Cara kundër Bashës: PD duhet të jetë në Kuvend, po krijojmë dyzim tek qytetarët

8 Shtator 2014, 09:30Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara, shprehet se opozita duhet të jetë në Parlament.

“Kushtet e vendosura dhe të bëra publike nga z.Basha, në pereceptimin tim, krijojnë premisa, por për garanci në një shtet “alla Rama” vështirë më duket.Opizitarizmi ynë, format dhe përmbajtja e tij , në mendimin, nuk duhet dhe s’mund të na shkojë ndërmend të na garantohen nga Rama’, shprehet Cara.

Ai shprehet se mungesa e opozitës në Kuvend dhe komisione sjell dyzim tek qytetarët.

“Kushdo prej nesh që mandtin e deputetit e ka për herë të dytë, ndjen në takimet me qytetarët, të rinjtë dhe intelektualët që kjo mungesë ballafaqimi në komisionet apo në sallën e Parlamentit krijon një lloj dyzimi dhe shkëputje në komunikimin politik dhe veçanërisht në përcjelljen e mesazheve politike, në pasqyrimin e plotë të asaj që ndodh dhe sidomos ndaj reformave shumë të rëndësishme që kanë kaluar pa u kuptuar qartë,” , shprehet Cara në gazetën “Panorama”.

Cara deklaron se nuk ka konsensus , “kur fjalën e deputetëve kërkon ta “thyejë “ grushti apo rripi i maxhorancës”.

Megjithatë ai pohon  se PD-ja nuk do të bojkotojë zgjedhjet vendore.

7 komente në “Cara kundër Bashës: PD duhet të jetë në Kuvend, po krijojmë dyzim tek qytetarët”

  1. Logjika Jo Matematika says:

    ti dukesh I dyzuar per vete

    1. lumasi says:

      ca boheh kshu mer jaho
      iku koha sales ku nuk hapte njeri gojet se qitej nga pdja, fishek perjashta
      une thomi qe ky cara po percan partine
      i lutem personalisht te dorezoj mandatin
      te iki ne punen e tij
      ca njerezish mor jahu
      oshte prish dynjaja

    2. dasmori says:

      Procesi i Opozitarizmiteshte dhe duhet te jete i pa nderprere,pra i vazhdueshem.Mungesa e tij prish ekujlibrat,feshitizone ballafaqimin dhe zhvillone debate pa bereqet.qe do te thote se mbrohen interesat e ngushta duke shtremberuar realitetin.Kjo pamedyshje sjell cvleresim te vete opozites,pasi me dashje i mohone vetes rolin qe ja kerkone Kushtetuta,por edhe zgjedhesit.Fakti qe brenda kesaj opozite ka zera qe kundershtojne ndonje vendim qe vjen nga gjendja emocionale e perzjere edhe me megalomani sa Delirante aq edhe Diabolike tregone se brenda opozites ka energji produktive.Ne fakt Basha eshte ai qe qendrone ne majen e Paradoxit.Ai po e ndane

  2. iliri says:

    Po jo kushtet e vendosura nga kukulla Basha mor zotni, por nga kryetari aktual i PD.

  3. fisheku says:

    Mire qe po e marrin vesh, se nuk po e kuptojme kete bojkot kaq idiot. Opozita e zgjedhur dhe ajo me votat e qytetareve duhet te punoje dhe jo te bojkotoje. Jetojme ne nje shtet demokratik dhe bojkotet behen per arsye dhe ne momente te caktuara dhe jo sa te doje dhe kur te doje nje kryetar partie apo komisioni per gjera qe si kupton as ai vete. Kete e dini mire te gjithe po eshte me mire te paguhesh nga parate e taksapaguesve dhe te mos punosh. Hiqni dore nga keto po shkoni dhe punoni si nje opozite e denje dhe tregojuni qytetareve se jeni perfaqesues te denje dhe se po punoni per ta dhe jo per tangerdheqet dhe stolin tuaj.Bojkotohet nje seance, nje ligj apo nje fjalim por jo sa here flitet dalim perjashta. Edhe rregullorja e bojkotit duhet te rishikohet.Jeni bere qesharak para botes.

  4. Dibrani says:

    A ekziston partia Demokratike??????????????????

  5. guri says:

    duhet ta marrin vesh tan populli shqiptar se pd u perdor per familjen berisha e mori mallkimin e duhur por duhet te shkeputet patjeter nga diktatura berisha qe ti kthehet besimi vet pd duhet te jape llogari dhe te denoj te gjith ata qe jan vrases hajduta dhe te korruptuar pa te perndjekur perfitues por menjerez puntor dhe qe kan ne zemer atdheun shqiptar von nuk eshte kurr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje