Banka e Shqipërisë/ Nishani takon Bashën dhe Zaganjorin

8 Shtator 2014, 14:05Politika TEMA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar në Presidencë një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në kuadër të konsultave për zhvillimet më të fundit të ndodhura në Bankën e Shqipërisë.

Takimi zgjati për rreth 60 minuta, ndërsa kreu i PD Lulzim Basha, është larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Mësohet se në takimin me Kreun e Shtetit, Basha ka paraqitur qëndrimin e partisë më të madhe opozitare për të mos pranuar politizimin apo cënimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë nga mazhoranca duke zgjedhur si Guvernator një emër nga rradhët e politikës.

Sipas një njoftimi nga Partia Demokratike, gjatë takimit Basha vlerësoi rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.

“Kryetari i Partisë Demokratike theksoi qëndrimin e opozitës se garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PD.

Pas kreut të PD, në ambientet e Presidencës ka mbërritur edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i cili gjithashtu po zhvillon një takim me Presidentin, arsyet e të cilit nuk dihen ende.

Ditën e djeshme Presidenti Nishani u takua edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe me guvernatoren në detyrë Elisabeta Gjoni.

Gjatë takimit Rama-Nishani të dyja palët diskutuan rreth normalizimit të situatës në institucionin më të lartë financiar në vend, si dhe domosdoshmerinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë. 

6 komente në “Banka e Shqipërisë/ Nishani takon Bashën dhe Zaganjorin”

  1. tironsi says:

    Cfar takimesh jane keto more te zez lul basha flet per pavaresi te bsh dhe duhet te jete kjo .Kam shume frike se do te deshtoj gjithcka ka nisur prokuroria dhe nqs ndodh do te jete fatale per tegjithe takimi i bashes me presidentin eshte nje takim dredharak pa si presidenti nuk eshte shkeputur asnjeher nga partia demokratike .Por me keq akoma eshte takimi i kryetarit te gjykates se larte me presidentin e pd fill pas takimit te kryetarit te pd lul basha me presidentin dihet qe tashme presdidenti nuk ka qene ne nivelin e duhur si kryetar kld pasi koha ka vertetuar tashme dhe kjo perkon me ligjet e kthyera te njera pas tjetres nga anae ketij zollumqari , ketij keqberesi te demokracise .Une nuk di cfar pavaresie dhe cfar mbeshtetje i jep presidenti guvernatores ne detyre e cila ben pjese ne nje fondacion bamires me gruan e ish kryeministrit .Te shohim se cfar zhvillimesh do te kete ne te ardhmen.

  2. grikizgej says:

    Pa lidhje.

  3. ICEE says:

    a po tani qe takoj ky keta te dy mbaroj muhabeti.
    kapter Jari riji bythes siper mos u perzje me keto gjera se ty nje te rene te lapsit te kane e te cojne per ne ps.
    I xhevair zgarnjori mori mende e berishes e i vajti rames ne zyre e i tha me bej mua president se berisha mi jep votat.
    Rama- ik o xhevair se tall k… me ty sala
    ky doli si mut para medias ke selia e PS
    E mbani mend?

  4. tirana says:

    Shume mire PD-ja. Je ne rrugen e duhur. Gruaja e Fullanit me gruan e Zaganjorit jane goca xhaje

  5. teuta says:

    Takimet e bandes se hajduteve jane shume te nevojeshme ,duhen qare hallet ,duhen te kerkojne vrime ku te futen i kerkojne dhe zagarit ,ndonje vrime dalje

  6. ooooooooooo says:

    yt fare muti plehrat e sales…gruan e nishanit,apo ne tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje