Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se koalicioni i tij me Lidhjen Demokratike dhe Nismën për Kosovën i kanë votat për ngritjen e institucioneve dhe presin që Partia Demokratike të shpenzojë mundësitë e saj si partia që doli e para nga zgjedhjet e tetë qershorit. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se vendit nuk i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe kryeministri Thaçi pas udhëheqjes së vendit për dy mandate, të pozicionohet qartë duke u liruar rrugë forcave politike që kanë mundësi t’i ndërtojnë institucionet.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, javën e ardhshme mblidhet parlamenti për të vazhduar seancën e filluar më 17 korrik. Çfarë prisni nga kjo seancë?
Ramush Haradinaj: Është mirë që është caktuar data e vazhdimit të seancës, meqenëse është humbur shumë kohë, nga 17 korriku më 12 shtator, dy muaj janë humbur. Presim me vazhdue me detyrat që ka seanca me e zgjedhë kryetarin dhe me e zgjedhë kryesinë e parlamentit. Me këtë rast gjykata kushtetuese i ka atribuuar të drejtën e kandidaturës PDK-së, ose grupit më të madh të dalë nga zgjedhjet. Ne presim që ata ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Po ashtu e dimë se mos mundësia me e përkrahë me votë do ta sjellë parlamentin në atë që njihet tanimë si pika 126 e vendimit të gjykatës kushtetuese, që është dështimi në zgjedhjen e kryetarit. Nuk do të thotë se shkojmë në zgjedhje dhe po ashtu synojmë të vazhdojmë me pikën e vendimit 127 e cila i obligon deputetët në këtë rast, jo më grupin parlamentar të caktuar apo partinë e caktuar, por deputetët me e gjetë mënyrën me e zgjedhë kryetarin, mënyrë që ne e kemi.
Zëri i Amerikës: A mund ta shpjegoni si? Si e shihni mundësinë brenda kësaj pike të vendimit të gjykatës?
Ramush Haradinaj: Tani, PDK e ka në të drejtën e saj kandidaturën, por nuk i ka votat. Do të thotë është e thjeshtë situata. Ata me siguri do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, por do të vërtetohet se nuk i kanë votat. Është, si me thanë, edhe në vullnetin e tyre që edhe ata me e konstatue pikën 126, pra momentin kur parlamenti dështon me e zgjedhë kryetarin në bazë të kandidaturës së grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet, në mënyrë që t’i lëshohet rrugë pikës 127 që obligon deputetët me e gjetë mënyrën me e zgjedhë kryetarin. Në këtë rast vijmë në shprehje ne. Pra, ne në momentin e dështimit të PDK-së vijmë me zgjidhjen, pra me kandidaturën e zotit (Isa) Mustafa, meqenëse i kemi edhe votat, kjo është zgjidhja.
Zëri i Amerikës: Por, zoti Haradinaj, nëse dështon Partia Demokratike dhe nuk ka parlamenti nuk ka kryetar dhe nënkryetarë, pra s’ka udhëheqje, kush do të njohë grupin tuaj parlamentar, meqë edhe në vendimin e gjykatës është thënë se ai mund të njihet vetëm kur parlamenti të ketë udhëheqjen e tij?
Ramush Haradinaj: Ka një, si të them, një terren neutral në këtë rast. Pika 126 e vendimit e përmbyllë të drejtën që i ka atribuuar PDK-së. Do të thotë ajo vetvetiu vjen si rrjedhojë në fund të vendimit. Është pika e parafundit dhe pason vetëm 127. Pas dhënies së drejtës, pas njohjes së kësaj të drejte si grup parlamentar, megjithatë është pranuar në vendim, pra është njëfarë rastësie që ka ndodhur, meqë vendimi shihet që është shkruar në atë mënyrë që të gjitha të drejtat me ia atribue PDK-së, në këtë rast grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet, por prapë se prapë edhe vet gjykata ne vendim ka paraparë pikën 126 që është momenti i dështimit. Dhe pas momentit të dështimit, gjykata më nuk e vazhdon me grupin më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet, apo me subjektin politik, por u kthehet deputetëve në këtë rast. Pra deputetëve nënkupton të gjithëve. Dhe e drejta nuk është më ekskluzive vetëm e grupit më të madh të dalë nga zgjedhjet, por tani e drejta është e barabartë për të gjithë ne në parlament. Me këtë rast ne e kemi zgjidhjen sepse kemi kandidaturë që i ka votat.
Zëri i Amerikës: Por, përse në këtë rast duke e pasur të drejtën edhe nga gjykata, përse do të duhej që Partia Demokratike të pajtohej kur ajo e ka të drejtën të vazhdojë ta provojë për një kohë të gjatë?
Ramush Haradinaj: Partia Demokratike këtë drejtë që e ka e provon deri në pikën 126. Por, në momentin që i konstatohet dështimi, i përmbyllet kjo e drejtë. Pra, nuk është pakufi kohore dhe të kandidaturave. Ata mund të abuzojnë me këtë të drejtë, ta zëmë të insistojnë edhe në një kandidaturë edhe në një tjetër që nuk e ndryshon epilogun dhe që çdoherë kjo e kthen momentin e dështimit. Nuk besoj që ka luksin Kosova ta tolerojë PDK-në në abuzim të kësaj të drejte. Pra, kandidatura shpjegohet me kandidaturë dhe votë.
Zëri i Amerikës: Deri tash qëndrimet e PDK-së dhe tuajat si bllok janë shumë të kundërta. Nëse vazhdon kjo situatë dhe këto përplasje, a po rrezikon vendi të shkojë drejt një krize më të thellë politike?
Ramush Haradinaj: Vendi është në krizë sepse subjekti politik PDK, duke u thirrë në rezultatin zgjedhor po e mban një të drejtë peng të ndërtimit të institucioneve duke kërkuar ndihmën si në rastin konkret të gjykatës kushtetuese, por duke mos pasur votat në parlament. Në demokracinë tonë parlamentare zgjidhja e kësaj krize, pra kriza është se PDK nuk po i lëshon rrugë krijimit të institucioneve. Në njëfarë mënyrë ne e kemi përdorur një term: e ka zaptuar një të drejtë. E drejta i është atribuuar, por ajo e drejtë vlen në rast se i ke votat. Momentin që nuk i ke votat, vetë vendimi i gjykatës, sado i anshëm që duket, pika 126 e shpjegon dështimin e zgjedhjes dhe pika 127 mënyrën e gjetjes së zgjedhjes. Pra, ne i japim zgjidhje këtij ngërçi politik.
Zëri i Amerikës: A janë të mundshme zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak të ngërçit politik?
Ramush Haradinaj: Nuk parashihen zgjedhjet. Për fat të mirë edhe vendimi i gjykatës kushtetuese nuk e ka paraparë këtë variant të gjetjes së zgjidhjes, por ua ka dhënë mundësinë me e gjetë zgjidhjen deputetëve. Është e pakuptimtë me mbajt zgjedhje dhe të shpenzojmë 10 milion (euro). Po hyjmë në dimër, kemi njerëz pa strehë, kemi familje të varfra, kemi plot probleme në Kosovë, kemi pacientë që presin për shërim ose që duhet çuar jashtë vendit. Pra 10 milion sa kushton një proces zgjedhor, ne kemi ku t’u drejtojmë ato para. Është e pakuptimtë me mbajt zgjedhje, është kryesisht lazdrim politik, sepse nuk janë ndërtuar argumentet për të mbajtur zgjedhje. Sikur të mos kishte farë zgjidhje për të ndërtuar institucionet, atëherë vijnë zgjedhjet si opsion. Por, zgjidhja ekziston. Ne e kemi zgjidhjen. Pra koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe partnerët politikë e kemi zgjidhjen, por mjafton ta kuptojë PDK se është e paaftë të ndërtojë institucionet, meqenëse nuk ka votë dhe nuk ka partnerë politik.
Zëri i Amerikës: A ka zgjidhje? Kush do të mund të ndikonte për një dialog të brendshëm politik që do të mund ta lehtësonte këtë situatë?
Ramush Haradinaj: Ne qeverisemi në Kosovë nga qeveria Thaçi në dy mandate. Është një lloj shëndeti i demokracisë ndryshimi pas dy mandateve. Logjika e shëndoshë do të zgjidhte çdo gjë. Na vjen keq për mungesë të kësaj logjike tek zoti Thaçi dhe kolegët e tij. Përkundër faktit që ata vërtetë e fituan numrin më të madh të votave në zgjedhje, ata ishte dashur të reflektojnë vullnetin politik të të gjithë të tjerëve, po ashtu që janë zgjedhur me votë në këto zgjedhje e të cilët e kanë vlerësuar që të mos bashkë qeverisin me PDK-në dhe zotin Thaçi, por të krijojnë institucione dhe t’i japin Kosovës një ndryshim. Pra, pas dy mandateve me i dhënë një ndryshim qeverisës vendit dhe demokracisë së Kosovës, është e shëndetshme. Ne shpresojmë që do të ketë një reflektim të tillë nga zoti Thaçi dhe kolegët e tij. Meqenëse ai e ka udhëhequr vendin për dy mandate edhe i takon të reflektojë si një burrështetas. Pas udhëheqjes së vendit për dy mandate, pas besimit që i ka dhënë populli i vet, tani me respekt ndaj popullit të vet e ndaj demokracisë së brendshme po ashtu, të pozicionohet qartë duke u liruar rrugë forcave politike që kanë mundësi t’i ndërtojnë institucionet.
Zëri i Amerikës: A ka pasur ndonjë përpjekje për të lehtësuar një formë të dialogut qoftë nga diplomacia perëndimore, qoftë nga ta zëmë, presidentja e vendit?
Ramush Haradinaj: Ne kemi situata specifike në Kosovë, sepse vet Kosova ka ardhur këtu me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, jemi përkrahur në shumë etapa. Ka një vullnet të mirë ndërkombëtar, mirëpo ka edhe një respekt që në procese të brendshme të na lejohet neve që të gjejmë zgjidhje, të gjejmë rrugë për të ndërtuar institucionet. Nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje direkt, por ka një shqetësim për ngecjet në ndërtim të institucioneve që është shqetësim i sinqertë realisht. Presidentja, po ashtu në etapa të caktuara ka qenë prezente me veprimet e saj, mirëpo tani gjërat janë thjeshtësuar. Kemi një situatë bukur të thjeshtë: PDK-së sikurse edhe te rasti i mandatarit realisht i është dhënë e drejta të provojë të ndërtojë institucionet, kjo e drejtë është e tyre. Ata e provojnë këtë të drejtë dhe në rast se nuk e realizojnë, kjo e drejtë i kalon spektrit tjetër politik.
Zëri i Amerikës: Kosovën e presin shumë sfida përfshirë edhe bisedimet me Serbinë dhe ngritja e gjykatës së posaçme për krime lufte. Sa i rrezikon ky ngërç këto procese?
Ramush Haradinaj: Janë procese dukshëm më serioze në të cilat Kosova është palë. Në këto procese, parlamenti dhe institucionet e Kosovës në të gjitha etapat kanë dëshmuar se janë shumë serioze. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të mungojë në kualitetin e saj, ose si palë në këto tema: edhe në dialogun, në zhvillimet në rajon por edhe në zhvillimet me dhomën e posaçme të gjykatës speciale. Ne nuk do të mungojmë në obligimet tona si Kosovë.
Zëri i Amerikës: Një prej çështjeve të ri aktualizuara kohët e fundit është ajo e përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme. Sa shqetësuese është kjo dukuri?
Ramush Haradinaj: Ekziston një koncept që ka depërtuar në Kosovë, i një tip “vëllazërie myslimane”, për një shtet që do të jetonte në vlera të “sheriatit”, i cili po zhvillohet sistematikisht në dhjetë vitet e fundit. Unë e kam ngritur zërin me kohë për këtë rrezik. Mendoj se është humbur shumë kohë në këtë drejtim, por është mirë që ka filluar përballja me këtë temë serioze, që është shumë më komplekse sesa vetëm luftëtarët që po shkojnë jashtë vendit. Ata diku po ndërtohen, po frymëzohen, dikush po i nxitë deri në atë shkallë. Kosova duhet ta marrë shumë seriozisht obligimin që ka ndaj qytetarëve të vet, që të mos lejojë që qytetarët e vet në radhë të parë të kthehen në terroristë, të jenë viktimë e terrorizmit, apo që Kosova të bëhet kontribuuese e krizave nëpër botë. Unë angazhohem për një Kosovë si zonë e lirë prej këtyre elementeve, pra prej elementeve kriminale të luftëtarëve të huaj apo të organizatave kriminale që nxisin terror.
ky eshte si matuf nuk kam shume shpresa tek ky http://bit.do/hashim-thaci-te-reflektoje-si-burreshtetas-dhe-te-liroje-rruge
Per Shqipetaret eshte i shenjte Pushteti e kolltuku I tij ,,,si dikur Hamza Kastrioti tradhetoi GJ.K.Skenderbeun per kolltuk Pushteti,,,Esat Pashe Toptani gjithashtu ,,Ahmet Zogolli(Zogu) shiti Shen Naumin Jugosllaveve per Kolltukun e Pushtetit ,,,Sali Berisha u shiti Detin Grekeve per te qendruar ne Kolltuk pushteti ,,,,madje as Hashim Thaci nuk eshte me ndryshe nga te Larte-permendurit ai eshte gati te beje kompromis edhe me vete djallin per ate Kolltuk te Pushtetit,,,,eshte nje semundje e Trasheguar tek Shqipetaret,,,
o rapush cne ti krysminister m3 shtat perqint te votave o bodikardi i burdellove te zviceres
Shqiptaret ne pergjithesi vuajne ne matematike dhe nuk e dine se ajo eshte mbreteresha e shkencave.
1. Z. Thaqi ka muaj qe lodhet kot, ai nuk i ka numrat per te krijuar institucione edhe 1 vit te plote te merret me kete pune. Po mire Thaqi po si e lene Institucionet eprore. Zoteri duhet thene je i pari ne liste per nje jave krijo institucionet , ne te kunderten hap rruge te tjereve etj. veprime qe pasojne.
2. Pak jashte artikullit por edhe ne Shqiperi ka mungesa te theksuara ne dijenite matematikore. Nje dite ne emisionin ne tv ” News 24″ ne emis. ” Me zemer te hapur” doli nje nene e shoqeruar nga stafi i ketij emisioni per te kerkuar pafajesine e djalit te saj 37 vjecar qe ishte ne burg qe akuzohej per nje vrasje ne vitin 97 mos gabohen ne Cerrik. Nena thoshte se djali i saj ne ate kohe ishte i mitur 15 vjecar dhe se eshte arrestuar vjet ndersa ishte student i shkelqyer ne Juridik ( po vjet).
Tek ky emision problemi eshte se nje 37 vjecar sot ne 97 ka qene 20 vjecar dhe jo 15 vjecar pse don e ema. Kjo ceshtje shtjellohej mbi nje ore nga nena ne fjale, gazetarja, psikologia dhe avokati dhe askush nuk thoshte se 37 minus 17 bejne 20 o njeri.
E dyta qe binte ne sy ne kete emision gjithashtu ishte se na ishte cenuar me te padrejte nje “student” 37 vjecar i shkelqyer ne Juridik ! Studentet normale te Juridikut ose te Universiteve jane nga 18 deri maximum 25 vjecar e shumta master. Se ka studente edhe 70 e me teper vjecar ne bote ka, por qe te jete normale nje student ne ate moshe eshte kot fare te permendet si argument.
Pra kur nuk njeh mire matematiken ben gabime gjithandej .
Ne intervistat e fundit ,me ka bindur qe eshte nje person me ide perendimore dhe nje Atdhetare i civilizuar.Shpresoj te kete mundesine te drejtoj Kosoven me ate vizion qe ka demostruar se fundmi.URIME
Ne situat qfar i ndodhi kosoves,siq e thet populli faji esht jetim.Ramushi duke u deklarue se me Isa Mustafen as qe do bashkpunoi qfar ndryshoi duke shkelur fjalen e dhënë.
Ku do Jet kontributi i luftes derisa luftetaret,invalidet e luftes,veteranet dhe familjet e tyre jesin ne mshiren e Isa Mustafes,i cili para dhe mbas lufte ishte kundre çlirimtarve,njeriu qe rjepi diasporen me tre perqindshin,po ashtu vlen edhe per (çelikun) Fatmir Limen dhe Jakup Krasniqin qe ishin ne nje front te perbashket me shtabin e pergjithshem.PDK po qe se ska vota te mjaftueshme te kerkoi me te drejt zgjedhje te reja te (jashtzakonshme).Me ket mendim besoi qe Shum njerz qe ja dojn miren kosoves do ishin pajtue.
O Ramush ik se nuk mbush mire ,se te besh nje koalicion te tille dhe me Mustafen qe humbi si parti,humbi dhe si krye komunare,dhe te besh koalicion me bishtat qe iken nga PDK ,eshte nje komplote i rezikshem,prandaj me e mira eshte te ribehen zgjedjet dhe populli te vendos duke reflektuar per situaten dhe komplotet qe behen mbas zgjedhjeve,dhe ne jeni me mend bejeni o Ramush koalicionin para zgjedhjeve atehere do shikoni se sa vlere dhe e drejte do jete ky koalicion Ramush-Mustaf-Lima e te tjere.
Ti ramush me 10 perqind do te behesh kryeminister i KOSOVES.
Me miell hua corb e sallat mikse nuk drejtohet,
Ti e ben vetem per titull
per kosovaret, ramush haredinaj te respektohet per rolin ne lufte se familja e tij ka kontribuar me shum se cdo familje tjeter kosovare, ama per kryeminister nuk ben nuk e ka vetem nga intervistat qe jep duket qe nuk ja thot per politik. ama te shikojn dhe thacin se ligjet ne ter evropen jan te qarta nje jav koh per partin qe ka mar me shum vota per te krijuar qeverrin neqoftese nuk mundesh per nje jav hap krahun, me pas prap nje jav per partin e dyt qe te formojn qeverrin, dhe nje jav per partin e tret. neqoftese nuk kan numrat dhe nuk munden te 3 partit te krijojn 51 perqindshin e deputeteve hyn ne zgjedhje te reja. nuk e kuptojn pse vijn anes kosovaret. presidenti i therret kryetaret e 3 partive kryesore dhe u jep afat nje javor per secilin.
Me emer prej llosh-katunaresh, me fytyre prej fshatari te pagdhendur, me anglishte te cale si femije filloreje, me bagazh dijesh me pak se Gezim Kulufi i Tirones, me arrivizem te pashquar dallkaukesh, me te kaluar me njolla te murrme, me nje vizion bosh per te ardhmen e Kosoves, ky njeri ka vetem nje fiksim ne koken e tij: karriken e kryeministrit te Kosoves, kete jo per te ndertuar dicka, por mundesisht per tu hakmarre edhe me shume, si me serbet e mbetur aty, ashtu dhe me kundershtaret shqiptare.