Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Balla: Opozita të vijë në Kuvend, më 20 shtator votimi

8 Shtator 2014, 11:31Politika TEMA

Deputetët e maxhorancës i kanë bërë apel opozitës që të marrë pjesë në Komisionin e Integrimit për të votuar Këshillin e Integrimit. 

Balla pasi i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë theksoi se Këshilli Kombëtar i Integrimit, nuk do të jetë strukturë qeveritare por strukturë parlamentare. 

Ky këshill do të votohet në 20 shtator.

“Thirrje deputetëve të PD të vijnë në Komision, Këshilli Kombëtar i Integrimit nuk është strukturë qeveritare por strukturë parlamentare .

Këshilli do të votohet në 20 shtator dhe Partia Demokratike duhet të marrë pjesë”, u shpreh Balla. 

5 komente në “Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Balla: Opozita të vijë në Kuvend, më 20 shtator votimi”

  1. Bledi says:

    Vazhdoni votimin e mos cani b..e per PD,ajo nuk eshte gje tjeter vecse nje parti fashiste me 2 kriminele qe e drejtojne,me mire te mos vine votat I keni vazhdoni.

  2. mari says:

    Nuk e kuptoje per se nevoitet kjo strukture a po jane shume te ngarkuara komisjoni i jashtem parlamentar,minidtria e integrimit apo ministria e jashteme ?

  3. Liridon says:

    Ne Bruksel nuk ka me Komision per zgjerim apo integrim.Pse duhet te ekzistoje tek Ne,Ministri dhe komisione per Integrim.Besoj se KM duhet ta shohe kete situate te re te krijuar ne bruksel.Nqs kjo behet per te shpenzuar disa financa atehere te vazhdojne ta kurverojne me shume kete vend.

  4. guri says:

    edhe e dini se jan kriminela dhe nuk i duan te miren popullit ssqiptar dhe nuk kan dashuri per popullin por gjithmon ecin me parullen percaj e perfito o sundo nuk mbushen mende kurre prandaj beni detyren se per kete u ka votuar populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje