INTERVISTA/ Lubonja: Ardian Fullani u bë "kokë turku" nga politika

8 Shtator 2014, 10:20Politika TEMA

Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe hetimi për vjedhjen e 7.2 milionë dollarë në Bankë është ndjekur me mjaft interesim nga analistët e politikës dhe shoqërisë shqiptare. Studiuesi dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja thotë se arrestimi i zotit Fullani nuk mjafton që të provojë se drejtësia po vepron. Ai shprehu dyshimet se në këto ngjarje rreth bankës, qarqet politike po ndikojnë mjaft.

Zoti Lubonja, si e pritët lajmin për arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, çfarë menduat çastin e parë?

E papritur u duk. Vërtet e papritur. E papritur sepse jemi mësuar tashmë që drejtësia nuk vepron në këto raste. Me shumë pikëpyetje në kokë, me shumë pikëpyetje të pazgjidhura; ja kjo ishte mbresa ime e parë.Ç‘do të thoshte ky arrestim? Cila ishte intriga prapa? A punon drejtësia këtu apo është politika që e shtyn.

Arrestimi i zotit Fullani ishte kulmimi i një lajmi mëse njëmujor i kronikës së zezë. Si e keni përcjellë, si e keni menduar vjedhjen e Bankës së Shqipërisë?

Kjo nuk është shifra më e madhe që i është grabitur publikut shqiptar. Grabitja e pronës publike dhe e parasë publike është sporti kryesor i politikës në përgjithësi. Por kjo ishte, si të thuash, mbushja e kupës, pika që derdh kupën, sepse është institucioni që, në fund fare, duhet të jetë simbol i shtetit. Në njëfarë mënyre, mundet të kesh lëshime këtej andej, por aty nuk duhet të ndodhin. Kur ndodh edhe atje, shteti nuk ekziston, ka rënë shteti.Çështja e dytë, që vlen shumë të analizohet, është e gjithë kjo shoqëri që kemi ndërtuar, ku paraja e fituar lehtë, me çdo kusht, sa më shpejt, sa më shumë, për të krijuar një status social. Kjo kulturë konsumiste groteske në Shqipëri ka arritur pika kulmore.

Cili është mendimi juaj mbi ndikimin që qarqet politike mund të kenë patur në arrestimin e zotit Fullani dhe në tërësi për zbardhjen e vjedhjes së Bankës?

Është e vështirë të besosh se ky është një rast që flet për një rimëkëmbje të drejtësisë. Ose as mëkëmbje, se nuk di a ka qenë ndonjëherë drejtësia në Shqipëri e pavarur. Ne nuk kemi historikisht një drejtësi të pavarur, që vepron jashtë pushtetit politik dhe jashtë pushteteve financiare korruptive më vonë, siç ka ndodhur këto 20 vjet. Pra, është e vështirë të besosh që është një akt i drejtësisë i pavarur nga atmosfera politike, nga presionet politike, nga loja politike. Arrestimi i Fullanit dhe mosprekja e politikanëve, dhe veçanërisht mosprekja e askujt që është në pushtet, sepse kanë dalë akuza të tmerrshme ndaj maxhorancës për vrasës në parlament etj., të bën të mendosh që ndoshta Fullani ishte një pikë e dobët, që mundet të sakrifikohej “si një kokë turku” për të krijuar diçka. Plus kësaj, rasti konkret mund të ketë prova; duhet të presim drejtësinë.

A keni diçka për të komentuar lidhur me atë që quhet shpesh në Shqipëri kultura e mos-ndëshkimit të krimit dhe të korrupsionit?

Prova ka patur dhe ka edhe me film me kamera siç i kemi parë dhe i kemi më të fuqishëm ata që janë kapur me këto prova. Vështirë të thuash që politika po punon për të çliruar, për ta lënë drejtësinë të veprojë vetë dhe drejtësia po merr frenat vetë në dorë. Më shumë e mendoj si një lojë politike që duhet parë me skepticizëm, por më mirë që ndodhi në këtë mënyrë çështja e Bankës, sepse ndoshta diçka lëviz dhe opinioni sensibilizohet.

A mendoni që arrestimi i zotit Fullani do të ndikojë ndjeshëm në veprimtarinë e sistemit bankar apo të tregjeve shqiptare në tërësi?

Jo, nuk e mendoj, sepse siç e patë, u vra edhe një drejtor banke para disa kohëve dhe u tha shumëçka e tillë, por nuk ndodhi ndonjë trazim. Ekonomia shqiptare është shumë informale, shumë e dyshimtë, është jashtë sistemit, bursa nuk ka dhe jemi gjithmonë në krizë. Shqiptarët mbijetojnë më shumë në një mënyrë informale, më së shumti, pa transparencë. Kështu, nuk besoj se kjo që ndodhi me Fullanin do të thellojë ndonjë gjë. Kryesorja është se ajo që ne nuk dimë sot, dhe që lidhet edhe Fullanin, është pikërisht gjendja e vërtetë e ekonomisë tonë. Flitet shumë për borxhe dhe kredi të marra dhe të pashlyera, flitet për biznesmenë pasanikë të mëdhenj, që në fakt janë borxhlinj të mëdhenj. Flitet për para droge që pastrohen nëpër banka dhe që mbushin ekonominë. E gjitha kjo është një thashethemnajë e përgjithshme. E gjitha kjo tek ne vazhdon të mbetet e pazbuluar, e paqartë dhe jotransparente. Ikja e Fullanit nuk besoj se do të hedhë ndonjë dritë për këtë; duhet një aksion shumë më radikal./VOA

50 komente në “INTERVISTA/ Lubonja: Ardian Fullani u bë “kokë turku” nga politika”

  1. ilir says:

    Koke turku!!!??? Pse z. Lubonbja?
    Ku e shgion ti këte gje?
    Koke turku mund te behet, fjala vjen, Ish Drejtori i Pergjithshem i Ploicisë së Shtetit për 21 Janarin, por jo zoti Fullani. Po te kujtoj disa vargje të Musarait;
    Viktim-thotë Dosti-vajta dhe unë
    Me zor minister vane e me vune
    Le qe ti si lexon veprat e Realizmit Socialist se je demokrat

      1. black_lion says:

        Shume dakord me zotin Lubonja! Qe ka dicka ne kete histori, do ja degjojme krismen se shpejti. Nuk kane kaluar as 6 muaj nga koha kur Arben Imamit iu pushua ceshtja me procedure, ashtu si shume e shume te tjereve.
        Perse ky standard i dyfishte i prokurorise/gjykates?

        Edhe dicka Z. Lubonja (nese eshte gabim i yti dhe jo i gazetarit te Temes qe ka zbardhur tekstin): te lutem korrigjoje ate fjalen “frenat” sepse nuk ka asnje kuptim! Nese dikush merr ne dore dicka qe ka frena, atehere kontrollon timonin, jo frenat. Shprehja nenkupton freret e kalit!
        Eshte nje gabim qe e bejne te gjithe keto gazetaret e sotem (te edukuar ne kafenete prane universiteteve)!

    1. sit .back. and_ relaks says:

      Punetori i Temes. rregullo fontin e germave lali se ja qite syte dynjos

    2. Arber says:

      I dole ne krah vllahut tend hajdut more Tosi loqja, he? Ta paska vajisur edhe ty rroten ky, sepse ai keshtu i bente qokat me parate e popullit. Po si thua ti ta leme si guvernator qe tna e beje banken bythe me shpenzimet qe bente per veten dhe miqte e shoket qe bente me parate e popullit? Pika qe ste bie more Fatos koqja, ke rrjedhur more kokethare.

    3. Kryqi says:

      o shqipkar,dallohe ndryshimin,arrestohet per mustaqet e celos,
      o pall nuk denohet hajduti per shperdorim detyre, denohet per vjedhje o peshk qe i bie grepit pa karem

      Degjoje Lubonjen se ke c’fare te mesosh!

  2. BERISHA LARGOHU. says:

    Pune shqiptaresh korake

  3. jar trapi says:

    ESHTE E VONUAR ARRESTIMI I TIJ…AI ESHTE NJE THES MIELLI SA HERE TA TUNDESH AQ HERE PJELL PARA…DO TE SHOHIM…GJITHE KJO PASURI E TIJ DO TA DEMTOJE..SE NUK E ARGUMENTON FARE…..

  4. adi says:

    Nuk i kuptoj njerezit si puna ketij Lubonjes se cfare duan. Kur nuk gjykohen thone “ka pandeshkushmeri”, po te gjykohen thone “koka turku”. Si mund te jete koke turku nje guvernator banke qe deri dje mendohej se ishte i paprekshem?!! Koke turku mund te ishte ai Bitraj nese hetimi mbyllej aty, po jo guvernatori. Kjo tregon qe hetimi ishte i plote dhe shkoi deri ne fund. Kur ka pare Lubonja qe per nje skandal te arrestohen 20 veta perfshire majen e piramides?!! Nuk mendon Lubonja qe te pakten ky do jete precedent per cdo funksionar shteti qe te mendohet mire para se te beje gallate me fondet publike dhe me detyren?!!!

    1. xxx says:

      Po cfar do kuptosh ti dhe une nga ky, ky ka mbetur shum i demtuar nga burgu.

  5. beni says:

    nxitimi per ta arrestuar me nje akuze qe nuk qendron fare shpjegon ate qe thote edhe Lubonja.
    Ne shqiperi gjysma e deputeteve jane te inkriminuar, madje kriminela ordinere,por prape jane te paprekshem nga prokuroria. Pse erdhi arrestimi i papritur i fullanit, madje me nje akuze qesharake, qe edhe nje femije nuk ja mbush mendjen…

  6. Trendi007 says:

    Ky merr vesh edhe nga Bankat. Vajmedet me keta kukunesh. Po ik o derrbardhe se eshte muhabet shume teknik dhe ti je shume larg per te dhene ide.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Lubonja e ka me shume qef te bej rolin e kundraxhiut !
    Si analist ai ka qene ne lartesine e detyrave te ngarkuara nga Fevziu,keshtu e kupton dhe veprimtarin politiko-ekonomike.
    Tv.KLAN eshte ne mbeshtetje te veprimtarise se Fullanit,ketu nuk vetperjashtohet Lubonja.
    Alibite qe mediatohen per te “lehtesuar” Fullanin,nga analiste me “emer”,eshte pjese e mbrojtjes qe ka filluar te funksionoj.

  8. labinot says:

    Gjynafqari,!Pse justifikon gjithe piramiden korruptive,qe mbajti ne kembe Berishen?Ne kushtet e terrorit te kuq Manol Konomi hyri ne histori duke dhene doreheqjen nga posti i ministrit te drejtesise dhe nuk pranoi te firmoste pushkatimet pa gjyq te bombes ne amb. sovjetike ne 1951.Kur i ka thene ndonjehere ndal Fullani masakrave me fondet publike?Fillo te numerosh,qe me qeverine Nano.Koke turku ne kete rast nuk jane as keshilli i bankes dhe as pergjegjesit e vegjel te arkave,sepse nuk ka nevoje per rregullore,qe te te mesoje:Mos vidh!Eshte rregulli i pare moral,qe femijet e mesojne ne fillore,ne kishe,ne xhami,ne familje.

  9. nora malaj says:

    a po te dhimbeset o zoti lubonja , po cuni tij qe tall menderet me ero cka po thua ti ……

  10. Sh says:

    Me te gjitha cka shprehet Lubonja qendrojne 100% ,por nuk kuptova perse
    Z.Lubonja e quan Fullanin “koke turku ” ,kur ai eshte vetem nje koke
    hajduti i cili e meriton plotesisht te ndeshkohet .Per sa i perket Qeverise
    se re ,nqs ajo do te vazhdonte te heshte akoma, do te thote qe ishte pale
    me korrupsionin ,vjedhjet dhe do te humbiste kredibilitetin e saj.

  11. mond maloku says:

    akoma ske dale nga burgu ti?
    kthehu ne realitet se ke 25 vjet qe ke dale nga burgu o shoku!!!

  12. Claus says:

    Interviste e sakte e Lubonjes. Kete radhe ka goditur ne shenje.

    Me “koke turku” ai nuk ka parasysh te mbroje Fullanin, ne kete rast ai ka parasysh qe kjo vjedhje e Bankes se Shqiperise nga njerez te brendshem te saj dhe jo pak, por 7 deri ne 10 vete, ca aktive dhe ca pasive, nuk eshte gje tjeter por vec simboli me i mire i Shqiperise demokratike.

    Te paket jane ata qe nuk ka ndyer duart ne arken e shtetit. Ne momentin qe ke patur dicka ne dore, fillo me kryetare komunash, kryetare bashkish, ministra “rasti me i mire Meta”, kryeminsistar “rasti me i mire Berisha) etj, etj. eshte zor te perballosh tundimin e parase.
    Vetem Presidentit i kann mbetur ne dore ca dekrete, pa dhe ai ne rastin me te pare do te fuste diku gishtat.

    E jo me pastaj te kesh ne duar parate e shtetit, qe ne rastin shqiptar jane te askujt, ku ne ate institucion punojne njerez nga me te rendomtit, nga me “fashataresket”, te rritur dhe edukuar ne nje shoqeri hajdute.
    Perse duhet te dilnin ata me te mire se te tjeret, duke filluar edhe nga Fullani?
    Ne gjyq tha: “Nuk jam fajtor, habitem perse me kane arrestuar!”

    Me kete donte te thoshte qe, perse une? Te gjithe kane bere, perse ta ha vetem une?
    Nese hap gojen, besoj se do te dalin cudira, por besoj se kjo ceshtje do te mbyllet mire dhe bukur dhe perseri populli do te notoje ne mocalin shqiptar.

    Keshtu eshte kur theksohej, se banka eshte organ i pavarur, nga Fullani dhe te gjithe. Pra e thene qarte dhe bukur, ai do te jete pergjegjes per gjithshka, si rast i izoluar. Pavaresia paska te mirat dhe te keqijat e saj. Fajin nuk mund ta shperndaje dot.

    Sa per ate qe ka thene Lubonja qe, ekonomia eshte teresisht informale, ai ka plotesisht te drejte.
    Fullani kot dilte ne TV duke ulur dhe ngritur interesat, se ato ulje-ngritje nuk besoj se ulnin ose ngrinin trendet ekonomike. Por ja qe e ben Draghi, e ben dhe Bernanke, hajde se po bej dhe une show ne publik.

    Banka ka qene as me shume dhe as me pak nje mejhane mesjetare ku ca derdhin para dhe ca vjedhin.

    Ne cilin vend eshte Leku u konvertueshem? Ne cilin vend njihet Leku si monedhe? Askund. Pra behet c`behet ne ate mejhane te madhe finaciare, mbetet po aty.
    Pak ose aspak u dha ky lajm ne mediat nderkombetare, qe ne ndonje rast tjeter te nje vendi tjeter jam i sigurte qe do te kishte lekundje financiare ne tregje.
    Po ja, je ne Shqiperi qe shumica kursen dhe pakica vjedh, a thua se ta kishin arken e babes.
    Dhe kot nuk e quan Lubonja “koke turku”. Futja ketij qe te shpetojme ne.
    Po nderet dhe parate qe ka dhene?
    Na vjen keq, askush nuk ka kerkuar ndere dhe para jashte kuadrit te shteti ligjor, do te pergjigjet Berisha, Topalli, Meta dhe shume te tjere.
    E ku i dihet?
    Ndoshta i bie “shorti” si gjyqtare Arjan Fullanit, gruas se tij. Ne Shqiperi, cdo gje eshte e mundur.
    Fundja fundit edhe drejtesia eshte e “pavarur”.

    1. Sh says:

      Fullani me ato ndere qe i bente politikaneve,biznesmeneve ,i bente te
      mbante karrigen e tij aq te vyer ,dhe si koke budallai qe ishte ,e meriton
      kete fund.

    2. M says:

      Drejtesia eshte drejtesi. Nuk ka pse ti bjere gruaja Gjyqtare. Normalisht cdo gjyqtare ka per detyre te bej detyren etij. Para shtetit ligjor, gjyqtari duhet te beje zgjidhjen me te drejte dhe mbrenda e ne zbatim te ligjit.
      Sot ne shtypin Amerikan u publikua vendimi I gjyqit Se: Ish majori I qytetit te New Orlansit(Luisiana)Nagin eshte denuar me 10 vjet burg me sentencen per korupsion gjate viteve te veshtira (2005) kur qyteti ishte shkateruar 80% nga Hurrikani Katrina me vleren 80 billion dollare.
      Bije fjala gjitha ai korupsion ne Shqiperi ne cdo fushe te jetes kur do te denohet. Bije fjala Partia demokratike me Saliun ne krye qe e beri Shqiperine me keq se Hurikani Katrina qe shkateroj vetem nje qytet dhe jo nje shtet, duke future hundet dhe ne banken e Shqiperise qe eshte nje institucion I pavarur, kur do te dali ne bangen e te akuzuarve. Mendimi I im eshte se ai do te denohet dhe duhet denuar me shume se majori I New Orlansit i cili u denua per korupsion per nje qytet, kurse Berisha shkateroj me korupsion nje Shtet.

  13. plaku says:

    Nuk e di por Lubonja si gjithmone ka te drejte. Fullani eshte koke turku sepse opinjoni publik shqiptar filloi te mbledhi firmat per pushimin e Fullanit. Pastaj nga ana tjeter ne e dime se ne Kosove dhe Shqiperi qeversin dy ambasadoret amerikane dhe nderkombetaret. Ka shume mundesi qe ndonje Telefonate shume e acaruar ne lidhje me ceshtjen Fullani ka shkaktuar aresitmin e tij. Pse nuk u denua Ilir Meta per videon, pse Lulzim Basha nuk u gjykua per “precedure”, pse nuk u denua shefi i republikaneve, ne bulevard u vrane kot kater njerez dhe garda mori shperblim, si veproi Politika dhe drejtesia me Gerdecin. Pra te githa keto tregojne se Fatosi ka te drejte kur thote se Fullani u perdor per koke turku.
    Ne bote jane bere shume gjera dhe populli nuk ka marre vesh gje. E dini ju se gjernarali me i mire i Hitlerit, ujku i shkretetires
    piu helmin me urdhe te Hitlerit dhe u varos me nderime te medha.
    E more popull pse po tallen keshtu me ty dhe ti e ha sapunin per djathe.

  14. agim says:

    nuk e kuptoj dot reagimin publik sipas te cilit ” arrestimi i Fullanit” eshte shenje e veprimit te drejtesise ndaj pandeshkueshmerise.
    se pari, cfare kishte per t’u arrestuar, perse duhet te qendroje ne burg me keto akuza qe vetem juridike nuk vijne ere, apo me prapamendimin ( e shprehur nga disa publiciste) se kjo tregon se ” hetimi di dicka tjeter”. Nese ka dicka tjeter do te ishte kurajoze te arrestohej per ate dickane tjeter dhe jo me akuza qesharake politike. Se me kete nocion te “shperdorimit te detyres” te gjithe funksionaret tane publike duhet te ishin neper burgje pasi eshte i gjithepranuar sllogani sipas te cilit ” funksionaret nuk kane bere asgje per publikun por vetem per veten e vet”.
    se dyti, e ku qenka kurajo e gjykates dhe prokurorise kur ben nje arrestim qe i pelqen qeverise ( shiko Bracen si bertet dite e nate; ” te gjithe ne burg”)?

  15. Epidor says:

    Fatos Lubonja Berishist deri ne lekure psikopat ne ideologji aspak publicist sot ne Shqiperine te 23 vjeteve te demokracise filluar prej guruseS.B qe e ka ka vizutuar babain tend edhe ne burg! Fullani ka qene rrjeta e merimanges e Sali Berishes banka ka nje dificit te konstatuaeshem! Cfare kerkon ti or idiot qe na e shpife me neorealizmat e tua prej nje koqe kandari te burgjeve te Spacit!

  16. Lleshi says:

    Pyeti sot nje telefonuese Bashkin Hoxhen ne oren 07.30 tek komentet e gazetave se pse nuk u gjet vjedhja e floririt te BSH para disa vitesh ? Bashkimi i tha u gjet..ajo tha kush e vodhi…Bashkimi i tha nje fshatar me gomar !!!! Ja pra si gjenden ne Shqiperi keto gjera .
    Tani Fullani nuk dihet nese del gomari, fshatari , dublanti, bashkepunetori apo hajduti… ose i Pafajshmi, sic thote ish Prokurori i Pergjitheshem Max Haxhia !

  17. besmiri says:

    SA DEM TE KA BERE BURGU TY , TE KA LENE PA BYTHE , GJITHMONE TE MIREN E BEN TE KEQE DHE TE KEQEN E BEN TE MIRE.

  18. qytetar says:

    Bravo Lubonja si gjithnje i sakte!

  19. translator says:

    LE TE LUAJE “NJE LOJE POLITIKE” EDI RAMA EDHE ME PRANGOSJEN E SALIUT SEPSE DO TE GEZOJE TE MADH E TE VOGEL.

    Ne vitin 1985 ne Rusine sovjetike ekonomia po shkonte kokeposhte ne gremine dhe BRSS qe dikur ishte krenaria e komunisteve te gjithe Botes ngjante me nje anije e ndryshkur qe po mbytej me ngadale dhe askush nuk donte qe ta shpetonte. Sekretari i sapozgjedhur i Partise Bolshevike Mihail Gorbacov e kuptoi se ekonomia e centralizuar e drejtimit te shtetit kishte marre fund njehere e pergjithmone jo vetem ne BRSS, por ne gjithe Kampin Komunist dhe shpalli me urgjence PERESTROJKEN e tij famoze me parrullen e njohur: “Ti japim socializmit fytyre njeriu!” qe me fjale te tjera me konrekte do te thonte liberalizim i ekonomise duke imituar sistemin perndimor dhe autonomi vetvepruese per republikat satelite sovjetike. Dinosauret komuniste te Partise Bolshevike qe jetonin ne Boten e tyre irreale me madheshtine e Fituesit te Luftes se Dyte Boterore i thane Gorbacovit:

    “TAVARISH MIHAILL SERGEJEVIC MOS ESHTE LOJE POLITIKE ME PERENDIMIN KJO PERESTROJKA JOTE?

    se ky na duhet nje vendim i drejte i Partise Bolshevike per t’i marre LEKAT Perendimit ne forme kredish te buta apo ndihmash lidhur me reformat borgjeze dhe pastaj i tregojme gishtin e mesit dhe kthehemi atje ku ishim.”

    Gorbacovi atehere nuk foli shume por vetem deklaroi ne nje gazete te Moskes se me “Lojra politike nuk mund te arrijme dot Perendimin”

    Prandaj edhe nastradini te pergjigjet o Fatos Lubonja se me lojra politike Shqypnia nuk hyn dot ne BE dhe kete gje e di fare mire Edi Rama dhe ata qe qendrojne pas tij dhe i fryjne ne vesh papushim per luften me korrupsionin, prandaj te ftoj qe te kenaqemi me pak me kete qe beri Prokurori Ramadan Troci nga Dibra pasi i futi gishtin Fullanit te Paprekshem dhe kjo na ka ngohur shpirtin. Prandaj bashkohu me ne tek Tajvani me nje kafe falas apo teke raki per te festuar kete eveniment te jashtezakonshem dhe mos u be mizantrop me fantazine tende.

    Pershendetje nga nastradini

    1. adi says:

      E vleresoj shume komentin tend. Keta njerez kane mbetur akoma te lojrat e vogla provinciale qe gatuheshin ne klubet/kjoskat e Tiranes dhe nuk e kuptojne qe tani nuk luhet me kjo loje. Disa do mbeten viktima te budallekut dhe mungeses se pershtatjes. Nuk e kuptojne qe Rama nuk ka ardhur ne pushtet per tu marre me keto budalleqe dhe vogelsira qe ne 23 vjet nuk na cuan askund, por ka ardhur per te luajtur nje “loje” shume me te madhe qe eshte integrimi rajonal dhe Europian i Shqiperise. Dhe kjo “loje” nuk luhet neper skutat e Tiranes po no Bruksel, Berlin dhe Washington

    2. komentues says:

      Bravo Nastradin ! kjo eshte e verteta Rama & Meta mendojne se me kete qe bene ,do t’ja hedhin nderkombetareve te cilet nuk te falin per keto raste.
      E futen ne burg vetem per te vene nderin e tyre ne vend ,me akuza qe neser del perseri .
      Ky vend nuk rregullohet me bijte e Enverit .

  20. EleΥΘeriskeΨi says:

    Kompliment! Analize e goditur !

  21. arian says:

    Po mire mo nuk ka kjo shqiperi analiste te rinj e te zot qe ju merni intervista ketyre gjytyry meve si lubonja.ngjela.velo.lat nam lat.na lodhet

  22. caku says:

    bravo nastradin.

  23. agron says:

    Mendoj LUBONJA nja nje vit te rrije pushim, se me ngjan me SALIUN e Vicidolit qe di cdo gje.

  24. Dino says:

    Konfuz si gjithmone, asnje ide e qarte.

  25. sauku says:

    Po per liken qe vodhi thesarin e floririt cfare do te na thoni apo nuk jane njesoj prandaj me te drejte lubonja thote se fullani eshte koke turku.

    1. adi says:

      Pse nuk e hetoje pra saliu yt liken. Kishte 8 vjet kohe ta bente. Ca priti?

  26. Maksi . says:

    Brravo Toso …
    Ke bo kthes lol.

  27. sel dushku says:

    Te verteten po thote

  28. h says:

    ti lubonja do kesh ngjare nga nena se une e kam njhur babane tend ka qene esnaf burre!!!!!!!!!!!!!!

  29. Rea says:

    Politika i thoshte Fullhajdutit qe shishet me shampanje ti hapte mbi koken e djalit??HARRAM i qofshin te gjitha.

  30. grosot says:

    sikur ky berisha largohu edhe ai turkofagos te thonin se si quhen e ku jetojne do ishte mire…po qe se ka kush informacion ben mire ta thote…ato mamate ne shtrunge do tua vija qe te pillnin djem per se mbari

  31. grosot says:

    jam i sigurte qe skane guxim te identifikohen vete…kane nevoje qe ti shtyje dikush nga prapa..karakter tipik grek

  32. Ajaxs says:

    Fullani eshte koke turku pse? Paret nuk i ka marre ai,Por i kane marre dy partite kryesore .Dy partit kryesore kane marre paret per fushata elektorale. Tani kupa e vjedhjeve eshte stermbushur dhe u derdhe. Vjedhja nuk u zbulua nga kerkush por u paraqit personi ne polici dhe tha qe une kam vjedhur thesarin.Kjo eshte vetem loje e dy partive kryesore qe tallen me popullin SHqiptare qe hiqet si popull i zgjuar por eshte popull Debil dhe beson verbazi tek partite.

  33. katarakti says:

    Sa idiot eshte ky njeri. Dhe sa i pelqen vetja pale?! Si u beke koke turku Fullani ku ne banken e tij jane vjedhur me qindra milione leke?! Kush eshte pergjegjes per keto vjedhje? Une?! Ke rrjedhur fare o i shkrete. Te duket vetja koke e madhe dhe do te besh origjinalin dhe te perveçmin? Por edhe ti si shembelltyrat e tua te tjera, Zheji, Cili e kompani jeni nje hiç. Kete e treguan edhe zgjedhjet e vitit te kaluar. Kur ju nuk kishit kuptuar asgje. Pranadaj mos u fryni shume si kaposhi maje plehut.

  34. ooooooooooo says:

    me trap se lubonja nuk kam pare,analist leshi.

  35. elinor ' says:

    Booo sa i madh eshte ky njeri. Sa e lexova artikullin ku thuhej se dy te dashurut e 1 Prillit po kerkonin nje guvernator te huaj mendova, “ja dhe koka e turkut”! “U japim njerezve Fullanin dhe drejtesia do te beje punen e saj kesaj here qe te lajne te zezat e tyre gjyqtaret dhe jemi ne rregull.”
    Jo se Fullani nuk e meriton por Rama po mundohet ta kaloje klasen vetem me aq. Te tjeret jane te paprekshem.

  36. tirana says:

    Nga menyra sesi eshte vepruat duket se rama nuk kushte numrat ne parlament per ts shkarkusr pasi nuk ishte dskort meta. Dhe u gjet zgjidhja llalla u fut ne loje si kamikaz per ti bere nje nder rames. Gjeti disa shkelje qe nuk kane lidhje me vjedhjen dhe publiku mamipulohet I cili nga kjo vjedhje ka humur secili nga 2 euro.

  37. Votren says:

    Nuk do ishte me vend kjo”koke turku”.Arrestimi i guvernatorit eshte plotesisht i motivuar.Por mendoj se ne radhe eshte nga te fundit qe duhej te arrestohej.Nje halabak qe drejtonte banken e shqiperise dhe ku ish vjedhur aq bindshem dhe ky pretendonte te ishte akoma guvernator.Kurse sa i perket pjeses se drejtesise jam dakort me Lubonjen.

  38. duka says:

    Akoma s’ka ikur ne Siri ky?Eshte i vetmi vend qe mund te bej hajer Tosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje