Halimi: Çmimi i energjisë u rrit sepse po paguajmë haraçin e marrëveshjes që Qeveria bëri me CEZ

4 Shtator 2014, 13:25Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook mbi atë që opozita e konsideron si rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk mjafton rritja e çdo cmimi në cdo qytet e fshat të produkteve bazë, nuk mjafton as krimi që po sundon vendin dhe po tmeron shqiptarët në shtëpite e tyre, ditën dhe natën, por Qeveria lajmëroi se do ngrejë çmimin e energjisë elektrike!!

Madje këtë na i tha si lajm të mirë. Po si mund të jetë lajm i mirë ky, kur secili prej nesh do duhet të paguaje më shumë për qeverinë??? Si mund të jetë më mirë për ne, për çdo qytetar të vendit, kur taksat rriten? A nuk do rrisin tregëtaret cmimet? Po cmimet a i paguajmë ne të gjithë pastaj, tek karburanti, buka, uji?”, shkruan Halimi në rrjetin social.

Në vijim ai pyet po energjia pse u rrit?

“U rrit çmimi i faturës së energjisë sepse duhet të paguajmë haracin e skandalit të shekullit që Qeveria bëri me CEZ. Nuk do e paguajë as Rama dhe as Qeveria e vajmedetit.. Jo rrogat e tyre nuk i prek askush. Do e paguajnë qytetaret qindarkë me qindarkë, milionat e superskandalit. Cdo muaj.

Dhe ky është alarm për qytetarët, për secilin që ka një borxh pa paguar, do i shtohet një tjetër, për atë që do paguajë këstin e kredisë në fund të muajit, do paguajë qiratë e shtëpisë, shkollën e fëmijve, librat e tyre, ushqimin e tyre, do të paguaje më shumë për energjinë pa të cilën nuk jeton dot.

Si mund të jetë lajm i mire ky? Vetëm në vende ku ka lider supreme, dhe demokracia nuk ështe funksionale, qeveritë përpiqen tu mbushin mendjen popullit me propaganda pa fund në TV që u shërbejnë se edhe kur rriten taksat është më mirë për ta, madje do përfitojnë 97% e tyre, madje do marrin 40 .000 lekë më shumë në muaj, edhe pse nuk i shohin kurkund; edhe kur për legalizimet duhet të paguajnë më shumë, kjo qenka më mirë për ta, madje për qeverinë quhet falas, edhe kur paguajnë ilacet më shumë në farmaci, është më mirë për qytetarët sepse për Qeverinë është shëndetësi falas.. 

Popullit po i shkon thika në palcë..por qeveria e vajmedetit bën një gabim të madh. E merr popullin për naiv dhe tallet”, shkruan Halimi.

6 komente në “Halimi: Çmimi i energjisë u rrit sepse po paguajmë haraçin e marrëveshjes që Qeveria bëri me CEZ”

  1. HALIM TRAHANAJA says:

    ISH MINISTRI. I PA DREJTESISE ,,,,, HALIM TRAHANAJA (PANTALLONA KUQI ,,,,,) NUK MUND TE FLASE
    PER VRASJET DHE VJEDHJET NE MILIARDA EURO NGA BANDA E PDse ,,,,POR VAZHDON ME
    IDIOTIZMA ,,,SE DHE KY INJORANT PO THOT DICKA ,,,,,,,,,,,
    HERES TJETER DO THOTE U RRIT DHE CMIMI I VEZEVE ,,,,,,,MBYTJA KOT ,,,,,,,,,,,,,

    1. toni says:

      po ca bete ju me cezin? a nuk ishte qeveria juaj ne ate kohe qe bete kontrat me cezin edhe e cuat ne kte qersokak energjine elektrike te shqiperise.

  2. vemendje* says:

    SA mates(sahat) energjie ka shqiperia?.Me hamendje po them 300,ooo.
    70 milion i dhame cezit.Atehere;
    70 milon pjestim per 300 mije= 233€.
    233€ pjestim per 12 mauj e vitit= 19.50€.
    Sa sahate nga keta qe thashe jane “profesional”?. Bizneset le te paguajne 15€ ndersa populli 5€.
    TANI,per sa kohe do e paguaj shteti shqipetar-cezin?Per 5 vjete degjova.
    Domethen i bie nja 1mije lek te vetra per sahat.Ndersa ju rritjen do e bene per tere jeten.
    Turp te kini o te palare!
    Kjo eshte ulja e taksave?
    Krimba ishit e ne mbeturina do perfundoni.

  3. nga larg says:

    po merr plera po ..tani ju dhimbset populli se saishit ne qeveri vecse alleshverishe keni bere ne kurriz te popullit….ju zenta haka e atyre qe keni lene pa buk …njerez te poshter dhe te pa shpirt

  4. deti says:

    Sec kane nje gje te vecante dhe te lexueshme disa + disa deputete, dicka idioteske, injorant-eske. Lum si ata. Doni emra, emra s’ka por iniciale:
    Er Ko (ps), Fl No (pd), Ed Ha (pd). Te tjere i shtoni ju, ka plote.

  5. Faqezinjte e PD. says:

    Po paguajme dallaveret e Sali berishes o Halim fshatari, qe je bere nje multi milioner. O fashatar i Ormanit te korces qe ske patur as wc ne shtepi dhe tere jeten je dh..re neper hendeqe.Ptu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje