Bllokimi i lejeve të ndërtimit/ Shoqata e Bashkive ankimon në Kushtetuese vendimin e KKT

4 Shtator 2014, 18:13Politika TEMA

Bashkitë e drejtuara nga të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratike do të ankimojne në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, që bllokon lejet e ndërtimit në të gjithë vendin.

Drejtori i Shoqatës se Bashkive Fatos Hodaj, i cili e ushtron këtë detyrë, që kur Albert Brojka drejtonte Tiranën, thotë se vendimi i KKT-së, është goditja më e madhe në 22 vjet, që i bëhet kompetencave të pushtetit vendor.

“Në ligjin për planifikimin e territorit nuk gjendet një nen që ti japë të drejtën këtij Këshilli për të cënuar pavarësinë, për të asfiksuar pushtetin vendor. Dhe mund të them me bindje se për 22 vjet që pushteti vendor operon, ky është cënimi më i rëndë që i është bërë pushtetit vendor. Pra ti heqësh kopetencën kryesore, se nuk është vetëm leja e ndërtimit, është i gjithë kontrolli i territorit, është asfiksim, është një bllokim i gjithë aktivitetit të Bashkisë”, shprehet ai.

Hodaj, është i bindur se do të fitojë të drejtën në kushtetuese, pasi sipas tij ekzistojnë vendime të ngjashme në të kaluar që kanë shpallur fitues vendorët.

“ Në vitin 2005-2006 për Zogun e Zi ku gjykata Kushtetuese në dy rastet i ka dhënë të drejtë Shoqatës së Bashkive, pra i dha të drejtë pushtetit vendor për kopetencën e cila është e dhënë nga ligji”, sqaron Hodaj.

Shoqata e Bashkive, po përgatiten për betejën e radhës me qeverinë, duke u bërë gati të ankimojë në Gjykatë Kushtetuese, ndarjen e re territoriale.

“ Shoqata e Bashkive e ka një projekt. Por do të dalë me vendim pasi ta shikojë ligjin të dalë nga parlamenti, jam shumë i sigurt që ne do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese edhe për këtë”.

2 komente në “Bllokimi i lejeve të ndërtimit/ Shoqata e Bashkive ankimon në Kushtetuese vendimin e KKT”

  1. Leonard Dingo says:

    Me mire mos u ankoni,sepse e keni te humbur gjyqin.

  2. xho says:

    Ha , ha. E cfar do te hash; Do te hash ate lugen qe ke ngren gjithe keto vite qe po na I numeron,por fatmiresisht do ta hash ne By..e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje