Rama dhe Meta në kërkim të një guvernatori nga jashtë?

8 Shtator 2014, 20:31Politika TEMA

Dalja përballë gazetarëve e kryeministrit Edi Rama për zhvillimet më të fundit në Bankën e Shqipërisë, ishte kulminacioni një paraditeje të ngjeshur me takime.

ORA-08:00

Kryeministri Edi Rama e ka nisur paraditen e të Hënës që në ora 8:00 me një takim të gjerë në vilën qeveritare numër 31. Pjesëmarrësve i printe aleati koalicionit qeverisës Ilir Meta sëbashku me Ministrin e Financës, atë të Ekonomisë dhe këshilltarët respektiv për çështjet ekonomike. Burime pranë kësaj mbledhje në rrugë jo zyrtare pohojnë se kryeministri ka kërkuar të mësojë qëndrimin e të ftuarve në takim për tejkalimin sa më parë të kësaj situate të paprecedentë në Bankën e Shqipërisë.

ORA 9:50

Pas këtij takimi rreth orës 9:50 minuta  Rama i është drejtuar selisë së Këshillit të Ministrave ku vetëm pak minuta më pas ka mbërritur kryediplomati amerikan Aleksandër Arvizu. Mësohet se takimi është kërkuar nga Arvizu me qëllim prezantim e kreut të ri të USAID-it, në Tiranë.

ORA 11:00

Në momentin që makina e ambasadorit Arvizu është larguar nga kryeministria, po të njëjtin veprim ka bërë edhe eskorta kryeministrore, e cila në orën 11:00, i është drejtuar selisë provizore të bankës së Shqipërisë.

Fillimisht u raportua se mbërritja e Ramës në ambientet e Bankës kishte si qëllim një takim kokë më kokë me guvernatoren në detyrë Elisabeta Gjoni.

Por nuk ka ndodhur kështu.

Burime nga mbledhja pohuan se Rama është takuar me persononelin e bankës të cilëve u ka thënë se “ pjesa e ekspertëve teknikë janë nga më të mirët dhe i inkurajoi të vazhdojnë punën, pasi ata janë tejet të rëndësishëm për stabilitetin bankar”.

Rama gjatë këtij bashkëbisedimi ka theksuar “se këtu s’kemi të bëjmë me një krizë financiare, por administrative e cila do zgjidhur me kurajë”.

Po i njëjti burim tha se biseda mes kryeministrit dhe stafit teknik ishte tejet e hapur dhe se Rama ka garantuar se  nuk do të mbështesë asnjë figurë me profil politik qoftë për guvernatorin qoftë për vendet vakante në këshill.

GUVERNATORI VJEN NGA JASHTË?

Pas takimit në kushtet e anonimatit një prej drejtorëve të stafit teknik tha se “ Kryeministri na la  te kuptohet se po studiohet opsioni i një guvernatori të huaj me profil shumë të lartë ndërkombëtar, si edhe do të kërkohen kandidatura për këshillin edhe mes shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar. Kjo linje e Ramës thonë burimet brënda takimit e ka lehtësuar ndjeshëm klimën e rënduar brënda stafit të bankës.

ORA13:00

Një orë më vonë pas takimit në Bankën e Shqipërisë kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS.

Mësohet se linja e dikutimit prej tij ishte më e qarte dhe e prerë.

Kryetari PS  u ka komunikuarve deputetëve socialistë se ka nje dakortësi të plotë mes tij e dhe Ilir Metës, për ta ngritur stekën përtej c’do pritshmërie në kërkim të një figure me reputacion ndërkombëtar si guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Kështu gjatë kësaj mbledhje Rama ka shuar c’do shpresë për senatorët socialistë të financave e  të ekonomisë, se mund të zënë vendin e Fullanit./TCH

58 komente në “Rama dhe Meta në kërkim të një guvernatori nga jashtë?”

  1. a says:

    E kuptuam, po na sillka Rudina Seserin si guvernatore

    1. katili says:

      GOVERNATOR, MOS SHKO LARG,KE VETE METEN,TA QAN THESARIN

    2. ABC... says:

      Rudina Seseri ka mbaruar shkollen ne Harvard oj cuce ?

    3. gjithashtu malok says:

      te ghithe juve qe ketu me poshte beni si patriote dhe thoni brockulla, dua tju informoj qe ka shume banka qendrore ne bote qe kane guvernator te huaj, shembulli me i afert eshte gjermania. guvernatori i Dojce bank eshte indian, (Anshu Jain) para tij ka qene zvicerian, dhe tjetri para ke qene anglez. ne boten financiare tashme nuk ka asnje rendesi se nga vjen. e rendesishme eshte sa i zoti je, sa kapitale ne garanton me ardhjen tende, dhe sa reputacion ke.

      1. john says:

        kam pershtypjen se Deutsche Bank eshte banke private dhe jo shteterore, prandaj bankat private nuk e kane problem te punesojne bankiere te huaj.

      2. Nje shqiptar says:

        Deutsche Bank ( Dojçe Bank) nuk eshte banke qendrore e shtetit gjerman por nje banke private. Banka e Gjermanise eshte BundesBank dhe drejtohet me shume urtesi nga vete gjermanet.

  2. Tarasi says:

    Shume mire do te benin.
    Madje do te ishte mire qe edhe Rama te zevendesohej psh nga Tony Blear dhe Metes do ti shkonte per shtat zevendesimi me Berluskonin.
    Jemi apo nuk jemi ne 100 vjetorin e Princ Vidit?

  3. Hot says:

    Shqiptar me reputacion nderkombetar apo I huaj me reputacion nderkombetar ? Te me falni, po jam pak ne terr !

  4. zef says:

    O Edo ki parashysh edhe Dhori kulen se osht fantastik.

    A e dini se sa vende pune ka Dhori Kule??
    Prof.Dr Dhori Kule është anëtar i disa bordeve te
    rëndësishme, ku vlen të përmendet pozicioni si
    Kryetar i Këshillit të Statistikave, Kryetar i
    Unionit të Ekonomistëve Mbarëshqiptarë, Anëtar i
    Bordit Drejtues të Portit të Durrësit etj. Ai është
    gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
    dhe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë së këtij Këshilli.

    Njerzit nuk gjejne dot nje vend pune kurse Dhori na ka
    6 vende pune njekosisht.

    1. DinPaku says:

      Ore Zef, mos ka ndermend kete Dhorin ky Edi, se me gjithe keto vende pune qe ka ai, zor se gjen ndonje tjeter me reputacion te tille superkombetar. Sepse, ja gjykoni vete ju si eshte me mire, nje shqiptar me reputacion superkombetar, apo nje te huaj me reputacion nderkombetar? Te dy fjalet ndryshojne vetem nga parashtojcat “super” dhe “nder” dhe, natyrisht, “super” e eklipson fare “nder”, prandaj s’ka ku gjen si Dhori Edi, sado te bredhi boten cep me cep.

  5. aster says:

    Bravo Rama Meta vetem nje i huaj munde te shperbej kupolen e kushurinjve niper e mbesa te hajdutve qe e kane rjepur kete popull.

    1. i-- says:

      Po pse mer shok ai i huaji i njohur nderkombtarisht do vi ne shqiperi per 3 mij euro rroge se i vjen gjynah per ne. Jo normalisht do vi te zevendesoj fullanin ne vjedhje se nuk ka llogjike ne bote qe nje finacier i klasit te lart te lej perendimin qe te vi e te merret per 1 te 100 e rroges ne Shqiperi

    2. qytetari says:

      Ore Hajvan. Nuk u jepet te huajve kontrolli i parave te Shtepise.

      1. Reds says:

        Me mire te huajve sesa hajduteve shqiptaret.

  6. Jozi says:

    SA MIR DO ISHTE QE RAMA TE VINTE GUVERNATOR TE BANGES SHQIPRIS ARJAN GJONCEN I ZBARTH FYTYREN SHQIPERIS

    1. Konica says:

      Gjonca eshte demograf…s’ka haberin nga financat…mos i fusni kot.

    2. Aurel says:

      o Jozi,duhet Guvernator Banke jo Bange

  7. sauku says:

    Me like meten kam besim se do tja dilni sepse likja ka pervoj ne kesi punesh pasi ka vjedh me pare vete thrsarin e floririt ne kerrabe dhe nuk e gjeti gje do tju ndihmoi per ta kaluar sic dhe vete e kaloj keshtu eshte kur populli vazhdon te haj bare

  8. XUME PROTOPAPA says:

    PAS PRINCIT WILHELM FRIEDRICH HEINRICH MBRETERON CHERIE BOOTH BLAIR

    Per ata qe nuk kane degjuar per Princ Vidin, desha ti kujtoj se ishte nje gjerman si Merkeli, ndersa shume pak mund te jene njohur me babain e Sherry-t , Anthony, aktor anglez qe ka luajtur rol ne filmin e Monicelli-t “Vajza me pistolete” me protagoniste Monica Vitti-n.

    Nga i ati Sherry ka perfituar mireperdorimin e pistoletave, andaj edhe ne rastin e Bankes se Shqiperise, nuk eshte e thene qe te mos kete urdheruar çunin e Kristaq Rames me pistolete ne koke, te zgjedhe ndonje anglosakson per ta drejtuar ate.

    Ne fund te fundit shqiptaret per Sherry-n jane te gjithe pak Edi Rame e shume Endrina Fuge, me ndonje rast te veçante Ilir Meta-iste ar kerkues, trushplare, balerine, hajdute!

    Me dy “rhubarb crumble”, me tre “plum cake” dhe pese “the blueberry muffin” ( embelsira angleze), e embla si edhe emri qe mban Sherry (Qershi), po arrin t’ja nenshtroje kete shtrydhje tubete piktoresh te quajtur Ed-piktori, dhe me te nje popull te tere, pangopesise se saj e sidomos te bashkeshortit te saj, per parate e shqiptareve.

    Edhe pse i akuzuar per vjedhje, duke e vene nen kontroll te rrepte te nje paneli mbikqyres shqiptar-dashes, rolin e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, pa asnje medyshje mund ta ushtroje me sukses Gjergji Bojaxhiu, shqiptari i dipllomuar ne amerike.

    Me mire nje shqiptar se nje princ Vid apo mbretereshe Sherry Booth Blair.

  9. al says:

    Meqe Rama dhe Meta nuk kane besim tek nje figure e financave shqiptare,sic flitet deri tani,atehere ,ipni doreheqen dhe ju te dy,dhe ta kthejme shqiperine neprotektorat te huaj.Ne qofte se kjo ndodh ,eshte percmim i intiligjences shqiptare dhe ofendimi me i madh qe i beni popullit tuaj qe ju zgjodhi.Ka njerez te zote qe mund ta drejtojne BSH shume me mire se te huajt,vetem ju politikanet hiqni duart nga ajo.

    1. qytetari says:

      Ore Majmuner.

      A e dini qe Banka Qendrore nuk mund te menaxhohet nga nje i huaj?

      A ishin Qelbesirat e Huaj qe sollen Kriza Finaciare ne USA nga me spektakolaret.

      Per cfare do ti kercase ati, te huajit, pervec kontrates, ku ne njihemi qe
      i shkruajme kontratat si mos me keq.

      Shume shume po na beri zarar do ta perzejme nga puna se tjeter
      nuk kemi ci bejme.

      Ci kini keto.

      Kaq te mbaruar paskemi qene sa ti shtrijme doren
      disa skileve te Rregjura te New Yorkut dhe fankfurtit qe vetem ATDHE nuk kane.

      1. Eagle says:

        Jo vetem qe te huajt do luajne bixhoz me kontratat dhe investime ne banka mafiozesh
        Por keta korruptuan arvizizun dhe mendojne se ketta te tjeret nuk do e ngjyejne?
        Vini financier shqiptar dhe kontroll te rrepte , kap dhe plasi ne burg ata qe vjedhin

      2. demokrat says:

        Banka e Anglise ka ne krye nje kanadez.Paraja nuk ka atdhe, businesi nuk njeh kufij. Nje gjerman, mundesisht nga ata me doreshrenguarit do te ishte ideal per harramsezet shqiptare qe shprerdorojne.

  10. Selamiu says:

    Po a e dine keta medioker se kjo nuk ka te ngjashem ne asnje vend te botes ? Pra qe Guvernatori te jete i huaj?
    E pse e gjithe kjo?
    Sepse deshtuam per te ruajtur arken apo sepse nuk dime te bejme politika kombetare zhvillimi? Banka jone Qendrore ka menaxhuar ne menyre spektakolare gjithe situaten financiare ne vend, megjithe hajdutet e pangopur ne qeveri te njepasnjeshme. Kjo eshte bere nga pergjegjesia kombetare ne radhe te pare dhe nga specilasite shqiptar!

    A dine keta qe Banka Qendrore e cdo vendi eshte KOMBETARE?!!!
    Para kujt do jape llogari ky guvernator i jashtem, ku i ka eshtrat e te pareve te tij????
    Kjo do jete pa dyshim tradheti kombetare me e madhe se dhenia e kufijve!

  11. Miruk says:

    Zgjidhja me e mire! Keshtu beji te gjitha zoti Rama, ver njerez te zote kudo. I beri Rama Senatore dhe Ministra keta dhe po ja shperblejne ”bukur” keta duke futur miqte e tyre ne cdo vend dhe duke marre para. Le te dalin vete dhe te konkurojne per senatore se as nga 10 vota nuk marrin dot. Nen hijen e PS dhe te Rames arriten aty ku jane dhe pa ja fusin PS dhe gjithe te majteve te ndershem. Po rregullojne vetem motrat, kuneterit miqte e tyre etj… s’kane lene me lopa pa i bere drejtoresha, copa debilesh vetem se jane mikeshat e deputeteve bejne drejtoreshen apo sheficen. Burri drejtor ne nje krah keto drejtoresha a shefe nga nga krahu tjeter…. Te thuash sikur kushedi se cfare kane bere. Njerezit votuan te majten sepse ju kishte ardhur ne maje te hundes nga korrupsioni dhe nepotizmi jo prej militanteve apo punes se tyre. Militantet jane vetem ata qe kane perfituar me shume dhe bejne militantin vetem per te zhvatur dhe perfituar.

  12. Zeri says:

    Ich bin ein Berliner, ich muss der Gouverneur der Zentralbank Albaniens.Danke schöen!

  13. L.Z says:

    mjere per shqipetaret qe nuk po gjendet nje i ndershem te mbaje celesat e kasafortes… thua se te huajt jane te pakorruptueshem e ‘jashte shtetit’ nuk ka patur ndonjehere skandale bankash. hi syve o popull, hi syve.

    1. Selamiu says:

      Problemi eshte se te ndershmit nuk bejne pjsese ne tavolinat e “baballareve” te kombit dhe ata skane se si i shohin.
      Nje shtet ka identitetin ne dy gjera
      1. Ne banken e shtetit
      2. Ne gjuhen kombtare

      Te paren e zgjidhin keta vagabonde, por per te dyten u duhet pune studimore!
      Turp per ne qe zgjdhim e votojme batakci antikombtar

  14. Majakovski says:

    Nqs kjo do te realizohet do te jete nje themel i qendrueshem per tregun monetar. Kete gje beri dhe Anglia duke zgjedhur Guvernator te Bankes ish Guvernatorin e Bankes ne Kanada.

    1. qytetari says:

      BANKA Qendrore e Anglise eshte Private

      Federal Reserve ne USA eshte bere te duket sikur eshte
      shteterore, por ne fakt eshte 100 per qind Private

      Kerko ne youtube fjalet “Federal Reserve Conspiracy”

      Ne Shqiperi Shyqyr Zotit nuk Ka perfunduar Banka Qendrore si ne SHBA

      Po sollem ndonje te huaj, e para gje qe do te baje eshte ta beje Banken Qendrore sipas stili Federal Rezerve. N q s e ben e hengrem. Nje grusht privatesh do te bejne Cfare i Do Bytha me parane e Kombit dhe praktikisht do Kontrollojne Shqiperine.

      Mos shkoni kot pastaj neper zgjedhje parlamentare se qendra e pushtetit nuk do jete ne Parlament por tek ky grusht privatesh.

      O Popull. Sa gjera behen nen emrin tend.

      1. melua says:

        Nuk eshte bere te duket, eshte PRIVATE o shoku, boll pe konspiracione edhe ne detajet me koti. Ajo eshte PRIVATE jo sikur private.

    2. Kanadez says:

      Ish Guvernatori i Bankes Kanadeze ka po te njejten Mbretereshe, ate te Anglise si ne Kanada edhe ne Angli, keshtu qe punon per te njejtat pare si ne Angli dhe ne Kanada, vende te Komunuellthit, pra nuk mund te quhet aq i huaj ne Angli

    3. Denis says:

      Po nuk jua lejon ligji o njeri qe te zgjedhin nje te huaj. Dhe shembulli qe sjell ti eshte i gabuar sepse:

      1. Babai i Mark Carney, Bob ka qene me nenshtetesi angleze dhe prandaj Mark ka dy nenshtetesi (kanadeze dhe britanike).

      2. Kanadaja eshte pjese e Commonwealth dhe gjithashtu nje monarki kushtetuese me Elisabeten II si kreu i shtetit.

      Prandaj edhe zoteria eshte guvernator i Bankes se Anglise edhe pse vjen nga Kanadaja.

      Respekte,

  15. Toni T says:

    Nga jashte do ishte ideale, per parafolesit injorant, qe ta dine, guvernatorI I bankes angleze eshte kanadez. Suksese dhe mos u merrni me injorantet prepotent shqipetare.

    1. zqk says:

      Eshte e vertete, Guvernatori i Bankes Kanadeze, la postin dhe u be Guvernatori i Bankes Angleze. Por duhet te shtoj se ai nuk nderroi mbreteri dhe po ta marresh holle-holle, te paret e tij jane ne fund te fundit anglize :).

    2. qytetari says:

      Eshte Kanadez sepse Banka Qendrore e Anglise eshte Private, me aksioner
      kryesor familjen Vifute Rothchils she ca pasanike te tjere.

      O ti Popull. Iluminohu ne internet rreth kontrollit te parase Ne Federal Reserve dhe do kuptosh qe gjerat

      JANE ME TE FUTUR

    3. Denis says:

      Nuk e kuptoj kush eshte injoranti ne kete mes por lexo nje postim timin me lart dhe dil nga bataku yt i injorances.

      Respekte,

  16. dhembeli says:

    I nderuar K/M Edi Rama.
    Kjo ngjarje e shemtuar e BSH eshte pasoje e qeverisjeve hajdute.
    Ne vitin 2002-2003 dhe 2004 ne Banka u sollen faturista , normista , jorganxhi,hidraulike , nga koperativat bujqesore . U hoqen kontrollore e punonjes specialistat me pervoje , u zevendesuan me disa nga keta si Adrian Bitraj .Kjo u be me qellim vetem per te vjedhur .Kete administrate specialist e te ndereshme e shkateroi Ilir Meta.
    Ne qofte se perseri do vendoset kandidatura e propozuar nga Ilir Meta, perseri shkaterim ka.
    I lutem Temes qe komentet ti nxjere ,me te shumten e rasteve nuk kane dale!

  17. artur says:

    Edhe ky iku per lesh. Gjithashtu edhe ajo shfaqja e papritur e Arvizut eshte interesante, ai shfaqet gjithmone kur ka rremuje dhe perkrah “burrat e shtetit”.

  18. Dita says:

    Kristaq Lunikun ai eshte me nje kulture financiare te shendoshe! Ka qene guvernator ne kohe firmave dhe u largua se nuk pranoj ate qe po ndodhte!??? Po qe se pranon?!!

    1. Koco says:

      Ideja per nje Guvernator te huaj eshte shume e gjetur , Ne ate corbe derri , ku se mer vesh qeni te zone , ku te gjithe jane “Kuneter te shokut Xhemal” mundesisht te vendoset nje Guvernator Gjerman i cili edhe te perzgjedhe dhe edukoje nje staf e nje ekip te afet , serjoze , te cilet te mundesojne ngjalljen e besimit e shpresen , per nje ndryshim e pergjegjesi ne kryerjen edhe te nje reforme e pergjysmin te personelit e pagave .

  19. Mentari says:

    NUk ka rendesi se nga eshte por vetem me Ilir Floririn te mos ket maredhenie,te mos jet nga Skrapari,te mos jet nga hajduteria e Laberise dhe of course te mos jet as grek dhe as kushuri me Greket e Serbet.

  20. AK-47 says:

    Shkoni ne Viene, pyesni se cili student ka qene me i miri ne financat, gjejeni, pyeteni se sa e do rrogen dhe vereni te punoje….

  21. Gjergj Thanasi says:

    Nese Kryeministri Rama ka vendosur t’i jape prape leke qyl Toni Blerit dhe Sherit te Tonit, atehere ai bie automatikisht ne nivelin e Rezart Tacit, qe ia bleu Sheri Blerit emrin sa frengu pulen. Nese do na sjelle ndonje bastard pordhac shkaterrues te vendit te vet si i kerkuari nderkombetar Shalishkavili, atehere publikisht lus zotin paste fatin e Shalishkavilit, qe po bredh neper Mesdhe si cifutet ne shkretetire.
    Nese e do me patjeter te huaj dhe anglofon le te zgjedhe Geri Kokalarin, qe eshte specialist i finances se larte. Fatmiresisht ai eshte kokeder, i ndershem, i zgjuar dhe ende ka mbetur patriot shqiptar, qe realisht e do Shqiperine. Kujtoj qe Gerri e sulmoi tmerresisht Berishen per Piramidat qe ne janar te viti 1996, kur Kristaq Luniku me zor shkruante pese rrjeshta ne nje cope leter, se ciles i vinte siglen: Teper sekret. Kujtoj qe sulmoi Nanon per vjedhjet e pashembullta, qe bente si shperdorues proverbial pushteti. Kujtoj qe akuoi Meten si hajdut thesari ( dokumentat e te ndejerit nen/kolonel bishqemit). Pasi Berisha erdhi ne pushjtet e sulmoi si vrases Gerdeci si hajdut psh. afera ARMO-Albpetrol etj.etj. Edhe Majkon e mjere e pengoi te vidhte nje dore dollaresh me privatizmine Albtelekomit nepermjet firmes trecerek fantazme Nwe World telecom. ky eshte Geri Kokalari, qe nuk perton t’i pervishet edhe ambasadoreve dhe ambasadoreshave amerikane nga Mariza Lino te Marsi Risi perfshi edhe okinavaso-meksikano-amerikanin Alesander Arvizu.
    o Edo mjaft ka vjedhur Toni Bleri me majmunet e Crown Agents ne dogana, nuk duhet te fuse hundet edhe te BANKA. Edo mos u bej si Myfit Bej Libohova se nuk eshte cudi te perfundosh si Myfiti!

  22. banakieri says:

    une per vete jam per grun e Metes ajo ua mbledh atyre shemtirave politke ne BSH – por me nje kusht te divorcohet nga Likja …

  23. gjergji says:

    Rudina Seseri me siguri do te ishte nje kandidature e pershtateshme per postin e Guvernatorit te Bankes se Sjtetit Shqiptar.
    Ajo eshte vajze me integritet dhe aftesi profesionale te spikatura dhe te formuara ne universitetet me te mira te USA, si dhe drejtuse ne disa borde te komnpanive ne ate vend te madh e mik.

    Ajo me deshire u largua nga politika (ishte per disa muaj deputete e PS ne Kuvendin e Shqiperise ne 2009-2013 dhe kerkoi te largohej per tju kushtuar profesionit) c’ka tregon se nuk ka pasion karieren politike me kulisat e spekullimet e saj, por e terheq karjera profesionale.

    Edhe qendrimet dhe analizat e saj si per ngjarjen ne Banken e Shtetit ashtu dhe ndaj pergjegjsive te Guvernatorit Fullani kane qene krejt korekte dhe te pergjegjshme.

    Mbase kjo vajze e suksesshme qe punon ne Amerike do ishte nje kandidate shume e mire per postin e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise ne se do te pranonte te punonte ne Shqiperi.

  24. Selamiu says:

    Meqe te qenit shqiptar quhet injorance nga Toni T (M?)
    Po i tregoj se Guvernatorin e Emron Presidenti (ky eshte ende shqiptar) dhe e miraton kuvendi, pra nuk ka shans Rama te propozoje ndonje te jashtem

  25. . says:

    ——————————————————————————————-

    Te detyruar nga “Borxhi shume i madhe” qe duhet t’e shlyejne tek nderkomnbetaret,

    Z.Rama dhe Meta duhet patjeter te ruajne dhe kontrollojne rreptesisht levizjet e parase se popullit nga Banka e Shtetit.

    “Borxhi eshte borxh dhe nuk ke nga luan”.

    Tani, Sali Berisha nuk mund t’i shpetoje dot Drejtesise pra dhe burgut.

    ——————————————————————————————-

  26. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    -Vec nderkombetaret
    do ta detyrojne Shqiperine qe te veproje Drejtesia dhe Ligji.

    -Qe gati 30 vjet me pare kur vdiq “Enveri”,
    Shqiperia me Ramiz Aline dhe veriorin tjeter shpellar Sali Berisha u zhyt e terra ne korrupsion, dembelizem, vjedhje, vrasje, droge, prostitucion dhe degjenerim e vajzes shqiptare.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  27. Luku says:

    Po qe se aty afer eshte ndodhur dhe Arixhiu o dhi ky mohabet.

  28. jugori nga veriu says:

    Une e kam gjetur dhe mos u lodhni kot. Teuta Baleta.

  29. omar kajham says:

    Sado te vjedhi i huaji , me shume se ky toni nuk do vjedhe.

    A nuk jane emigrantet shqipetaret qe shkojne ne Kanada , Gjermani,France,Angli etj ,qe punojne ne shtet te huaj ,dhe paguhen njelloj si vendalinjte.

    Ja pra ata e kane me mire te rrine dhe te udhehiqen nga te huaj, sesa te rine ne shqiperi si patriote, dhe te hane dynjane nga fukaralliku qe pjellin politikanet dhe qeveritaret tane medioker dhe te pa afte per te bere dhe menaxhuar shtet.

    Ne prodhojme politikane nga rruga, nga fiset, nga biznesmene medioker nga ana intelektuale ,por te suksesshem nga matrapazlleqet dhe rryshfetet, per te kapur majat e politikes dhe per ta rrjepur kete popull deri ne palce.

    Ne nuk kemi seder per te zhvilluar vendin tone dhe per ta bere ate si vendet e tjera te europes , por per ta shkaterruar ate deri ne graden e fundit.

    MBUREMI SE KEMI VEND TE BUKUR,JEMI SI PUNA E AFRIKANEVE NE ISHUJT E BUKUR,POR QE JETOJNE NEPER KASOLLE MIZERJE KU HUNDET I KANE ME QURRE DHE BYTHEN ME MUT.

    KESHTU JETOJME DHE NE NE KETE VEND TE BUKUR.

    NUK THONE KOT:…..KA RENE XHOLI TE GOGOLI

    JEMI BERE TURPI DHE NEVERIA E EUROPES DHE E BOTES

  30. john Tirana says:

    Banken qendrore angleze e drejton nje kanadez. Ish guvernatori i bankes qendrore kanadeze. Anglezet e zgjodhen me konkurs nderkombtar. Derisa anglia qe eshte themeluesja e financave boterore zgjedh nje te huaj te drejtoje banken e tyre qendrore per Shqiperine eshte domosdoshmeri.

  31. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Pershendetje Bashkekombas
    Per mendimin tim nuk shoh asgje te keqe per nji guvernator te huaj edhe pse do tme pelqente te ishte Shqiptare qofte edhe nga diaspora
    Ne vende kuce duhet te veme me te miret edhe sikur nga Hena te jene mjafton te jene adap per punen qe do kene ne ngarkim
    P.S per ata qe se dine guvernatori I Anglise eshte Kanadez
    Zoti na bekofte

  32. rita says:

    Unë jam pothuajse i sigurt se Ramës, do t’i ketë “sugjeruar”/urdhëruar ndonjë Guvernator, “gaulajteri” jonë, Arvizu…!

  33. gershet says:

    ikni dhe merreni ate drejtoreshen e thesarit ne TROPOJE se boll nga jugu e sh mesme

  34. ira says:

    Ka shume djem dhe vajza qe kane studiuar ne universitete prestigjioze ne Europe dhe ne SHBA. Nje pjese e tyre, natyrisht ata te shkelqyerit kane arritur te punesohen ne institucione te rendesishme financiare, si ne BB ne FMN, gjithashtu edhe ne bankat e vendeve ku jetojne. Pikerisht nga kjo bashkesi duhet te jene kandidaturat per Guvernator, duke mos perjashtuar edhe kandidatura qe aktualisht punojne ne Shqiperi. Mendoj se per kete e ka fjalen z. Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje