozites jeni me keq se sa ISIS. Firmat e qytetareve te pakeve nuk eshte vota por thjesht nje firme qorre. Pastaj kush jane ato qytetar qe mund t’ju mbeshtese mor thuthuq mamaje?

  10. Leonard Dingo says:

    Referendumi do para o mik,ku do gjenden keto para,kjo eshte njera ane ,ana tjeter kot e keni..

  11. labi says:

    ashtu them edhe une, mos hiqni dore dhe vashdoni ti bini me dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje