Nuk është habi që njerëzit e fesë zakonisht janë mjaft të artikuluar. Dhe nuk bën përjashtim as Skëndër Bruçaj, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Tepër i ri, Bruçaj duket se meriton atë që ja thonë mbas “shpine” kolegët e tij, i mençur si plak. Nuk ka tabu dhe përgjigjet lirshëm për çdo pyetje. Ngulmon se Shqipëria ka më shumë se tolerancë mes besimeve fetare. “Kemi bashkëjetesë e harmoni midis të ndryshmëve në besim…”, thotë duke bërë kontrast me këtë eksport shqiptar në një gadishulli konfliktesh etnike dhe fetare dhe duke e konsideruar gjithashtu si një nga arsyet që “…Papa Françesku ka zgjedhur vendin tonë për ta vizituar, një vend dhe popull i vogël me një vlerë kaq të madhe, e cila mund të eksportohet në Evropë dhe kudo në botë, si një shembull i mirëzbatueshëm”.
Nga ana tjetër, Bruçaj nuk ka dilema në tablonë që vizaton për luftën e tmerrshme të ISIS. “Ajo çfarë po ndodh atje është një çmenduri e vërtetë dhe injorancë e thellë. Vetëm se me fenë Islame s’kanë asnjë lidhje”. Sipas tij, Komuniteti Mysliman Shqiptar është nga të parët në botë që është shprehur publikisht se “…konflikti i Sirisë në tërësi nuk është një konflikt fetar dhe se pjesëmarrja, jo vetëm me ISIS, por me këdo grup në atë luftë, është e dëmshme, e rrezikshme dhe nuk përputhet aspak me fenë”.
Nga Lorenc Vangjeli*
1- Si do t’ja shpjegonit publikut jetëshkrimin tuaj, domethënë, cili është Skënder Bruçaj i parë me sytë e Skënderit?
Të them të drejtën jam nga ata njerëz që nuk më pëlqen të flas për veten. Vij nga një familje e thjeshtë, e njohur në Malësinë e Madhe si ndjekëse e traditave fetare dhe atdhedashëse. Shkollën e mesme, medresenë, si dhe universitetin i kam mbaruar në Stamboll, Turqi. Ndërsa studimet pas universitare i kam mbaruar në Tiranë. Por rrugëtimi në kërkim të dijes vazhdon akoma, sepse jeta ime e deritanishme ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me arsimin dhe botën akademike. E vlerësoj shumë sinqeritetin dhe komunikimin e hapur tek njerëzit dhe jam munduar gjithmonë që shoqërinë ta zgjedh më të mirë se veten dhe për këtë e falënderoj shumë Zotin ndaj të Cilit i jam falënderues edhe për familjen që më ka dhuruar. Jam i martuar dhe kam dy djem.
2- Tashmë u bë një kohë e mjaftueshme për ju në krye të Komunitetit Mysliman për të mos u quajtur i ri në detyrë. E megjithatë jeni ndoshta kreu më i ri në moshë i ndonjë komuniteti fetar. Jeni mësuar tashmë me këtë fakt?
Të jesh në pozicionin e kryetarit të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë është një përgjegjësi shumë e madhe dhe nuk është e lehtë të mësohesh me këtë fakt. Mosha ime e re më ndërgjegjëson më shumë drejt përgjegjësive dhe angazhimeve, që lindin nga kjo detyrë fisnike. Për më tepër e konsideroj shumë të rëndësishme ruajtjen e traditës islame të trashëguar nga hoxhallarët dhe dijetaret tanë, themeluesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Stafi i përkushtuar dhe i kualifikuar i Komunitetit Mysliman, i cili vitet e fundit është konsoliduar me të rinj të mirëshkolluar, ka merita të mëdha për arritjet dhe zhvillimet pozitive të deritanishme. Për këtë arsye i falënderoj të gjithë, por në mënyrë të veçantë vlerësoj punën e Kryetarit tashmë të Nderit Haxhi Selim Muçës, për të gjithë kontributin e dhënë në krye të këtij institucioni, duke realizuar ndërtimin e qindra xhamive, hapjen e shumë medreseve, Universitetit Bedër, etj. Rruga jonë drejt progresit dhe mirëqenies së besimit të popullit tonë është e gjatë dhe do shumë punë. Shumica e problemeve të sotme kanë lidhje me krizën e besimit, që vjen si rrjedhojë e sistemit ateist dhe komunist.
3- A mund të shpjegoni diçka për të cilën ka paqartësi në Shqipëri, sidomos nga ata që janë larg besimit; çfarë vendi zë besimi tradicional mysliman në Shqipëri në ndarjet që ka islami? Për shembull, jemi Shiitë, Sunitë, a çfarë?
Besimi Islam në përgjithësi është unik si në rrafshin historik, ashtu edhe në atë global. Islami i jep shumë rëndësi drejtësisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, moralit të mirë dhe urdhëron njerëzit që në çdo punë të sillen ndershmërisht e të respektojnë të drejtat e të tjerëve, kërkon që njerëzit të jenë të moralshëm e të pastër. Të besosh Zotin Një, të jetosh me vetëdijen se vëzhgohesh prej Tij në çdo hap dhe se një ditë do të japësh llogari përballë Tij në botën tjetër, janë ndër pikat e rëndësishme të Islamit. Kur’ani dhe tradita profetike flet shumë qartë për parimet e besimit Islam, të cilat janë të padiskutueshme nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën. Pikërisht këto parime i bëjnë një myslimanët e mbarë botës, si sunitët dhe shiitët. Besimi tradicional islam në Shqipëri, i cili vazhdon të jetë i tillë edhe sot, është suni. Unë mendoj se mënyra e besimit Islam, që ne trashëguam nga paraardhësit tanë është mënyra më gjithëpërfshirëse, larg instrumentalizimit, larg politizimit, tolerant, ndjekës korrekt i parimeve burimore, si dhe i hapur për të dialoguar me gjithkënd, duke respektuar gjithsecilin në pozicionin e vet. Shpesh herë autorë të ndryshëm këtë, edhe pse me dashamirësi, gabimisht e quajnë “Islami shqiptar”, por unë jam i bindur, që kjo mënyrë e të jetuarit të Islamit është më e afërta me atë burimor.
4- Keni nisur një iniciativë për regjistrimin e xhamive në vend, a kontrollohen ato të gjitha nga ju në kuptimin e financave dhe të zgjedhjes së drejtuesve?
Regjistrimi i objekteve të kultit, konkretisht xhamive është një proces i vazhdueshëm. Bazuar në punën e bërë me parë, ne i kushtuam një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Aktualisht mbi 95 për qind e xhamive në vend janë nën juridiksionin e KMSH-së. Financimi dhe emërimi i punonjësve në këto xhami bëhet konform statutit të KMSH-së dhe ligjeve në fuqi. Ne e ndjekim me përparësi këtë proces, pasi e konsiderojmë të rëndësishëm për parandalimin e shumë problemeve që mund të dalin tani dhe në të ardhmen.
5– Gjykoni se ka një predisponim antifetar në përgjithësi dhe antimysliman në veçanti në vend? Që do të thotë, pavarësisht se politika vendimmarrëse zgjedh gjithmonë fjalë të mira përballë jush, gurët në trastë nuk ju kanë munguar kurrë.
Bazuar në formimin dhe edukimin fetar që ne marrim, nuk na takon që të jemi paragjykues. Së pari nuk mendoj se ka një predisponim të përgjithshëm antifetar apo antimysliman. Së dyti, edhe kur ka qëndrime negative ndaj besimit, faktorët janë të ndryshëm. Diku mungesa e njohurive, diku paragjykimet dhe diku indiferentizmi kthehen në faktorë sulmi me ose padijeni ndaj besimeve fetare. Nuk mund të them që nuk ekzistojmë rastet e individëve, që kanë fobi ndaj fesë dhe besimit në përgjithësi dhe Islamit në veçanti. Këta të fundit janë të predispozuar të ekzagjerojnë dhe sulmojnë fenë edhe për sjelljet e papërgjegjshme, të individëve të ndryshëm që pretendojnë t’i kryejnë kinse “në emër të fesë”. Nuk mund te them që ka ekzistuar një vullnet i hekurt politik për të zgjidhur çështjen e pronave të KMSH-së, në tënjëjtën kohë më shumë se dy dekada mosndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, gurthemeli i së cilës u hodh zyrtarisht më 1993 dhe së fundmi, pezullimi i aktivitetit të Universitetit Bedër, një institucion i hapur me shumë mund dhe sakrifica, si një nevojë e domosdoshme për vendin tonë. Të gjithë këto raste, lënë tëkuptohet nga shumëkush se gurët në trastë, edhe mund të ekzistojnë.
6- Mendoni se do të jetë e shpejtë dita për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë? Keni ndonjë ide për ndryshimin e projektit që është konsideruar si jo i përshtatshëm për kohën nga specialistë të ndryshëm?
Çështja e xhamisë së Tiranës, daton si problematikë që në vitin 1938, botuar si artikull në revistën “Zani i Naltë” të asaj kohe, si një nevojë e madhe për kryeqytetin, ndërkohë që Tirana atëherë ishte shumë herë më e vogël se sot, por kishte 40 xhami. Sot, kur Tirana po arrin 1 milion banorë, ka vetëm disa xhami të vogla të pamjaftueshme, gjë që shihet çdo të premte, kur besimtarët falen dhe jashtë, për të mos folur për bajrame që mbushet i gjithë bulevardi.
Projekti i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, që në fillimin e veta ka qenë i mirëmenduar për të përmbushur jo vetëm nevojat e besimtarëve, por edhe të funksionojë si një qendër multifunksionale, si një kompleks, që do t’u vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Tiranës. Në këtë projekt është ruajtur tradita e ndërtimit të xhamive në Shqipëri prej shekujsh e ndërthuar në brendësi të saj me elementë modernë, që e bën atë jo vetëm tërheqëse, por edhe të veçantë për të gjithë rajonin tonë. Jam i mendimit se afati i ndërtimit të saj i kaluar të gjitha pritshmëritë e mundshme.
7- Ka një luftë të tmerrshme që po vazhdon të zhvillohet në Lindjen e Mesme. ISIS është bërë një rrezik dhe kërcënim global. Si e gjykoni idenë e një shteti islamik që ata po kërkojnë të ngrenë?
Ajo çfarë po ndodh atje është një çmenduri e vërtetë dhe injorancë e thellë. Vetëm se me fenë Islame s’kanë asnjë lidhje. Ideja e një shteti islam, është jashtë çdo realiteti. Në Kur’an myslimanëve nuk u thuhet gjëkundi, që të formojnë një shtet të tillë, as në porositë profetike nuk gjen as më të voglën gjë që ka lidhje me aktet e dhunës dhe terrorit që po ndodh atje. Ndërkohë ka qindra urdhëresa dhe këshilla për drejtësinë, respektin, dashurinë, mirëkuptimin, faljen dhe paqen me të gjitha kuptimet e saj. Çështja në fjalë, e pretendimeve të ISIS është totalisht absurde. Në fenë Islame dhunimi i të drejtës së një njeriu të vetëm është e pa lejuar edhe, për çfarëdo qëllimi. Ndërkohë ky grup terrori, ose ka qëllim specifik të njollosë emrin e fesë Islame në arenën ndërkombëtare, ose është një grup monstrash injorantësh dhe kriminelë lufte, që nuk e kanë as idenë më të vogël me Islamin. Kur’ani thotë, “…kush vret ndokënd që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit.”
8- Besimtarë myslimanë shqiptarë dhe nga Kosova janë bërë pjesë e ISIS. BIK ngjan se i është bashkuar një inisiative të Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë që shpall haram pjesëmarrjen e besimtarëve në ISIS, do ta bëjë një gjë të tillë dhe komuniteti ynë mysliman?
Komuniteti Mysliman, në mos i pari, ka qenë ndër bashkësitë e para islame në botë që ka shprehur publikisht dhe qartazi qëndrimin se konflikti i Sirisë në tërësi nuk është një konflikt fetar dhe se pjesëmarrja, jo vetëm me ISIS, por me këdo grup në atë luftë është e dëmshme, e rrezikshme dhe nuk përputhet aspak me fenë. Ne u patëm bërë thirrje besimtarëve, që të rrinë larg provokimeve të tilla. Kjoështë shprehur edhe nëpërmjet qarkoreve zyrtare dërguar nga ana jonë të gjitha myftinjve të vendit, të cilatjanë lexuar disa javë me radhë në xhamitë tona në të gjithë Shqipërinë. Ne operojmë me fjalën, me këshillën dhe në këtë drejtim vazhdojmë të bëjmë maksimumin.
9– A besoni ju tek toleranca mes besimeve fetare në Shqipëri dhe çfarë mendoni se mund ta kërcënonte këtë trashëgimi të vyer?
Zoti na ka krijuar të ndryshëm, dhe siç thuhet në Kur’an na krijuar në kombe dhe fise, që të njihemi njëri me tjetrin. Pra ky është një përcaktim hyjnor, të cilët ne si myslimanë i besojmë fort.
Unë mendoj se toleranca është shkalla e parë e pranimit të “tjetrit”, duke mos i keqkuptuar sjelljet dhe veprimet që bën “tjetri”, me dashje ose pa dashje, pra është i lirë të jetojë botëkuptimin e tij me ty ose pranë teje. Këtë ne si popull e kemi tejkaluar me kohë. Ajo çfarë ne përjetojmë, është bashkëjetesë midis të ndryshmëve në besim, harmoni mes tingujve të ndryshëm shpirtërorë dhe mirëkuptim ndërfetar. Ne besojmë se kjo harmoni e besimeve fetare në Shqipëri është trashëgimia më e madhe dhe e vyer, që të parët tanë të urtë, sidomos njerëzit e besimit dhe prijësit dhe dijetarët tanë shpirtërorë na lanë amanet, e cila rrezaton kaq bukur në mes një gadishulli konfliktesh etnike dhe fetare deri pak vite më parë.
Por, kuptohet ky mozaik, duhet ruajtur me shumë kujdes, që të mos pësojë dëmtime dhe provokime, të mos ketë pabarazi trajtimi ndaj pjesëve përbërëse të tij. Dhe kjo detyrë krahas komuniteteve fetare dhe besimtarëve përkatës, i takon edhe shtetit, që ta ketë nën kujdes me shembuj konkret, krahas atyre teorikë dhe akademikë.
Nuk është rastësi që pikërisht ky shembull i pakgjetur sot nëpër botë, i ka rënë në sy herë pas here edhe studiuesve dhe hulumtuesve të huaj dhe së fundmi është një nga shkaqet kryesore, që Papa Françesku ka zgjedhur vendin tonë për ta vizituar, një vend dhe popull i vogël me një vlerë kaq të madhe, e cila mund të eksportohet në Evropë dhe kudo në botë, si një shembull i mirëzbatueshëm.
*Revista JAVA
Hoxh mos na bej furce ketu. Cfare shkruan kurani!?
E SIGURT QE ESHTE SHQIPTAR ME ORGJINE KY ????? IK OR FYTYR MONGOL SE NUK NA E NDJEN SHUME PER FENE E SHKERDHYER IK ORE DEMBEL E BEJ NDONJE PUNE TE VERTETE
Ki osht nje exemplar i rall i races arione shqiptare!
Profeti ka thon qi kafirat duhet tpaguaj xhizen, duhet ndenj urt kur u pallojm grat, ene nfund po su kthyen te falen nga meka si ne ne do u presim koken.
Kshu ka thon profeti or tej, se cthon kto qunat qi shkojne me studime ntirci a arabi osht tjeter pun. Se atje i kan mesu tamam keto xhona, po kur vijn ktu nji her per nji her nuk ua mban, edhe bohen me katoli si popat.
Ju lutem mos ja prezantoni papes kete tipin se lam nam. Po qe se e shef papa ti thujet qe ky eshte pronari i nje burektoreje qe ben burek me gjize.
Perse ky tipi (Skender Puca), me duket si Jusufaq i Haremit te Sulltanit.
SKENERI-ISKENDERI-SAKANDERI(ALEKSANDER THE GREEAT) E DIN SE PEC KE E KA FJALEN HOXHA I HAKUT.
https://www.youtube.com/watch?v=g40rbqpdT4c
ky hoxha flet shum mir, por peoblemi eshte shum me kompleks. feja islame le shum vend per dhune dhe vrasje. feja islame eshte per vendosjen e drejtesis, dhe drejtesia eshte shum relative. ajo cka eshte e drejte per mua nuk eshte per ty. ketu lind dhe konflikti. kurse bibla as qe merret fare me drejtesine, drejtesine e vendos zoti, ne tokesoret duhet vetem te duam dhe te falim. krishteret dhe pse kane pasur nje pikenisje kaq paqesore, kane kryer mizori nga me rrenqetheset, imagjinoni tani se kur mund te mbarojne mizorite e kryera nga myslimanet me ate tribun lufte dhe drejtesie qe ata kane ne dore dhe qe quhet kuran. zgjidhje eshte vetem nje. kurani te behet i paligjshem.
Se çfar thotw hoxha kjo asht krejt evidente. Ai wshtw ndwr tw paktit, qw tw mos them i vetmi, drejtues tw fesw islame – me sa kam njoft un nwpwrmjet medjave, nw Shqipri, qw asht kaq i thjesht, elokuent dhe bindws.
Mw lejo t’ju them njw sekret tw kuranit. Ky libwr i shenjtw (madhnueshwm) transmeton fjalwn e zotit. Si rezultat çdo njeri qw e lexon atw e interpreton sipas botkuptimit, natyrws, karakterit, edukatws dhe njohurive qw ai ka. Ky asht elementi shumw i rwndwsishwm dhe qw ja vlen tw merret nw konsideratw kur flet hoxha (nw artikullin e masipwrm) ose çdo njeri tjetwr. Nwse do tw ishte vlersu kjo çdo gja nw kwtw botw do tw ishte ken ndryshe.
Gjithsesi diversiteti (ndryshueshmwria) wshtw njw element (sikurse e tha hoxha ma sipwr) shumw i rwndwsishwm pwr ta kuptu botwn. Njw ndwr elementet bazw mbi bazwn e tw cilit ZOTI ka krijuar botwn dhe ne gjithashtu.
Respekte lexuesve.
O Skender, komento njehere ato faqet e kuranit ku flitet per luften e shenjte dhe per vrasjet e “te pafeve” dhe pastaj hajde e na bej politike.
@ andrea, qe nga menyre se si e ben pytjen, a thu se je duke shkuar ne mal…ose duke kullotur delet, ben te mendosh qe ske lidhjen me njerzoren dhe me dijen, kush je ti qe dashke me te kthy pergj nje lloj arroganti si puna juaj…nqs don se cfare thote kurani dhe deshiron ta dish futu dhe hulumto kuranin se cfare thote, ose do te thote qe sdin me lexu… na e shpifet fare me kto komente as nji shqiptar seshte i mire per ju vetem fyerje dhe mllef nxirrni.respekte
ke menyre te çuditshme per tju shmangur pyetjes sime ti. qofsha dhe çoban dhe i paditur, po kerkesa ime qendron edhe ne gojen e nje te paditur. ky dauni me emrin Skender qe keni vene ne krye ju sunitet, duhet te komentoje pjeset e kuranit ku flitet per lufte te shenjte kunder “te pafeve”(ku nenkuptohen edhe kristianet sipas fares suaj), pastaj te beje komente politike e intervista vip-ash. keshtu si silleni ju musulmanet e “tolerances”, tregon se jane me te sinqerte ata kanibalet e Muhaxherit qe thone “bejme thjesht ate qe na kerkon kurani”. ju thjesht beni finde e dridhni bythen ne emer te pabythesise suaj.
Cobanit ti hash mune.
Qe ne fytyre duket evropian. Race e paster ariane.
Plehraaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………………
O Turkofagos !,,,
Shko ore ne dasme ne Indi se te eshte martuar motra me nje qen.
Hahaha!,,,
hallall qumeshti i nenes! ju kerrica me kembore shkoni e lozni bilardo.
arsyeja e vetme e tolerances fetare ne Shqiperi jane pikerisht ato 50 vite kur u ndalua feja. Para tyre, sta jepte kush gocen per grua po te ishe i fese tjeter.
@x dhe @andreas, o copa injorantesh, ne Kuran sflitet asgjekundi per luften e shenjte. Ne Islam lufta lejohet vetem per vetmbrojtje, o idioter. Sulmuese eshte kur do te mbrosh ata qe te kerkojne ndihme dhe q
Po mire more bure se qenke I zgjuar,po meqenese ne kuran eshte te luftosh per mbrojtje me ken dreqin po luftohet atje ne vendet islame 1400 vjet rresht pa pushua qysh e erdhi Mohameti profet,qoft levdue,kush ashte sulmuesi e kush mbrojtesi.Lamsh na e keni bere koken.E sa per kyt hoxhen duket I mirearsimuar,nuk e njoh por e di se vjen vertet nga nje familje e shembull oer mire.Uroj ta shikin boten vet nga rruga e jo nga xhamia.
Citim:
Suretu Et Tevvbe 9:5
5. kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.
E duam shqiperine si gjith europa ,pa ndotje akustike fetare qe amplifikohen , jane normat europiane te vendosura nga BE dhe ne asnje xhami ne europe slejohen ulurimat dhe thirjet per qellime fetare . Nuk e duam shqiperine si Irani e Pakistani,Turqia e Siriani. E DUAM SHQIPERINE SI GJITH EUROPA.
Skenderin ka mbaruar te njejtin universitet me mua, ate te Bosforit ne Stamboll. Per me teper eshte nje universitet perendimor dhe me i miri qe mbahet ne Turqi. Jeni shume te ulet qe flisni negativisht per Skenderin pa e njohur ate. Per mendimin tim ka dhene nje deklarate te cilter e brenda cdo kriteri logjik. Nga njerez te tille sdo ti vije kurre e keqe Shqiperise. Mos i paragjykoni njerezit pa i njohur. Mbase skeni as 1/10 e bagazhit qe ka Skenderi;)
Avash motra se Na preke ne seder.
raliteti flet me shume se furca e skenderit, se kurani i siell vetem luft,urrejtje, injoranc.
Ky hoxhe me fytyre osmanlliu duhet te jete i pari hoxhe i squt ne Shqiperi.
Skenderi duket qe nga fytyra qe eshte rrace e paster shqiptare.
Efendi Skenderstambolli,
Na organizo nje xhihad sexual ketu ne Tirane, me ca turkesha stambolli te fresketa, po edhe arabe te bronxeta sthemi jo, tuniziane e cte mundesh islamo-musulmane… juve beni muskuj barku me sume perpjete dhe sehir .. ne ja u shtrime kabllin dhe shkepim sumen. Kaq gje e meritojne cunat e Tirones…mqs qenke safi me bagazh sic thote Denisa
Ja nje xhihadist tjeter,i pafe,islamofobik,simbol i degjenerimit human.Hoxha po tregon respekt dhe gjykimi te shendoshe per botkuptimet dhe besimet e ndryshme.Pa dyshim perverset s’mund te komentojne ndryshe.
per zocka stambolli po je le ene un xhamin nerit nja dy dit
Jetoj Ne USA dhe mjafton Te shihni cifutet me bishtaleca dhe me mjekerr.Grate vishen me Te gjata dhe Ne rruge ecin dy hapa pas burrit.Tani Ne Islami qenka injoranc perse nuk I shihni dhe fete e gjera? Une nuk I paragjykoj cifutet dhe mendoj qe I perket gjithsecilit Te vendose per veten.Isis Edhe lufte politike me lluster fetare. Me vjen keq qe ushqeheni shabllon!
Gjynah i shkreti… Megjithate, kur e krahason me islamiket e tjere nuk eshte edhe aq keq
Per gjthe sunitokomentuesit,kur vet Skeneri[ne pyetjen e gazetarit se muslimonet shqipfoles,cfare jane sunite,shiite apo…!!!!!] thote se:
”……….parimet dhe rregullat islame ne shqiperi jane si ne gjithe boten arabe,kjo na bene ne te jemi sunite po keshtu edhe shiitet.Kete kulture te ”vyer” na e lane te paret tane!!!![turqit] ,keshtu do te vazhdojme edhe ne muslimonet ne Shqiperi!Gabimisht shume kete ideologji e cilesojne si ”islami shqiptar”!!!kjo eshte gabim,sepse kjo idelogji nuk ka asnje ndryshim nga ai qenror,pra arab…….”
Athere perse keta sunite identifikohen si ”SKIPETARE”!!!!????
– Kryemyftiu kur foli per islamin nuk permendi DASHURINE MES NJEREZVE, qe eshte e para per te cilen foli Krishti.
– Shpjegon qe ne kuran “vrasja u lejokerka vetem me kusht, psh po ke kryer crregullime ne toke”, dhe se – sic thot ne fillim te bisedes – islami i jep shume rendesi drejtesise (dmth vendos drejtesi) -> qe dmth, “po ke kryer ndonje crregullim ne toke – sipas kuranit – atehere ai vendos drejtesi”, kurse per Krishtin jeta eshte e shenjte edhe ate ta jep dhe ta merr vetem zoti dhe askush tjeter, me ose pa te drejte.
TF e paskerka ditur qe qenkerkan sunit, dhe jo siit.
denisa! Kur nuk paske ndryshuar ne Amerike ,atehere veshtire se ndryshoke me,dhe nje shprehje besoj qe e ke degjuar:”Kush ndalon se ndryshuari ,ka vdekur menderisht”Islamizmi nuk eshte i paragjykuar nga te tjeret ,por eshte paraqitur ne kohen tone ,si e keqja absolute e njerzimit.
Bravo !nje intelektual i mirrefillt ,i cili flet sakt ,bukur ,duke i bere
te qarte situaten e tanishme ,cdo lexuesi ose degjuesi.Sa per disa komentues te cilet nuk dine gje tjeter vetem se te vjellin vrere,do ti
sygjeroja ,qe mos te japin mendime kur nuk jane kopetent , gjithashtu mos
te bejnd komentet e sureve te kuranit ,sepse ato i kane studiuar ,shume shkencetar nga bota . Fjalet ne ate kuran te madherishem ,kane gjetur
zbatim sot nga shkencetaret ,por ju jeni vetem gjysemanalfabete ,jeni
vetem ca bythmuta ,qe hani buken kot dhe nuk merrni vesh asgje ne kete bote.
Kur At Gjergj Fishten e provokuan ne Vjene lidhur me kerkesen per pavarsine e Shqiperise, ai u pergjigj “mos na lashte zoti pa muslimane shqiptare”. Kjo eshte e gjitha