Shqipëria po përgatitet për një periudhë të vështirë në sektorin energjitik, ku krahas difekteve dhe vjedhjeve të shumta, pritet së shpejti të rëndojë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike bëri të ditur se ka ndërprerë energjinë elektrike deri tani në 484 mijë lidhje të paligjshme dhe debitore në banesa dhe biznese. Rreth 155 mjë nga këto prerje janë bërë në Tiranë, rreth 80 mijë në Elbasan, rreth 50 mijë në Durrës, rreth 40 mijë në Shkodër, rreth 30 mijë në Fier, po aq në Vlorë, rreth 20 mijë përkatësisht në Dibër, Lezhë, Korçë, Berat, më pak në Kukës dhe në Gjirokastër.
Shifrat tregojnë, sipas ekspertëve, vjedhjen masive të energjisë elektrike dhe vendosmërinë e qeverisë për të ndryshuar gjendjen, e cila u vlerësua si kritike nga FMN dhe Banka Botërore. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka denoncuar në prokurori 950 abuzues në të jithë vendin, shumica në Shkodër, Fier dhe pjesa tjetër në Vlorë, Kukës, Elbasan, Korçë dhe Tiranë. Mbledhja e të ardhurave nga faturat e papaguara është 45 milion dollarë më shumë se një vit më parë ndërsa humbjet në rrjet janë ulur me 7.3%.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se krahas prerjes së vjedhjeve dhe arkëtimeve, situatën po e përmirësojnë edhe investimet në rrjetin e dëmtuar energjitik. Qeveria po ndjek një program investimesh, si nënstacioni i Zëmblakut dhe linja Ersekë – Përmet, që do sjellin qëndrueshmëri në furnizim. Ministri Gjiknuri thotë se investimet po e ndryshojnë sektorin energjitik nga një faktor rëndues në buxhetin e shtetit në një faktor fitimprurës, por nga ana tjetër rritja e çmimit të energjisë është mëse e nevojshme, sepse sektori i shpërndarjes së energjisë është zhytur në një krizë të thellë financiare afro 1 miliardë dollarë.
Nga ana tjetër Partia Demokratike e opozitës fajësoi qeverinë për rritjen eçmimit të energjisë elektrike dhe keqmenaxhim të situatës që sa vjen dhe rëndohet. PD akuzoi qeverinë se faturat po fryhen artificialisht, dhe se rritjeçmimi nuk do të kishte nëse qeveria nuk do t’i falte CEZ-it 500 milionë euro dhe nëse nuk do të tërhiqej dëmshpërblimi prej 3 miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga CEZ-i shtetit shqiptar. Banka Botërore miratoi për Shqipërinë një fond 150 milionë dollarë për investime në shpërndarjen, në përmirësimin e sistemit të matjes së energjisë, që të përmirësohet furnizimi me energji elektrike dhe të ulen humbjet e konsiderueshme./VOA
Ate thoni te paren, shtrengoni rripin, pastaj sukseset lerini per ne parlament.
I nderuari Mero BAZE, me lejo te shkruaj pak rreshta ne lidhje me ate qe duket se do behet seshpejti nje situate mjafte delikate per Shqiperine, cmimi i energjise elektrike. Meqense jam pensionist prej kohesh dhe jetoj midis Shqiperise dhe Amerikes -kam femijet emigrant ne Amerike qe nga 1997, vitit te zi te Sali Berishes me kompani familjare e politike, qe meritojne te quhen: PJELLA ME E NDYRE E PPSH-, nuk dua te merrem shume me politike, por thjeshte si specialist i energjitikes ne prodhim dhe shperndarje them se CMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE nuk duhet aspak te rritet. Vetem kontrolli dhe manexhimi i cdo hallke te Energjise Elektrike nga prodhimi ne Hidrocentrale apo Importi, tek Nenstacionet dhe Kabinat Elektrike e me pas ne cdo linje familjare me Matesa-Elektrik (Kontatore-Elektrik) te kolauduara e te siguruara, si dhe prerja qofte dhe me FORCE e gjithe atyre familjareve dhe bizneseve qe nuk paguajne energjine e konsumuar, do beje qe sistem i energjise elektrike do te stabilizohet. Pa harruar ripertritjen e teknologjise se transmetimit dhe shperndarjes per te ulur humbjet, me ndertimin e Nenstacioneve dhe Linjave bashkekohore. Cmimi i prodhimit ne Hidrocentrale ishte =1.75 Leke/Kwh, duke marre ne konsiderate humbjet e rrjetit tone akoma me shume probleme teknologjike ne transmetimin e energjise-elektrike si dhe kostot e KESH+OST+OSSH-CEZ, shkohet ne maksimumin e maksimumit final =4 Leke/Kwh; Pra, si mundet te rritet cmimi ne shifrat qe mendohet seshpejti, kur dhe cmimi aktual (per Familjaret kryesisht) i rritur ne menyre barbare apo kafsherore nga rregjimi Berisha & Co. ne 7.7-Lek/Kwh (deri ne 300-Kwh) dhe 12-Leke/Kwh (mbi 300-Kwh). Realisht qe te rriten te ardhurat ne rang vendi dhe te ulen vjedhjet, krahas punes per te permiresuar intesivisht teknologjine e prodhim-transmetimit, kur dhe faktet e cmimit te vertete te prodhimit dhe transmetimit + 20% TVSH (nje TVSH shume e larte, dhe koheshkuar teknikisht dhe ekonomikisht) nuk e kalojne 5-leke/kwh, atehere pse te mos vendoset nje here e mire Cmimi=5 Leke/Kwh. Keshtu do stabilizohet PERFUNDIMISHT energjia elektrike dhe te gjitha palet (fjalen e kam per cmimin familjar) do kenaqen dhe do filloje te zvoglohet deri ne zero vjedhja e Korentit ne Shqiperi. Faleminderit.
o popull po hidhuni ne grev e mos i ndisni dritat e mos punoni me korent farep per disa muaj te shkojne ne pidh te semes me gjith to se namoret shpirtin
E me ca te punojme me vajguri apo me qymyr???
Po deryrimisht do te ngrihen cmimet e energjise, sepse populli i shkrete paguan dhe energjine edhe per hotelet dhe motelet(bordellet) ne shqiperi,per teleferiket e malit te dajtit dhe per mijra te tjera qe paguajn energji sa per nje fukara qe ka nje dhome e nje guzhine, dhe qeveria nuk i kap dot keta lloj “biznesmene”….eshte shume e veshtire!!!!!!!
Ik o idiot se bisnesit i merr shpirtin shteti me faturat e korentit. Puna eshte qe sa del tek mbikalimi e deri ne shkoder spaguan njeri korent
-Une nuk do isha dakort,per gabimet e mija dhe po nuk do deshiroja ,do me vinte shteti me shpatulla per muri,por per gabimet e shtetareve ,perse duhet te me vere shteti para pergjegjesise…Une nuk kam force te kundershtoj,por kjo eshte padrejtesi
[KUR TE DALE fULLANI I PAFAJSHEM PERSERI NE DO TA HAME..!?
Rilindje M… ajo qe iku,por me sa duket dhe kjo sipas eres ashtu do te jete….shume zhurme, dhe asgje konkrete, s’kane faj, popull”trim dhe paqedashes”….
Rrisni arketimet nje here pastaj merrni guximin te rrisni cmimet. Nuk paguajme
me per horrat dhe hajdutet. Kapini nje here ata, pastaj rrisni cmimin se nuk ka
me budallenj.
A mund t’na sqaroni, se cilet jane ata qe kane ne dore dhe lejojne vjedhjen e energjise? Apo mos jane vete ata qe perfitojne shuma te majme parash me ane te kesaj metode? Vjedhja e bankes eshte jo me e paket se vjedhja e energjise.
E si do kompesohen ndryshe parate e vjedhura me grushta nga banka e shtetit.
Te lumte rilindje, keshtu behen realitet zotimet e marra gjate fushates elektorale. Harram i pascit njemilion votat, nese me te vertete i keni marre.
Konsumatori fle, ripjellsi s’fle!
Bravooo qeveria e …
– rritjes se cmimit te naftes,
– e rritjes se cmimit te ujit te pishem,
– e rritjes se cmimit te energjise,
– e dhejtfishimit te gjobave,
– e rritjes se taksave doganore,
– e konfiskimeve te mallrave,
– e djegjes se produkteve “bio”,
– e shkaterrimeve te ndertesave,
– e sa e sa “arritjeve pozitive” te tjera si pshm. ajo e grabitjes se thesarit (pse skandal eshte ky?)
He me i lumte ketyre, se e paskan marre shume seriozisht dhe po i thyejne rekordet e dygishtoreve qe vitin e pare! Keta ditkan vertet te bejne shtet, e jo llafe…
Vetem se nje gje nuk po kuptojme sic duhet. Pse vetem degjojme “te digjen te mbjellat”, apo te shkaterrohen ndertesat dhe sendet e blera me mijera dollare?
Pse nuk renovohen pshm. duke i futur ndoje karaboje, qe te duken si te reja, e pastaj te vihen ne vende te tjera per perdorim…? Se shyqyr zoti per llustraxhinj nuk vuajme.
Te erdhi keq qe ke paguar faturat e energjise o malok qe ke pushtuar token ne kamez…me mire, te kuptosh sa e veshtire eshte, e te kthehesh ne shpella…
Nuk e di ku do ta merrte energjine Elio me emer gruaje apo burri, nese nuk do ishin hidrocentalet e veriut!
Sa per kujtese ekonomia Shqiptare mbahet nga energjia dhe mineralet qe gjenden ne veri.
Mos cani koke sa te keni ministrin Veliaj
ta paguaj gjiknuri rritjen e energjise per njerezit se dhe lek nga bankers po merr plot.
dhe miniera po merr me kunatin e fatmir mediut etj.
plot lek po vjedh hajduti pa brek deri dje.
Me sa duket arrestimi i nxituar i guvernatorit u be sepse jemi para nje krize te rende ekonomike dhe financiare. Koka e turkut u be guvernatori. Por nuk besoj se shqiptaret do ta hane kete genjeshter, sidomos pas falimentimeve masive qe priten kete vjeshte. Zoti na ruajt.
Te paguajne njehere abuzuesit. Mire qe paguaj cdo wat por duhet te paguaj me shume akoma per hajdutet. Qeveria po tregohet trime me te ndershmit, dhe frikacake me horrat. Kjo situate tipike aty ku sundon mafia.
Rilindem.o shoke kur lindi PS
O Popull e hongre ngjalen edhe kesaj rradhe nga Ed Palla, dhe nuk eshte palle e vogel rreth dy metra, hajde tju rroje partia se dhe kalamojte me ate i kemi nonen parti ,ehhhh,,,,… popull gazep
SHQYPTARET DUHET TE MESOHEN DHE TRAJNOHEN PER TE PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE
ndryshe nuk ka firme apo fuqi ne Bote qe te perballoje hajnine dhe kuserine masive te energjise nga talebanet dru me pre qe kerkojne drita badiava nga shteti.
Sali Berisha ne drejtimin e tij 8 vjecar pasi e kishte kuptuar se nuk mund te disiplinonte dhe t’i bente zap talebanet e tij veriore, zgjodhi rrugen per t’i yshtur ata qe te mos paguanin energjine elektrike tek CEZ-i dhe me keto veprime sabotuese falimentoi nje nga kompanine e huaja qe kishte marre guximin te hynte ne Shqypni. Me pas perzuri nga Shqypnia CEZ-in e cekut njesoj si beri Enver Hoxha me sovjetiket dhe kinezet pa e vrare mendjen fare se pas do te linte nje shkretetire ekonomike. Tani ja hedh fajin Edi Rames per deshtimin e shtetit ne disiplinimin e popullates per te paguar energjine elektrike si te gjithe popujt e tjere dhe ben aludime te pandershme pas pilafit se do te fitonte gjyqin me CEZ-in ne Gjykaten Nderkombetare te Arbitrazhit kur edhe kalamajte e rruges e dinin qe Shqypnia dru me pre e Saliut i kishte te gjitha shanset te humbura. Kete gje e dinte mire edhe Saliu vete sepse kishte disa vite q
SHQYPTARET DUHET TE MESOHEN DHE TRAJNOHEN PER TE PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE
ndryshe nuk ka firme apo fuqi ne Bote qe te perballoje hajnine dhe kuserine masive te energjise nga talebanet dru me pre qe kerkojne drita badiava nga shteti.
Sali Berisha ne drejtimin e tij 8 vjecar pasi e kishte kuptuar se nuk mund te disiplinonte dhe t’i bente zap talebanet e tij veriore, zgjodhi rrugen per t’i yshtur ata qe te mos paguanin energjine elektrike tek CEZ-i dhe me keto veprime sabotuese falimentoi nje nga kompanine e huaja qe kishte marre guximin te hynte ne Shqypni. Me pas perzuri nga Shqypnia CEZ-in e cekut njesoj si beri Enver Hoxha me sovjetiket dhe kinezet pa e vrare mendjen fare se pas do te linte nje shkretetire ekonomike. Tani ja hedh fajin Edi Rames per deshtimin e shtetit ne disiplinimin e popullates per te paguar energjine elektrike si te gjithe popujt e tjere dhe ben aludime te pandershme pas pilafit se do te fitonte gjyqin me CEZ-in ne Gjykaten Nderkombetare te Arbitrazhit kur edhe kalamajte e rruges e dinin qe Shqypnia dru me pre e Saliut i kishte te gjitha shanset te humbura. Kete gje e dinte mire edhe Saliu vete sepse kishte disa vite qe ASNJE nga liderat e Botes nuk e kishte pranuar ta takonte apo te vizitonte vendin tone. Ne kete situate mire eshte qe:
SHQYPTARET DUHET TE MESOHEN DHE TRAJNOHEN PER TE PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE
sesa te luftojne me “Mullinjte me Ere” te CEZ-it armik.
Keshtu eshte kur cecenet e Bathores e Paskuqanit kane 23 vjet qe spaguajne. Keta te LESH-it apo KESH-it skane bythe tu marrin leket se I presim me arme te dera keta nordiket dhe e hame ne qe paguajme rregullisht pastaj. Shtet leshi dhe qeveri leshi
Per aq kohe sa 50% e popullsis nuk paguajn detyrimisht do te paguajne te “URTET”
Nje shtet ku ata qe zbatojne ligjin gjithmon e paguajn.Ata qe shkelen ligjin para vitit 1990 sot demshperblehen,kurse ata qe e zbatuan diskriminohen e fyen.
Deri kur me me kete llogjik ku i”URTI” eshte si muti?Kjo nuk eshte rilindje se nuk i themi dot as “ri pjellie”.
BUKUR FARE.
5oo,000 x 4 = 2 milion Shqiptare ose 2/3 nuk paguajne energjine, pra 2 milione hajdute. Vazhdoni te vidhni se parate bien nga qielli ose mbillni ca se mbase mbijne?
Poshte klani Kapo!!
Partia e ahpellarëve, vrasësve, rrugaçëve dhe hajdutëve, PD-ja, shpreson që të gjithë ata që nuk paguajnë energjinë elektrike, (rreth 50%) dhe që sot u pritet korenti nga kjo Qeveri (me të drejtë), do të jenë votuesit e ardhshëm të këtyre plehrave… Prandaj dhe propaganda e tyre e tërbuar…!
mendoj se kesaj qeverie i duhet me shume pune per te mbledhur parat e energjis se harxhuar, dhe jo te mendoj qe duke ngritur cemimin e energjis do te balancoj dificitin e krijuar , pastaj sa per FMNne banka me mizore qe ekziston ne planet , qe mere dyfishin e parave te dhena qe ne shtetet qe jep paret e saj te qelbura i ve ajo kushtet ekonomike , qe fut hundet vevd e pa vend ne pasurit e atij shteti ku ndien eren e lekut , , sipas FMNse ska problem ne qofte se vdesin edhe ngjysmit nga uria boll te mare paret e saj , detyre e kesaj qeverie per te vene perpara ligjit te gjithe ata qe nuk paguajne energjin apo e vjedhin ate ,
Cfar do te thot ? Ne kete menyre penalizoni ata qe paguajn .
Kur shteti Shqiptar tu kthej parate e grabitura qytetareve, nga kufizimet, difektet, mbifaturimet dhe kamatat e paligjshme, keto 20-vite nga KESH, CEZ dhe soj e sorollop, qindarke per qindarke, ashtu si ju a ktheu bizneseve te Sali Berishes, atehere do flasim. Neqoftese rritet cmimi i energjise, rruga e vetme eshte vetem protesta, nuk po flas per mitingje partie apo protesta te paguara nga OJQ dhe OJF. Shqiptaret paguajne cmimet me te larta te energjise ne rajon, dhe mendoj se kjo eshte tjeter grabitje e radhes nga xhepat e popullit me te varfer ne Europe.
Argumentat qe jepen me prirje politike dhe krahinore nuk vlejne ne kete rast. Qeveria e mori voten per te mireqeverisur dhe per te pare nga e ardhmja.Rritja e cmimit duhet te argumentohet por ne kete rast nuk ka agument pasi cmimi i energjise ne Shqiperi eshte me i larti ne rajon. Ne radhe te pare duhet te rritet eficenca e operatorit te shperndarjes ish-CEZ pasi humbjet e deklaruara jane rreth 50% por realisht shkojne ne 73% pasi vlera prej 23% kompesohet nga cmimi i larte qe paguajne ata qe e paguajne. Sa per dijeni vendi i rajonit qe e ka cmimin te perafrt me ne eshte Maqedonia e cila 25% te nevojave i ploteson nga HEC-et , 50% nga TEC-et dhe 25% e importon ndersa ne qe shumicen e nevojave e plotesojme me HEC e paskemi me te larte,cudi. Shqiperia ka nje konsum mesatar vjetor prej rreth 17 Mil Kw/ore ne dite ne nje kohe qe e llogaritur eshte rreth 7 Milion pjesa tjeter vidhet.Pra ne prodhojme energji qe te mbajme veten tone dhe te eksportojme gjate gjithe vitit. Sistemi elektroenergjtik Shqiptar po vazhdon te keqmanaxhohet dhe eshte logjike qe te shkaktohen kriza por zgjidhja nuk eshte rritja e cmimit por mireadministrimi.
ne jemi popull hajdut pastaj therrasim dhe cirremi per politikanet hajdut. kur vine zgjedhjet populli voton ate qe eshte me shume hajdut se ashtu i leverdis, kujton se edhe ai do te perfitoje nga bashke vjedhja. keshtu vajti kjo pune kush te vjedhe me pare. kush nuk paguan dritat nuk duhet te pajiset me karte identiteti dhe nuk duhet te votoje ne menyre qe te votojne njerzit e ndergjegjshm. pjesa tjeter qe nuk paguan drita dhe taksat nuk duhet te marrin pjese ne votime.
Presupozohet se jemi vend demokratik dhe kemi nje kushtetute, dhe kjo qe thua ti na con ne nje diktature te lindjes se mesme. Shteti Shqiptar po shet nje mall(energjine) e cila per parate qe i vilen konsumatorit, eshte totalisht jashte standartit. Eshte njelloj si te paguash per nje buke 1 kileshe, dhe te marresh vetem 150 Gr, sepse tjetra vidhet ne prodhim dhe ne kandar. Nuk ka se perse konsumatori Shqiptar te paguaj vjedhjet dhe keqmanaxhimin e sektorit energjitik. Ta rregulloje njehere cilesine e mallit qe marketon, dhe pastaj te fillojne te kerkojne parate me kamata.
Perse nuk kontrollohen kontatoret ne cdo familje ????
Miq te dashur. Me lejoni tju them se vete neve, si popull, kemi nje nevoje urgjente qe te ndyshojme mentatlitetin tone dhe te kemi nje respekt me te madh per publiken. I them keto se kur vij per pushime ne Tirane, vete shoket dhe njereit e mit shpesh :
– Vjedhin energjine elektrike duke vene kontatorin nga verikal ne horizontal.
– Hypin neper autobuza paguajne dhe bileten nuk e marrin keshtu qe lekete i marr faturionja me shoferin dhe shteti nuk ka mundesi qe te beje taksimin per kete sherbim.
– Rubinatat e çesmave jane e prishura dhe uji rjedh nate e dite sepse mik im ka vene pompe dhe nje nene me dy-tre femije, qe nuk ka pompe, nuk marr uje. Nuk arrij te kuptoj se si na ze gjumi.
– Shifni ju lutem godinen kryesore te Universiteit te Tiranes qe ndricohet nate e dite dhe asnjeri nuk ndihet sepse ne nuk kemi respekt per pronen publike e cila eshte e jona dhe jo e serbit ose grekut.
– Shifni ju lutem godinen kryesore te presidentit te republikes, dite e nate me drita. Kush i paguan keto drita. Neve taksapaguesit.
– Kam idene se neve si popull ( edhe vete nuk jam burre me i mire ) nuk kuptojme se shteti jami ne, ne e mbajme shtetin dhe publiken me leket tona.
– Ne duhet te kuptojme se Sala qellimisht, vetem per marrje votash, i la qe njerezit te ngrene shtepi pa leje, te vjedhin dritat dhe ujin etj. Ai mori votat por ne te gjithe paguajme per kete, sepse energjia dhe uji jane nje e mire pubike per te cilen ne fakt paguajme ne dhe jo shteti. Shteti dhe publikja jane prona jone te cilen duhet ta mbrojme.
nga se vjen kriza?? nga thatsira??? kemi patur nje behat vetem me shira !!!!:((((((
Ky ideologu i Edi Rames qe eshte vendosur Minister i Energjitikes po na jep leksjone si e jema e Zeqos. Mire po a e ka parasysh ky “minister” se çna kane ofruar ne konsumatoreve ne fushaten elektorale? Ne rast se na ve perpara FMN, duhet ti themi se ne nuk kemi votuar per FMN, por per keto djem e vajza qe jane ne qeverri sepse i besuam. Duket se jane duke ndjekur piolitiken e Sali Berishes per te vjedhur popullin e per te shtuar pasurite e tyre pushtetaret. Seshte çudi qe te fillojne nje fushate per vjedhje e dentime ne sistemin energjitike edhe ndaj Enver Hoxhes, siç bente edhe Sala. Sigurishte qe Enveri e ka fajn?. Un e mendoj se nese do te tentohet te ngrihet çmimi i energjise qe me sa duket eshte vendosur, popuilli duhet te mbledhe mendjen dhe te ngrihet i teri ne revolte, sepse keto hajdut po pasurohen me djersen e tij.