Vizita e kryeministrit Rama në Beograd në fund të tetorit është padyshim një arritje historike. Kështu shprehet ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffmann në një intervistë për “A1 Report” ku komenton për herë të parë konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Berlin. Ambasadori Hoffmann komentoi edhe mbi vendimin e Këshillit Europian në qershor për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe mbështetjen e Gjermanisë. Ambasadori Hoffmann komentoi edhe mbi debatet e fundit politike në Tiranë dhe mungesën e opozitës në parlament.
Zoti, ambasador, doja t’ju pyesja fillimisht cilat ishin reagimet në Gjermani mbi rezultatet e konferencës së Vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Berlin?
Sa i përket reagimit të përgjithshëm, do të thosha nga aq sa kam parë në media, pati një reagim mjaft pozitiv sa i takon konferencës, dhe nuk jam aspak i surprizuar, pasi aktualisht ka një debat gjithnjë e më të madh në vend, sa i përket rritjes së rolit të Gjermanisë në politikën ndërkombëtare, ndaj dhe konferenca përshtatet me këtë situatë sepse njerëzit e kuptojnë që ne kemi përgjegjësinë që të ndihmojmë në stabilizimin e mjedisit rajonal dhe vendet e Ballkanit luajnë një rol të rëndësishëm për këtë. Kjo pasi kemi parë një situatë të vështirë në Ballkan në fillim të viteve 90, dhe jemi shumë të kënaqur që gjërat janë përmirësuar ndjeshëm, dhe konferenca është një tregues i këtij përmirësimi, pra që ne duam të theksojmë progresin e arritur dhe të stabilizojmë dhe konsolidojmë këtë progres.
Po përsa i përket, politikës, cili ishte reagimi?
Pak a shumë e njëjta situatë. Mendoj se qeveria federale ishte shumë e kënaqur me konferencën dhe pjesëmarrjen, pra me liderët e ulur në të njëjtën tryezë, ashtu siç jemi të kënaqur që kryeministri Rama do të vizitojë së shpejti Beogradin pasi e konsiderojmë edhe si një rezultat pozitiv i konferencës. Pra siç e thashë, ne duam të ndihmojmë në konsolidimin e progresit që është arritur në rajon, çka është tepër e rëndësishme.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se planifikon të punojë ngushtë me këto vende për t’i afruar me BE-në, një proces që nisi pikërisht me organizimin e kësaj konference. Pse ky interes kaq I madh I Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor në këto momente?
Ka dy çështje këtu, e para roli i Gjermanisë në politikën ndërkombëtare në përgjithësi. Mjafton të shohësh përreth dhe ka shumë kriza dhe konflikte që po ndodhin, Ukraina me Rusinë, Iraku, Siria, Gaza, pra gjithë këto kriza të vështira dhe ne nuk jemi aq larg tyre. Ne e dimë që Gjermania ka një rrol të caktuar e ndaj duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona. Nga ana tjetër janë vendet e Ballkanit të cilat janë gjithashtu shumë afër nesh. Ne kemi qenë shumë të angazhuar në këtë rajon që në fillim të viteve 90. E mbaj mend shumë mirë tronditjen e publikut gjerman me ngjarjet e atyre viteve në Ballkan, me atë që ndodhi pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe ne dhamë kontributin tone për të ndërhyrë me NATO-n, misionin e BE-së dhe OSBE. Ndërsa sot shohim progres dhe konsolidim të paqes dhe stabilitetit. Ndaj e shohim si një proces të natyrshëm që të ndihmojmë në konsolidimin e këtij progresi aq më tepër duke patur parasysh rolin që Gjermania luan në Europë.
Ka nga ata që thonë se ka një lloj marrëdhënie disi të veçantë mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ju si mendoni?
Padyshim që ekziston një marrëdhënie shumë pozitive dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Unë isha i pranishëm kur kryeministri Rama vizitoi Berlinin në fillim të prillit dhe munda të shoh që ka një marrëdhënie mjaft pozitive mes kancelares dhe kryeministrit, ashtu siç ka dhe një marrëdhënie të tillë edhe mes ministrave të jashtëm, patëm edhe një vizitë nga ministri i ekonomisë në Berlin. Ne jemi aktiv këtu tashmë prej 25 vitesh dhe jemi një prej partnerëve më të mëdhenj sa i takon bashkëpunimit ekonomik. Veç kësaj vlerësojmë shumë ndjenjat pozitive që shqiptarët kanë për Gjermaninë dhe kemi edhe një komunitet shqiptar në Gjermani, pra gjërat janë mjaft pozitive.
Disa analistë argumentojnë se ishte mbështetja e fortë e Gjermanisë veçanërisht gjatë muajve të fundit, që luajti një rol kyç në vendimin pozitiv të qershorit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat. Ju bini dakord me këtë?
Unë vetë kam ardhur këtu rreth një vit më parë, në gusht dhe në atë kohë kishte një debat mjaft intensiv sa përket çështjes së statusit të vendit kandidat dhe në ato momente kishte një mendim që në Shqipëri kishte një ndryshim qeverish ndaj do të ishte mirë që të shihnim pak më gjatë se si do të ishin zhvillimet, pra çfarë do të bënte qeveria e re, si do ta gjente opozita rolin e saj apo zhvillime të tjera. Ndaj mendoj se ishte një vendim i mençur nga ana e këshillit europian në dhjetor të vitit të kaluar që të priste edhe pak më shumë kohë përpara se të merrej një vendim. Më pas pamë politikën e reformave këtu dhe mbërritëm në konkluzionin që ishte vendimi i duhur ti jepnim dritën jeshile gjatë takimit të qershorit. Por natyrisht ne duam të sigurohemi që Shqipëria do të vazhdojë me politikën e reformave dhe kjo periudhë na dha mundësinë për ta patur më të qartë.
Pra ishit më të bindur?
Bindje nga ana jonë? Po natyrisht sepse pamë shenja pozitive që po ecej në drejtimin e duhur dhe e vlerësojmë vendosmërinë e Shqipërisë, jo vetëm të qeverisë por nga të gjithë aktorët për të vazhduar me procesin e reformave. Natyrisht që mbeten ende çështje që dihen mjaft mirë si reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, modernizimi i administratës pra një sërë çështjesh por ne kishim përshtypjen se Shqipëria është në rrugën e duhur ndaj e inkurajojmë që të vazhdojë në këtë drejtim, sepse këto sfida me të cilat përballet nuk do të zhduken që nesër ndaj do të duhet të vazhdoni të punoni fort në këtë drejtim. Por ajo çka është më e rëndësishme është se drejtimi është ai i duhuri.
Kancelarja theksoi gjithashtu se një prej çështjeve më të rëndësishme të kësaj konference ishte edhe diskutimi mbi mënyrën se si të zgjidhen problemet politike, veçanërisht mes Kosovës e Serbisë. A e sheh Berlini Shqipërinë si një partner kyç në këtë drejtim?
Do të thosha që ishte një prej objektivave të konferencës së Berlinit që të ndihmonte në zgjidhjen e disa prej çështjeve të vështira dhe për ti inkurajuar vendet pjesëmarrëse që të zgjidhin këto çështje të vështira dhe komplekse bilaterale dhe ka një sërë çështjesh të tilla në rajon. Dhe meqë përmendet Serbinë dhe Kosovën, ne jemi shumë të kënaqur me marrëdhëniet e reja që janë zhvilluar mes tyre dhe me marrëveshjen që ato arritën vitin e kaluar. Dhe do të thosha që kjo është një prej arsyeve pse kancelarja dhe ministri i jashtëm organizuan këtë konferencë sepse duam të inkurajojmë veçanërisht këtë proces sepse kjo është shumë e rëndësishme për rajonin. Por Serbia dhe Kosova janë shtete sovrane dhe është përgjegjësia e tyre pikësëpari që të rregullojnë marrëdhënien mes tyre ndaj dhe ne shpresojmë shumë që ato të ecin në këtë drejtim të rindërtimit të një marrëdhënie konstruktive. Natyrisht që e kuptojmë që Shqipëria edhe për arsye historike ka një interes të veçantë në këtë drejtim, por kjo është një çështje më shumë mes Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë do të shtoja se ne e vlerësojmë shumë rolin pozitiv dhe të moderuar që Shqipëria ka luajtur për shumë vite në rajon dhe ka ndihmuar që edhe ky proces të ecë përpara. Ndaj siç e thashë edhe më parë e vlerësojmë shumë vizitën që do të bëjë kryeministri Rama në fund të tetorit, që mesa di do të jetë vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Beograd që prej vitit 1946, cka është padyshim një arritje historike.
Sipas disa raportimeve në media, qëndrimi i Gjermanisë është që procesi i zgjerimit të vazhdojë por se do të duhet një kohë e gjatë përpara se një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor të bëhet anëtar iBE-së. Pse e mendoni kështu?
Në fakt unë kam një këndvështrim tjetër lidhur me këtë. Pikësëpari, ne jemi shumë në favor të procesit të zgjerimit dhe e gjithë konferenca në Berlin kishte si synim përforcimin e mesazhit që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë në Bashkimin Europian, çka u theksua fort në këtë takim, veçanërisht në një kohë kur njerëzit flasin për një lodhje të procesit të zgjerimit. Dhe kur lexon atë çfarë kancelarja Angela Merkel tha gjatë konferencës për shtyp ishte, citoj-ne duam të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor por duke shtuar natyrisht që kjo gjë është në duart e vetë këtyre vendeve. Unë nuk flas kurrë për vitet dhe them që do të kërkojë aq kohë sa është e nevojshme dhe kjo varet shumë nga shpejtësia e procesit të reformave. Nuk ka pra një afat të përcaktuar kohor dhe secili vend do të përcaktojë vetë kohën e këtij procesi. Pra do të kërkojë kohën e vet çdo gjë dhe askush nuk mund të thotë sot se sa kohë do të duhet por e përsëris që do të varet nga vendosmëria e vendeve partnere.
Z.Ambasador, së fundmi por jo nga rëndësia do të doja t’ju pyesja lidhur me zhvillimet e fundit politike në Tiranë. Sesioni i ri parlamentar sapo ka nisur dhe sërish opozita nuk është pjesë e jetës parlamentare.
E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them që në një demokraci qeveria e ka për detyrë të qeverisë ndërsa opozita duhet të bëjë punën e saj opozitare dhe të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre. Në Shqipëri, dhe nuk jam unë i pari që e kam vënë re këtë, ka një shkallë të lartë polarizimi dhe shpesh thuhet se ka të bëjë me temperamentin e njerëzve, çka e pranoj deri në një shkallë të caktuar. Por do të thosha pas më shumë se një viti këtu që do të ishte mirë të mos fokusoheshim shumë tek ky polarizim sepse në të njëjtën kohë ekziston mjaft konsensus në politikën shqiptare përsa i përket politikës së jashtme apo integrimin në BE, apo për një perspektivë të qartë perëndimore dhe ndaj NATO-s. Nuk ndodh kështu kudo, ndaj edhe kjo është diçka pozitive. Por është e vërtet që në politikën e brendshme ka një polarizim dhe nuk e fsheh mendimin tim që do të dëshiroja që njerëzit të zhvillonin një kulturë të re politike. Natyrisht që ka debate intensive dhe polemika por do të duhej të ishte pak më e civilizuar mënyra e ndërveprimit. Gjithsesi kjo është demokracia dhe njerëzit duhet të thonë mendimin e tyre. Por mendoj që duhet që të vihet në radhë të parë interesi i vendit dhe jo i një partie të caktuar e mbase do të duhet pak më shumë kohë për të gjetur balancën apo ekuilibrin e duhur në këtë drejtim
Waaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaassssssssss ?!
Hahahahahahahhahahahahah,
der typ hat wirklich ein Sinn für humor ?
Me pelqen jashtzakonisht intervista e zotit Hoffman, por nuk na tha gje per viziten e zonjes Merkel ne
Shqiperi ?!
MOS E PYET…DO TE BEJE NAMIN… SI E BENE PARA ARDHESIT E TIJ…
E mesoi dhe ky si behet gojorja
Vizita e edvinit ne Beograd nuk eshte ne interes te Kombit shqiptar dhe nuk eshte ne Interes te shqiperise.Kjo vizite ne pamundesi per ta e ndaluar duhet te konsiderohet si nje vizite ortodokse antishqiptare kur greket dhe serbet bashkepunojne me njeri tjetrin kunder kombit shqiptar.Gazetat dhe mediat shqiptare duhet te mos e pronancojne fare por ta e izolojne kete mashtrim antishqiptar.akoma serbie nuk I kerkon falje kombit shqiptar per masakrat qe I beri ne te gjith shekullin e kaluar dhe aq me keq deklaron se asnjehere nuk do ti kerkoj falje pa lere demshpermblim e demit shum te madh qe I beri 2000000000 shqiptare te Kosove dhe te gjith kombit shqiptar,dhe ky zagar shkon e ngre dolli me armiqte e tane.
Ti qenke pall krejt mer debil !!!
kY JO VETEM QR QEKA …..POR DHE SE DIKA QE QEKA!!
ka dy gjera or lum miku ose hyn ne lufte edhe zgjidhe problemin ose te ndihmon fshati ta zgjidhesh por pastaj do besh si ta vendos fshati -ne vete nuk e zgjidhim dote se serbet kane marre tapine ose ju dha enveri nuk ka rendesi me dredhi pa dredhi ata jane mbi kale edhe 100vjet tregoi qe ne nuk ishim ne gjendje ta sgjidhim edhe per lufte tregoi se shqiptaret luftojne me shume per fe se sa per historine e token shqiptare -me mire te ulemi ne tavoline e ta zgjidhim qe edhe shqiptaret verior te rregullojne jeten jo mergimin-(Genocidi i turqise ndaj armeneve eshte 1,5milion or dardan edhe akoma nuk ka falje drejtesia fiton kur punon e lobon hajt tung)
Te nderuar miq. Nese doni qe te behemi jo thjeshte pjese e Evropes po e qyteterimit duhet te zhvillojme me per se mbari mentalitetin. Ka ikur koha e luftes me pushke e alltija. Gjithe bota ka patur probleme si ne e ndoshta ca me keq se ne dhe ato kane mbetur pjese e historise se atyre shteteve. edhe ne nuk duhet ta mohojme historine tone e ta shkruajme ashtu sic ka ndhodhur cdo ngjarje te saj. Po sot rruget e komunikimit midis shtetesh e kombesh kane arritur ne nje nivel tjeter, ate te komunikimit e bashke bisedimit mes tyre, sepse ne rast se do te hapeshin fletet e luftrave e te gjykimit me gjaknxehtesi qe kane ndodhur ne gjithe boten atehere a e imagjinoni cfare mund te ndodhe? Luftrat e merite po i shihni sec po sjellin, i keni perpara syve tuaj edhe sot, nuk eshte me nevoja t’i provoni vete.
Shume mendim i drejte dhe ne perputhje me tendencen e futjes ne EU. Nje nga kriteret baze per tu futur ne EU eshte fqinjesia e mire. Po nuk e pate mire fqinjin, as qe behet fjale per tu bere pjese e EU. Prandaj shqiptaret duhet te ndryshojne mentalitet dhe te shohin fqinjin si mikun e tyre. Nqs dikush i fryn armiqesive me Serbine dhe Greqine, ne fakt ai ndjek nje rruge kundereuropiane dhe nje politike e tille eshte e destinuar te deshtoje. Ne ved te armiqesise do te mberteroje partneriteti , marredhenie ekonomike te barabarta ne interes te secilit shtet fqinje qe ne fund te fundit do sjelle rritjen e nivelit te jetes se njerezve te thjeshte. Zhvillimi i marredhenieve te fqinjesise se mire me Greqine dhe Italine (dy fqinje nga EU) keto 23 vjetet e fundit i hapi rruge nje zhvillimi gjigand ne Shqiperi dhe mbetet akoma faktor i rendesishem per zhvillimin ne Shqiperi. Mjafton te kujtojme dergesat e parave te emigranteve familjeve te tyre per te kuptuar se sa vitale jane per Shqiperine marredheniet me fqinjet. Madje edhe dje ne sistemin monist mjaft produkte shtepiake si frigorifere etj vinin nga nje vend fqinj (Jugoslavia), ndonse ishim ne konflikt armiqesor me ta.
Perkundrazi nuk kemi pse i shemangemi serbit , kurrsesi te ngrem gotat me te por ti tregojme se cdo dite e me teper forcohet roli i shqiperise ne ballkan e me gjere ,na duhet shume pune per te treguar vlerat tona si kombe e ti fshim ote imazhe qe na kane prezantuar fqinjet tane .ka ardhur koha te prezantojme vetveten ashtu sic e meritojme.rama shkon ne serbi e koken larte, por ata skan fytyr surrat me ardhe ne shqiperi e as me dal prej kasolles tyne, dasht zoti ka mbajt vesh e ua kthen ne dite te zeza vuajtiet qe u kane shkaktu njerezvete pafajshem
edlira moj shushke , serbet e greket nuk mendojne si ty moj debile! Me rastin e pare qe tu zgjidhen duart duan te na sakatojne ashtu sic kane bere ne shekuj ,,sa te na thurresh poema ketu me mire studio historine e popullit tend e meso se armiqte tane skane ndryshuar aspak
Kur do te fillojne saksionet kundra vendeve qe s’jane dakort me saksionet ndaj Rusise.Shqiptarve nuk i duhen ato gjermane qe punojne per krijimin e “Jugosllavise Nr.3”
Rujuni nga Agjenturate zeza Serbe ne Lezhe dhe Shengjin, Serbia pasi nuk ka bregdet edhe i shkojn gojet leng per ni pellg Deti , mundoheg te ve Kembe neper Shqiperi me mallra duke u dhen Gratis Dyqaneve Missionare per te mesyer Tregun Ilir Shqiptar, edhe Shitesve u imponon Muzik Serbe neper Dyqane , lufta si duket esht thelluar!!!! Sherbimi Sekret Shqiptar duhet te zgjihet nga gjumi gjithashu edhe Akademia e Sherbimit, Doktrina e Shejt Serbe ka shtrir doren ne Shqiperi, pasi ne vendet tjera ua dogjen By… then, shembull Kroacia. Edi Rama esht ni udhheqs shum i mir, por rrenjet e Sali Vuqidolit jan lidhur teper me Krushqit e tij ardhacak nga Karpatet.Vini Re!!!
E kam thene disa here ketu ne forum, se ne nuk duhet te mbetemi te burgosurit e se kaluares sone. Mos harrojme, se neve ju kemi marre borxh perkohesisht Shqiperine tone brezave te ardheshem. Ne duhet te krijojme tani te pakten kushte per bisedime me “armiqte” tane serbe me qellim qe te njofim me mire njeri tjetrin, interesat e njeri tjetrit dhe ne pikat ku takohemi me njeri tjetrit te ngrijme nje “ndertese mirekuptimi” dhe ne interes te parbashket.
Shifni ju lutem se cfare ka ndodhur midis Frances dhe Gjermanise. Bene dy luftra ne shekullin e kaluar ku vdiqen nga te dy anet me shume se 10miljone njerez. Keto dy shtete me inisiativen e generalit Degol ( qe luftoi gjithe jeten dhe bile u plagos kunder Gjermanise ) dhe Adenauerit filluan bisedimet si njerez te civilizuar, u njofen me interesat e njeti tjetrit dhe rane dakord dhe bene paktin Gjermani – France qe eshte edhe boshti politik i BE-se.
Mos valle keta dy popuj kane brire? Edhe ata jane nje shoqeri njerezore qe do paqe dhe bashkepunim me interes te perbashket. Keto gjera nuk arrihen me “patriotizem artificjal” dhe budallalliqe te tjera, keto arrihen me njohjen me te mire te njeri tjetrit, me biedime, respekt reciprok dhe jo me “inate” budallaqe.
Me vjen keq ta them, por kam mendimin se per shkak te historise se tyre, shqiptaret e Kosoves kerkojne ti vene shkopinj ne rrota ketij afrimi midis Shqiperise dhe Serbise.
Cdo rruge e gjate, thote filosofi kinez Konfuzi, fillon me hapin e pare. Le te shpresojme qe ky hap i pare te jete i suksesshem. Uthulla e forte thyen shishen e vet thote populli. Mendoj, se neve jemi me te dobet, ekonomikisht, nga ana ushtarake, etj. dhe do te benim gabim qe te tregonim muskujt, siç thone “patriotet tane”, kur ne muskuj nuk kemi fare. Ne kemi nje ekonomi per toke, kemi nje borxh publik gjigand, nuk kemi aresim modern, ushtria jone eshte nje genjeshter e madhe ashtu sic eshte nje genjeshter e madhe edhe ushtria qe ka Ukraina tani.
Mendoj, se ne duhet te jemi visionare dhe tju leme brezave te ardheshem, ju a kemi borxh, nje Shqiperi ne paqe me fqinjet dhe te luftojme dhe hedhim poshte “mitet” qe po na lene prapa dhe me keq akoma duan te na izolojne. Veteizolimi dhe jo kontakti me boten dhe fqinjet na ka lene aty ku jemi tani.
harrove te shtoje se ju(dobicat e xhaxhit) keni bere plot zullume kondra shqiptareve jashte e Brenda kufirit apo harrove mer plak?Mesuam historine e vertete vec kur dolem emigrante dhe na vinte turp qe nuk dinim emrat e qyteteve dhe historine e vertete te kosoves e camerise apo edhe te krejt shqiperise!Apo I harrove keto more( plak)??Qe te hapesh (kapitull te ri ne historine tone me slave duhen pyetur edhe komshinjte tane ,,,por per hir te vertetes prej tyre, kemi pasur dhe do kemi (thiken mbas shpine!Nje fjale e urte turke thote: Kur shtrngon duart me nje grek,kur ndahesh numero gishterinjte
………….
Ti ke mendimin tend dhe une timin. Une nuk pretendoj se kam monopolin e te vertetes dhe te drejtes ne xhep. Une shkruaj vetem menimet e mija dhe ne se ato nuk te pelqejne ty ky nuk eshte Problem im por yti.
Pershendetje