VIDEO/ Rrëfimi i të mbijetuarit të ISIS: Nuk e di ku shkoi plumbi

5 Shtator 2014, 12:27Politika TEMA

Një ushtar irakian shiit ka treguar historinë e tij të pabesueshme se si i shpëtoi ekzekutimit nga militantët e Shtetit Islamik.

Ali Hussein Kadhim ka rrëfyer për NY Times se si qindra ushtarë u rrëmbyen nga grupi ekstremist në qershor në Irak.

Kolegët e tij sunitë nuk u ekzekutuan, por Kadhim ishte mes atyre që do të vriteshin.

Megjithatë, pasi qëlloi tre nga ushtarët shiitë, militanti islamik qëlloi mbi 23- vjeçarin, por doli huq.

Kadhim thotë se u hoq si i vdekur.

“Nuk e di ku shkoi plumbi,” thotë ai.

Më pas ai u lye me gjak në fytyrë.

Ai u hodh në një gropë së bashku me viktimat.

Pas largimit të militantëve, ai doli nga gropa dhe për tre ditë me radhë ishte në arrati, duke u ushqyer vetëm me bimë.

Kadhim, baba i një fëmije, thotë se në momentin kur mbi ushtarët po qëllohej, dëgjoi zërin e të bijës në kokë, që e thërriste “babi, babi”.

Video e ekzekutimit të ushtarëve u publikua nga ISIS.

Kadhim mund të identifikojë lehtësisht veten e tij të shtrirë përtokë.

Qindra ushtarë u vranë nga ISIS.

Ky rrëfim vjen në një kohë kur Daily Mail thotë se dhjetëra britanikë janë duke kërkuar që të kthehen në shtëpi, pasi kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Një grupim me mbi 30 persona ka kontaktuar një qendër studimore në Londër, e specializuar për radikalizimit dhe dhunën politike, duke u thënë se duan të kthehen.

“Erdhëm për të luftuar regjimin dhe jemi përfshirë në një luftë grupesh. Nuk erdhëm për këtë, por nëse kthehemi në Britani do përfundojmë në burg,” thanë ata.

Mendohet se mbi 500 britanikë kanë shkuar në Siri për të luftuar.

9 komente në “VIDEO/ Rrëfimi i të mbijetuarit të ISIS: Nuk e di ku shkoi plumbi”

  1. bledi says:

    Tmerr,kta kafshe duhen ndaluar sa me pare.

  2. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Denoj kete akt barbare

    1. elinor ' says:

      Ah me te lumte! Kur e denon edhe ti per Obama e kompani s’na bie ndermend!

  3. kuki says:

    histori per filma

  4. omar kajham says:

    Duan te kthehen trimat se po ju vjen rradha te zhduken nga njeri tjetri.

    Po ju djeg bytha e tyre e qelbur.

    Anglia ben gabimin me te madh ti pranoje,……atje tu dale shpirti bashke me kalifatin e tyre KOKEPALAREVE.

    KETA VRANE SA VRANE DHE TANI U VELEN ,PO JU DALIN NE ENDER TE GJITHA TMERRET QE KANE BERE,DHE NUK BEJNE DOT JETE TE QETE NE ATE FERR DHE VAREZE TE MADHE QE KANE BERE.

    MENDOJNE DHE KRANASOJNE JETEN E SHKELQYER QE KANE BERE NE BRITANI, ME EREN E KERMAVE DHE PISLLEKUN QE I RRETHON.

    HERET A VONE KETA DO TE VRASIN VETEN NGA DESHPERIMI, DHE MIZERJA KU E FUTEN VEHTEN.

    ORE MUHAZHERI NUK PO DUKET NEPER FEJSBUKRA SI E KISHTE ZAKON NGA ESHTE??????

    HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA….HAHAHAHAAHAHAHAAHAHAH….HAHAHAHAHAHAHAHAH

  5. teli says:

    shikojeni nje cik dicka si e dyshimte tek ky njeri mos duhet te paguajme me ndonje tmerr ket histori kontrollo por kurr mos i beso

  6. il popolo says:

    temerri vertet , nuk e di se si shtetet e medha bejne sehir duke pare keto gjera ,

  7. rita says:

    Këta (500 britanikët), i ka dërguar Kameron, për luftuar Assad-in, prandaj rri si pulë e lagur dhe nuk ndihet fare për këtë çështje, por mundohet që me fjalë “ekstreme”, ta kthejë vëmëndjen e opinionit anglez, nga Ukraina…(???!!!) Nuk është hera e parë që anglezët, janë “masha” e amerikanëve, në lojrat e ndyra që organizohen…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje